{"id":14742,"date":"2026-07-17T10:02:31","date_gmt":"2026-07-17T08:02:31","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=14742"},"modified":"2026-07-29T10:07:33","modified_gmt":"2026-07-29T08:07:33","slug":"ekspozita-mbrojtja-nen-pranga-dokumentet-arkivore-qe-deshmojne-fatin-e-avokateve-te-perndjekur-1944-1966","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/ekspozita-mbrojtja-nen-pranga-dokumentet-arkivore-qe-deshmojne-fatin-e-avokateve-te-perndjekur-1944-1966\/","title":{"rendered":"Ekspozita &#8220;Mbrojtja n\u00ebn Pranga&#8221; \u2013 Dokumentet arkivore q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb fatin e avokat\u00ebve t\u00eb p\u00ebrndjekur (1944\u20131966)"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211;<em>Prezantimi i mbajtur nga Adela Toporja, p\u00ebrgjegj\u00ebse e Arkiv\u00ebs n\u00eb Autoritetin p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit (AIDSSH)<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb ndalemi te dokumentet e ekspozuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktivitetit &#8220;Mbrojtja n\u00ebn pranga&#8221;, d\u00ebshiroj t&#8217;ju prezantoj shkurtimisht fondin arkivor nga i cili jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur dokumentet q\u00eb do t\u00eb prezantohen sot.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr dekada, organet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit krijuan dhe administruan nj\u00eb dokumentacion t\u00eb gjer\u00eb, i cili pasqyronte pothuajse \u00e7do aspekt t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre. \u00c7do informacion, \u00e7do raport, \u00e7do hetim, \u00e7do vendim dhe \u00e7do veprim procedural materializohej n\u00eb dokumente, t\u00eb cilat krijoheshin dhe ruheshin sipas rregullave t\u00eb administrimit arkivor. T\u00eb krijuara fillimisht p\u00ebr nevoja operative dhe administrative, sot k\u00ebto dokumente p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb burime autentike p\u00ebr studimin e historis\u00eb s\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Me krijimin e Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr. 45\/2015, t\u00eb ndryshuar, si dhe t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 98, dat\u00eb 15.02.2017, <strong>&#8220;Mbi p\u00ebrcaktimin e kalimit n\u00ebn administrimin e Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb materialeve arkivore t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit q\u00eb gjenden n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Sh\u00ebrbimin Informativ t\u00eb Shtetit, si dhe n\u00eb autoritete t\u00eb tjera publike&#8221;<\/strong>, nisi procesi i kalimit t\u00eb k\u00ebtij dokumentacioni pran\u00eb Autoritetit. Sot, Arkivi i Autoritetit administron nj\u00eb fond dokumentar unik, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga burimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr njohjen e historis\u00eb s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste dhe t\u00eb mekanizmave t\u00eb funksionimit t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dokumentacioni i administruar nga Autoriteti p\u00ebrb\u00ebhet nga tipologji t\u00eb ndryshme dokumentesh arkivore, nd\u00ebr t\u00eb cilat dosjet e ndjekjes, dosjet hetimore-gjyq\u00ebsore, dosjet personale dhe dosjet e pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, dosjet e objekteve me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si dhe regjistra, procesverbale dhe raporte informative. T\u00eb marra s\u00eb bashku, k\u00ebto burime na japin mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtojm\u00eb mekanizmat e ndjekjes, hetimit, gjykimit dhe kontrollit t\u00eb ushtruar mbi individin.