{"id":12636,"date":"2026-04-16T11:52:43","date_gmt":"2026-04-16T09:52:43","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=12636"},"modified":"2026-04-21T12:05:46","modified_gmt":"2026-04-21T10:05:46","slug":"nje-krim-qe-vazhdon-autoriteti-con-prova-te-reja-per-te-zhdukurit-ne-5-prokurori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/nje-krim-qe-vazhdon-autoriteti-con-prova-te-reja-per-te-zhdukurit-ne-5-prokurori\/","title":{"rendered":"\u201cNj\u00eb krim q\u00eb vazhdon\u201d: Autoriteti \u00e7on prova t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb zhdukurit n\u00eb 5 prokurori"},"content":{"rendered":"<p>Intervista e plot\u00eb e Dr. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit t\u00eb Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit n\u00eb televizionin e News 24<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatmira Nikolli (News24):<\/strong> N\u00ebnt\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, shteti shqiptar themeloi Autoritetin e Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. Synimi par\u00ebsor ishte q\u00eb, p\u00ebrmes leximit, studimit dhe hapjes s\u00eb dosjeve, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb \u2014 sidomos ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb objekt ose subjekt i dosjeve \u2014 t\u00eb m\u00ebsonin jo vet\u00ebm historin\u00eb e tyre, por q\u00eb edhe ne t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb m\u00ebsonim historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto vite, p\u00ebrve\u00e7 ekspozitave, aktiviteteve dhe pun\u00ebs p\u00ebr informimin e atyre njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb survejuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, nj\u00eb pun\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebrkimin e eshtrave t\u00eb t\u00eb zhdukurve n\u00eb diktatur\u00eb \u2014 nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb zhdukur, vdekur ose ekzekutuar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme gjat\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Por trupat e tyre nuk iu jan\u00eb dor\u00ebzuar familjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka pasur k\u00ebrkime t\u00eb gjata dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e madhe pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb eshtrat e tyre t\u00eb k\u00ebrkohen ligj\u00ebrisht. Bashk\u00eb me kryetaren e Autoritetit t\u00eb Dosjeve, zonj\u00ebn Gentiana Sula, do t\u00eb flasim pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb zhdukurit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pun\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr gjetjen e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>E zonja Sula, \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Autoriteti n\u00eb k\u00ebto 9 vite pun\u00eb intensive p\u00ebr gjetjen e k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb pafat, t\u00eb vrar\u00eb nga shteti?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gentiana Sula (AIDSSH):<\/strong> Ju fal\u00ebnderoj q\u00eb vazhdoni interesin n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, q\u00eb duket sikur i p\u00ebrket t\u00eb shkuar\u00ebs \u2014 por sidomos \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje e s\u00eb tashmes.<\/p>\n\n\n\n<p>Lutem t\u00eb theksoj se ka 9 vjet q\u00eb Autoriteti \u00ebsht\u00eb krijuar dhe nj\u00eb nd\u00ebr arritjet kryesore \u2014 q\u00eb mendoj se i ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00eb \u00e7do pune q\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u2014 \u00ebsht\u00eb grumbullimi i arkiv\u00ebs. Ka qen\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb jo e vog\u00ebl, me karakter administrativ dhe menaxherial, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb arkiv\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb sekrete: t\u00eb shk\u00ebpusje dokumentet nga Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror ose Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe t\u00eb krijoje k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb \u2014 natyrisht ishte nj\u00eb sfid\u00eb e madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto materiale jan\u00eb mbledhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete, pa dijen e personit dhe me q\u00ebllimin p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb keq. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, ato kan\u00eb implikime t\u00eb forta etike e morale \u2014 kur jetojn\u00eb njer\u00ebzit dhe kur nuk jetojn\u00eb, sepse edhe vet\u00eb viktimat dhe ata nuk duan t\u00eb p\u00ebrfliten. Nuk \u00ebsht\u00eb kollaj t\u00eb thuash &#8220;hapini, nxirrini&#8221; \u2014 por ligji ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe ne mendoj se e kemi zbatuar n\u00eb t\u00eb gjitha rastet: ai nuk mbron privat\u00ebsin\u00eb e zyrtar\u00ebve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mij\u00ebra qytetar\u00eb q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebrbyer nga Sigurimi i Shtetit \u2014 \u00e7do qytetar ka marr\u00eb dosjen e tij pa u fshir\u00eb emri i zyrtarit, hetuesit, prokurorit, gjykat\u00ebsit, operativit apo bashk\u00ebpun\u00ebtorit. A jemi gjithmon\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb zbardhjen e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve? Jo gjithmon\u00eb. Ka shum\u00eb arsye, por p\u00ebrpjekja b\u00ebhet e plot\u00eb. Protokollet jan\u00eb t\u00eb shpallura, dihet se si b\u00ebhet k\u00ebrkimi.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image aligncenter size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-1024x576.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12637\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-300x169.jpeg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-768x432.jpeg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-18x10.jpeg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f.jpeg 1920w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>&#8220;<em>Nj\u00eb nd\u00ebr gj\u00ebrat e r\u00ebnd\u00ebsishme me t\u00eb cil\u00ebn njer\u00ebzit kan\u00eb ardhur q\u00eb n\u00eb fillim ka qen\u00eb pik\u00ebrisht qet\u00ebsimi lidhur me fatin e t\u00eb zhdukurve. I zhdukuri s&#8217;ka goj\u00eb \u2014 nuk \u00ebsht\u00eb prezent, ka ikur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme, pa dijen e familjes, pa u informuar familja \u2014 pik\u00ebrisht p\u00ebr terror, pik\u00ebrisht p\u00ebr ta shtypur familjen. K\u00ebshtu q\u00eb familjet kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb parat dhe na kan\u00eb sjell\u00eb informacione shum\u00eb t\u00eb vlefshme.