{"id":10867,"date":"2025-11-06T15:26:28","date_gmt":"2025-11-06T14:26:28","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=10867"},"modified":"2026-03-02T08:21:32","modified_gmt":"2026-03-02T07:21:32","slug":"raportimi-ne-kuvend-mbi-veprimtarine-vjetore-te-autoritetit-per-informimin-mbi-dokumentet-e-ish-sigurimit-te-shtetit-per-vitin-2024","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/raportimi-ne-kuvend-mbi-veprimtarine-vjetore-te-autoritetit-per-informimin-mbi-dokumentet-e-ish-sigurimit-te-shtetit-per-vitin-2024\/","title":{"rendered":"Raportimi n\u00eb Kuvend mbi veprimtarin\u00eb vjetore t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2024."},"content":{"rendered":"<p><strong>Raporton: An\u00ebtari i Autoritetit, z. Altin Hoxha<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, z. Altin Hoxha, an\u00ebtar i Autoritetit, paraqet p\u00ebrpara Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb raportin vjetor t\u00eb veprimtaris\u00eb p\u00ebr vitin 2024.<br>Raporti pasqyron pun\u00ebn institucionale n\u00eb zbatimin e misionit kushtetues p\u00ebr garantimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb informim, ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, si dhe n\u00eb nxitjen e kujtes\u00ebs historike p\u00ebrmes transparenc\u00ebs, k\u00ebrkimit shkencor dhe edukimit publik.<\/p>\n\n\n\n<p>I nderuar kryetar i Kuvendit<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar zonja dhe zoterinj deputet\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00ebnt\u00eb vjet pas krijimit t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit<\/strong>, kujtojm\u00eb vendimin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr ngritjen e k\u00ebtij institucioni si nj\u00eb nevoj\u00eb urgjente shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn. Q\u00ebllimi themelor ishte hapja e arkivave t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe e dokumenteve t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera hetimore si hetuesi, prokurori dhe gjyq\u00ebsore t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb institucion fam\u00ebkeq n\u00eb nd\u00ebshkimin e qindra e mijra shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Krijimi i Autoritetit i dha shoq\u00ebris\u00eb shqiptare mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi traumat, censur\u00ebn, nd\u00ebshkimet politike dhe zhdukjet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar dekada t\u00eb t\u00ebra t\u00eb historis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre n\u00ebnt\u00eb viteve, <strong>grupet e interesit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb mbijetuarit e regjimit komunist<\/strong>, ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik dhe t\u00eb internuarit, kan\u00eb gjetur n\u00eb AIDSSH nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur me dokumentet arkivore dhe p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar fatet e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Kampet e internimit n\u00eb Tepelen\u00eb, Valias, Porto-Romano, Fush\u00eb-Kruj\u00eb e Berat tashm\u00eb jan\u00eb dokumentuar p\u00ebrmes burimeve arkivore t\u00eb pasura. K\u00ebto dokumente d\u00ebshmojn\u00eb historit\u00eb prek\u00ebse t\u00eb klerik\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb grupeve t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb t\u00eb ashtuquajturve \u201csabotator\u00eb t\u00eb naft\u00ebs\u201d, ku u ekzekutua dhe u burgos i gjith\u00eb zinxhiri komandues i industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb to pasqyrohen gjithashtu historit\u00eb e dhun\u00ebs dhe t\u00eb persekutimit, si rasti i vrasjes s\u00eb inxhinierit polak Zyber, apo i nd\u00ebshkimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj intelektuales Musine Kokalari dhe shkrimtarit Martin Camaj. Po k\u00ebshtu, dokumentet zbardhin fatin tragjik t\u00eb grupit \u00e7am, ku Taho, Tem\u00eb dhe Sokol Sejko u ekzekutuan, nd\u00ebrsa i vetmi q\u00eb mbeti gjall\u00eb, Rajmond Sejko, ende sot nuk ka nj\u00eb varr p\u00ebr t\u2019u nderuar nga familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb zinxhir tragjik p\u00ebrfshihet edhe figura e shkrimtarit t\u00eb talentuar Bilal Xhaferri \u2014 nj\u00eb z\u00eb i lir\u00eb e premtues i let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, i cili, i p\u00ebrndjekur nga regjimi, u detyrua t\u00eb arratisej dhe humbi jet\u00ebn n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, larg atdheut e familjes.