{"id":13705,"date":"2026-06-29T14:22:20","date_gmt":"2026-06-29T12:22:20","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=13705"},"modified":"2026-07-01T14:37:02","modified_gmt":"2026-07-01T12:37:02","slug":"nga-arkivi-tek-dija-ndertimi-i-studimeve-mbi-sigurimin-e-shtetit-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/nga-arkivi-tek-dija-ndertimi-i-studimeve-mbi-sigurimin-e-shtetit-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Nga Arkivi tek Dija &#8211; Nd\u00ebrtimi i Studimeve mbi Sigurimin e Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Fjal\u00eb hap\u00ebse n\u00eb Konferenc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Shkencore &#8220;Aspekte t\u00eb p\u00ebrndjekjes politike t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit Shqiptar (1944\u20131991)&#8221;, 29-30 qershor 2026<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Dr. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH<\/p>\n\n\n\n<p><strong>PSE JEMI SOT K\u00cbTU?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar studiues,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dashur miq,<\/p>\n\n\n\n<p>Sikurse edhe ju, pas pothuajse dhjet\u00eb vitesh q\u00eb merrem me studimin e Sigurimit t\u00eb Shtetit, kam ende nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb: \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Sigurimi i Shtetit?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e menj\u00ebhershme: nj\u00eb institucion represiv; nj\u00eb instrument i diktatur\u00ebs; nj\u00eb simbol i frik\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, p\u00ebr ne q\u00eb merremi me k\u00ebrkimin shkencor, kjo p\u00ebrgjigje nuk mjafton. Pyetjet q\u00eb na shtyn historia t\u00eb b\u00ebjm\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Si funksiononte ky institucion? Si organizohej? Si prodhonte informacion? Si e nd\u00ebrtonte kategorin\u00eb e &#8220;armikut&#8221;? Si e krijonte rrjetin e bashk\u00ebpunimit? Si ndikonte n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme? Dhe, mbi t\u00eb gjitha, si mund ta studiojm\u00eb sot me rigorozitet shkencor? Si mund t&#8217;ia shpjegojm\u00eb k\u00ebt\u00eb publikut? Po brezave t\u00eb rinj?<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon edhe arsyeja e k\u00ebsaj konference.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne nuk jemi mbledhur sot vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kujtuar apo p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar. Jemi mbledhur p\u00ebr t\u00eb kuptuar. Sepse shoq\u00ebria demokratike nuk ka nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kujtes\u00eb; ajo ka nevoj\u00eb edhe p\u00ebr dije.<\/p>\n\n\n\n<p>Dija nuk lind vetvetiu. Ajo nd\u00ebrtohet p\u00ebrmes k\u00ebrkimit, analiz\u00ebs dhe interpretimit shkencor. K\u00ebrkimi i mir\u00eb nuk mjaftohet me p\u00ebrgjigje sip\u00ebrfaq\u00ebsore; ai k\u00ebrkon t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb m\u00eb thell\u00eb, duke iu p\u00ebrgjigjur vazhdimisht pyetjes &#8220;pse?&#8221;. Ky proces k\u00ebrkon burime, burimet k\u00ebrkojn\u00eb metod\u00eb, nd\u00ebrsa metodat, paradigmat, analizat dhe p\u00ebrfundimet k\u00ebrkojn\u00eb debat.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj kjo konferenc\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aktivitet shkencor. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forum ku lindin pyetje t\u00eb reja, sfidohen qasje t\u00eb vjetra dhe merr form\u00eb nj\u00eb fush\u00eb k\u00ebrkimore q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim: studimet mbi Sigurimin e Shtetit gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>II. SI LINDI N\u00cb BOT\u00cb KJO FUSH\u00cb STUDIMI?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ktheheshim pas n\u00eb koh\u00eb, do t\u00eb shihnim se, p\u00ebr shum\u00eb dekada, studiuesit nuk i trajtonin policit\u00eb sekrete si nj\u00eb objekt studimi m\u00eb vete. V\u00ebmendja e tyre p\u00ebrqendrohej kryesisht te natyra e regjimeve totalitare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1951, Hannah Arendt botoi vepr\u00ebn monumentale \u201cThe Origins of Totalitarianism\u201d, duke argumentuar se terrori nuk ishte nj\u00eb devijim i pushtetit, por vet\u00eb m\u00ebnyra e funksionimit t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Pak vite m\u00eb von\u00eb, Carl J. Friedrich dhe Zbigniew Brzezinski, n\u00eb vepr\u00ebn \u201cTotalitarian Dictatorship and Autocracy\u201d (1956), p\u00ebrshkruan karakteristikat institucionale t\u00eb shtetit totalitar, duke e vendosur policin\u00eb sekrete n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb sistemit politik.