&#8221;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e jona me veten: deri ku shkon institucioni, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb, deri ku shkon nj\u00eb arkiv si i yni, sa mund t&#8217;i ndihmojm\u00eb familjeve. Dhe kemi b\u00ebr\u00eb hapat tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor m\u00eb fleksib\u00ebl \u2014 p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb institucionit m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira dhe p\u00ebr ta verifikuar at\u00eb informacion q\u00eb familjet sillnin, p\u00ebrmes hetimit administrativ, duke shkuar p\u00ebrtej arkiv\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebnim k\u00ebrkime p\u00ebr familjet. Kuvendi, n\u00eb vitin 2022, na dha disa kompetenca shtes\u00eb \u2014 p\u00ebr shembull, t\u00eb b\u00ebnim hetime administrative, t\u00eb lidheshim me institucionet vendore p\u00ebr t\u00eb referuar vendvarrimet e dyshuara dhe p\u00ebr t&#8217;i ruajtur ato, p\u00ebr t\u00eb detyruar institucionet, p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve, t\u00eb mbronin dhe vinin n\u00eb l\u00ebvizje gjith\u00eb strukturat e drejt\u00ebsis\u00eb \u2014 si policia shkencore dhe mjek\u00ebsia ligjore \u2014 q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin pun\u00ebn e tyre, n\u00eb rastet kur ndodhte g\u00ebrmimi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatmira Nikolli (News24) :<\/strong> Ju s\u00eb fundmi keni pasur nj\u00eb projekt bashk\u00ebpunimi me Komisionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Gjetjen e t\u00eb Zhdukurve (ICMP) \u2014 nj\u00eb struktur\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb k\u00ebrkon e gjen viktima edhe t\u00eb masakrave t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, do duhej t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb zhdukurit, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e tyre gjenden rreth burgjeve ku kan\u00eb vuajtur d\u00ebnimin t\u00eb d\u00ebnuarit politik\u00eb. \u00c7far\u00eb keni mundur t\u00eb realizoni p\u00ebrmes pun\u00ebs me ICMP?<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb 17 vendvarrime t\u00eb dyshuara dhe 6 ku ka pasur konfirmime \u2014 themi, t\u00eb mbetjeve mortore. Si ka qen\u00eb puna me ICMP dhe cilat jan\u00eb rezultatet e saj?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gentiana Sula:<\/strong> Si\u00e7 e that\u00eb, ICMP \u00ebsht\u00eb institucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar i krijuar me rastin e luft\u00ebs n\u00eb ish-Jugosllavi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe q\u00eb ICMP ka shprehur interes t\u00eb punoj\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb \u2014 ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitin 2018, nj\u00eb marr\u00ebveshje me qeverin\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Mendoj q\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekja e shum\u00eb dekadave \u2014 e familjeve dhe e institucioneve t\u00eb koh\u00ebrave t\u00eb ndryshme \u2014 p\u00ebrmes angazhimit t\u00eb ICMP merr kuptim, v\u00ebrtet\u00ebsi dhe efikasitet. Imagjinoni nj\u00eb familje q\u00eb ka g\u00ebrmuar diku ku gjenden mbetje mortore: si e v\u00ebrteton se jan\u00eb t\u00eb familjarit t\u00eb saj? Ka shum\u00eb element pasakt\u00ebsie. Ose imagjinoni \u2014 kemi raste familjar\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb g\u00ebrmuar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme ku u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, me shpenzimet e veta, dhe jan\u00eb v\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb konflikt me ligjin.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ka qen\u00eb tabloja e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb familjeve n\u00eb vitet e para \u2014 ku vendet kan\u00eb qen\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb qarta dhe ka pasur d\u00ebshmitar\u00eb okular\u00eb gjall\u00eb., n\u00eb vitet &#8217;90 ka ndodhur mjaft g\u00ebrmime t\u00eb iniciuara nga familjar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Projekti q\u00eb u p\u00ebrfundua dje \u2014 dhe q\u00eb b\u00ebm\u00eb edhe lansimin e tij \u2014 kishte t\u00eb b\u00ebnte pik\u00ebrisht me ndihm\u00ebn q\u00eb do t&#8217;i jepej Autoritetit. Si\u00e7 dihet, ne kemi mandat ruajtjen e vendvarrimit, p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me pushtetin vendor. Ne b\u00ebm\u00eb hetimet tona me karakter arkivor deri m\u00eb par\u00eb \u2014 por, sa i p\u00ebrket vendit fizik, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb shqyrtonim rr\u00ebfimet e personave t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe t&#8217;i rendisnim k\u00ebto d\u00ebshmi, mbetje dyshimi: a \u00ebsht\u00eb apo s&#8217;\u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet dikush atje n\u00ebn tok\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>ICMP na solli ekspertiz\u00ebn e vet \u2014 k\u00ebqyrjen e antropolog\u00ebve, arkeolog\u00ebve dhe metodave jo-invazive: skaner\u00eb dhe radar\u00eb t\u00eb avancuar, t\u00eb cil\u00ebt na tregojn\u00eb me mund\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00ebse v\u00ebrtet vendi \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Si\u00e7 e that\u00eb, jan\u00eb 17 vende q\u00eb ne po hetojm\u00eb \u2014 hetimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i gjer\u00eb, sepse lidhet me qart\u00ebsimin e fatit, me figur\u00ebn historike, me kontekstin historik. \u00c7do em\u00ebr \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb baz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe po b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por sa i p\u00ebrket vendit fizik, tani, n\u00eb 5 nga 6 vendeve, hetimi konfirmon se k\u00ebtu mund t\u00eb ket\u00eb mbetje mortore. Kjo sjell prova shtes\u00eb me karakter shkencor, t\u00eb cilat