{"id":13468,"date":"2026-06-22T10:44:09","date_gmt":"2026-06-22T08:44:09","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=13468"},"modified":"2026-06-22T10:51:43","modified_gmt":"2026-06-22T08:51:43","slug":"nen-hijen-e-sigurimit-historia-e-industrise-se-naftes-dhe-persekutimi-i-specialisteve-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/nen-hijen-e-sigurimit-historia-e-industrise-se-naftes-dhe-persekutimi-i-specialisteve-shqiptare\/","title":{"rendered":"N\u00ebn hijen e Sigurimit: historia e industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs dhe persekutimi i specialist\u00ebve shqiptar\u00eb."},"content":{"rendered":"<p>Fjala e an\u00ebtarit t\u00eb Autoritetit, z. Atin Hoxha n\u00eb Simpoziumin shkencor: \u201cEksplorimi dhe Zhvillimi i sektorit t\u00eb naft\u00ebs n\u00ebn kontrollin e Sigurimit t\u00eb Shtetit 1944-1991\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe t\u00eb Energjis\u00eb dhe Fakultetit t\u00eb Gjeologjis\u00eb dhe Minierave.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;AIDSSH, 3 korrik 2026<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Abstrakt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ky punim trajton marr\u00ebdh\u00ebnien midis zhvillimit t\u00eb industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mekanizmave t\u00eb kontrollit politik t\u00eb ushtruar nga Sigurimi i Shtetit gjat\u00eb periudh\u00ebs 1944\u20131991. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumente arkivore t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, analizohen format e survejimit, ndjekjes dhe represionit ndaj specialist\u00ebve, inxhinier\u00ebve, gjeolog\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb sektorit t\u00eb naft\u00ebs, nj\u00eb prej deg\u00ebve m\u00eb strategjike t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare. Studimi evidenton se d\u00ebshtimet teknike, mosrealizimi i planeve ekonomike apo divergjencat profesionale shpesh interpretoheshin si sabotazh, veprimtari armiq\u00ebsore ose bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbime t\u00eb huaja, duke sjell\u00eb arrestime, d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda dhe ekzekutime. N\u00ebp\u00ebrmjet analiz\u00ebs s\u00eb dosjeve hetimore, statistikave arkivore dhe rasteve konkrete, punimi hedh drit\u00eb mbi ndikimin e terrorit politik n\u00eb zhvillimin e shkenc\u00ebs dhe industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs, si dhe mbi pasojat njer\u00ebzore t\u00eb k\u00ebtij represioni. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ai n\u00ebnvizon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e studimit dhe publikimit t\u00eb k\u00ebtyre dokumenteve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kujtes\u00ebs historike dhe p\u00ebr vler\u00ebsimin e kontributit t\u00eb specialist\u00ebve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb viktima t\u00eb regjimit komunist<\/p>\n\n\n\n<p><strong>1.Historiku i kerkimit te naftes ne territorin shqiptar.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fillimet e industris\u00eb s\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri daton n\u00eb vitin 1903 nga shoq\u00ebria italiane AGIP e cila realizoi edhe shpimin e par\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Drashovic\u00ebs, n\u00eb vitin 1918, nje shpim deri ne 200 m i cili pati te dhena premtuese. N\u00eb vitin 1925, Qeveria Shqiptare filloi kontratat e para koncesionare me kompani perendimore p\u00ebr k\u00ebrkime p\u00ebr hidrokarbure.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb 11.3.1925 mori koncesionin e par\u00eb \u201cAnglo Persian Oil C.