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto dhe shum\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb tjera mbi vrasjet dhe zhdukjet me forc\u00eb \u2014 t\u00eb pranuara n\u00eb dokumentet e vet\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit \u2014 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e ekspozit\u00ebs <strong>\u201cT\u00eb Zhdukurit\u201d<\/strong>, e cila t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e gjer\u00eb publike dhe t\u00eb vet\u00eb Kryeministrit, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrkujtimin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Zhdukurve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mision q\u00eb Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit po e zhvillon me p\u00ebrkushtim, n\u00eb bashk\u00ebpunim me <strong>Komisionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Personat e Zhdukur (ICMP)<\/strong>, p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar t\u00eb v\u00ebrtetat e s\u00eb shkuar\u00ebs dhe p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi e dinjitet viktimave dhe familjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Veprimtaria e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit<\/strong> la pasoja t\u00eb thella mbi individin dhe shoq\u00ebrin\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb dhimbshme p\u00ebrsekutimesh, zhdukjesh t\u00eb detyruara, nd\u00ebshkimesh politike dhe nj\u00eb propagande e censure q\u00eb synonte fshirjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb pasqyruar k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb Autoritetit, t\u00eb cilin un\u00eb do ta quaja nj\u00eb mision t\u00eb tij, po p\u00ebrmend disa nga drejtimet kryesore t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr vitin 2024.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;<strong>S\u00eb pari <\/strong>fokusi kryesor ishte arkiva digjitalizimi masiv i dokumenteve, deklasfikimi n\u00eb rritje n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb informimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe studiuesve.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;<strong>s\u00eb &nbsp;dyti<\/strong> identifikimin i vendvarrimeve t\u00eb reja, t\u00eb dyshuara, p\u00ebr t\u00eb zhdukurit n\u00eb diktatur\u00eb p\u00ebrmes &nbsp;hetimeve adminisrative dhe atyre n\u00eb terren n\u00eb bashk\u00ebpunim me familjar\u00ebt dhe pushtetin lokal n\u00eb drejtim t\u00eb ruajtjes dhe mos tjet\u00ebsimit t\u00eb vendit t\u00eb dyshuar.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;<strong>s\u00eb treti<\/strong> informimi i qytetar\u00ebve u b\u00eb m\u00eb cil\u00ebsor h m\u00eb i shpjte edhe pse numrin i k\u00ebrkesve gjta\u00eb 2024 ishte me i lart\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>-s\u00eb kat\u00ebrti<\/strong>, verifikimi i figur\u00ebs dhe em\u00ebrimet n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet e nenit 29 t\u00eb ligjit baz\u00eb t\u00eb Autoritetit, kan\u00eb vijuar me intensitet gjat\u00eb vitit 2024. Procesi ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb zgjedhurit n\u00eb organet legjislative dhe ato t\u00eb qeverisjes vendore, si dhe bashk\u00ebpunimin me pushtetin lokal p\u00ebr dh\u00ebnien e titujve t\u00eb nderit dhe em\u00ebrtimin e hap\u00ebsirave publike. Gjat\u00eb vitit 2024 \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb <strong>rritje e ndjeshme e k\u00ebrkesave<\/strong> n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, \u00e7ka d\u00ebshmon p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit institucional dhe publik mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e verifikimit t\u00eb figur\u00ebs n\u00eb proceset e vendimmarrjes dhe t\u00eb kujtes\u00ebs institucionale.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;<strong>S\u00eb pesti,<\/strong> B<strong>ashk\u00ebpunimi nd\u00ebrinstitucional me institucionet brenda dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka njohur progres. <\/strong>&nbsp;N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024 prit\u00ebm p\u00ebr t\u00eb her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Konferenc\u00ebn e 16 \u2013t\u00eb vjetore t\u00eb Rrjetit Evropian t\u00eb Autoriteteve p\u00ebr Dosjet e Policis\u00eb sekrete ku p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Gjermania, Polonia, Hungaria, Sllovakia, Bullgaria, Rumania, Estonia, Ukraina e vende t\u00eb tjera ndan\u00eb p\u00ebrvojat e tyre mbi menaxhimin e dosjeve t\u00eb ish-policive sekrete, duke v\u00ebn\u00eb theksin mbi transparenc\u00ebn, edukimin historik dhe krijimin e nj\u00eb platforme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt digjitale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>S\u00eb fundi, por jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia<\/strong>, edukimi qytetar dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi shoq\u00ebror kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb thelb\u00ebsore e veprimtaris\u00eb s\u00eb Autoritetit gjat\u00eb vitit 2024. P\u00ebrmes platformave dhe projekteve t\u00eb posa\u00e7me, si <strong>\u201cM\u00ebsojm\u00eb nga e Kaluara\u201d<\/strong>, botimeve me karakter edukativ, diskutimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb <strong>Klubit t\u00eb Librit<\/strong>, si edhe p\u00ebrmes <strong>simpoziumeve shkencore dhe ekspozitave tematike<\/strong>, AIDSSH ka vijuar t\u00eb nxis\u00eb reflektimin kritik mbi t\u00eb kaluar\u00ebn dhe t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb ruajtjen e kujtes\u00ebs historike si vler\u00eb themelore e shoq\u00ebris\u00eb demokratike. K\u00ebto nisma kan\u00eb forcuar lidhjen e Autoritetit me brezat e rinj dhe me institucionet arsimore, duke e b\u00ebr\u00eb kujtes\u00ebn historike pjes\u00eb t\u00eb dialogut qytetar dhe t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image aligncenter size-large is-resized\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"960\" height=\"720\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/bc32624e-6ffa-4ab8-af83-01b872d7da63-1-edited.