{"id":13713,"date":"2026-06-30T14:28:24","date_gmt":"2026-06-30T12:28:24","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=13713"},"modified":"2026-07-01T14:36:04","modified_gmt":"2026-07-01T12:36:04","slug":"deklarate-permbyllese-e-konferences-shkencore-aspekte-te-perndjekjes-politike-te-ish-sigurimit-te-shtetit-shqiptar-1944-1991","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/deklarate-permbyllese-e-konferences-shkencore-aspekte-te-perndjekjes-politike-te-ish-sigurimit-te-shtetit-shqiptar-1944-1991\/","title":{"rendered":"Deklarat\u00eb p\u00ebrmbyll\u00ebse e Konferenc\u00ebs Shkencore &#8220;ASPEKTE T\u00cb P\u00cbRNDJEKJES POLITIKE T\u00cb ISH-SIGURIMIT T\u00cb SHTETIT SHQIPTAR (1944\u20131991)&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dr. <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/gentiana.m.sula?__cft__[0]=AZYYDtf5m-4oe985pn0uaeyxhRmeDaL-XAe_qLr4I4zfb4SgfB6oNC9-pPG9Tt54YRxmumXBcJvYUHQVCf_TJemUb7pxENo6m6ZofWeOM17ODZPL0J-FRvErmndhsVKYcKWVUhcW_lIBOQ3sl3cgOPbMhPuUYHCTMHYfgAbfOpd_g_aYbsLc0HO7ELEtGcIokPM&amp;__tn__=-]K-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gentiana Mara Sula,<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Konferenca shkencore e organizuar nga Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebrmbyllet sot me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb qart\u00eb arritjeje, por edhe me vet\u00ebdijen se puna k\u00ebrkimore mbi mekanizmat e p\u00ebrndjekjes politike n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb t\u00eb thelluar, m\u00eb sistematike dhe m\u00eb nd\u00ebrdisiplinore.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo konferenc\u00eb nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb takim akademik. Ajo ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si u nd\u00ebrtua, u administrua dhe u p\u00ebrdit\u00ebsua dhuna shtet\u00ebrore ndaj individit, familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb viteve 1944\u20131991.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb punimeve t\u00eb konferenc\u00ebs u trajtuan tre dimensione themelore t\u00eb sistemit represiv: baza ligjore dhe institucionale e p\u00ebrndjekjes; mekanizmi operativ i ndjekjes, hetimit, gjykimit, internimit dhe izolimit shoq\u00ebror; si dhe profili i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, zyrtar\u00ebve dhe strukturave q\u00eb e mbajt\u00ebn n\u00eb funksion k\u00ebt\u00eb sistem.<\/p>\n\n\n\n<p>Diskutimet hap\u00ebn fusha t\u00eb reja k\u00ebrkimore, nga qasjet psikosociale dhe sociologjike, te mikrohistoria, analiza institucionale dhe statistika deskriptive. Nj\u00eb nga propozimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme metodologjike ishte konceptimi i sistemit represiv si nj\u00eb ekosistem i dhun\u00ebs shtet\u00ebrore klasore, ku ligji, Partia, Sigurimi, hetuesia, gjykatat, burgjet, kampet, internimet, shkolla, vendi i pun\u00ebs, banesa dhe organizatat e masave vepronin t\u00eb lidhura n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb vet\u00ebm kontrolli.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb konferenc\u00eb u diskutuan procedurat penale pa garanci reale t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb; sistemi biografik q\u00eb p\u00ebrcaktonte fatin e individit dhe t\u00eb familjes; internimet dhe p\u00ebrjashtimet shoq\u00ebrore; rrjeti i burgjeve dhe kampeve; si dhe literatura e jetuar, kujtimet, d\u00ebshmit\u00eb gojore dhe rr\u00ebfimet familjare si burime t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor.<\/p>\n\n\n\n<p>Vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i dhan\u00eb konferenc\u00ebs mikrohistorit\u00eb. Ato treguan fuqin\u00eb e madhe t\u00eb p\u00ebrjetimit personal dhe t\u00eb analiz\u00ebs konkrete n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb k\u00ebtij ekosistemi represiv. P\u00ebrmes historive individuale u b\u00eb m\u00eb e dukshme se si instrumentet e shtetit, shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike, pa nd\u00ebrgjegje dhe pa shpirt, hynin n\u00eb jet\u00ebn e njeriut, n\u00eb familje, n\u00eb biografi, n\u00eb profesion, n\u00eb arsim, n\u00eb banes\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e brezave.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto mikrohistori ngrit\u00ebn edhe \u00e7\u00ebshtjen e madhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb personale: p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve, t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve dhe t\u00eb atyre q\u00eb, n\u00eb kushte t\u00eb caktuara historike, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb dhun\u00ebn institucionale ndaj njer\u00ebzve t\u00eb pambrojtur. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk lidhet me hakmarrjen, por me etik\u00ebn publike, me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ditur dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale t\u00eb kujtes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike mbetet e hapur pyetja: a mund t\u00eb fshihet gjith\u00e7ka nga biografia publike? A duhet q\u00eb rolet e mbajtura n\u00eb mekanizmat represiv\u00eb t\u00eb ken\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vend t\u00eb qart\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn institucionale dhe n\u00eb CV-t\u00eb publike? A duhet q\u00eb media, studiuesit dhe publiku t\u00eb pyesin jo vet\u00ebm \u201c\u00e7far\u00eb ka ndodhur?\u201d, por edhe \u201ca ka pasur pendes\u00eb?\u201d, \u201ca ka ndodhur zhvendosja morale?\u201d, \u201ca do t\u00eb b\u00ebheshin t\u00eb nj\u00ebjtat zgjedhje sot, n\u00ebse viktimat do t\u00eb ishin s\u00ebrish t\u00eb pambrojtura p\u00ebrball\u00eb abuzimit?\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Konferenca e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se puna me dokumentet e represionit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pun\u00eb arkivore, juridike apo historike. Ajo hap domosdoshm\u00ebrisht edhe nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb etike: fush\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb personale dhe t\u00eb zhvendosjes morale.<\/p>\n\n\n\n<p>Dosjet nuk flasin vet\u00ebm p\u00ebr viktimat. Ato flasin edhe p\u00ebr ata q\u00eb urdh\u00ebruan, firmos\u00ebn, ndoq\u00ebn, raportuan, hesht\u00ebn, p\u00ebrfituan apo u p\u00ebrshtat\u00ebn. Prandaj u ndje nevoja q\u00eb n\u00eb vijim k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trajtohen jo vet\u00ebm n\u00eb nivel teorik, por edhe praktik: si lexohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia n\u00eb dokument? Si dallohet bindja nga zelli? Si kuptohet pendesa? Si matet, n\u00ebse mund t\u00eb matet, zhvendosja morale e njeriut nga roli i dikursh\u00ebm n\u00eb q\u00ebndrimin e sot\u00ebm publik?<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e s\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb mbyllur. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e etik\u00ebs demokratike sot. Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk di t\u00eb lexoj\u00eb mekanizmat e p\u00ebrshtatjes, frik\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimit me dhun\u00ebn, rrezikon t\u2019i riprodhoj\u00eb ato n\u00eb forma t\u00eb reja. Prandaj trajtimi teorik dhe praktik i etik\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe zhvendosjes morale duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb ardhshme k\u00ebrkimore, edukative dhe publike mbi trash\u00ebgimin\u00eb e diktatur\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, konferenca na kujtoi se pasojat e represionit nuk ishin vet\u00ebm t\u00eb menj\u00ebhershme. Ato prek\u00ebn personin, familjen, brezat, dinjitetin njer\u00ebzor dhe vet\u00eb trupin moral t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Si\u00e7 shprehej Uran Kostreci: \u201cMund t\u2019i fal p\u00ebr at\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb mua, por a mund t\u2019u falet ajo q\u00eb i b\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?\u201d. Kjo pyetje mbetet nj\u00eb nga boshtet etike t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Konferenca solli disa risi metodologjike q\u00eb duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pari, qasja multidisiplinare me ekipe t\u00eb plota k\u00ebrkimore duhet t\u00eb kthehet n\u00eb model t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr studimet mbi dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. Asnj\u00eb dokument represioni nuk mund t\u00eb lexohet vet\u00ebm nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim. Ai k\u00ebrkon lexim historik, juridik, arkivor, etik, sociologjik, psikosocial dhe, aty ku \u00ebsht\u00eb e mundur, edhe statistikor.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dyti, statistika deskriptive duhet t\u00eb p\u00ebrdoret m\u00eb gjer\u00ebsisht p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb shkall\u00eb, mas\u00eb dhe krahasueshm\u00ebri fenomeneve represive. Numrat nuk e z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb vuajtjen njer\u00ebzore, por ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar p\u00ebrmas\u00ebn, shtrirjen, p\u00ebrs\u00ebritjen dhe struktur\u00ebn e dhun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb treti, materialet dokumentare t\u00eb reja t\u00eb prezantuara n\u00eb konferenc\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb aksesueshme p\u00ebr publikun dhe studiuesit p\u00ebrmes mediatek\u00ebs s\u00eb AIDSSH, duke ruajtur emrin e studiuesit q\u00eb i ka identifikuar, p\u00ebrshkruar dhe sjell\u00eb i pari n\u00eb v\u00ebmendje. Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme si p\u00ebr transparenc\u00ebn, ashtu edhe p\u00ebr etik\u00ebn e pun\u00ebs k\u00ebrkimore.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet brezave u shfaq si nj\u00eb vler\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. Brezi q\u00eb e ka jetuar diktatur\u00ebn solli ndjeshm\u00ebrin\u00eb, kujtes\u00ebn dhe autenticitetin e p\u00ebrjetimit. Brezi i ri solli kuriozitetin, instrumentet e reja metodologjike dhe nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb distancuar e m\u00eb t\u00eb paansh\u00ebm. S\u00eb bashku, k\u00ebto breza mund t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga diskutimet doli gjithashtu nevoja p\u00ebr t\u00eb thelluar studimin mbi levat e Partis\u00eb dhe organizatat e masave: Frontin Demokratik, organizatat e gruas, t\u00eb rinis\u00eb, t\u00eb pionier\u00ebve, strukturat e vendit t\u00eb pun\u00ebs, shkoll\u00ebs dhe komunitetit. K\u00ebto nuk ishin elemente periferike. Ato ishin kanale t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e indoktrinimit, frik\u00ebs, kontrollit social, censur\u00ebs dhe disinformimit. P\u00ebrmes tyre, represioni nuk mbetej vet\u00ebm akt policor apo gjyq\u00ebsor, por kthehej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese, n\u00eb disiplin\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme dhe n\u00eb kontroll t\u00eb brend\u00ebsuar shoq\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p>Hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb synojm\u00eb organizimin e simpoziumeve tematike t\u00eb ngushta p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje specifike, ku secila tem\u00eb t\u00eb trajtohet me thell\u00ebsi, me dokumente, d\u00ebshmi, bibliografi dhe qasje krahasuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr zhvillimin e konferencave periodike, gjasht\u00ebmujore ose vjetore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebrkimi mbi dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb mos mbetet episodik, por t\u00eb b\u00ebhet proces i q\u00ebndruesh\u00ebm shkencor dhe institucional.