shpresojm\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme dhe t\u00eb ken\u00eb vler\u00eb ligjore, p\u00ebr institucionet e tjera q\u00eb t\u00eb avancojn\u00eb pun\u00ebn deri te leja e g\u00ebrmimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb hapi tjet\u00ebr. \u00c7far\u00eb ka ndodhur deri m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb se institucioni ka qen\u00eb aktiv \u2014 \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb na ka ardhur ua kemi p\u00ebrcjell\u00eb policive vendore dhe prokurorive vendore, por ato e kan\u00eb gjetur materialin t\u00eb paplot\u00eb, sidomos nga ana ligjore. Tashm\u00eb po u japim prova edhe m\u00eb t\u00eb forta. Shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtyre t\u00eb avancohet drejt lejeve t\u00eb g\u00ebrmimit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatmira Nikolli (News24):<\/strong> Ju, n\u00eb fakt, keni k\u00ebrkuar prokuroris\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pun\u00eb k\u00ebto prova. Tani, me prova t\u00eb reja, si do t\u00eb vazhdohet?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gentiana Sula:<\/strong> Do t&#8217;i \u00e7ojm\u00eb tek 5 prokurori vendore \u2014 mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb si do t&#8217;i analizoj\u00eb secila. Do t&#8217;i raportojm\u00eb dhe Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Do vijojm\u00eb t&#8217;i flasim publikut dhe ta nd\u00ebrgjegj\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr procesin.<\/p>\n\n\n\n<p>Do mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb si do t\u00eb ec\u00eb, por n\u00eb praktik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2014 dhe kjo na vjen p\u00ebrmes ICMP \u2014 gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb prokuroria q\u00eb verifikon provat dhe v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje institucionet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb g\u00ebrmimet, p\u00ebr t\u00eb avancuar me identifikimin, rekuperimin dhe dor\u00ebzimin familjes \u2014 me aspektin ligjor \u2014 t\u00eb mbetjeve mortore t\u00eb paidentifikuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Imagjinoni tek Varrezat e Rrmajit n\u00eb Shkod\u00ebr \u2014 besoj keni qen\u00eb atje \u2014 ne kemi rreth 13 persona qe kerkohen aktivisht nga familjet. Por gjetjet, p\u00ebrmes hetimit administrativ dhe hetimit jo-invaziv t\u00eb ICMP, tregojn\u00eb se ka shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se aq. Cfare prentendimesh ka aty? Pronari i tok\u00ebs k\u00ebrkon ta zhvilloj\u00eb zon\u00ebn. Vet\u00eb sh\u00ebrbimet funerale t\u00eb qytetit dhe varrezat monumentale tentojn\u00eb t\u00eb zgjerohen, sepse kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr territor. Ka presion per zhvillimi. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb \u2014 do t\u00eb zhvillohen mbi eshtra apo do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb g\u00ebrmimin. Do t&#8217;i nxjerrin eshtrat, deri sa t\u00eb identifikohen \u2014 merren mostra ADN, matriculohen dhe mbahen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt e t\u00eb denj\u00eb. Thirren familjet \u2014 ne kemi emrat, familjet kan\u00eb ardhur vet\u00eb \u2014 thirren p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar materialin gjenetik, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet identifikimi. \u00cbsht\u00eb e mundshme. Por trualli duhet t\u00eb lirohet nga k\u00ebto qe t\u00eb zhvillohet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e drejta e pronarit, e drejta e kish\u00ebs, e drejta e varrez\u00ebs t\u00eb zgjerohet \u2014 nuk ka pse t\u00eb mos zhvillohet \u2014 por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rast. Ka edhe raste t\u00eb tjera ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar godin\u00eb, ka banesa mbi to. Minimumi q\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb \u00ebsht\u00eb: t\u00eb mos keqtrajtohen k\u00ebto mbetje, t\u00eb hiqen, t\u00eb merret mostra, t\u00eb vihen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb denj\u00eb pran\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb morgut dhe mjek\u00ebsis\u00eb ligjore, t\u00eb matrikulohen. Thirren familjet, matrikulohen edhe ato, b\u00ebhet identifikimi dhe pastaj mbetjet u jepen familjeve p\u00ebr varrim. \u00cbsht\u00eb e mundshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Moderatori:<\/strong> Keni krijuar nj\u00eb hart\u00eb fillimisht nga rr\u00ebfimet e familjar\u00ebve \u2014 t\u00eb cil\u00ebt, gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, kan\u00eb pyetur p\u00ebr vendin e mundsh\u00ebm ku familjari i tyre \u00ebsht\u00eb varrosur pas ekzekutimit ose pas vdekjes n\u00eb burg. Tani, bashk\u00eb me ICMP, mbi k\u00ebt\u00eb hart\u00eb \u00ebsht\u00eb punuar p\u00ebr t\u00eb konfirmuar mbetje mortore. A mund t\u00eb na flisni pak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hart\u00eb t\u00eb t\u00eb zhdukurve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gentiana Sula:<\/strong> Harta, si\u00e7 e that\u00eb, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe e kemi v\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb Google Maps. Por jan\u00eb rr\u00ebfime \u2014 vendet jan\u00eb pak a shum\u00eb rreth burgjeve, rreth kampeve, rreth vendeve t\u00eb hetuesis\u00eb \u2014 por edhe n\u00eb vende krejt\u00ebsisht t\u00eb \u00e7uditshme. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr shembull, rasti i Spa\u00e7it, n\u00eb Shpal, ku mendohet \u2014 dhe \u00ebsht\u00eb konfirmuar \u2014 se ka mbetje mortore. Mendohet se jan\u00eb 4 heronj t\u00eb revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend af\u00ebr kish\u00ebs, ku s&#8217;ka pasur kish\u00eb atehere \u2014 ka plot vende t\u00eb tilla, t\u00eb zgjedhura pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mos u gjetur.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebrkimit arkivor, k\u00ebtu e atje ka ndonj\u00eb hart\u00eb q\u00eb ne e kemi gjetur \u2014 por p\u00ebrgjith\u00ebsisht kjo pjes\u00eb ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ne kemi pritur t\u00eb gjenin harta t\u00eb tilla, sepse \u00e7do ekzekutim ka, n\u00eb fakt, nj\u00eb procesverbal \u2014 ne disponojm\u00eb dokumentacion t\u00eb till\u00eb, por jo p\u00ebr \u00e7do rast.