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10869\" style=\"width:456px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/bc32624e-6ffa-4ab8-af83-01b872d7da63-1-edited.jpg 960w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/bc32624e-6ffa-4ab8-af83-01b872d7da63-1-edited-300x225.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/bc32624e-6ffa-4ab8-af83-01b872d7da63-1-edited-768x576.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/bc32624e-6ffa-4ab8-af83-01b872d7da63-1-edited-16x12.jpg 16w\" sizes=\"(max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Arkiva e Autoritetit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, AIDSSH ka vijuar grumbullimin e materialeve arkivore t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, duke pasuruar fondin me <strong>3,244 nj\u00ebsi arkivore<\/strong>, ose <strong>55,289 flet\u00eb<\/strong> and <strong>5,732 kartela<\/strong>, p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb k\u00ebrkim sa m\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe studiuesit. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb <strong>Kartotek\u00ebs<\/strong> regjistruar <strong>204,532 t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja k\u00ebrkimi<\/strong>, \u00e7ka e ka b\u00ebr\u00eb procesin e k\u00ebrkimit m\u00eb efikas dhe t\u00eb aksesuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb drejtim t\u00eb <strong>deklasifikimit<\/strong>, n\u00eb funksion t\u00eb hapjes totale t\u00eb dokumenteve ndaj publikut, jan\u00eb p\u00ebrpunuar <strong>17,303 nj\u00ebsi arkivore<\/strong>, p\u00ebrkat\u00ebsisht <strong>1,096,699 flet\u00eb dokumente<\/strong>. P\u00ebr periudh\u00ebn <strong>2022\u20132024<\/strong>, numri i dokumenteve t\u00eb deklasifikuara ka arritur n\u00eb <strong>23,663 nj\u00ebsi<\/strong> and <strong>1,408,537 flet\u00eb arkivore<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi i <strong>digjitalizimit masiv<\/strong> u intensifikua q\u00eb nga n\u00ebntori 2023 dhe gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2024, duke kombinuar digjitalizimin rast pas rasti me skanimin masiv n\u00eb bashk\u00ebpunim me operator\u00eb privat\u00eb. Nga viti <strong>2017 deri m\u00eb 2024<\/strong>, jan\u00eb digjitalizuar <strong>3,743,876 imazhe<\/strong>, duke dyfishuar fondet e digjitalizuara gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit dhe duke krijuar nj\u00eb arkiv\u00eb digjitale t\u00eb pasur dhe t\u00eb aksesueshme p\u00ebr publikun dhe studiuesit<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Informimi i <\/strong><strong>&nbsp;qytetar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, AIDSSH ka vijuar trajtimin e k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve me kujdes dhe p\u00ebrkushtim, duke respektuar ndjeshm\u00ebrin\u00eb e familjeve t\u00eb prekura dhe duke ndri\u00e7uar t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr brezat pasardh\u00ebs. Procesi ka p\u00ebrfshir\u00eb qart\u00ebsimin e fatit dhe rrethanave t\u00eb individ\u00ebve, si dhe zbardhjen e pseudonimeve t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>-K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb regjistruar <strong>503 k\u00ebrkesa t\u00eb reja<\/strong>, dhe jan\u00eb mbyllur <strong>535<\/strong>, duke p\u00ebrpunuar <strong>80,474 faqe dokumentacioni<\/strong>, prej t\u00eb cilave <strong>27,248 jan\u00eb anonimizuar<\/strong>. Nga fillimi pun\u00ebs s\u00eb Autoritett deri m\u00eb 31 dhjetor 2024,&nbsp; kemi trajtuar gjithsej <strong>3,701 k\u00ebrkesa individuale<\/strong>, nga t\u00eb cilat jan\u00eb mbyllur <strong>3,547<\/strong> (96% p\u00ebrmbushje).<\/p>\n\n\n\n<p>-P\u00ebr qasjen n\u00eb politika dhe programe rehabilituese jan\u00eb trajtuar <strong>216 k\u00ebrkesa<\/strong>, kryesisht p\u00ebr dokumentimin e <strong>internimeve (152)<\/strong> and <strong>burgimeve (56)<\/strong> p\u00ebr efekt pensioni.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&#8211; <\/strong>N\u00eb funksion t\u00eb zbardhjes s\u00eb pseudonimeve t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, deri ne dhjetor t\u00eb vitit 2024 kan\u00eb hyr\u00eb <strong>149 k\u00ebrkesa<\/strong>, dhe jan\u00eb mbyllur <strong>127<\/strong> (85%) p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrpunuar mbi 50,000 faqe. Jan\u00eb trajtuar gjithashtu <strong>8 k\u00ebrkesa q\u00eb burojn\u00eb nga e drejta e do qytetatrit p\u00ebr t\u2019u informuar me ndryshimet ligjore q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb vitit 2020 <\/strong>nga t\u00eb cilat vet\u00ebm <strong>1<\/strong> ka rezultuar me t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ta mund\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Autoriteti po punon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb transparenc\u00ebs s\u00eb procesit, t\u00eb ofrimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes psikologjike dhe asistenc\u00ebs ligjore p\u00ebr k\u00ebrkuesit, si dhe planifikon zhvillimin e nj\u00eb <strong>platforme online<\/strong> p\u00ebr menaxhim m\u00eb efikas t\u00eb k\u00ebrkesave, titulluar Mediateka, q\u00eb po zbatohet gajt\u00eb vitit 2025.