\u201d (APOC), q\u00eb zhvilloi k\u00ebrkime p\u00ebr naft\u00eb n\u00eb rajonet bregdetare n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 34412 ha ku p\u00ebrfshiheshin Kryevidhi, Divjaka, Ardenica, Patosi e Buzmadhi. Kjo shoq\u00ebri shpoi 14 puse k\u00ebrkimi me nj\u00eb metrazh prej 10910 ml n\u00eb Ardenic\u00eb dhe n\u00eb Patos.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne 12.3.1925 \u201cAzienda Italiana-Petroli Albania\u201d (AIPA) b\u00ebri k\u00ebrkime p\u00ebr naft\u00eb n\u00eb rajonet bregdetare nga Semani n\u00eb gjirin e Vlor\u00ebs, si dhe n\u00eb rajonet e Lushnjes dhe t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 47213 ha.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;M\u00eb 2.5.1925 \u201cSocieta Italiana Miniere di Selenizza\u201d (SIMSA) mori ne koncesion p\u00ebr k\u00ebrkimin e naft\u00ebs rajonin e Penkov\u00ebs dhe Drashovic\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 2148 ha.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cStandard Oil C. of Ne\u00eb Yersey\u201d m\u00eb 29.6.1925 mori n\u00eb koncesion p\u00ebr k\u00ebrkimin e naft\u00ebs nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 51500 ha, ku p\u00ebrfshiheshin k\u00ebneta e Karavastas\u00eb dhe kodrat n\u00eb lindje t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Shoq\u00ebria \u201cH.H.Ruston\u201d m\u00eb 12.8.1925 mori n\u00eb koncesion rajonet n\u00eb veri t\u00eb Patosit dhe depresionin e Myzeqes\u00eb dhe b\u00ebri k\u00ebrkime p\u00ebr naft\u00eb n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 8600 ha.<\/p>\n\n\n\n<p>Shoq\u00ebria \u201cSyndicat Franco Albanais\u201d mori n\u00eb koncesion nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 118193 ha dhe b\u00ebri k\u00ebrkime p\u00ebr naft\u00eb n\u00eb lugin\u00ebn e lumit t\u00eb Shushic\u00ebs (Vlor\u00eb), n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, n\u00eb fush\u00ebn e Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Ajo shpoi vet\u00ebm 6 puse me nj\u00eb metrazh prej 2766 ml. n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Penkov\u00eb dhe Ku\u00e7ov\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit dy puse zbuluan pak naft\u00eb. N\u00eb vitin 1932 kjo shoq\u00ebri pushoi aktivitetin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Shoq\u00ebria \u201cFerrovie dello Stato del Regno d\u2019Italia\u201d mori n\u00eb koncesion 116825 ha n\u00eb Dumre, Mallakast\u00ebr, vargun e malit t\u00eb Dajtit dhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Vlor\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilat kreu k\u00ebrkime p\u00ebr naft\u00eb. N\u00eb vitet 1930-1932 shoq\u00ebrit\u00eb angleze, amerikane dhe franceze i nd\u00ebrpren\u00eb k\u00ebrkimet p\u00ebr naft\u00eb dhe u larguan nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkimet p\u00ebr naft\u00eb u p\u00ebrq\u00ebndruan n\u00eb duart e shoq\u00ebrive italiane. Shoq\u00ebrit\u00eb italiane AIPA dhe SIMSA shpuan 21860 ml, duke zbuluar n\u00eb vitin 1928 naft\u00eb n\u00eb Kucov\u00eb. Pas k\u00ebtyre rezultateve, nga viti 1930 AIPA p\u00ebrq\u00ebndroi punimet n\u00eb rajonin e Ku\u00e7ov\u00ebs, duke shtuar volumin e shpim k\u00ebrkimeve dhe i shtriu k\u00ebrkimet edhe n\u00eb Patos, Zhabokik\u00eb, Elbasan, Belsh etj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1934 AIPA filloi shfryt\u00ebzimin e naft\u00ebs n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb.; nd\u00ebrsa prodhimi i naft\u00ebs arriti nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb me 148 mij\u00eb ton n\u00eb vitin 1941. K\u00ebrkimet dhe Punimet Gjeologjike t\u00eb kryera nga shteti Shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb karakterizohet nga kryerja e k\u00ebrkimeve dhe punimeve gjeologjike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb planifikuar dhe t\u00eb investuara plot\u00ebsisht nga Buxheti i Shtetit Shqiptar, si dhe t\u00eb drejtuara nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>2.Veprimtarit\u00eb dhe k\u00ebrkimet e b\u00ebra pas vitit 1945.