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sh\u00ebrbimet funerale \u2014 shpeshher\u00eb edhe n\u00eb praktikat e Evrop\u00ebs Lindore \u2014 jane varrosur sidomos personat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn d\u00ebnim: pran\u00eb hetuesive, pran\u00eb spitaleve, dhe ata q\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb spital p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore zakonisht vendoseshin n\u00eb varre t\u00eb pash\u00ebnuara pran\u00eb varrezave t\u00eb zon\u00ebs. Sh\u00ebrbimet funerale i din\u00eb ku i kan\u00eb \u2014 dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e madhe q\u00eb ne po e b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb thoja se, me k\u00ebt\u00eb rast: n\u00eb Autoritet \u00ebsht\u00eb miratuar dhe publikuar udh\u00ebzimi p\u00ebr qart\u00ebsimin e fatit \u2014 dhe t\u00eb gjitha hallkat, m\u00ebnyrat si mblidhen provat, dom\u00ebth\u00ebnia e provave dhe ku k\u00ebrkohet \u2014 jan\u00eb listuar atje. Mund t\u00eb jen\u00eb pran\u00eb vendeve t\u00eb vuajtjes ose n\u00eb vende ku ka dashur dikush t&#8217;i fsheh\u00eb \u2014 edhe n\u00eb zonat kufitare \u2014 por gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb ka qen\u00eb prezent gjat\u00eb ngjarjes. Shpeshher\u00eb mungon dokumenti, por ka edhe raste ku disponojm\u00eb harta \u2014 pra nuk \u00ebsht\u00eb se ka pak informacion.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatmira Nikolli (News24) :<\/strong>A ka pasur persona q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e grupeve t\u00eb ekzekutimit dhe kan\u00eb ofruar ndihm\u00ebn e tyre?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gentiana Sula:<\/strong> Deri tani jo, por tek familjar\u00ebt kemi pasur raste. Shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka qen\u00eb rasti i Nikolin Kurtit, i cili e ka mbledhur dokumentacionin, ka takuar personat e p\u00ebrfshir\u00eb, ka gjetur dokumentacion \u2014 dhe ka pasur edhe k\u00ebrkes\u00eb ndjes\u00eb nga personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proces. Prandaj familjar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatmira Nikolli (News24): <\/strong>Pse rezulton kaq e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohen njer\u00ebz q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn k\u00ebtij vendi \u2014 t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pasuria, u \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar familja, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb papaguar ose t\u00eb paguar keq \u2014 dhe prap\u00eb nuk gjendet nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore p\u00ebr t&#8217;i k\u00ebrkuar? Njer\u00ebz q\u00eb nuk do t\u00eb tregojn\u00eb m\u00eb dot \u00e7far\u00eb kalvari kan\u00eb kaluar, \u00e7far\u00eb u \u00ebsht\u00eb marr\u00eb, kush i ka rrahur, kush i ka vrar\u00eb. Apo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo frika?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gentiana Sula:<\/strong> P\u00ebr mendimin tim, \u00e7do rast \u00ebsht\u00eb m\u00eb vete. Diku mungon informacioni i sakt\u00eb. Tani, q\u00eb t\u00eb vish l\u00ebvizjes institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, duhet t\u00eb kesh prova \u2014 dhe nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. Tashm\u00eb, me arritjet e fundit, do t&#8217;i v\u00ebm\u00eb n\u00eb prov\u00eb dhe do shikojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb kishte qen\u00eb e mir\u00eb t\u00eb adoptonim praktikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2014 p.sh. rastin e Polonis\u00eb, ku mendojm\u00eb se ka nj\u00eb praktik\u00eb institucionale q\u00eb mund t\u00eb vlej\u00eb edhe k\u00ebtu. Ata kan\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, ku e gjith\u00eb puna \u00ebsht\u00eb brenda institucionit. Institucioni homolog i Autoritetit atje \u00ebsht\u00eb ngarkuar p\u00ebrmes nj\u00eb ligji t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr gjetjen dhe identifikimin e trupave \u2014 nga \u00e7do periudh\u00eb qoft\u00eb: lufta, pasluft\u00eb, komunizmi.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qasje edhe p\u00ebr ne. Deri tash, ne kemi pasur propozimin \u2014 bashk\u00eb me tryez\u00ebn teknike me institucionet \u2014 p\u00ebrmes nj\u00eb VKM-je, ku institucioneve u caktoheshin detyra dhe ne viheshim n\u00eb rol koordinues. Kjo VKM e &#8220;maksimalistit&#8221; na \u00ebsht\u00eb kthyer nga dy ministrit\u00eb \u2014 Brendshme dhe Drejt\u00ebsia \u2014 dhe na thon\u00eb: &#8220;Rrini tek pozicioni juaj. Mblidhni informacion, qart\u00ebsoni fatin, siguroni ruajtjen e vendvarrimit \u2014 hallkat e tjera nuk jan\u00eb detyra juaj.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ne nuk jemi dakord me k\u00ebt\u00eb dhe e kemi shprehur. Por kemi p\u00ebrpunuar nje VKM q\u00eb rri brenda kufijve t\u00eb institucionit ton\u00eb, sepse nuk duam t\u00eb humbim momentin \u2014 duam t\u00eb avancojm\u00eb sadopak. Gjithsesi, institucionet e tjera q\u00eb duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb \u2014 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qasje ligjore \u2014 Qe me marrveshjen me ICMP te kete nje q\u00ebllim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb te fuse AIDSSH si pale, pasi ne nuk jemi pale, ose p\u00ebrmes ligjit tone, ose me nje ligj te posacshem te vihen attribute me te forta qe institucioni jone te kete pushtet nder institucioneve te tjera por do ti tentojme edhe ato.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithsesi, nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb flas p\u00ebr t\u00eb pamundur\u00ebn, sepse si proces \u00ebsht\u00eb i mundur \u2014 por merr koh\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb relativisht e re \u2014 mund t\u00eb kujtojm\u00eb koh\u00ebn kur njer\u00ebzit thoshin &#8220;s&#8217;ka pasur t\u00eb zhdukur n\u00eb komuniz\u00ebm&#8221;, nuk njihnin konvent\u00ebn, nuk njihnin p\u00ebrkufizimet.