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Verifikimi i Figurave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Debati mbi t\u00eb shkuar\u00ebn nuk mund t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb pa procesin e <strong><em>verifikimit t\u00eb figurave publike<\/em><\/strong><em>. <\/em>Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb njohin kandidat\u00ebt p\u00ebr detyra t\u00eb larta shtet\u00ebrore dhe t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb informuar nd\u00ebrkoh\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs <strong>janar\u2013dhjetor 2024<\/strong>, Autoriteti ka trajtuar <strong>82 k\u00ebrkesa p\u00ebr verifikim<\/strong>, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb <strong>263 kandidat\u00eb<\/strong>, prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb <strong>verifikuar 251 persona<\/strong>. Nga ky num\u00ebr, <strong>25 individ\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb figuruar n\u00eb dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit<\/strong>, n\u00eb role si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, ndihm\u00ebs gjyqtar\u00eb, hetues apo d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb procese politike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb krahasim me vitin 2023 kemi nj\u00eb <strong>rritje e ndjeshme t\u00eb numrit t\u00eb kandidat\u00ebve<\/strong> p\u00ebr verifikim (263 nga 232). Kjo tregon se \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb gam\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb personash dhe analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb thelluar dokumentesh. Po ashtu, <strong><em>numri i personave q\u00eb rezultojn\u00eb me dokumente<\/em><\/strong> \u00ebsht\u00eb <strong>rritur nga 14 n\u00eb 25<\/strong>, \u00e7ka pasqyron rritjen e <strong><em>transparenc\u00ebs dhe efektivitetit t\u00eb procesit t\u00eb verifikimit<\/em><\/strong><em>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Autoriteti ka nd\u00ebrmarr\u00eb gjithashtu hapa p\u00ebr <strong><em>zbatimin korrekt t\u00eb ligjit<\/em><\/strong> n\u00eb verifikimin e figurave t\u00eb propozuara p\u00ebr <strong><em>dekorata, tituj nderi<\/em><\/strong><em> apo <strong>em\u00ebrtimin e hap\u00ebsirave publike<\/strong><\/em> me emra personalitetesh historike. K\u00ebto veprime jan\u00eb shoq\u00ebruar me kujdesin p\u00ebr vendvarrimet e dyshuara, varret e pash\u00ebnuara dhe ruajtjen e vendeve t\u00eb kujtes\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me strukturat e arsimit, bibliotekat dhe muzeumet lokale.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb orientuar k\u00ebt\u00eb proces, \u00ebsht\u00eb <strong><em>hartuar nj\u00eb udh\u00ebzues praktik<\/em><\/strong>mbi m\u00ebnyr\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me <strong>pushtetin vendor<\/strong>, ku p\u00ebrcaktohen qart\u00eb <strong>procedurat, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe standardet<\/strong> p\u00ebr verifikimin e kandidat\u00ebve p\u00ebr dekorata, tituj nderi, em\u00ebrtim rrug\u00ebsh apo kujdesin ndaj vendeve t\u00eb kujtes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Autoriteti ka zhvilluar nj\u00eb <strong>takim zyrtar me Ministrin e Shtetit p\u00ebr Pushtetin Vendor<\/strong> p\u00ebr diskutimin e draft-udh\u00ebzuesit dhe koordinimin e veprimeve, si dhe ka k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunim me <strong>Agjencin\u00eb p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen e Vet\u00ebqeverisjes Vendore<\/strong> n\u00eb zbatim t\u00eb VKM nr. 277\/09.04.2024. Ky proces synon nj\u00eb veprim t\u00eb strukturuar, transparent dhe t\u00eb harmonizuar me pushtetin vendor, duke garantuar q\u00eb \u00e7do vendimmarrje mbi figurat publike dhe kujtes\u00ebn historike t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb verifikuara dhe n\u00eb respekt t\u00eb ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p>Autoriteti ka intensifikuar bashk\u00ebpunimin me <strong>Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve<\/strong> dhe institucionet publike p\u00ebr t\u00eb siguruar integritetin e zyrtar\u00ebve dhe kandidat\u00ebve n\u00eb zgjedhje, duke propozuar ndryshime ligjore n\u00eb Kuvend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e mekanizmave t\u00eb verifikimit dhe duke k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrje edhe n\u00eb ligjet nr. 138\/2015 dhe nr. 8580\/2000.