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspozita q\u00eb prezantojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb pune t\u00eb kujdesshme evidentimi dhe p\u00ebrzgjedhjeje t\u00eb dokumentacionit arkivor. P\u00ebrmes dokumenteve autentike synojm\u00eb t\u00eb paraqesim jo vet\u00ebm m\u00ebnyr\u00ebn se si zhvillohej nj\u00eb procedim penal, por edhe vendin q\u00eb zinte mbrojtja juridike n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrzgjedhja nis me dosjen hetimore-gjyq\u00ebsore nr. 552, t\u00eb avokatit Abdulla Rami, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 29 flet\u00eb, e cila dokumenton pothuajse t\u00eb gjith\u00eb procedimin penal t\u00eb zhvilluar ndaj tij gjat\u00eb vitit 1945.<\/p>\n\n\n\n<p>Abdulla Rami, i lindur n\u00eb Tatzat t\u00eb Delvin\u00ebs, ishte jurist i diplomuar n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Montpellier n\u00eb Franc\u00eb. Pas arrestimit t\u00eb tij n\u00eb fund t\u00eb vitit 1944, ai u akuzua p\u00ebr bashk\u00ebpunim me organizat\u00ebn &#8220;Balli Komb\u00ebtar&#8221; dhe p\u00ebr veprimtari kund\u00ebr regjimit komunist. Me Vendimin nr. 88, dat\u00eb 06.08.1945, t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor Ushtarak t\u00eb Qarkut Gjirokast\u00ebr, ai u d\u00ebnua me 30 vjet burgim.<\/p>\n\n\n\n<p>Dosja ruan procesverbalet e seancave gjyq\u00ebsore t\u00eb zhvilluara gjat\u00eb vitit 1945, pretenc\u00ebn e prokurorit, mbrojtjen e paraqitur nga avokati Tasho Loli, si dhe nj\u00eb promemorie t\u00eb hartuar me shkrim dore nga vet\u00eb Abdulla Rami, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ai kund\u00ebrshton akuzat e ngritura ndaj tij dhe k\u00ebrkon pafaj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po aq dometh\u00ebn\u00ebse jan\u00eb edhe deklaratat me shkrim dore t\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb depozituara n\u00eb favor t\u00eb tij. Nd\u00ebr to spikat deklarata e avokatit Aristidh Totozani, e dat\u00ebs 1 gusht 1945, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai shprehet:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;E dija se kishte lidhje me Ballin Komb\u00ebtar, por nuk kam konstatuar se zhvillonte ndonj\u00eb aktivitet n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj organizate. P\u00ebrkundrazi, m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se ishte t\u00ebrhequr prej saj dhe po p\u00ebrpiqej t\u00eb hapte zyr\u00eb avokatore.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo dosje ka nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb historike dhe dokumentare, pasi, p\u00ebrve\u00e7 akteve procedurale, ruan dokumente origjinale t\u00eb hartuara nga vet\u00eb i pandehuri, avokati mbrojt\u00ebs dhe personat q\u00eb d\u00ebshmuan n\u00eb favor t\u00eb tij, duke i dh\u00ebn\u00eb vizitorit mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb hap pas hapi zhvillimin e nj\u00eb procesi penal dhe t\u00eb njoh\u00eb dimensionin njer\u00ebzor t\u00eb k\u00ebsaj historie.<\/p>\n\n\n\n<p>Figura e Aristidh Totozanit shfaqet fillimisht pik\u00ebrisht n\u00eb dosjen e Abdulla Ramit, si nj\u00eb nga personat q\u00eb d\u00ebshmon n\u00eb favor t\u00eb tij. Vet\u00ebm gjasht\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, edhe vet\u00eb ai do t\u00eb b\u00ebhej objekt i nj\u00eb procedimi penal.<\/p>\n\n\n\n<p>Dosja hetimore-gjyq\u00ebsore nr. 7594\/A, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 12 flet\u00eb, dokumenton procedimin penal t\u00eb zhvilluar ndaj tij gjat\u00eb periudh\u00ebs shkurt\u2013n\u00ebntor 1951.<\/p>\n\n\n\n<p>Aristidh Shemsi Totozani, i lindur n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb vitin 1889, kreu studimet p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb Stamboll dhe nd\u00ebrtoi nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare. Pas ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si n\u00ebnprokuror, ai ushtroi profesionin e avokatit n\u00eb Tiran\u00eb deri n\u00eb arrestimin e tij m\u00eb 20 shkurt 1951.