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb flisja p\u00ebr t\u00eb mundur\u00ebn, dhe natyrisht u b\u00ebj thirrje shoq\u00ebris\u00eb dhe institucioneve: t\u00eb mos e humbasim momentin. Tani informacionet e reja po mblidhen, shanset jan\u00eb atje. G\u00ebrmimi t\u00eb b\u00ebhet \u2014 mbetet p\u00ebr t&#8217;u v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb tek 5 prokurorit\u00eb lokale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatmira Nikolli (News24):<\/strong> Cilat jan\u00eb k\u00ebto 5 vendvarrime t\u00eb dyshuara? Sa persona mendohet se gjenden aty?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gentiana Sula:<\/strong> Ju fola p\u00ebr Varrezat e Rrmajes n\u00eb Shkod\u00ebr \u2014 aty ne kemi 13 familjar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tyre. \u00cbsht\u00eb rasti i Jup Kazazit, birit t\u00eb Hamz Kazazit. Ai ka b\u00ebr\u00eb g\u00ebrmime vet\u00eb dhe e ka gjetur \u2014 por e ka mbyllur me iden\u00eb ta l\u00ebr\u00eb institucionet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn. Ne kemi 13 familjar\u00eb. Ka klerik\u00eb kishe dhe figura t\u00eb rezistenc\u00ebs antikomuniste t\u00eb viteve t\u00eb para. Ka qen\u00eb nj\u00eb vend ekzekutimi aty \u2014 historia lidhet me rezistenc\u00ebn e armatosur, armiqt\u00eb politik\u00eb, kryengritjen e Postrib\u00ebs dhe pjese qe ata e lidhin me Postriben. Ka shum\u00eb pun\u00eb&nbsp; dhe p\u00ebr kontekstin dhe per figurat, jane disa klerik\u00eb, disa klerik\u00eb \u2014 i kam emrat k\u00ebtu \u2014 dhe mendohet se jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se aq. Gjith\u00eb d\u00ebshmit\u00eb historike flasin p\u00ebr num\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh. Por ne koncentrohemi tek aplikimet q\u00eb familjar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb \u00e7on drejt identifikimit t\u00eb pagabuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Jemi n\u00eb Spa\u00e7 \u2014 aty ka 2 vendvarrime t\u00eb konfirmuara: brenda burgut t\u00eb Spa\u00e7it dhe n\u00eb Shpal, ku \u00ebsht\u00eb kisha, ku mendohet se jan\u00eb 4 heronj t\u00eb Revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it.<\/p>\n\n\n\n<p>Jemi n\u00eb Sh\u00ebn Vasil. Jemi n\u00eb Gramoz \u2014 vend ku tentohet kalimi i kufirit. Zot\u00ebria aty, Dhimit\u00ebr Kono, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i vrar\u00eb gjat\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kaluar kufirin \u2014 edhe ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i konfirmuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi vendosur tabela n\u00eb 12 vende me vendvarrimet e dyshuara \u2014 \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me bashkit\u00eb, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebto t\u00eb mos tjet\u00ebrsohen \u2014 dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje procesin p\u00ebr g\u00ebrmim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatmira Nikolli (News24):<\/strong> N\u00eb fakt, k\u00ebrkesa p\u00ebr gjetjen e t\u00eb zhdukurve ka qen\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e vazhdueshme edhe e Bashkimit Europian \u2014 e cekur, n\u00ebse nuk gaboj, edhe n\u00eb raportin e progresit si munges\u00eb e respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, edhe kur k\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb vdekur. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shoq\u00ebria \u2014 jo vet\u00ebm Autoriteti \u2014 p\u00ebr ta nxitur k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n\n\n\n<p>Personalisht e shoh t\u00eb pabesueshme se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb g\u00ebrmosh dhe t\u00eb gjesh eshtra njer\u00ebzish q\u00eb duan thjesht nj\u00eb varr ku t\u00eb prehen \u2014 nj\u00eb varr i njohur nga familja. D\u00ebnimi i tyre, n\u00eb shum\u00eb forma, vazhdon, p\u00ebrderisa ata nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar kurr\u00eb familjes dhe familja vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb e t\u00eb pres\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gentiana Sula:<\/strong> Ka shum\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet. Autoriteti do t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn \u2014 do b\u00ebjm\u00eb propozimet tona p\u00ebr ta zhbllokuar pjes\u00ebn burokratike dhe leht\u00ebsuar procesin. Do vazhdojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb partneritet nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me ICMP do mundohemi te mbetemi partner \u2014 BE do t\u00eb mundohemi ta mbajm\u00eb partner, sepse jan\u00eb procese t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb kushtueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket Autoritetit: do vazhdojm\u00eb kontaktin me familjar\u00ebt, do vijojm\u00eb me simpoziumet per kufirin, do vazhdojm\u00eb ta p\u00ebrkujtojm\u00eb Dit\u00ebn e t\u00eb Zhdukurve, do vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi aktiv\u00eb duke mbledhur informata dhe d\u00ebshmi.<\/p>\n\n\n\n<p>Kushdo q\u00eb ka informacion \u2014 ta sjell\u00eb! Gj\u00ebrat jan\u00eb online. Ne ruajm\u00eb konfidencialitetin, t\u00eb garantuar me ligj. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb t\u00eb ekspozojm\u00eb burimin. Por do ishte shum\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb kushdo q\u00eb di di\u00e7ka \u2014 \u00e7far\u00ebdolloj gj\u00ebje \u2014 ta sjell\u00eb. Familjar\u00ebt e t\u00eb zhdukurve vazhdojn\u00eb e vijn\u00eb, dhe un\u00eb gjej rastin t&#8217;u fal\u00ebnderoj q\u00eb nuk e kan\u00eb humbur shpres\u00ebn dhe jane kembengules ne te drejten e vet. Duhet pik\u00ebrisht t\u00eb mos e humbin shpres\u00ebn \u2014 n\u00ebse e humbin, n\u00ebse e l\u00ebn\u00eb, do &#8220;flej\u00eb&#8221; si tem\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb edhe tema e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do institucion shtet\u00ebror ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Shqip\u00ebria ka detyrime nga Konventa Kund\u00ebr Zhdukjeve me Forc\u00eb \u2014 \u00e7do vit Shqip\u00ebria raporton n\u00eb OKB. Institucionet duhet ta kuptojn\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk do t\u00eb largohet nga tryeza nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2014 as me OKB-n\u00eb, as me BE-n\u00eb. nje shqiperi qe i gjen te zhdukuriite e vete eshte nje shqiperi me afer evropes.<\/p>\n\n\n\n<p><em>&#8220;Nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb i gjen t\u00eb zhdukurit e vet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb af\u00ebr Evrop\u00ebs.