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb <strong>proces zgjedhor t\u00eb ndersh\u00ebm<\/strong>, Autoriteti ka k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunim me Komisionerin Shtet\u00ebror p\u00ebr Zgjedhjet dhe institucionet kushtetuese p\u00ebr riverifikimin e figurave t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb pajisur m\u00eb par\u00eb me certifikata past\u00ebrtie, sipas ligjit nr. 45\/2015. Ky proces forcon integritetin institucional dhe besimin qytetar, duke siguruar vendimmarrje t\u00eb bazuara n\u00eb dokumentacion arkivor dhe standarde demokratike<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mb\u00ebshtetja shkencore dhe edukimi qytetar \u2013 2024<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, AIDSSH ka zhvilluar aktivitete p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur studimin shkencor dhe mediatik, duke afruar dokumentet arkivore tek studiues, m\u00ebsues, student\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebs Jan\u00eb trajtuar <strong>115 k\u00ebrkesa k\u00ebrkimore dhe mediatike<\/strong> dhe jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion 130,000 faqe dokumentacioni. Studiuesit kan\u00eb hulumtuar <strong>542 figura historike<\/strong> and <strong>18 ngjarje<\/strong>, nd\u00ebrsa jan\u00eb mbledhur d\u00ebshmi gojore nga t\u00eb prekur dhe familjar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb <strong>d\u00ebshmi p\u00ebr kampin Porto-Palermo<\/strong> and <strong>p\u00ebr Spa\u00e7in<\/strong>, t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr dokumentimin historik dhe p\u00ebr pasurimin e platform\u00ebs online spac.al.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 hulumtimeve, AIDSSH ka zhvilluar tre <strong>ekspozita arkivore<\/strong> dhe dy <strong>simpoziume shkencore<\/strong>, duke integruar d\u00ebshmi dhe prezantime nga studiues dhe familjar\u00eb t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb. Platforma <strong>\u201cM\u00ebsojm\u00eb nga e Kaluara\u201d<\/strong>, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Arsimit dhe K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, ka promovuar edukimin historik n\u00eb kurrikulat shkollore p\u00ebrmes turit t\u00eb leximit n\u00eb ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb mbi 500 mesues dhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb arsimt parauniesitar n\u00eb 7 qytete t\u00eb vendit.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>U zhvilluan <strong>6 Klube Libri \u201cM\u00ebsojm\u00eb nga e Kaluara\u201d<\/strong> with <strong>346 pjes\u00ebmarr\u00ebs<\/strong> (m\u00ebsues, pedagog\u00eb, student\u00eb, ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb, familjar\u00eb dhe studiues), ku let\u00ebrsia u kombinua me d\u00ebshmi arkivore p\u00ebr t\u00eb nxitur reflektimin dhe njohjen e historis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e botimeve t\u00eb p\u00ebrshatura p\u00ebr sistemin parauniversitar u publikua libri <strong>\u201cSunrise in Spa\u00e7\u201d<\/strong> dhe u p\u00ebrgatit <strong>\u201cBroken Borders\u201d<\/strong>, (do t\u00eb publikohet n\u00eb 2025), s\u00eb bashku me buletinet dhe albumin e vitit 2024. Jan\u00eb zhvilluar <strong>30 aktivitete<\/strong> edukative n\u00eb ambientet e AIDSSH dhe jasht\u00eb saj, p\u00ebrfshir\u00eb 7 vizita n\u00eb arkiv.<\/p>\n\n\n\n<p>Angazhimi mediatik ka p\u00ebrfshir\u00eb <strong>44 njoftime p\u00ebr shtyp, mbi 500 postime n\u00eb rrjetet sociale dhe 10 intervista<\/strong>, duke siguruar transparenc\u00eb dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsim publik mbi dosjet e ish-Sigurimit dhe kujtes\u00ebn historike. Jan\u00eb zhvilluar llogari dhe platforma online si <strong>mediateka_aidssh, Spac.al, Kampi i Tepelen\u00ebs<\/strong> dhe t\u00eb tjera, t\u00eb cilat rrisin qasjen ndaj publikut dhe edukimin qytetar.<\/p>\n\n\n\n<p>Me mb\u00ebshtetjen e <strong>OSBE<\/strong>, AIDSSH hartoi nj\u00eb <strong>manual t\u00eb specializuar mbi qasjen n\u00eb dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit<\/strong>, botimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb medias dhe studiuesve. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij projekti u mbajt pun\u00ebtoria <strong>\u201cQasja n\u00eb Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit\u201d<\/strong>, me pjes\u00ebmarrjen e <strong>14 gazetar\u00ebve<\/strong>, <strong>7 k\u00ebrkuesve shkencor\u00eb<\/strong> and <strong>11 student\u00ebve<\/strong> nga fushat e komunikimit, gazetaris\u00eb, historis\u00eb, sociologjis\u00eb dhe shkencave politike. Aktiviteti ofroi mund\u00ebsi p\u00ebr <strong>shk\u00ebmbim njohurish dhe praktikash nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong>, si dhe aft\u00ebsi konkrete p\u00ebr trajtimin e informacionit historik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb zhdukurit n\u00eb dikatur\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb OKB p\u00ebr Zhdukjet me forc\u00eb&nbsp; miratuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb AIDSSH \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm rehabilitues sa