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb nxisim p\u00ebrgatitjen e botimeve dokumentare, p\u00ebrmbledhjeve tematike dhe artikujve shkencor\u00eb p\u00ebr revista komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb vijojm\u00eb publikimin e materialeve n\u00eb mediatek\u00ebn e AIDSSH, duke e kthyer at\u00eb n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb gjall\u00eb k\u00ebrkimi, edukimi dhe kujtese.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb hapim diskutimin mbi temat e ardhshme k\u00ebrkimore, sepse ky proces nuk mund t\u00eb mbyllet me nj\u00eb konferenc\u00eb. Propozimet mbi temat, metodat dhe fushat e k\u00ebrkimit mbeten t\u00eb hapura p\u00ebr studiuesit, institucionet, universitetet, t\u00eb mbijetuarit dhe familjet e viktimave.<\/p>\n\n\n\n<p>Fal\u00ebnderime t\u00eb ve\u00e7anta u takojn\u00eb studiuesve, p\u00ebr or\u00ebt e gjata t\u00eb pun\u00ebs arkivore, verifikimeve dhe procedurave administrative; Bordit Shkencor, p\u00ebr rigorozitetin dhe p\u00ebrkushtimin n\u00eb vler\u00ebsimin e punimeve; moderator\u00ebve, p\u00ebr detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb drejtimit t\u00eb diskutimeve dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb pasionit e interesit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sall\u00ebs; organizator\u00ebve, p\u00ebr koordinimin e nj\u00eb aktiviteti t\u00eb k\u00ebsaj shkalle; p\u00ebrkthyesve, p\u00ebr ur\u00ebn gjuh\u00ebsore q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur dialogun nd\u00ebrkomb\u00ebtar; si dhe fakultetit prit\u00ebs, p\u00ebr mikpritjen e ngroht\u00eb dhe hapjen e dyerve t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb prania e institucioneve akademike t\u00eb rritet n\u00eb aktivitetet e ardhshme dhe q\u00eb materialet e k\u00ebsaj konference t\u00eb gjejn\u00eb rrug\u00ebn drejt revistave shkencore, botimeve universitare dhe programeve t\u00eb edukimit historik e qytetar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje, AIDSSH merr p\u00ebrsip\u00ebr disa zotime konkrete.<\/p>\n\n\n\n<p>Punimet e k\u00ebsaj konference do t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr botim, pas nj\u00eb procesi t\u00eb kujdessh\u00ebm redaktimi, citimi t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb dokumenteve, verifikimi bibliografik dhe referimi t\u00eb d\u00ebshmive gojore.<\/p>\n\n\n\n<p>Materialet dokumentare t\u00eb reja t\u00eb prezantuara do t\u00eb publikohen n\u00eb mediatek\u00ebn e AIDSSH, me emrin e studiuesit q\u00eb i ka p\u00ebrshkruar i pari.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashk\u00ebpunimi i nisur midis institucioneve, disiplinave dhe brezave do t\u00eb vijoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse e v\u00ebrteta p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e nj\u00eb brezi t\u00eb vet\u00ebm. Ajo \u00ebsht\u00eb projekt i p\u00ebrbashk\u00ebt i memories kolektive shqiptare, i drejt\u00ebsis\u00eb morale dhe i nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb nuk pranon m\u00eb shfytyrimin e njeriut n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit, ideologjis\u00eb apo frik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo konferenc\u00eb na kujtoi se dokumenti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm let\u00ebr arkivore. Ai \u00ebsht\u00eb gjurm\u00eb pushteti, gjurm\u00eb vuajtjeje, gjurm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ta lexojm\u00eb me rigorozitet, me ndershm\u00ebri dhe me guxim moral.