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;N\u00eb janar t\u00eb vitit 1945 Qeveria Shqiptare shpalli<\/strong> vendimin mbi konfiskimin e pasurive t\u00eb luajtshme e t\u00eb paluajtshme t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb huaja italiane, si\u00e7 ishte ajo e naft\u00ebs AGIP, ato t\u00eb mineraleve t\u00eb ngurta Feralba, AMMI, AcaJ etj. Me k\u00ebto veprime filloi shtet\u00ebzimi i industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs dhe asaj minerale, me t\u00eb gjith\u00eb repartet ndihm\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria Shqiptare, duke vler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb kishte industria e naft\u00ebs n\u00eb zhvillimin e ekonomis\u00eb, n\u00eb vitin 1949, mori vendimin p\u00ebr ngritjen e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombinatit t\u00eb Naft\u00ebs me qend\u00ebr n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, q\u00eb merrej me gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb ishin krijuar bazat e bashk\u00ebpunimit me grupe dhe ekspedita gjeologjike nga Bashkimi Sovjetik p\u00ebr v\u00ebnien ne eficence te vendburimeve ekzistues dhe k\u00ebrkimin e naft\u00ebs e gazit ne rajone te rinj. Filloi p\u00ebrmir\u00ebsimi i teknologjive te k\u00ebrkimit, duke futur edhe metoda te reja si sizmika, gravimetria, elektrometria, gjeokimia, etj. Si rezultat i k\u00ebtyre zhvillimeve u be e mundur te zbulohen ne vite nj\u00eb sere vendburimesh nafte si: Marinza \u2013 1957, Visoka \u2013 1963, Gorisht-Koculi \u2013 1965, Ball\u00ebsh-Hekal \u2013 1966, Finiq-Krane \u2013 1973, Cakran-Mollaj \u2013 1977, Amonica \u2013 1980, Delvina &#8211; 1989; dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht vendburimet e gazit: Divjaka \u2013 1963, Frakulla \u2013 1965, Ballaj-Kryevidhi \u2013 1983, Povel\u00e7a \u2013 1987, Panaja \u2013 1988.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>3. Industria e Naftes gjate regjimit komunist, shkencetaret dhe inxhinieret e naftes nen terrorin e Sigurimit te Shtetit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria komuniste n\u00ebp\u00ebrmjet strukturave t\u00eb veta, vecanrisht Sigurimit t\u00eb Shtetit, pati nj\u00eb focus t\u00eb vecant\u00eb p\u00ebr industrin\u00eb nxjerr\u00ebse dhe p\u00ebrpunuese t\u00eb mineraleve, ku industria e naft\u00ebs dhe e gazit do t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb makth t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb presioni dhe survejimi q\u00eb nga pun\u00ebtori m\u00eb i thjeshte dhe deri tek stafi inxhiniero teknik dhe drejtuesit e sektor\u00ebve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb hierarkik.<\/p>\n\n\n\n<p>Perballja e pare e sigurimit te shtetit ishte me specialist\u00ebt italiane t\u00eb cil\u00ebt mbet\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri si ish punonjes t\u00eb kompanive AIPA dhe AGIP qe shfryt\u00ebzonin koncesionet e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb shum\u00eb se 50 specialist\u00eb italian\u00eb, t\u00eb vendosur n\u00eb Kucov\u00eb dhe Tiran\u00eb do t\u00eb ishin n\u00eb optik\u00ebn e sigurimit t\u00eb shtetit dhe do t\u00eb p\u00ebrballeshin me nj\u00eb urejtje dhe p\u00ebrndjekje nga strukturat e sapodala nga lufta, q\u00eb p\u00ebrfaqsonin sigurimin e shtetit. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre si inxhinier nafte Andrea Taraskoni dhe Mario Cetti do te ekzekutoheshin n\u00eb vitin 1945, te tjere si Vicenso Andrizoni, Vitorio Profili, Aldo Cavalini, Don Plestro Scavalini, Antonio Meneguni, Nicola Achile, Otavio Benetti, Lusi Maechisio u arrestuan dhe u burgos\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1946 do te denoheshin me vdekje si sabotatore dhe tregti te paligjshme Profesor Venezio Lozi dhe Salvadore Gombia, me 101 vite burgim ing Ludoviko Petrasi me 20 vjet Albero Agostinone dhe me nga 10 vjet Antonio Demarkchis dhe Vicenzo Gallo, aryeja kryesore e denimit tentuan te ktheheshin ne vendin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Goditjen e radhes sigurimi i shtetit pas specialist\u00ebve italiane, n\u00eb zon\u00ebn e Kucov\u00ebs do ta organizonte kunder Pandi Furxhit, Koco Gjika dhe Augosto Betti.<\/p>\n\n\n\n<p>Pak muaj me von\u00eb do t\u00eb vecoheshin si te dyshimte kat\u00ebr grupe. <strong>Grupi i pare<\/strong> i drejtuar nga <strong>Inxhinier Riza Alizoti (ekzekutuar ne vitin 1946)<\/strong> q\u00eb do t\u00eb konsiderohej si grupi i intelektual\u00ebve te Kucov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup vec Alizotit bejn\u00eb pjes\u00eb Tefik Sykja, Miti Tapija, Petro Pajani, Koco Xega, Dhionis Lika dhe Sokrat Karalliu.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Grupi i Dyte<\/strong> i t\u00eb dyshuarve quhej rrethi i t\u00eb huajve dhe p\u00ebrbeh\u00ebj nga: Profesor Zuber, Paolo Saggioti, Eugjenio Marineli, Andena Pietro dhe Ferdinanto Stefinlongo.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Grupi i tret\u00eb<\/strong>&nbsp;&nbsp; ishte grupi i distileris\u00eb nr 1 dhe perbehej nga: Franc Cepin, Lili Qirjako, Sefedin Tabaku dhe Jani Miho.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Grupi i katert<\/strong> i t\u00eb dyshuarve ishte rrethi i spitalit i p\u00ebrber\u00eb nga: Dr. Nikolla Haxhistasa, Kristina Findiku, Fiqri Kadilliu, Argjir Thomaj dhe Halit Dervishi.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendurit m\u00eb lart jan\u00eb arrestuar dhe d\u00ebnuar me gjyqe t\u00eb montuara nga sigurimi i shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky presion i vazhduesh\u00ebm midis politik\u00ebs boshe t\u00eb koh\u00ebs, ku nga nj\u00ebra an\u00eb shfaqet injoranca n\u00eb drejtimin politik t\u00eb vendit, plane t\u00eb parealizueshme, jo product i projekteve dhe zhvillimeve shkencore t\u00eb mirefillta, orientime p\u00ebr shkenc\u00ebn q\u00eb ishin propagande e servil\u00ebve, spiun\u00ebve dhe t\u00eb paafteve, orientime q\u00eb tregonte partia shtet, &nbsp;se ku do t\u00eb kryheshin shpime t\u00eb reja, cfar\u00eb sasie do t\u00eb merrej nga puset ekzistuese dhe n\u00ebse keto objektiva pa asnj\u00eb baz\u00eb shkencore nuk realizoheshin mendjet diabolike shpiknin dhe sajonin, sabotazh, agjitacion, agjent\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja, shp\u00ebrdorues t\u00eb pasuris\u00eb socialiste, lidhje te fazhmizmit, nazizmit, pra &nbsp;armiq.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>4.Statistika mbi funksionimin e Sigurimit t\u00eb Shtetit, dega e naft\u00ebs, grupet e sabotator\u00ebve.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1970 p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit, Sigurimi i shtetit nepermjet nj\u00eb urdhri t\u00eb Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm do t\u00eb krijonte Deg\u00ebn e Sigurimit t\u00eb Naft\u00ebs me seksione ne Berat, Kucove, Vlore, Sarand\u00eb, Lushnje&nbsp; dhe qend\u00ebr n\u00eb Fier.