{"id":14253,"date":"2024-03-19T09:38:00","date_gmt":"2024-03-19T08:38:00","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=14253"},"modified":"2026-07-16T09:46:49","modified_gmt":"2026-07-16T07:46:49","slug":"klubi-i-librit-tirane-drite-qe-vjen-nga-humnera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/klubi-i-librit-tirane-drite-qe-vjen-nga-humnera\/","title":{"rendered":"Klubi i Librit \u2013 Tiran\u00eb \u2013 Drit\u00eb q\u00eb vjen nga\u00a0humnera"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u2013<\/strong>\u00a0<em>Diskutohet mbi librin ditar e poezi, \u201cDrit\u00eb q\u00eb vjen nga humnera\u201d\u00a0dhe zbulohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr publikun pjes\u00eb nga dosja e survejimit q\u00eb Ish-Sigurimi i Shtetit nisi ndaj gjimnazistes 16 vje\u00e7are.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tiran\u00eb, 19.03.2024-<\/strong>&nbsp;N\u00eb muajin e Gruas, Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, diskutoi n\u00eb Klubin e Librit \u2013 M\u00ebsojm\u00eb nga e kaluara, librin ditar e poezi, \u201cDrit\u00eb q\u00eb vjen nga humnera\u201d t\u00eb &nbsp;Drita \u00c7omos, si dhe zbuloi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr publikun pjes\u00eb nga dosja e survejimit q\u00eb Ish-Sigurimi i Shtetit nisi ndaj gjimnazistes 16 vje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<p>Drita \u00c7omo u lind n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 19 mars t\u00eb vitit 1958. N\u00eb n\u00ebntor 1960, n\u00eb mosh\u00ebn dyvje\u00e7are, u internua, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebnimit politik t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, Liri Belishova dhe d\u00ebnimit t\u00eb t\u00eb atit. Maqo \u00c7omo dy ish-funksionar\u00eb t\u00eb pushtetit komunist, t\u00eb cil\u00ebt si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, i p\u00ebrndoqi lufta e brendshme partiake.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb adoleshenc\u00ebs e kaloi e internuar n\u00eb Ku\u00e7 t\u00eb Vlor\u00ebs e m\u00eb pas n\u00eb Progonat t\u00eb Kurveleshit. S\u00eb fundi u internua n\u00eb C\u00ebrrik, ku dhe mbaroi shkoll\u00ebn e mesme, por p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb keqdashjes, nuk arriti t\u00eb kryente matur\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Vdiq fill e vetme n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb re, m\u00eb 19 shkurt 1981, n\u00eb Spitalin Onkologjik t\u00eb Tiran\u00ebs, ku as n\u00eb grahmat e fundit nuk iu lejua q\u00eb t\u00eb kishte pran\u00eb t\u00eb \u00ebm\u00ebn. Ajo la t\u00eb shkruar nj\u00eb ditar, i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr ngjarjet e ndodhura n\u00eb izolim si dhe dhjetra poema e poezi t\u00eb shkruara n\u00eb vitet 1975-1981, t\u00eb cilat jan\u00eb nj\u00eb histori vuajtjesh, dhimbjesh dhe shprese, t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e diskutimeve n\u00eb Klubin e Librit, mbajtur n\u00eb pranin\u00eb e profesor\u00ebve dhe m\u00ebsuesve t\u00eb historis\u00eb, gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb, mikes s\u00eb saj t\u00eb rinis\u00eb, aktores s\u00eb mir\u00ebnjohur Rajmonda Bulku dhe v\u00ebllait t\u00eb saj, Petrit \u00c7omo.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula&nbsp;<\/strong>tha me k\u00ebt\u00eb rast se:&nbsp;<em>\u201cLibri q\u00eb la pas Drita \u00c7omo dhe dosja e survejimit q\u00eb hapet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr studiuesit, me lejen e familjar\u00ebve, &nbsp;vjen n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 8 Marsit p\u00ebr t\u00eb nderuar p\u00ebrpjekjet e vajzave dhe grave n\u00eb komuniz\u00ebm.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Klubi i librit targeton m\u00ebsuesit dhe mundohet q\u00eb p\u00ebrmes memuaristik\u00ebs dhe lidhjes me dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u2019i japim m\u00ebsuesve jo vet\u00ebm fakte historike, por edhe kontekst, p\u00ebrjetim, p\u00ebr t\u2019u hedhur n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr diskutim.