&#8221;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe fshehja e trupit \u2014 kushdo q\u00eb ka dijeni dhe nuk e tregon po b\u00ebn nj\u00eb krim. \u00cbsht\u00eb shkelje penale \u2014 fshehja e trupit n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb krim i vazhduar. U b\u00ebj thirrje: sa m\u00eb par\u00eb, konfidencialiteti ruhet, mos ken\u00eb frik\u00eb ta sjellin. Do \u00e7lirohen nga nj\u00eb barr\u00eb njer\u00ebzore, do b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr humanitare.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-1024x576.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12645\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-300x169.jpeg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-768x432.jpeg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-18x10.jpeg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f.jpeg 1920w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><em>&#8220;Do \u00e7lirohen nga nj\u00eb barr\u00eb njer\u00ebzore, do b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr humanitare. Edhe fshehja e trupit \u2014 kushdo q\u00eb ka dijeni dhe nuk e tregon po b\u00ebn nj\u00eb krim.&#8221;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatmira Nikolli (News24) : <\/strong>T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga bashk\u00ebpunimi me ICMP do t&#8217;i shkoni prokurorive?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gentiana Sula:<\/strong> Po, jemi duke b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb. Po shqyrtojm\u00eb \u00e7do prov\u00eb \u2014 si ato q\u00eb kemi mbledhur ne, ashtu edhe ato t\u00eb ICMP \u2014 dhe brenda muajit prill do t&#8217;i d\u00ebrgojm\u00eb prokurorivej, prokurorit\u00eb jan\u00eb ato t\u00eb Lezh\u00ebs, Shkodr\u00ebs, Sh\u00ebn Vasilit (Sarand\u00eb), Erseka&#8230; dhe shpresojm\u00eb q\u00eb secila t&#8217;i shikoj\u00eb rastet e veta.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr gabimet q\u00eb mendoj se kemi b\u00ebr\u00eb \u2014 edhe ne vet\u00eb \u2014 \u00ebsht\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se mund t\u00eb zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb standardizuar. \u00c7do rast \u00ebsht\u00eb m\u00eb vete: ka koh\u00eb t\u00eb ndryshme kur ka ndodhur ngjarja, ka kontekste t\u00eb ndryshme. Do mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb. Nga ana jon\u00eb po b\u00ebjm\u00eb \u00e7far\u00eb duhet \u2014 dhe edhe ju si media: rast pas rasti, vendimi i prokuroris\u00eb sot kalon n\u00eb gjykat\u00eb, do ket\u00eb vendime publike. Do mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb arsyetimi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do vend ka kuadrin e vet ligjor \u2014 shpesh nuk mundet thjesht t\u00eb marr\u00ebsh praktik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ta transplantosh k\u00ebtu. Do shikojm\u00eb \u00e7far\u00eb mungon, ku ka ngelur. Prandaj, k\u00ebmb\u00ebngulja \u2014 mos heqja dor\u00eb nga procesi \u2014 dhe ti rrime afer jan\u00eb thelb\u00ebsore, p\u00ebr ta ndihmuar gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe \u00e7do familje.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatmira Nikolli (News24) : <\/strong>Cila prokurori prisni t\u00eb jet\u00eb e para q\u00eb nd\u00ebrmerr hapin e par\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gentiana Sula:<\/strong> Shkodra dhe Mirdita kan\u00eb qen\u00ebm\u00eb aktive deri tani \u2014 p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb historike. N\u00eb Shkod\u00ebr jan\u00eb figurat e klerit, figurat e rezistenc\u00ebs dhe elit\u00ebs politike \u2014 familjet kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb aktive, kisha shum\u00eb aktive \u2014 dhe numri \u00ebsht\u00eb i konsideruesh\u00ebm. Bashkite jane ne alert, e shoh qe kane proitshmeri te larrta<\/p>\n\n\n\n<p>Mirdita, nga ana e saj, \u00ebsht\u00eb qyteti i dyt\u00eb p\u00ebr nga p\u00ebrndjekja. Numri i personave t\u00eb vrar\u00eb per kapita eshte: Shkodra, Mirdita, Erseka &#8211; dhe t\u00eb tria jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira. Sidomos Mirdita ka 4 figura historike t\u00eb Revolt\u00ebs dhe shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar \u2014 ka shkolla me emrat e heronjve t\u00eb Revolt\u00ebs. Relativisht von\u00eb, por mendoj se ka konteksti historik ka peshe shume.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe historit\u00eb e kufirit t\u00eb Ersek\u00ebs \u2014 jan\u00eb vitet e vona, vitet &#8217;90 \u2014 dhe aty ka ndjeshm\u00ebri. Por varet \u2014 rast pas rasti do shikohen dhe provat. Nuk do doja ta paragjykoj. Ju lutem: mos flasim me skepticiz\u00ebm dhe me t\u00eb pamundur\u00ebn. \u00c7do ngjarje meriton drejt\u00ebsi. \u00c7do njeri, \u00e7do familje ka t\u00eb drejt\u00eb ta mbyll\u00eb k\u00ebt\u00eb kapitull \u2014 sepse ka zgjatur gjate.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure data-wp-context=\"{&quot;imageId&quot;:&quot;69e77db079a66&quot;}\" data-wp-interactive=\"core\/image\" class=\"wp-block-image size-large wp-lightbox-container\"><img decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" data-wp-class--hide=\"state.isContentHidden\" data-wp-class--show=\"state.isContentVisible\" data-wp-init=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\" data-wp-on-async--load=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async-window--resize=\"callbacks.setButtonStyles\" data-id=\"12638\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-1-1024x576.