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo deg\u00eb do t\u00eb fokusohej n\u00eb <strong>39 objekte t\u00eb naft\u00ebs<\/strong> dhe gazit duke filluar nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme n\u00eb Patos, Instituti i k\u00ebrkimeve t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit, Instituti gjeologjik, ndermarrjet e shpimit dhe nxjerrjes, uzinat e perpunimit. nderrmarrjet dhe linjat e transportit dhe depozitat e naft\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto objekte do t\u00eb trajtoheshin si <strong>objekte t\u00eb rend\u00ebsis\u00eb s\u00eb vecant\u00eb<\/strong>. Cdo object do t\u00eb mbulohej disa bashk\u00ebpun\u00ebtore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr Sigurimi i shtetit do t\u00eb rekrutonte nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh bashk\u00ebpuntor\u00ebsh, <strong>rreth 350 n\u00eb kategorin\u00eb informator dhe agjent<\/strong> dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb resident dhe strehues. Pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor vec v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb ofronte vet\u00eb natyra e pun\u00ebs, stresi, avarit\u00eb, fontanat, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb teknologjike, mungesa e mjeteve dhe instrumentave, prezenca e shtuar e sigurimit t\u00eb shtetit, presioni i vazhduesh\u00ebm i tyre, moskuptimi nga ana e tyre e proceve teknike dhe paraqitja e tyre gjithmon\u00eb si tentative sabotazhi apo m\u00eb keq akoma si veprime p\u00ebr llogari t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja krijoi nj\u00eb klim\u00eb mosbesimi dhe pesimizmi n\u00eb sektorin e naft\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre vet\u00eb Partia shtet duke synuar q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet naft\u00ebs t\u00eb gjej mund\u00ebsira financiare, nxiste prodhim t\u00eb sforcuar dhe fiktiv, jasht\u00eb kritereve t\u00eb shfryt\u00ebzimit optimal t\u00eb vendurimeve pa kuptuar q\u00eb shkenca ka ligjet e veta dhe n\u00ebse nuk i respekton, sigurisht do t\u00eb ket\u00eb avari, fontana, d\u00ebshtime.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb vitet 70 kur pritshmerit\u00eb nga sektori i naft\u00ebs ishin q\u00eb t\u00eb arrihej t\u00eb merreshin <strong>3 milion ton naft\u00eb<\/strong> dhe kur shifrat ishin krejt ndryshe dhe kurba filloi zbritjen, nuk po arrihej as rezultati maksimal i arritur n\u00eb vitin 1972 prej <strong>2.3 milion ton\u00eb naft\u00eb<\/strong>, sigurimi filloi fushat\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb sektorin e naft\u00ebs. N\u00ebn orientimin e Partis\u00eb presioni filloi p\u00ebr Sekretarin e Par\u00eb t\u00eb Partis\u00eb n\u00eb Fier Piro Gusho n\u00eb prill t\u00eb vitit 1975. Ai \u00ebsht\u00eb thirr n\u00eb Komitetin Q\u00ebndror t\u00eb Partis\u00eb, ka d\u00ebgjuar se cfar\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb deleguarit n\u00eb mbledhjen e Drejtoris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithsme t\u00eb naft\u00ebs dhe sigurisht duke e njohur mir\u00eb partin\u00eb e tij e kuptoi se cfar\u00eb e priste dhe me shpres\u00ebn se mund t\u00eb shp\u00ebtonte t\u00eb tjer\u00ebt dhe familjen &nbsp;u vetvra. N\u00eb fakt Piro e dinte shum\u00eb mir\u00eb se p\u00ebr t\u00eb realizuar detyrat q\u00eb i kish ngarkuar Partia duheshin b\u00ebr\u00eb disa lojra me shifrat dhe k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme e ka k\u00ebrkuar nga zinxhiri komandues i sektorit t\u00eb naft\u00ebs, nga Filip Nashi dhe Beqir Alia. Por Sigurimi do ta shpallte armik dhe pas vdekjes do ti hapte fashikull p\u00ebr t\u00eb mbledhur raporte p\u00ebr t\u00eb. Dhe pasi u shpall armik, rezultoi se vinte nga nj\u00eb familje e pasur, e lidhur me qeverit\u00eb e m\u00ebparshme duke i sh\u00ebrbyer atyre. Pra edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment shfaqet fasititeti