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Libri i Drita \u00c7omos \u00ebsht\u00eb si ajo lulja q\u00eb don ta k\u00ebpus\u00ebsh, po mbas asaj luleje na dalin rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella e t\u00eb thella, p\u00ebr fatin e historis\u00eb s\u00eb saj, raportet q\u00eb ajo krijoi me njer\u00ebzit, shpresa e saj p\u00ebr t\u00eb jetuar, fati tragjik i dy prind\u00ebrve q\u00eb \u00ebnd\u00ebrruan nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb bukur, por q\u00eb p\u00ebr fatin e keq nuk rezultoi aq e bukur, por edhe i b\u00ebri viktim\u00eb. Le t\u00eb urojm\u00eb q\u00eb koh\u00eb t\u00eb tilla mos t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb<\/em>.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Aktivitetit vijoi n\u00ebn moderimin e&nbsp;<strong>Prof. Dr. Aljula Jubani,<\/strong>&nbsp;e cila tha se : \u201c<em>\u00c7do rast i ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb na krijon mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njohim mendje t\u00eb kthjellta dhe shpirtra t\u00eb ep\u00ebrm, si Drita \u00c7omo, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm sh\u00ebrbim p\u00ebr t\u00eb njohur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e nj\u00eb jete, por p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar sot t\u00eb rinjt\u00eb, me modelet m\u00eb t\u00eb mira njer\u00ebzore, q\u00eb nga terri m\u00eb i madh t\u00eb koh\u00ebs na ndrijn\u00eb edhe sot.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image aligncenter is-resized\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/klubilibrit2.wordpress.com\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/binder1_page_1-2.jpg?w=1024\" alt=\"\" class=\"wp-image-307\" style=\"width:508px;height:auto\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Dr. Edlir Orhani nga &nbsp;AIDSSH<\/strong>&nbsp;&nbsp;b\u00ebri nj\u00eb paraqitje t\u00eb gjetjeve arkivore nga dosja &nbsp;e p\u00ebrndjekjes s\u00eb hartuar nga Ish-Sigurimi i Shtetit, si dhe disa&nbsp; momente nga dosja e krijuar mbi n\u00ebn\u00ebn e saj Liri Belishova.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cDosja \u00ebsht\u00eb hapur kur ajo kishte mbushur 16 vje\u00e7 dhe vazhdonte vitin e dyt\u00eb t\u00eb gjimnazit n\u00eb qytetin e C\u00ebrrikut ku ajo banonte e internuar me t\u00eb \u00ebm\u00ebn Liri Belishova dhe t\u00eb v\u00ebllain, Petrit \u00c7omo. Dosja nis me nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb operativit t\u00eb sektorit t\u00eb hekurudh\u00ebs Fier-Ballsh, ku gjimnazi i saj &nbsp;mori pjes\u00eb n\u00eb aksionin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn qershor 1974.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Survejimi i famijes dhe t\u00eb dh\u00ebnat me Teknik\u00eb Operative (p\u00ebrgjim t\u00eb bisedave n\u00ebne e bij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi) ishin t\u00eb mjaftueshme, sipas sigurimit q\u00eb Drita \u00c7omo t\u00eb vendosej n\u00eb p\u00ebrpunim paraprak p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb. Ndaj saj u hartua dhe miratua edhe plani i masave agjenturalo-operative\u201d, ku n\u00eb bashk\u00ebpunin p\u00ebrfshiheshin edhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt raportonin p\u00ebr mendimet jasht\u00eb klisheve ideologjike dhe referatet q\u00eb Drita krijonte sipas temave t\u00eb or\u00ebs s\u00eb let\u00ebrssi\u00eb, apo edhe t\u00eb fizik\u00ebs. N\u00eb dat\u00ebn 1.4.1977 merret vendimi p\u00ebr arkivimin e dosjes 2A p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes. Por p\u00ebrs\u00ebri tre vjet m\u00eb von\u00eb nd\u00ebrsa l\u00ebngonte n\u00eb shtratin e vdekjes n\u00eb 30.11.1980 jepet vendimi p\u00ebr ta marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrpunim 2B me asyen se shfaq tendenc\u00ebn \u201cp\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb armiq\u00ebsore, p\u00ebr drejtimin antiparti duke marr\u00eb masa p\u00ebr kontrollin e saj.\u201d Me vdekjen e saj dosja arkivohet n\u00eb dat\u00ebn 18.3.1983.