<\/p>\n\n\n\n<p>Me aktakuz\u00ebn nr. 311, dat\u00eb 23.02.1951, t\u00eb Prokuroris\u00eb Ushtarake t\u00eb Tiran\u00ebs, ai u akuzua si element armik i pushtetit popullor dhe si pjes\u00ebtar i nj\u00eb grupi kund\u00ebrshtar q\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs, vepronte n\u00eb favor t\u00eb shteteve imperialiste. Mbrojtja e tij u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga avokati Ko\u00e7o Dilo.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr dokumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dosjes evidentohen procesverbalet e hetimit, aktakuza, aktgjykimi i dat\u00ebs 13.09.1951, si dhe dokumente t\u00eb tjera procedurale t\u00eb krijuara deri n\u00eb muajin n\u00ebntor 1951.<\/p>\n\n\n\n<p>Me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb procesverbali i marrjes n\u00eb pyetje, i mbajtur m\u00eb 19.06.1951 n\u00eb ambientet e burgut, ku Aristidh Totozani deklaron se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb arsyeve t\u00eb arrestimit t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshe nga dy dosjet e tjera t\u00eb ekspozuara, procedimi penal ndaj Aristidh Totozanit p\u00ebrfundon me Vendimin nr. 258, dat\u00eb 13.09.1951, me t\u00eb cilin Gjykata Ushtarake e Tiran\u00ebs e deklaron t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr munges\u00eb provash dhe urdh\u00ebron lirimin e tij t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspozita p\u00ebrmbyllet me dosjen hetimore-gjyq\u00ebsore nr. 2011, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 414 flet\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dokumentohet procedimi penal i zhvilluar ndaj avokatit Zija Luniku. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dosjet m\u00eb t\u00eb plota dhe m\u00eb t\u00eb pasura me dokumentacion proceduror q\u00eb ruhet n\u00eb fondin arkivor t\u00eb Autoritetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Zija Luniku lindi n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 1909 dhe kreu studimet p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb Universitetin e Firences. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve ushtroi detyr\u00ebn e ndihm\u00ebsgjyqtarit n\u00eb Vlor\u00eb, Berat dhe Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb vitit 1942 u rikthye n\u00eb Elbasan, ku mori lejen p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin e avokatit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dosja dokumenton procedimin penal ndaj nj\u00eb grupi prej 15 t\u00eb pandehurish, t\u00eb akuzuar p\u00ebr krijimin e strukturave t\u00eb organizat\u00ebs &#8220;Balli Komb\u00ebtar&#8221; n\u00eb qarkun e Elbasanit. N\u00eb t\u00eb ruhen procesverbalet e marrjes n\u00eb pyetje, aktakuza e dat\u00ebs 03.12.1947, mbrojtja e paraqitur nga avokati Mentor Nocka, vendimet e gjykat\u00ebs, rekursi i hartuar personalisht nga vet\u00eb Zija Luniku, si dhe nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm dokumentesh procedurale q\u00eb lejojn\u00eb ndjekjen e plot\u00eb t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb procesit penal.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga dokumentet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb procesverbali i marrjes n\u00eb pyetje i dat\u00ebs 06.08.1947, n\u00eb t\u00eb cilin Zija Luniku p\u00ebrshkruan me holl\u00ebsi formimin e tij profesional, veprimtarin\u00eb si jurist dhe rrethanat e p\u00ebrfshirjes s\u00eb tij n\u00eb organizat\u00ebn &#8220;Balli Komb\u00ebtar&#8221;, duke dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb detajuara mbi aktivitetin e zhvilluar prej tij gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas pretenc\u00ebs s\u00eb prokurorit, i cili k\u00ebrkon d\u00ebnimin kapital, avokati mbrojt\u00ebs Mentor Nocka paraqet mbrojtjen p\u00ebrfundimtare dhe i k\u00ebrkon gjykat\u00ebs t\u00eb tregoj\u00eb klemenc\u00eb, duke vler\u00ebsuar pendimin e t\u00eb pandehurit. Megjithat\u00eb, me Vendimin nr. 793, dat\u00eb 15.12.1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e d\u00ebnon Zija Lunikun me vdekje.