{"id":11481,"date":"2025-06-06T16:06:52","date_gmt":"2025-06-06T14:06:52","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=11481"},"modified":"2025-12-11T16:34:58","modified_gmt":"2025-12-11T15:34:58","slug":"altin-hoxha-cfare-gjeta-ne-arkiv-mbi-survejimin-politik-te-daut-gumenin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/altin-hoxha-cfare-gjeta-ne-arkiv-mbi-survejimin-politik-te-daut-gumenin\/","title":{"rendered":"Altin Hoxha : \u00c7far\u00eb gjeta n\u00eb arkiv mbi survejimin politik t\u00eb Daut Gumenin*"},"content":{"rendered":"<p>5 dhjetor, Athin\u00eb<strong>&#8211; <\/strong>Jam shum\u00eb i nderuar q\u00eb ndodhem n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet n\u00eb nderim t\u00eb Daut Gumenit. Jam n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb jo fort t\u00eb mir\u00eb sonte, sepse m\u00eb duhet t\u00eb tregoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe t\u00eb organizuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb regjimit, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare vendoste mbi fatin e qytetar\u00ebve t\u00eb vet. Policia Sekrete, apo i ashtuquajturi ish-Sigurimi i Shtetit, ishte nj\u00eb struktur\u00eb sekrete q\u00eb n\u00eb form\u00eb embrionale kishte lindur q\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe ishte strukturuar e p\u00ebrsosur sipas modelit jugosllav dhe atij sovjetik menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs. Nga regjimi, ajo konsiderohej nj\u00eb \u201carm\u00eb\u201d m\u00eb shum\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr forcimin e pushtetit politik, duke u p\u00ebrzier me veprimtarin\u00eb e strukturave publike, si dhe me ato hetimore\u2013gjyq\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrshkrimit t\u00eb dosjeve t\u00eb Daut Gumenit, q\u00eb gjenden n\u00eb arkivin t\u00eb Autoritetit t\u00eb Dosjeve n\u00eb Tiran\u00eb, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb mekanizmit shtet\u00ebror t\u00eb shtypjes dhe persekutimit t\u00eb individit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb arkivin e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit jan\u00eb gjetur 6 dosje me subjekt Daut Gumenin, q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs 1967\u20131990 dhe kan\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim prej 693 faqesh. Dosjet jan\u00eb t\u00eb llojit formular\u00eb (informative), dosje hetimore dhe gjyq\u00ebsore. Ato p\u00ebrmbajn\u00eb informacione, proceset hetimore\u2013gjyq\u00ebsore q\u00eb nga momenti i arrestimit t\u00eb tij deri n\u00eb momentin e lirimit, n\u00eb vitin 1990.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Daut Gumenin, dosja hapet n\u00eb momentin e arrestimit, n\u00eb qershor 1967. Lidhur me arrestimin e par\u00eb, ai ka nj\u00eb dosje penale (hetimore) dhe nj\u00eb dosje gjyq\u00ebsore. Hetimi p\u00ebrqendrohet te arsyet e arratisjes dhe sh\u00ebnimet e gjetura gjat\u00eb momentit t\u00eb arratisjes. Edhe pse Dauti deklaron arsye personale, nuk ishte kjo q\u00eb e r\u00ebndoi akuz\u00ebn, por sh\u00ebnimet e mbajtura n\u00eb fletore, poezit\u00eb e tij. Dauti pranon karakterin armiq\u00ebsor, sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb pushtetit, t\u00eb sh\u00ebnimeve e poezive dhe deklaron se nuk ndjehej i lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb mendonte.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn e paraqitur n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, sipas prokuroris\u00eb, \u201carsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e arratisjes \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsia q\u00eb kan\u00eb ushqyer kund\u00ebr pushtetit popullor dhe sistemit socialist t\u00eb vendit ton\u00eb\u2026 duke shkruar vjersha dhe shkrime t\u00eb tjera me p\u00ebrmbajtje armiq\u00ebsore, n\u00eb t\u00eb cilat shpreh urrejtjen p\u00ebr sistemin ton\u00eb socialist, mburr sistemet e urryera borgjeze-kapitaliste dhe b\u00ebn thirrje p\u00ebr rr\u00ebzimin e pushtetit popullor dhe restaurimin e kapitalizmit, duke shpresuar dhe \u00ebnd\u00ebrruar p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb \u00e7thurur. N\u00eb disa nga shkrimet e tij shkruan: \u2018Le ta marr\u00eb vesh gjith\u00eb bota se ne jemi ende n\u00eb Mesjet\u00eb, po! \u2026 nuk m\u00eb vjen keq p\u00ebr krenarin\u00eb e humbur, Jezusi yn\u00eb nuk q\u00ebndron n\u00eb qiell, por n\u00eb asfalt; k\u00ebrba\u00e7i i tij nuk \u00ebsht\u00eb i tejduksh\u00ebm, por konkret, e shohin t\u00eb gjith\u00eb me sy, e ndiejn\u00eb mbi kok\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e metalik\u2026 O vend i shtrenjt\u00eb, ligjet e xhungl\u00ebs t\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb r\u00ebr\u00eb e zhur\u00eb, t\u00eb kan\u00eb prishur bukurin\u00eb e pashoqe natyrale q\u00eb ka admiruar edhe Bajroni, dhe t\u00eb vjen turp p\u00ebrpara v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb rrethojn\u00eb.