m\u00eb efektiv p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb p\u00ebsuan padrejt\u00ebsi, u p\u00ebrball\u00ebn me vdekjen, por nuk u sistemuan n\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb sh\u00ebnjuar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi i gjetjes s\u00eb t\u00eb zhdukurve n\u00eb periudh\u00ebn e komunizmit mbetet ende i pap\u00ebrfunduar, Shum\u00eb familje nuk kan\u00eb gjetur paqe, duke mbetur t\u00eb zhytura n\u00eb dhimbje. AIDSSH u b\u00ebn thirrje q\u00eb ata t\u00eb mos humbin shpres\u00ebn, pasi humbja e saj ushqen harres\u00ebn dhe mohimin. Autoriteti ka vijuar hetimet p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb \u00e7do trup i pagjetur t\u00eb k\u00ebrkohet dhe \u00e7do vendvarrim i pash\u00ebnuar t\u00eb hetohet.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu gjat\u00eb vitit 2024 jan\u00eb administruar <strong>59 k\u00ebrkesa nga familjar\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrmit e t\u00eb zhdukurve<\/strong>, nga t\u00eb cil\u00ebt 20 femra dhe 39 meshkuj. Numri total i k\u00ebrkesave t\u00eb familjar\u00ebve \u00ebsht\u00eb 400, deri m\u00eb tani.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga 120 vendvarrime t\u00eb dyshuara, t\u00eb dala nga raportet e m\u00ebparshme t\u00eb Institutit t\u00eb t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb, jan\u00eb hetuar, evidentuar dhe sh\u00ebnjuar 11 vendvarrime prej t\u00eb cilave 2 jan\u00eb t\u00eb dokumentuara me prova dhe d\u00ebshmi. Nd\u00ebrkaq, 5 vendvarrime t\u00eb reja jan\u00eb verifikuar n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025. Jan\u00eb kryer gjithashtu 7 hetime administrative me r\u00ebnd\u00ebsi historike dhe juridike, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb kampin-burg t\u00eb Spa\u00e7it dhe vendvarrimet e t\u00eb klerik\u00ebve katolik\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ICMP<\/strong> k\u00ebt\u00eb shtator kreu k\u00ebrkime me metoda jo-invazive ne disa prej vendvarrimeve t\u00eb dyshuara dhe te hetuara nga Autoritetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vijojm\u00eb me tej p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr realizmin e VKM<em>, <\/em>q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrcaktimin e autoriteteve p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe mekanizmave institucional\u00eb p\u00ebr gjetjen, identifikimin dhe rikuperimin e eshtrave t\u00eb personave t\u00eb zhdukur ose ekzekutuar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit, si dhe garantimin e mbrojtjes dhe ruajtjes s\u00eb vendvarrimeve t\u00eb tyre. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Po punojm\u00eb p\u00ebr trajnimin e &nbsp;stafit t\u00eb Drejtoris\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e platform\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare <strong>\u201cSistemi i Menaxhimit t\u00eb t\u00eb Dh\u00ebnave t\u00eb Integruara\u201d (iDMS)<\/strong>. Kjo platform\u00eb p\u00ebrdoret nga shumica e shteteve q\u00eb kan\u00eb problematika lidhur me personat e zhdukur, dhe trajnimet shtrihen nga niveli operator deri te administrator\u00ebt e sistemit. Lektor\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt po kryejn\u00eb trajnimet, jan\u00eb vet\u00eb krijuesit dhe ekspert\u00ebt e platform\u00ebs.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb brenda <strong>kat\u00ebrmujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2025<\/strong>, t\u00eb p\u00ebrmbushet detyra e caktuar nga <strong>Rezoluta e Kuvendit<\/strong>, duke p\u00ebrdorur tre modulet e para t\u00eb iDMS dhe duke integruar t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb Autoriteti ka mbledhur deri tani n\u00eb databaz\u00ebn komb\u00ebtare. Ky hap do t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb menaxhim m\u00eb t\u00eb strukturuar t\u00eb informacionit dhe qasje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr publikun dhe institucionet n\u00eb lidhje me fatin e personave t\u00eb zhdukur.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Siguria dhe zhvillimi teknologjik \u2013 2024<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, AIDSSH ka p\u00ebrqendruar p\u00ebrpjekjet n\u00eb <strong>forcimin e siguris\u00eb dhe zhvillimin teknologjik<\/strong>, duke garantuar mbrojtjen e dokumenteve historike, akses t\u00eb sigurt p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe studiuesit, si dhe trajtimin e informacionit t\u00eb klasifikuar sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Autoriteti ka p\u00ebrmir\u00ebsuar infrastruktur\u00ebn digjitale dhe menaxhimin e informacionit p\u00ebrmes <strong>administrimit t\u00eb arkiv\u00ebs digjitale<\/strong>, implementimit t\u00eb platformave <strong>e-Conference<\/strong> and <strong>e-Studim<\/strong>, si dhe mir\u00ebmbajtjes s\u00eb faqes zyrtare. Stafi ka p\u00ebrfituar <strong>trajnime dhe asistenc\u00eb teknologjike<\/strong>, duke garantuar funksionimin e rregullt t\u00eb pajisjeve dhe sistemeve elektronike. Gjat\u00eb vitit jan\u00eb importuar <strong>605 GB dokumentacion<\/strong>, p\u00ebrkat\u00ebsisht <strong>1.381.418 dokumente<\/strong>. Po ashtu, jan\u00eb p\u00ebrgatitur <strong>draft-udh\u00ebzues, manuale teknike dhe rregullore<\/strong> p\u00ebr menaxhimin e sistemit dhe t\u00eb k\u00ebrkesave.