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>MSc. Elona Ba\u00e7i,<\/strong>&nbsp;AIDSSH, n\u00eb prezantimin e saj solli nj\u00eb qasje mes librit dhe dokumenteve arkivore duke theksuar se : \u201c<em>Duke evidentuar faktet, duke vendosur p\u00ebrball\u00eb kujtimeve t\u00eb saj dhe dokumentat arkivore t\u00eb koh\u00ebs, ne thellohemi tek e v\u00ebrteta dhe iu kud\u00ebrvihemi faktet t\u00eb rreme, q\u00eb nd\u00ebrtoi regjimi diktatorial mbi t\u00eb ashtuquajturit armiq. Faktet q\u00eb nuk plot\u00ebsohen nga dokumentet arkivore, plot\u00ebsohen nga d\u00ebshmia e Drit\u00ebs n\u00eb ditarin e botuar, ku mekanizmi i Sigurimit t\u00eb Shtetit shfaq natyr\u00ebn e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, -si\u00e7 thot\u00eb edhe Kadare \u2013 eg\u00ebrsin\u00eb e tejskajshme, eg\u00ebrsin\u00eb e err\u00ebsir\u00ebs, munges\u00eb m\u00ebshire\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Petrit \u00c7omo,<\/strong>&nbsp;v\u00ebllai i Drita \u00c7omos solli disa d\u00ebshmi nga jeta n\u00eb internim dhe vitet e kaluara me Drit\u00ebn. \u201c<em>Mua m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb ajo kujtohet edhe pse vdiq e re. Ajo la pas k\u00ebto krijime q\u00eb e kthyen historin\u00eb e saj n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes dhe uroj q\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, si ajo q\u00eb nuk pat\u00ebn fat t\u00eb realizoheshin p\u00ebr shkak t\u00eb pengesave ideologjike t\u00eb ket\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb ngjarje t\u00eb tilla kujtese.\u201d<\/em>&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Raimonda Bulku<\/strong>, aktorja e njohur dhe e dashur p\u00ebr publikun, &nbsp;shoqe e rinis\u00eb s\u00eb Drita \u00c7omos, risolli p\u00ebr t\u00eb pranishmit kujtimet dhe mbresa nga shoq\u00ebria e saj : \u201c<em>Drita sa jet\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr pati po aq edhe jehon\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb,&nbsp; akoma nuk kishin ardhur vitet 90, ajo ishte nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ajo ishte fuqish\u00ebm n\u00eb at\u00eb qytet, ishte fuqish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebri , ajo ishte fuqish\u00ebm n\u00eb kujtimet tona. Ishte shum\u00eb intelektuale, shum\u00eb e kulturuar, ne merrnim dhe jepnim libra. Burrnesh\u00eb, fliste hapur. Ka b\u00ebr\u00eb veprime shum\u00eb t\u00eb guximshme. Kemi qen\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksion n\u00eb Fier. Ishim 15 vje\u00e7 dhe kishim 2 djem t\u00eb nj\u00eb ruseje, babin t\u00eb futur n\u00eb burg, inxhinier. Dhe ai kshte vajtur t\u00eb takonte babin e tij n\u00eb burgun e Ballshit q\u00eb ishte af\u00ebr se aty po b\u00ebnim dhe ne. I b\u00ebn\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb tmerrshme atje atij djali, e persekutuan, ne q\u00eb rrinim t\u00eb gjith\u00eb. Si vajte ti te armiku n\u00eb burg? Vet\u00ebm Drita guxoi, nga ne, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk mund t\u00eb t\u00eb mbronte nj\u00eb njeri q\u00eb ishte&nbsp; persekutuar vet\u00eb sepse rr\u00ebnohej fare. Dhe vet\u00ebm ajo guxoj. Dhe i tha atyre thjesht\u00eb me at\u00eb men\u00e7urin\u00eb e vet\u00eb dhe<\/em>&nbsp;thjesht\u00ebsin\u00eb : \u00c7far\u00eb &nbsp;ka b\u00ebr\u00eb Aliosha sepse ka vajtur t\u00eb takoj\u00eb baban\u00eb n\u00eb burg, baban\u00eb e tij.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dr. Migena Kapllani<\/strong>, m\u00ebsuese n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cKonstantin Kristoforidhi\u201d, Elbasan, solli<\/p>\n\n\n\n<p>nj\u00eb refleksion p\u00ebr poezin\u00eb- mesazh t\u00eb \u00c7omos \u201c<em>Po m\u00ebsoj t\u00eb jetoj p\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image aligncenter is-resized\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/klubilibrit2.wordpress.com\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/thumbnail_drita-logo-ok_page_02-2.jpg?w=1024\" alt=\"\" class=\"wp-image-304\" style=\"width:544px;height:auto\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Prof.asoc.Dr. Andi