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12638\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-1-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-1-300x169.jpeg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-1-768x432.jpeg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-1-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-1-18x10.jpeg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_1_21_9f-1.jpeg 1920w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><button\n\t\t\tclass=\"lightbox-trigger\"\n\t\t\ttype=\"button\"\n\t\t\taria-haspopup=\"dialog\"\n\t\t\taria-label=\"Enlarge\"\n\t\t\tdata-wp-init=\"callbacks.initTriggerButton\"\n\t\t\tdata-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\"\n\t\t\tdata-wp-style--right=\"state.imageButtonRight\"\n\t\t\tdata-wp-style--top=\"state.imageButtonTop\"\n\t\t>\n\t\t\t<svg xmlns=\"http:\/\/www.w3.org\/2000\/svg\" width=\"12\" height=\"12\" fill=\"none\" viewbox=\"0 0 12 12\">\n\t\t\t\t<path fill=\"#fff\" d=\"M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z\" \/>\n\t\t\t<\/svg>\n\t\t<\/button><\/figure>\n\n\n\n<figure data-wp-context=\"{&quot;imageId&quot;:&quot;69e77db079d61&quot;}\" data-wp-interactive=\"core\/image\" class=\"wp-block-image size-large wp-lightbox-container\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" data-wp-class--hide=\"state.isContentHidden\" data-wp-class--show=\"state.isContentVisible\" data-wp-init=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\" data-wp-on-async--load=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async-window--resize=\"callbacks.setButtonStyles\" data-id=\"12640\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_2_10_13f-1024x576.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12640\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_2_10_13f-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_2_10_13f-300x169.jpeg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_2_10_13f-768x432.jpeg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_2_10_13f-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_2_10_13f-18x10.jpeg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_2_10_13f.jpeg 1920w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><button\n\t\t\tclass=\"lightbox-trigger\"\n\t\t\ttype=\"button\"\n\t\t\taria-haspopup=\"dialog\"\n\t\t\taria-label=\"Enlarge\"\n\t\t\tdata-wp-init=\"callbacks.initTriggerButton\"\n\t\t\tdata-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\"\n\t\t\tdata-wp-style--right=\"state.imageButtonRight\"\n\t\t\tdata-wp-style--top=\"state.imageButtonTop\"\n\t\t>\n\t\t\t<svg xmlns=\"http:\/\/www.w3.org\/2000\/svg\" width=\"12\" height=\"12\" fill=\"none\" viewbox=\"0 0 12 12\">\n\t\t\t\t<path fill=\"#fff\" d=\"M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z\" \/>\n\t\t\t<\/svg>\n\t\t<\/button><\/figure>\n\n\n\n<figure data-wp-context=\"{&quot;imageId&quot;:&quot;69e77db07a0dd&quot;}\" data-wp-interactive=\"core\/image\" class=\"wp-block-image size-large wp-lightbox-container\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" data-wp-class--hide=\"state.isContentHidden\" data-wp-class--show=\"state.isContentVisible\" data-wp-init=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\" data-wp-on-async--load=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async-window--resize=\"callbacks.setButtonStyles\" data-id=\"12641\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_13_14f-1024x576.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12641\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_13_14f-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_13_14f-300x169.jpeg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_13_14f-768x432.jpeg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_13_14f-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_13_14f-18x10.jpeg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_13_14f.jpeg 1920w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><button\n\t\t\tclass=\"lightbox-trigger\"\n\t\t\ttype=\"button\"\n\t\t\taria-haspopup=\"dialog\"\n\t\t\taria-label=\"Enlarge\"\n\t\t\tdata-wp-init=\"callbacks.initTriggerButton\"\n\t\t\tdata-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\"\n\t\t\tdata-wp-style--right=\"state.imageButtonRight\"\n\t\t\tdata-wp-style--top=\"state.imageButtonTop\"\n\t\t>\n\t\t\t<svg xmlns=\"http:\/\/www.w3.org\/2000\/svg\" width=\"12\" height=\"12\" fill=\"none\" viewbox=\"0 0 12 12\">\n\t\t\t\t<path fill=\"#fff\" d=\"M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z\" \/>\n\t\t\t<\/svg>\n\t\t<\/button><\/figure>\n\n\n\n<figure data-wp-context=\"{&quot;imageId&quot;:&quot;69e77db07a341&quot;}\" data-wp-interactive=\"core\/image\" class=\"wp-block-image size-large wp-lightbox-container\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" data-wp-class--hide=\"state.isContentHidden\" data-wp-class--show=\"state.isContentVisible\" data-wp-init=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\" data-wp-on-async--load=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async-window--resize=\"callbacks.setButtonStyles\" data-id=\"12642\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_21_11f-1024x576.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12642\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_21_11f-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_21_11f-300x169.jpeg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_21_11f-768x432.jpeg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_21_11f-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_21_11f-18x10.jpeg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_21_11f.jpeg 1920w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><button\n\t\t\tclass=\"lightbox-trigger\"\n\t\t\ttype=\"button\"\n\t\t\taria-haspopup=\"dialog\"\n\t\t\taria-label=\"Enlarge\"\n\t\t\tdata-wp-init=\"callbacks.initTriggerButton\"\n\t\t\tdata-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\"\n\t\t\tdata-wp-style--right=\"state.imageButtonRight\"\n\t\t\tdata-wp-style--top=\"state.imageButtonTop\"\n\t\t>\n\t\t\t<svg xmlns=\"http:\/\/www.w3.org\/2000\/svg\" width=\"12\" height=\"12\" fill=\"none\" viewbox=\"0 0 12 12\">\n\t\t\t\t<path fill=\"#fff\" d=\"M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z\" \/>\n\t\t\t<\/svg>\n\t\t<\/button><\/figure>\n\n\n\n<figure data-wp-context=\"{&quot;imageId&quot;:&quot;69e77db07a59c&quot;}\" data-wp-interactive=\"core\/image\" class=\"wp-block-image size-large wp-lightbox-container\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" data-wp-class--hide=\"state.isContentHidden\" data-wp-class--show=\"state.isContentVisible\" data-wp-init=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\" data-wp-on-async--load=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async-window--resize=\"callbacks.setButtonStyles\" data-id=\"12644\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_42_11f-1024x576.