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr afro kat\u00ebr dekada, ky ishte debati mbizot\u00ebrues. Pas shembjes s\u00eb regjimit nazist dhe zbulimit t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb terrorit stalinist, pyetja themelore q\u00eb shtrohej ishte:&nbsp; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb totalitarizmi?<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe hapjes s\u00eb arkivave n\u00eb Europ\u00ebn Qendrore dhe Lindore, panorama ndryshoi rr\u00ebnj\u00ebsisht. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, studiuesit pat\u00ebn mund\u00ebsi t\u00eb lexonin dokumentet e KGB-s\u00eb, t\u00eb Stasit, t\u00eb Securitate-s rumune dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera sekrete.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pyetjet ndryshuan. Nga &#8220;\u00c7far\u00eb ishte totalitarizmi?&#8221; kaluam te &#8220;Si funksiononte pushteti?&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu lindi nj\u00eb fush\u00eb e re studimore.<\/p>\n\n\n\n<p>Historian\u00eb si&nbsp; Christopher Andrew dhe Vasili Mitrokhin analizuan struktur\u00ebn dhe logjik\u00ebn institucionale t\u00eb KGB-s\u00eb. Historia e arkivit t\u00eb Mitrokhinit, i cili nxori jasht\u00eb Bashkimit Sovjetik mij\u00ebra dokumente sekrete, hodhi drit\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi mekanizmat e inteligjenc\u00ebs sovjetike dhe funksionimin e KGB-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Jens Gieseke studioi rrjetet e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Stasit.<\/p>\n\n\n\n<p>Robert Gellately hapi nj\u00eb debat t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbi rolin e denoncimeve dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit shoq\u00ebror n\u00eb funksionimin e regjimeve totalitare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Sheila Fitzpatrick, J. Arch Getty, Stephen Kotkin dhe Alexei Yurchak e zhvendos\u00ebn v\u00ebmendjen drejt jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, duke treguar se historia e komunizmit nuk mund t\u00eb kuptohet vet\u00ebm p\u00ebrmes terrorit, por edhe p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb konformizmit, negocimit dhe mbijetes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo qasje, e njohur nga disa autor\u00eb si shkolla revizioniste, sfidoi interpretimin klasik t\u00eb totalitarizmit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Hannah Arendt dhe autor\u00ebt q\u00eb ndoq\u00ebn k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb zhvillim po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm erdhi nga antropologjia dhe studimet mbi arkivat.<\/p>\n\n\n\n<p>Katherine Verdery, duke analizuar dosjen e saj personale t\u00eb hartuar nga Securitate, dhe Ann Laura Stoler, me konceptin tashm\u00eb t\u00eb njohur \u201creading along the archival grain\u201d, na kujtuan se dokumenti nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb neutral.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb produkt i pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb vendosen edhe reflektimet e Michel Foucault mbi marr\u00ebdh\u00ebnien nd\u00ebrmjet pushtetit dhe dijes, si edhe ato t\u00eb Jacques Derrida, i cili n\u00eb vepr\u00ebn \u201cArchive Fever\u201d (1995) argumenton se arkivi nuk ruan thjesht t\u00eb kaluar\u00ebn, por prodhon autoritet dhe form\u00ebson kujtes\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dy dekadat e fundit, k\u00ebsaj fushe iu bashkuan edhe studimet mbi kujtes\u00ebn kolektive dhe drejt\u00ebsin\u00eb tranzicionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Timothy Garton Ash, Aleida Assmann, Jan Assmann, Ruti Teitel, Priscilla Hayner dhe Martha Minow treguan se arkivat nuk kan\u00eb vet\u00ebm funksion historik.<\/p>\n\n\n\n<p>Ato jan\u00eb edhe instrumente t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb rehabilitimit t\u00eb viktimave dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, studimet mbi policit\u00eb sekrete p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb fush\u00eb nd\u00ebrdisiplinore ku bashk\u00ebpunojn\u00eb historian\u00eb, antropolog\u00eb, sociolog\u00eb, jurist\u00eb, studiues t\u00eb kujtes\u00ebs, specialist\u00eb t\u00eb arkivave dhe, s\u00eb fundmi, edhe ekspert\u00eb t\u00eb humaniteteve digjitale dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb studimit t\u00eb policive sekrete fillon t\u00eb pozicionohet gradualisht edhe k\u00ebrkimi shqiptar mbi Sigurimin e Shtetit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb fusha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn edhe Shqip\u00ebria po fillon t\u00eb jap\u00eb