Pinari,<\/strong>&nbsp;Fakulteti i Historis\u00eb, Tiran\u00eb foli mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka memuaristika n\u00eb edukimin t\u00eb rinjve me respekt p\u00ebr identitetin dhe historin\u00eb komb\u00ebtare. \u201c<em>Ajo e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebrpunimin e informacionit nga student\u00ebt ashtu sikurse na tregon edhe detaje t\u00eb cilat p\u00ebrgjith\u00ebsisht librat e historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme nuk i p\u00ebrmbahen, por edhe lidhjen si t\u00eb thuash personin me historin\u00eb personale. Historit\u00eb personale me historin\u00eb e madhe kolektive. K\u00ebshtu q\u00eb besoj se jan\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb burim i mir\u00eb edhe frym\u00ebzimi p\u00ebr tu studiuar m\u00eb thell\u00eb, por edhe informacioni q\u00eb pastaj mund t\u2019i vishet historis\u00eb s\u00eb madhe s\u00eb p\u00ebrgjithshme<\/em>.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Autoriteti po punon me libra memuar\u00eb dhe historik q\u00eb prekin ngjarje t\u00eb patrajtuara t\u00eb periudh\u00ebs 1994-1991, me q\u00ebllim q\u00eb programi i KLUBI I LIBRIT-\u201cM\u00ebsojm\u00eb nga e kaluara\u201d t\u00eb shtrihet gjer\u00ebsisht te m\u00ebsuesit dhe nx\u00ebn\u00ebsit e arsimit parauniversitar .<a href=\"https:\/\/klubilibrit2.wordpress.com\/2024\/03\/20\/drita-como-poetja-qe-u-perndoq-nga-ish-sigurimi-ne-moshen-16-vjecare\/#_ftn1\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">[1]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/klubilibrit2.wordpress.com\/2024\/03\/20\/drita-como-poetja-qe-u-perndoq-nga-ish-sigurimi-ne-moshen-16-vjecare\/#_ftnref1\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">[1]<\/a>&nbsp;Bashkangjitur gjeni dokumente me referencat e p\u00ebrdoruara nga : Arkiva e autoritetit, Fondi operativ ,Dosje formulare nr. 3497-A,, p\u00ebr shtetasen Drita Maqo \u00c7omo, Dosja e p\u00ebrpunimit p\u00ebr shtetasen Lirie Belishova kategoria 2A, dhe Fondi Grupet- dokumenti \u201cShtriga\u201d n\u00eb ngarkim te Liri Belishov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Punimet e aktivitetit<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><a href=\"https:\/\/klubilibrit2.wordpress.com\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/elona-prezantim-19.3.2024.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Libri dhe Arkivi \u2013 Nga Elona Baci<\/a><\/li>\n\n\n\n<li><a href=\"https:\/\/klubilibrit2.wordpress.com\/2024\/04\/18\/reflektim-analitik-mbi-perndjekjen-e-drita-comos-nga-ish-sigurimi-i-shtetit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Reflektim analitik\u00a0mbi p\u00ebrndjekjen e Drita Comos, nga ish-Sigurimi<\/a> &#8211; nga Dr.Edlir Orhani<\/li>\n\n\n\n<li><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2013\u00a0Diskutohet mbi librin ditar e poezi, \u201cDrit\u00eb q\u00eb vjen nga humnera\u201d\u00a0dhe zbulohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr publikun pjes\u00eb nga dosja e survejimit q\u00eb Ish-Sigurimi i Shtetit nisi ndaj gjimnazistes 16 vje\u00e7are. Tiran\u00eb, 19.03.2024-&nbsp;N\u00eb muajin e Gruas, Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, diskutoi n\u00eb Klubin e Librit \u2013 M\u00ebsojm\u00eb nga e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":14254,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[121],"tags":[],"class_list":["post-14253","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-klubi-i-librit"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14253","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14253"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14253\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14255,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14253\/revisions\/14255"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14254"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14253"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}