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12644\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_42_11f-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_42_11f-300x169.jpeg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_42_11f-768x432.jpeg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_42_11f-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_42_11f-18x10.jpeg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_8_42_11f.jpeg 1920w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><button\n\t\t\tclass=\"lightbox-trigger\"\n\t\t\ttype=\"button\"\n\t\t\taria-haspopup=\"dialog\"\n\t\t\taria-label=\"Enlarge\"\n\t\t\tdata-wp-init=\"callbacks.initTriggerButton\"\n\t\t\tdata-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\"\n\t\t\tdata-wp-style--right=\"state.imageButtonRight\"\n\t\t\tdata-wp-style--top=\"state.imageButtonTop\"\n\t\t>\n\t\t\t<svg xmlns=\"http:\/\/www.w3.org\/2000\/svg\" width=\"12\" height=\"12\" fill=\"none\" viewbox=\"0 0 12 12\">\n\t\t\t\t<path fill=\"#fff\" d=\"M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z\" \/>\n\t\t\t<\/svg>\n\t\t<\/button><\/figure>\n\n\n\n<figure data-wp-context=\"{&quot;imageId&quot;:&quot;69e77db07a7dd&quot;}\" data-wp-interactive=\"core\/image\" class=\"wp-block-image size-large wp-lightbox-container\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" data-wp-class--hide=\"state.isContentHidden\" data-wp-class--show=\"state.isContentVisible\" data-wp-init=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\" data-wp-on-async--load=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async-window--resize=\"callbacks.setButtonStyles\" data-id=\"12645\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-1024x576.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12645\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-300x169.jpeg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-768x432.jpeg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f-18x10.jpeg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_24_49_24f.jpeg 1920w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><button\n\t\t\tclass=\"lightbox-trigger\"\n\t\t\ttype=\"button\"\n\t\t\taria-haspopup=\"dialog\"\n\t\t\taria-label=\"Enlarge\"\n\t\t\tdata-wp-init=\"callbacks.initTriggerButton\"\n\t\t\tdata-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\"\n\t\t\tdata-wp-style--right=\"state.imageButtonRight\"\n\t\t\tdata-wp-style--top=\"state.imageButtonTop\"\n\t\t>\n\t\t\t<svg xmlns=\"http:\/\/www.w3.org\/2000\/svg\" width=\"12\" height=\"12\" fill=\"none\" viewbox=\"0 0 12 12\">\n\t\t\t\t<path fill=\"#fff\" d=\"M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z\" \/>\n\t\t\t<\/svg>\n\t\t<\/button><\/figure>\n\n\n\n<figure data-wp-context=\"{&quot;imageId&quot;:&quot;69e77db07aa28&quot;}\" data-wp-interactive=\"core\/image\" class=\"wp-block-image size-large wp-lightbox-container\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" data-wp-class--hide=\"state.isContentHidden\" data-wp-class--show=\"state.isContentVisible\" data-wp-init=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\" data-wp-on-async--load=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async-window--resize=\"callbacks.setButtonStyles\" data-id=\"12643\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_10_42_7f-1024x576.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12643\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_10_42_7f-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_10_42_7f-300x169.jpeg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_10_42_7f-768x432.jpeg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_10_42_7f-1536x864.jpeg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_10_42_7f-18x10.jpeg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/frame_10_42_7f.jpeg 1920w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><button\n\t\t\tclass=\"lightbox-trigger\"\n\t\t\ttype=\"button\"\n\t\t\taria-haspopup=\"dialog\"\n\t\t\taria-label=\"Enlarge\"\n\t\t\tdata-wp-init=\"callbacks.initTriggerButton\"\n\t\t\tdata-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\"\n\t\t\tdata-wp-style--right=\"state.imageButtonRight\"\n\t\t\tdata-wp-style--top=\"state.imageButtonTop\"\n\t\t>\n\t\t\t<svg xmlns=\"http:\/\/www.w3.org\/2000\/svg\" width=\"12\" height=\"12\" fill=\"none\" viewbox=\"0 0 12 12\">\n\t\t\t\t<path fill=\"#fff\" d=\"M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z\" \/>\n\t\t\t<\/svg>\n\t\t<\/button><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p><em>Burimi: Intervist\u00eb me Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit t\u00eb Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit (AIDSSH) \u2014 Prill 2026<\/em>&#8211;<em> News24 Albania<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/youtu.be\/Q5-UGAeWrAA?si=zwMSi_rF_WfN32TE\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Intervist\u00ebn e plot\u00eb mund ta ndiqni duke klikuar k\u00ebtu<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista e plot\u00eb e Dr. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit t\u00eb Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit n\u00eb televizionin e News 24 Fatmira Nikolli (News24): N\u00ebnt\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, shteti shqiptar themeloi Autoritetin e Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. Synimi par\u00ebsor ishte q\u00eb, p\u00ebrmes leximit, studimit dhe hapjes s\u00eb dosjeve, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":12642,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[69],"tags":[107,102,175],"class_list":["post-12636","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-galeria-e-videove","tag-aidssh","tag-gentiana-sula","tag-kerkojme-te-zhdukurit"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12636","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12636"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12636\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12648,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12636\/revisions\/12648"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12636"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12636"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12636"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}