i regjimit o ishte Sekretar i par\u00eb i Partis\u00eb, ose sh\u00ebrb\u00ebtor i qeverive t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo vet\u00ebvrasj\u00eb nuk do ta ndalte sigurimin e shtetit t\u00eb arrestonte gjith\u00eb zinxhirin komandues t\u00eb industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs. Duke filluar me Abdyl K\u00ebllezin dhe Koco Theodhosin, Ramadan Xhangollin dhe Teki Bicakun, Filip Nashin dhe Beqir Aliaj, Protoko Murati dhe Koco Plaku, Milto Gjikopulli dhe Jani Konomi, Thoma Nasto dhe Nuredin Skrapari. Akuzat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendurit m\u00eb lart dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebrfaqsonin dijen, shkollimin, shkenc\u00ebn, Abdyl K\u00ebllezi, Koco Theodhosi, Koco Plaku, Milto Gjikopulli dhe Ramadan Xhangolli do t\u00eb d\u00ebnoheshin me vdekje, Fili Nashi dhe Beqir Alija me 25 vjet, Protoko Murati me 23 vjet, po kaq vite edhe p\u00ebr Jani Konomi, Thoma Nasto dhe Nuredin Skrapari nga 20 vjet. Vargu i akuzave p\u00ebr inxhinieret drejtuesit e asaj kohe do t\u00eb fillonte q\u00eb me sabotazh, agjente t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja, shp\u00ebrdorim fondesh, d\u00ebmtim t\u00eb pasuris\u00eb socialiste. Ndaj k\u00ebtyre njer\u00ebzve hetuesia dhe sigurimi do t\u00eb tregonte gjith\u00eb mizorin\u00eb e vet. Tortura, presion, forma dhune nga m\u00eb t\u00eb tmershmet p\u00ebr ti detyruar t\u00eb akuzuarit t\u00eb pranonin akuzat. Ajo q\u00eb duket leht\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebto dokumenta t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb fakti qe k\u00ebto procese jan\u00eb t\u00eb montuara, jan\u00eb me urdh\u00ebr nga lart nga partia, nuk jan\u00eb rezultat i nj\u00eb pune t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit, apo strukturave t\u00eb tjera t\u00eb shtetit, pra t\u00eb gjitha dosjet jan\u00eb hapur pas arrestimit t\u00eb tyre, ky fakt tregon m\u00eb s\u00eb miri se sigurimi i shtetit ishte nj\u00eb veg\u00ebl qore e partis\u00eb shtet. Pas arrestimit t\u00eb tyre fillojn\u00eb biografit\u00eb, jan\u00eb tentuar t\u00eb gjejn\u00eb ndonj\u00eb lidhje me ballin apo ndonj\u00eb q\u00ebndrim jo i mir\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs, apo spiun\u00ebt t\u00eb tregonin ndonj\u00eb histori t\u00eb tjet\u00ebrsuar apo sajuar p\u00ebr periudh\u00ebn e tyre t\u00eb shkollimit, pasi duhet evidentuar se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendurit ishin nj\u00eb plejad\u00eb e mir\u00ebarsimuar n\u00eb universitet t\u00eb njohura p\u00ebr koh\u00ebn n\u00eb B.S , n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb Ceki, Hungari dhe Rumani.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga dokumentat qe disponojme (pasi dosjet e bashkpunetoreve dhe nj\u00eb pjese fondeve, <strong>4 dhe 132<\/strong> t\u00eb cilat jan\u00eb dokumentat e sektorit t\u00eb naft\u00ebs ende nuk jan\u00eb hapur), sipas informacionit t\u00eb p\u00ebrgatitur nga drejtoria e arkivit rezultojn\u00eb, <strong>101 dosje t\u00eb prodhuara nga sigurimi i shtetit me 14871 flet\u00eb<\/strong>. Dosje hetimore gjyq\u00ebsore megjithse nuk jan\u00eb t\u00eb numerizuara sipas nj\u00eb <strong>p\u00ebrllogaritje bazuar n\u00eb volumet e tyre rezultojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100 mij\u00eb faqe dokumenta.