\u2019\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Dauti u d\u00ebnua me 20 vjet burgim. N\u00eb arsyetimin e vet, gjykata p\u00ebrdori edhe elemente politik\u00eb dhe propagandistik\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cveprimtaria e t\u00eb pandehurve n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur populli yn\u00eb, me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb lart\u00eb patriotizmi, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrveshur vendosm\u00ebrisht gatishm\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr mbrojtjen e kufijve t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb atdheut nga armiqt\u00eb e jasht\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb\u2026 n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur populli trim dhe patriotik i Kurveleshit festonte 25-vjetorin e \u00e7lirimit.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb ankimin drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Dauti shkruan:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se nd\u00ebshkohem p\u00ebr mendimet e shkrimet e mia, q\u00eb pati gjykata p\u00ebr prova materiale, i lutem Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr mua d\u00ebnimin kapital, pa marr\u00eb parasysh mosh\u00ebn time t\u00eb re (24 vje\u00e7), ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, t\u00eb shqyrtoj\u00eb lutjen time p\u00ebr arsyet q\u00eb radhita m\u00eb lart.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Tre vjet pasi vuante d\u00ebnimin n\u00eb burgun e Spa\u00e7it, n\u00eb vitin 1969, dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me pseudonimet \u201cAi\u201d dhe \u201cTi\u201d, t\u00eb vendosur nga Sigurimi i Shtetit n\u00eb burg, n\u00eb raportet mbi Dautin dhe kush\u00ebririn e tij Dervish, e rikthyen v\u00ebmendjen n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e v\u00ebllait t\u00eb madh t\u00eb Dautit, i cili n\u00eb vitin 1946 ishte akuzuar dhe m\u00eb pas liruar p\u00ebr munges\u00eb provash p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb sekretari partie nga diversant\u00ebt n\u00eb vitin 1945. N\u00eb fakt, Dauti gjat\u00eb arratis\u00eb kishte marr\u00eb me vete nj\u00eb gazet\u00eb ku gjendej nj\u00eb artikull me titull \u201cVerbimi politik\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrmendej edhe rasti i vrasjes s\u00eb njeriut t\u00eb Partis\u00eb dhe ku akuzohej edhe v\u00ebllai i tij p\u00ebr moskall\u00ebzim krimi. N\u00eb vitin 1970, pik\u00ebrisht p\u00ebrmes raportimeve t\u00eb dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, u inskenua nj\u00eb tjet\u00ebr proces.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb do ta d\u00ebnonte me 15 vjet p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb, si dhe p\u00ebr moskall\u00ebzim krimi (n\u00eb vitin 1945 ishte f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl), dhe p\u00ebrfundimisht me 25 vjet burgim dhe humbjen e t\u00eb drejtave elektorale p\u00ebr 5 vjet. Vendimi u la n\u00eb fuqi edhe nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pretenca e prokurorit edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ishte e mbushur me element\u00eb t\u00eb propagand\u00ebs, duke e vendosur organin e hetimit dhe at\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb:<br>\u201c\u2026 Revolucioni socialist nuk p\u00ebrfundon me marrjen e pushtetit politik nga ana e klas\u00ebs pun\u00ebtore. Ai vazhdon me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn e tij pa nd\u00ebrprerje deri n\u00eb likuidimin e plot\u00eb t\u00eb klasave t\u00eb p\u00ebrmbysura dhe ka p\u00ebr objektiv nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebris\u00eb socialiste\u2026 vrasja e sekretarit t\u00eb Partis\u00eb n\u00eb vitin 1945 ishte nj\u00eb vep\u00ebr e urryer e armikut t\u00eb klas\u00ebs kund\u00ebr vij\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb\u2026 Nj\u00eb bir i Kurveleshit ra n\u00eb Gusmar, n\u00eb at\u00eb nat\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb t\u00eb dhjetorit 1945. Nj\u00eb ra, por mij\u00ebra u ngrit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hakun dhe gjakun e komisarit\u2026 Revolucioni socialist vazhdon dhe marshon fitimtar gjithmon\u00eb p\u00ebrpara, duke shkallmuar \u00e7do tentativ\u00eb apo orvatjeje t\u00eb armiqve t\u00eb klas\u00ebs\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Jo m\u00eb kot e lam\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb k\u00ebt\u00eb fragment, pasi \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb e panjohur jo vet\u00ebm p\u00ebr publikun e huaj, por edhe p\u00ebr brezin e sot\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebnimin deri n\u00eb lirim, Dauti do ta vuante n\u00eb Burgun e Burrelit, nj\u00eb burg i krijuar q\u00eb p\u00ebrpara Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Aty, p\u00ebr shkak t\u00eb profilit t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve, gjeti nj\u00eb ambient t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhvilluar idet\u00eb e tij politike. Gjat\u00eb survejimit n\u00eb burg, sipas raportimeve, m\u00ebsohet mbi bisedat politike t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve, pjes\u00ebmarrjen