<\/p>\n\n\n\n<p>Informacioni i klasifikuar menaxhohet n\u00eb pajisje t\u00eb certifikuara, sipas VKM nr. 542\/2019 dhe VKM nr. 312\/2011, duke siguruar procedura t\u00eb detajuara p\u00ebr operim t\u00eb sigurt dhe koordinim me <strong>AKSIK<\/strong> p\u00ebr respektimin e standardeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Autoriteti ka bashk\u00ebpunuar me <strong>27 institucione komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong>, duke shk\u00ebmbyer ekspertiz\u00eb, avancuar projekte dhe promovuar kujtes\u00ebn historike, edukimin mbi periudh\u00ebn komuniste dhe transparenc\u00ebn e arkivave. Aktivitetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb forcuar rolin e AIDSSH si partner i besuesh\u00ebm n\u00eb reflektimin historik dhe edukimin qytetar.<\/p>\n\n\n\n<p>Menaxhimi financiar i vitit 2024 ka qen\u00eb <strong>efikas dhe transparent<\/strong>, duke siguruar stabilitet institucional dhe realizimin e objektivave strategjike, p\u00ebrmes forcimit t\u00eb kontrolleve t\u00eb brendshme dhe k\u00ebrkimit t\u00eb burimeve t\u00eb reja p\u00ebr projektet kryesore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Disa problematika q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb ushtrimin e plot\u00eb t\u00eb funksioneve<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Menaxhimi i fondit arkivor <\/strong>Me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit t\u00eb ri \u201cP\u00ebr Arkivat\u201d (1 janar 2025), fondet arkivore t\u00eb sistemit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura kaluan n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Arkivave (DPA). Kjo ka sjell\u00eb vakum institucional, pasi marr\u00ebveshjet e m\u00ebparshme me Ministrin\u00eb e Brendshme nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb fuqi. Autoriteti nuk ka m\u00eb akses t\u00eb plot\u00eb n\u00eb fondet arkivore t\u00eb nevojshme p\u00ebr verifikime ligjore dhe historike, duke cenuar transparenc\u00ebn dhe besueshm\u00ebrin\u00eb publike.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;DPA nuk ka dor\u00ebzuar asnj\u00eb fond arkivor, duke u justifikuar me munges\u00eb burimesh njer\u00ebzore dhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrpunim.&nbsp; <strong>K\u00ebrkohet<\/strong>: vendimmarrje p\u00ebr kalimin e k\u00ebtyre fondeve n\u00eb administrimin e AIDSSH-s\u00eb, sipas VKM nr. 98\/2017 dhe nenit 13 t\u00eb ligjit nr. 45\/2015 sespe vazhdon t\u00eb mbetet problem fakti q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e dokumentacionit t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit ndodhet n\u00ebp\u00ebr arkivat e institucioneve si trash\u00ebgimi institucionale, e pap\u00ebrdorshme dhe ndoshta jo e njohur mir\u00eb nga administrator\u00ebt e tij.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>\u00c7\u00ebshtja e personave t\u00eb zhdukur. <\/em><\/strong>Vonesa n\u00eb miratimin e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr personat e zhdukur ka penguar zhvillimin e g\u00ebrmimeve dhe hetimeve.Ministria e Brendshme nuk ka p\u00ebrmbushur rolin e saj ligjor n\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjes me ICMP-n\u00eb, duke shkaktuar ng\u00ebr\u00e7 institucional.Mungojn\u00eb burimet financiare dhe stafi i specializuar p\u00ebr hetime m\u00eb t\u00eb thelluara.<strong>K\u00ebrkohet<\/strong>: miratimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i VKM-s\u00eb p\u00ebr personat e zhdukur dhe ndarja e fondeve t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Rehabilitimi dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimi i ish-t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb. <\/em><\/strong>Shum\u00eb k\u00ebrkesa nga qytetar\u00eb t\u00eb lindur ose rritur n\u00eb internim mbeten pa zgjidhje, pasi mungojn\u00eb vendime specifike t\u00eb Komisionit t\u00eb Internim-D\u00ebbimeve.<strong>Pa dokumentacion arkivor, k\u00ebta persona nuk p\u00ebrfitojn\u00eb shtes\u00eb pensioni p\u00ebr periudh\u00ebn e internimit.<\/strong> Jan\u00eb paraqitur zyrtarisht nga Autoriteti disa sugjerime p\u00ebr ndryshime ligjore mbi parashikime t\u00eb posa\u00e7me mbi mekanizimin e v\u00ebrtetimit t\u00eb qenies s\u00eb personit t\u00eb lindur apo t\u00eb mitur n\u00eb internim p\u00ebrmes verifikimit administrativ t\u00eb dokumentacionit.<strong>K\u00ebrkohet<\/strong>: ndryshim ligjor p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar v\u00ebrtetimin administrativ t\u00eb statusit t\u00eb t\u00eb miturve t\u00eb internuar, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit origjinal.