<\/strong> N\u00eb arkiv\u00ebn e ish sigurimit t\u00eb shtetit rezultojn\u00eb t\u00eb ndjekur nga Sigurimi i Shtetit n\u00eb sektorin e naft\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se <strong>250 persona<\/strong> dhe nje pjes\u00eb e konsiderueshme e tyre e arrestuar, burgosur, ekzekutuar. Nj\u00eb pjes\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar me demaskime dhe k\u00ebshillime dhe sikurse tham\u00eb dhe m\u00eb lart rreth <strong>350 persona me vullnetariz\u00ebm nga ana e tyre apo me shterngim dhe presion nga Sigurimi i shtetit, kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit<\/strong>. Ky process i sapo nisur nga Autoriteti do t\u00eb pasohet me k\u00ebrkime m\u00eb t\u00eb detajuara n\u00eb arkiv p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur hapjen dhe publikimin e t\u00eb gjith\u00eb dokumentave q\u00eb lidhen me fondin e naft\u00ebs dhe gazit dhe sipas pritshm\u00ebrive, <strong>jan\u00eb mbi 100 mij\u00eb faqe dokumentash t\u00eb prodhuara nga sigurimi i shtetit, m\u00eb shum\u00eb se 700 kartela, p\u00ebrpunimesh apo bashkpuntor\u00ebsh<\/strong>. Duke filluar q\u00eb nga viti 1945, per shume &nbsp;drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb kaluar, fatet e tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb edhe me sektorin e naft\u00ebs. Ministri Nako Spiro u akuzua p\u00ebr implikime n\u00eb sektorin e naft\u00ebs lidhje e me Andrea Xega dhe Sulo Klosi, Beqir Balluku vec t\u00eb tjerash u akuzua p\u00ebr lidhje me Piro Gusho dhe Filip Nashi, Abdyl K\u00ebllezi dhe Koco Theodhosi t\u00eb dy an\u00ebtar t\u00eb byros\u00eb politike p\u00ebr lidhje t\u00eb drejt\u00eb per drejt\u00eb me k\u00ebt\u00eb sector, Kico Ngjela u akuzua edhe p\u00ebr problemet e naft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marre indicie nga ky event, nga keto dokumenta qe une kam studjuar, nga problematikat qe trajtohen, nga lidhja qe evidentohet me fonde te tjera te sigurimit te shtetit do ta vleresoja me shume interes qe keto dokumenta te shfrytezoheshin nga studjues, historian por qofte edhe nga stafi akademik i Fakutetit Gjeologji Miniera, pasi ne&nbsp; mund te behet nje vleresim me shkencor dhe real i ketij fond arkivor.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>5.Kujtimi i inxhiniereve te denuar detyrim per institucionet shteterore.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pra megjithse nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrkujtohen inxhinier\u00ebt q\u00eb u ekzekutuan, torturuan, burgos\u00ebn dhe u shantazhuan gjat\u00eb regjimit komunist, megjithse familjar\u00ebt nuk kan\u00eb reshtur t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr fatin e prind\u00ebrve, gjysh\u00ebrve t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve t\u00eb tyre, madje p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre nuk rreshtin k\u00ebrkimet p\u00ebr t\u00eb gjetur eshtrat, p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb var p\u00ebr ti kujtuar, p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb tuf\u00eb lule, un\u00eb do ta vler\u00ebsoja k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore si nj\u00eb pik\u00eb nisje m\u00eb t\u00eb organizuar s\u00eb pari p\u00ebr tu bashkuar me dhimbjen dhe p\u00ebrpjekjet e familjar\u00ebve p\u00ebr njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb zbardhur gjith\u00eb historit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb publikuar dhe vendosur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre cdo document q\u00eb qart\u00ebsojn\u00eb fatet e tyre. Por k\u00ebrkesa ime q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim p\u00ebr institucionet vendmarr\u00ebse \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb memorial p\u00ebr kujtimin e tyre, ku t\u00eb sh\u00ebnohen emrat e gjith\u00eb specialist\u00ebve, inxhinier\u00ebve dhe drjetuesve t\u00eb sektorit t\u00eb naft\u00ebs duke filluar me ata q\u00eb m\u00ebnyr\u00eb macabre regjimi ju mori jet\u00ebn, me ata q\u00eb u burgos\u00ebn dhe u terrorizuan. Ky do t\u00eb ishte minimalimalisht nj\u00eb gjest q\u00eb mund t\u00eb qet\u00ebsonte sadopak shpirtrat e tyre q\u00eb ende aty ku prehen nuk arrijn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se cfar\u00eb b\u00ebn\u00eb keq q\u00eb shteti veproi ndaj tyre me eg\u00ebrsi t\u00eb pashoq. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne koontribojm\u00eb q\u00eb brezat t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb historia t\u00eb dhimbshme si k\u00ebto t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju faleminderit.<\/p>\n\n\n\n<p>3 korrik 2026<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"682\" data-id=\"13471\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481450570_953749516869498_1669180546081191404_n-1024x682.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13471\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481450570_953749516869498_1669180546081191404_n-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481450570_953749516869498_1669180546081191404_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481450570_953749516869498_1669180546081191404_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481450570_953749516869498_1669180546081191404_n-1536x1023.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481450570_953749516869498_1669180546081191404_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481450570_953749516869498_1669180546081191404_n-1320x879.jpg 1320w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481450570_953749516869498_1669180546081191404_n.jpg 1600w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"682\" data-id=\"13470\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481446559_953749540202829_4512278088299143240_n-1024x682.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13470\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481446559_953749540202829_4512278088299143240_n-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481446559_953749540202829_4512278088299143240_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481446559_953749540202829_4512278088299143240_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481446559_953749540202829_4512278088299143240_n-1536x1023.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481446559_953749540202829_4512278088299143240_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481446559_953749540202829_4512278088299143240_n-1320x879.jpg 1320w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/481446559_953749540202829_4512278088299143240_n.jpg 1600w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e an\u00ebtarit t\u00eb Autoritetit, z. Atin Hoxha n\u00eb Simpoziumin shkencor: \u201cEksplorimi dhe Zhvillimi i sektorit t\u00eb naft\u00ebs n\u00ebn kontrollin e Sigurimit t\u00eb Shtetit 1944-1991\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe t\u00eb Energjis\u00eb dhe Fakultetit t\u00eb Gjeologjis\u00eb dhe Minierave. &nbsp;AIDSSH, 3 korrik 2026 Abstrakt Ky punim trajton marr\u00ebdh\u00ebnien midis zhvillimit t\u00eb industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":5,"featured_media":13469,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[62,97],"tags":[],"class_list":["post-13468","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fjalimet-altin-hoxha","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13468","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13468"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13468\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13478,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13468\/revisions\/13478"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13469"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}