n\u00eb organizimin politik brenda burgut (Partia Social-Demokrate), analizat p\u00ebr situat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga shtypi i koh\u00ebs, si dhe mbi p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb \u00ebndrrat e vet:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb kam pasur nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb jet\u00eb; njeriu pa q\u00ebllim fisnik \u00ebsht\u00eb si bag\u00ebti. Q\u00ebllimi im, i mpleksur me nj\u00eb fantazi t\u00eb gjall\u00eb, m\u00eb ka shtyr\u00eb q\u00eb me \u00e7do kusht t\u00eb b\u00ebhem i madh n\u00eb dy fusha\u2026 Duke par\u00eb mizorit\u00eb e komunizmit, tek un\u00eb u rrit nj\u00eb urrejtje patologjike kund\u00ebr tij. Pra, q\u00ebllimi im i par\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr n\u00eb dor\u00eb at\u00eb pushtet e t\u2019i kthej popullit lirin\u00eb\u2026 Q\u00ebllimi i dyt\u00eb, t\u00eb b\u00ebhem njeri i shquar i pen\u00ebs\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij armiq\u00ebsore t\u00eb perceptuar, Sigurimi rriti mas\u00ebn e survejimit n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb (kategoria 2A). Sipas bashk\u00ebpun\u00ebtorit me pseudonimin \u201cDardha\u201d:<br>\u201cDauti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i mpreht\u00eb, lexon shum\u00eb, p\u00ebrkthen anglisht disa vjersha\u2026 ai nuk flet hapur, por ka nj\u00eb vendosm\u00ebri t\u00eb theksuar n\u00eb mbrojtjen e mendimeve t\u00eb veta dhe nj\u00eb urrejtje t\u00eb madhe p\u00ebr komunizmin.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Nga raportimet e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, bisedat n\u00eb burg ishin t\u00eb larmishme, n\u00eb fusha politike, nd\u00ebrkomb\u00ebtare, artistike, ekonomike. Armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, sipas Sigurimit, ishin edhe njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb lexuar e m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur. Nga miq\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb krijoi n\u00eb Burgun e Burrelit mund t\u00eb p\u00ebrmendim Pjet\u00ebr Arbnorin, Uran Kostrecin, Uran Kalakul\u00ebn, Sami Dang\u00ebllin\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Me k\u00ebta e bashkonin idet\u00eb social-demokrate, t\u00eb cilat u formalizuan edhe me krijimin e nj\u00eb partie n\u00eb burg.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ruajti humorin, ironin\u00eb dhe autoironin\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb asaj periudhe:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPolitika djeg dynjan\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Lule djemt\u00eb e n\u00ebnave<\/p>\n\n\n\n<p>Po vret v\u00ebllai v\u00ebllan\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe e b\u00ebn si qorr belan\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Der\u00eb m\u00eb der\u00eb kasaphan\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse ish-Sigurimi ka gjurmuar dhe ka sh\u00ebnjuar 23 vjet t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Daut Gumenit, jeta brenda shpirtit dhe mendjes s\u00eb tij t\u00eb lir\u00eb gjendet jasht\u00eb dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Me shum\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi, do t\u2019ju k\u00ebrkoja edhe nj\u00eb her\u00eb ndjes\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb ju mora me k\u00ebt\u00eb dokumentim t\u00eb nj\u00eb periudhe t\u00eb trisht\u00eb, si p\u00ebr Daut Gumenin, ashtu edhe p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju faleminderit.<\/p>\n\n\n\n<p>*Fjalim<em> nga <\/em><em>&nbsp;Altin Hoxha, an\u00ebtar i Autoritetit<\/em> mbajtur n\u00eb aktivitetin \u201cDialog me Daut Gumenin\u201d, i organizuar nga Ambasada e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Athin\u00eb dhe Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit me 5 dhjetor 2025.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>5 dhjetor, Athin\u00eb&#8211; Jam shum\u00eb i nderuar q\u00eb ndodhem n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet n\u00eb nderim t\u00eb Daut Gumenit. Jam n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb jo fort t\u00eb mir\u00eb sonte, sepse m\u00eb duhet t\u00eb tregoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe t\u00eb organizuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb regjimit, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare vendoste mbi fatin e qytetar\u00ebve t\u00eb vet. Policia [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":11464,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[62],"tags":[],"class_list":["post-11481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-postime-altin-hoxha"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11481"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11481\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11484,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11481\/revisions\/11484"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11464"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}