kontributin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>III. EKOSISTEMI SHQIPTAR I KUJTES\u00cbS: NGA D\u00cbSHMIA TEK K\u00cbRKIMI SHKENCOR<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe Shqip\u00ebria ka ndjekur rrug\u00ebn e saj. Nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb vonshme, m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot besoj se mund t\u00eb flasim p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb ekosistemi shqiptar t\u00eb kujtes\u00ebs. Nj\u00eb ekosistem ku bashk\u00ebjetojn\u00eb arkivat, d\u00ebshmit\u00eb, studiuesit, universitetet, institucionet publike, organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile, familjet dhe vet\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Europ\u00eb zhvilloheshin teorit\u00eb mbi totalitarizmin dhe mekanizmat e tij, n\u00eb Shqip\u00ebri regjimi komunist vijonte t\u00eb mbetej nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb mbyllura t\u00eb stalinizmit. N\u00eb k\u00ebto rrethana, zhvillimi i nj\u00eb mendimi kritik ishte pothuajse i pamundur.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, edhe n\u00eb kushtet e censur\u00ebs dhe t\u00eb represionit, nuk u nd\u00ebrpre krejt\u00ebsisht krijimtaria q\u00eb dokumentonte p\u00ebrvoj\u00ebn e p\u00ebrndjekjes politike. Veprat e Arshi Pip\u00ebs, Fatos Lubonj\u00ebs, Uran Kostrecit, Laz\u00ebr Radit, Drita \u00c7omos dhe shum\u00eb autor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb ruajt\u00ebn nj\u00eb kujtes\u00eb alternative, edhe kur nj\u00eb pjes\u00eb e tyre nuk mundi t\u00eb botohej n\u00eb koh\u00ebn kur u shkrua.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb diaspor\u00eb, kjo tradit\u00eb u mbajt gjall\u00eb nga revista \u201cShejzat\u201d e Ernest Koliqit, nga veprimtaria intelektuale e Arshi Pip\u00ebs, nga botimet e Bilal Xhaferrit dhe nga autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb sfiduan versionin zyrtar t\u00eb historis\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Brenda vendit, Ismail Kadare, p\u00ebrmes nj\u00eb gjuhe alegorike dhe simbolike, arriti t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb kufijt\u00eb e censur\u00ebs, duke nd\u00ebrtuar n\u00eb vepra si \u201cPallati i \u00cbndrrave\u201d nj\u00eb reflektim t\u00eb thell\u00eb mbi mekanizmat e pushtetit totalitar.<\/p>\n\n\n\n<p>Fjalimin e plot\u00eb e gjeni <strong><a href=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Fjala-e-Kryetares-Konferenca.pdf\"><mark style=\"background-color:rgba(0, 0, 0, 0)\" class=\"has-inline-color has-vivid-red-color\">k\u00ebtu<\/mark><\/a>:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image aligncenter size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"390\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/AUTORITETI_cover_v5.jpg-1-1024x390.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13217\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/AUTORITETI_cover_v5.jpg-1-1024x390.jpeg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/AUTORITETI_cover_v5.jpg-1-300x114.jpeg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/AUTORITETI_cover_v5.jpg-1-768x292.jpeg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/AUTORITETI_cover_v5.jpg-1-1536x584.jpeg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/AUTORITETI_cover_v5.jpg-1-2048x779.jpeg 2048w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/AUTORITETI_cover_v5.jpg-1-18x7.jpeg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/AUTORITETI_cover_v5.jpg-1-1320x502.jpeg 1320w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjal\u00eb hap\u00ebse n\u00eb Konferenc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Shkencore &#8220;Aspekte t\u00eb p\u00ebrndjekjes politike t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit Shqiptar (1944\u20131991)&#8221;, 29-30 qershor 2026 Nga Dr. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH PSE JEMI SOT K\u00cbTU? T\u00eb nderuar koleg\u00eb, T\u00eb nderuar studiues, T\u00eb nderuar ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb, T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve, T\u00eb dashur miq, Sikurse edhe ju, pas pothuajse dhjet\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":13706,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[30],"tags":[],"class_list":["post-13705","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fjalimet-e-kryetares"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13705"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13705\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13712,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13705\/revisions\/13712"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}