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu kujtesa b\u00ebhet dije.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu dija b\u00ebhet p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe vet\u00ebm k\u00ebshtu p\u00ebrgjegj\u00ebsia b\u00ebhet garanci q\u00eb e shkuara t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/gentiana.m.sula?__cft__[0]=AZYYDtf5m-4oe985pn0uaeyxhRmeDaL-XAe_qLr4I4zfb4SgfB6oNC9-pPG9Tt54YRxmumXBcJvYUHQVCf_TJemUb7pxENo6m6ZofWeOM17ODZPL0J-FRvErmndhsVKYcKWVUhcW_lIBOQ3sl3cgOPbMhPuUYHCTMHYfgAbfOpd_g_aYbsLc0HO7ELEtGcIokPM&amp;__tn__=-]K-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gentiana Mara Sula,<\/a><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/GentaMSula?__cft__[0]=AZYYDtf5m-4oe985pn0uaeyxhRmeDaL-XAe_qLr4I4zfb4SgfB6oNC9-pPG9Tt54YRxmumXBcJvYUHQVCf_TJemUb7pxENo6m6ZofWeOM17ODZPL0J-FRvErmndhsVKYcKWVUhcW_lIBOQ3sl3cgOPbMhPuUYHCTMHYfgAbfOpd_g_aYbsLc0HO7ELEtGcIokPM&amp;__tn__=-]K-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">#GentianaSulaOfficialPage,<\/a><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/altin.hoxha.7528?__cft__[0]=AZYYDtf5m-4oe985pn0uaeyxhRmeDaL-XAe_qLr4I4zfb4SgfB6oNC9-pPG9Tt54YRxmumXBcJvYUHQVCf_TJemUb7pxENo6m6ZofWeOM17ODZPL0J-FRvErmndhsVKYcKWVUhcW_lIBOQ3sl3cgOPbMhPuUYHCTMHYfgAbfOpd_g_aYbsLc0HO7ELEtGcIokPM&amp;__tn__=-]K-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">, Altin Hoxha<\/a><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/skender.vrioni.2025?__cft__[0]=AZYYDtf5m-4oe985pn0uaeyxhRmeDaL-XAe_qLr4I4zfb4SgfB6oNC9-pPG9Tt54YRxmumXBcJvYUHQVCf_TJemUb7pxENo6m6ZofWeOM17ODZPL0J-FRvErmndhsVKYcKWVUhcW_lIBOQ3sl3cgOPbMhPuUYHCTMHYfgAbfOpd_g_aYbsLc0HO7ELEtGcIokPM&amp;__tn__=-]K-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">, Skender Vrioni<\/a><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/gjergj.marku.9?__cft__[0]=AZYYDtf5m-4oe985pn0uaeyxhRmeDaL-XAe_qLr4I4zfb4SgfB6oNC9-pPG9Tt54YRxmumXBcJvYUHQVCf_TJemUb7pxENo6m6ZofWeOM17ODZPL0J-FRvErmndhsVKYcKWVUhcW_lIBOQ3sl3cgOPbMhPuUYHCTMHYfgAbfOpd_g_aYbsLc0HO7ELEtGcIokPM&amp;__tn__=-]K-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gjergj Marku,<\/a><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/albert.nikolla.7?__cft__[0]=AZYYDtf5m-4oe985pn0uaeyxhRmeDaL-XAe_qLr4I4zfb4SgfB6oNC9-pPG9Tt54YRxmumXBcJvYUHQVCf_TJemUb7pxENo6m6ZofWeOM17ODZPL0J-FRvErmndhsVKYcKWVUhcW_lIBOQ3sl3cgOPbMhPuUYHCTMHYfgAbfOpd_g_aYbsLc0HO7ELEtGcIokPM&amp;__tn__=-]K-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Albert Nikolla<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dr. Gentiana Mara Sula Konferenca shkencore e organizuar nga Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebrmbyllet sot me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb qart\u00eb arritjeje, por edhe me vet\u00ebdijen se puna k\u00ebrkimore mbi mekanizmat e p\u00ebrndjekjes politike n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb t\u00eb thelluar, m\u00eb sistematike dhe m\u00eb nd\u00ebrdisiplinore. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":13714,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[30],"tags":[],"class_list":["post-13713","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fjalimet-e-kryetares"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13713"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13713\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13716,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13713\/revisions\/13716"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}