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Verifikimi i figures <\/em><\/strong>Munges\u00eb bashk\u00ebpunimi nga organet e pushtetit vendor n\u00eb procesin e verifikimit t\u00eb figur\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrime publike, dekorime dhe tituj nderi.Partit\u00eb politike nuk zbatojn\u00eb detyrimet ligjore p\u00ebr transparenc\u00ebn e figur\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb zgjedhje.K\u00ebrkohet: forcim i detyrimeve ligjore p\u00ebr bashk\u00ebpunim institucional dhe penalitete p\u00ebr moszbatim t\u00eb ligjit nr. 45\/2015.<\/p>\n\n\n\n<p>Si p\u00ebrfundim:<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti i vitit 2024 \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e avancimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrballjen me t\u00eb kaluar\u00ebn, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb shpirtin e drejt\u00ebsis\u00eb, me ndjeshm\u00ebri ndaj fatit njer\u00ebzor dhe p\u00ebrkushtim ndaj kujtes\u00ebs kolektive.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb angazhimit institucional, Autoriteti n\u00eb vitin 2025 do t\u00eb vijoj\u00eb pun\u00ebn n\u00eb k\u00ebto drejtime:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Hetimi i vendvarrimeve<\/strong> t\u00eb personave t\u00eb zhdukur gjat\u00eb diktatur\u00ebs, p\u00ebrmes thellimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb metodave bashk\u00ebkohore p\u00ebr identifikimin dhe rikuperimin e tyre, si dhe ngritjes s\u00eb kapaciteteve t\u00eb stafit p\u00ebr menaxhimin e informacionit n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare <em>iDMS<\/em>.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Verifikimi i figurave<\/strong>, p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me institucionet qendrore dhe vendore, si dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb aktivitete edukative dhe p\u00ebrkujtimore, duke mb\u00ebshtetur gjithashtu ngritjen e memorialeve t\u00eb kujtes\u00ebs.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>V\u00ebnia n\u00eb funksion t\u00eb plot\u00eb t\u00eb arkiv\u00ebs digjitale<\/strong>, p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb arkiv\u00eb t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb sigurt dhe t\u00eb aksesueshme, n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes sasiore t\u00eb dokumenteve t\u00eb digjitalizuara.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>Rritja e efikasitetit dhe aksesit publik<\/strong>, p\u00ebrmes p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebrkesave, zgjerimit t\u00eb aksesit virtual p\u00ebr publikun dhe zhvillimit t\u00eb platform\u00ebs <em>Media<\/em>, duke kombinuar qasjen digjitale me transparenc\u00ebn dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin shoq\u00ebror.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Arkiva e AIDSSH na jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njohim m\u00eb mir\u00eb vetveten, rr\u00ebnj\u00ebt tona dhe historin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit, duke na sfiduar t\u00eb rishikojm\u00eb narrativat e vjetra dhe t\u00eb arrijm\u00eb tek t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb na ndihmojn\u00eb t\u00eb rritemi si shoq\u00ebri. P\u00ebrmes saj riaktivizohet procesi i kujtes\u00ebs personale, familjare dhe shoq\u00ebrore, duke respektuar dhimbjen dhe duke hedhur drit\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Hapja e dosjeve, trajtimi i k\u00ebrkesave qytetare, hetimet dhe verifikimet, projektet edukative, bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrinstitucional dhe menaxhimi financiar jan\u00eb gur\u00eb themeli p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb nuk harron dhe q\u00eb k\u00ebrkon drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=TltbrjwSBXk\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><mark style=\"background-color:rgba(0, 0, 0, 0)\" class=\"has-inline-color has-vivid-red-color\">https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=TltbrjwSBXk<\/mark><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Tirane 06.11.2025<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporton: An\u00ebtari i Autoritetit, z. Altin Hoxha N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, z. Altin Hoxha, an\u00ebtar i Autoritetit, paraqet p\u00ebrpara Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb raportin vjetor t\u00eb veprimtaris\u00eb p\u00ebr vitin 2024.Raporti pasqyron pun\u00ebn institucionale n\u00eb zbatimin e misionit kushtetues p\u00ebr garantimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb informim, ruajtjen [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":10869,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[62,97],"tags":[],"class_list":["post-10867","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-postime-altin-hoxha","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10867","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10867"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10867\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12342,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10867\/revisions\/12342"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10869"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}