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas shpalljes s\u00eb vendimit, Zija Luniku ushtron personalisht rekurs pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Ushtarake. N\u00eb rekurs ai pranon se kishte qen\u00eb pjes\u00ebtar i &#8220;Ballit Komb\u00ebtar&#8221;, por kund\u00ebrshton cil\u00ebsimin si drejtues i organizat\u00ebs dhe k\u00ebrkon z\u00ebvend\u00ebsimin e d\u00ebnimit me vdekje me nj\u00eb d\u00ebnim me heqje t\u00eb liris\u00eb. Rekursi nuk pranohet dhe, me Vendimin nr. 105, dat\u00eb 02.03.1948, d\u00ebnimi me vdekje lihet n\u00eb fuqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr dokumentet m\u00eb prek\u00ebse t\u00eb dosjes \u00ebsht\u00eb shkresa e dat\u00ebs 11.03.1948, drejtuar Zyr\u00ebs s\u00eb Gjendjes Civile t\u00eb Elbasanit, me t\u00eb cil\u00ebn Kryetari i Gjykat\u00ebs Ushtarake njofton ekzekutimin e Zija Lunikut, Fadil Dumanit dhe Xhafer Mirak\u00ebs, duke k\u00ebrkuar pasqyrimin e k\u00ebtij fakti n\u00eb regjistrat e gjendjes civile.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas dokumentacionit arkivor, fjal\u00ebt e fundit t\u00eb Zija Lunikut, p\u00ebrpara ekzekutimit, ishin:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Rroft\u00eb Shqip\u00ebria!&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Tre dosjet e prezantuara sot pasqyrojn\u00eb tre fate t\u00eb ndryshme, por nj\u00eb histori t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ato dokumentojn\u00eb jet\u00ebn dhe rrug\u00ebtimin profesional t\u00eb tre jurist\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrball\u00ebn me ndryshimet rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb sistemit politik dhe juridik pas vitit 1944. P\u00ebrmes tyre mund t\u00eb ndiqet jo vet\u00ebm zhvillimi i procedimeve penale, por edhe ndikimi q\u00eb k\u00ebto procese pat\u00ebn mbi profesionin e avokatit n\u00eb vitet e para t\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa prej tyre u d\u00ebnuan me burgim, t\u00eb tjer\u00eb me vdekje, nd\u00ebrsa pati edhe raste kur, pas zhvillimit t\u00eb procedimit penal, gjykata vendosi pafaj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr munges\u00eb provash. Krahas avokat\u00ebve q\u00eb u arrestuan, u d\u00ebnuan ose humb\u00ebn jet\u00ebn, pati edhe jurist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb realiteti t\u00eb ri politik, zgjodh\u00ebn t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga profesioni ose t\u00eb p\u00ebrshtateshin me sistemin e koh\u00ebs. P\u00ebr shum\u00eb prej tyre, kjo nuk ishte domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb zgjedhje e lir\u00eb, por nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, familjen dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar jet\u00ebn n\u00eb kushtet e nj\u00eb regjimi gjithnj\u00eb e m\u00eb represiv.<\/p>\n\n\n\n<p>Dokumentet arkivore nuk na lejojn\u00eb t&#8217;i gjykojm\u00eb k\u00ebto zgjedhje; ato na ndihmojn\u00eb t&#8217;i kuptojm\u00eb n\u00eb kontekstin historik n\u00eb t\u00eb cilin u mor\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse dokumentet e ekspozuara sot nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm akte procedurale t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb shkuar. Ato jan\u00eb d\u00ebshmi autentike t\u00eb jet\u00ebve njer\u00ebzore, t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si funksionoi sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Arkivi ruan dokumentet. Por jan\u00eb k\u00ebto dokumente q\u00eb ruajn\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n\n\n\n<figure data-wp-context=\"{&quot;imageId&quot;:&quot;6a6a090506ffa&quot;}\" data-wp-interactive=\"core\/image\" class=\"wp-block-image aligncenter size-large is-resized wp-lightbox-container\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-wp-class--hide=\"state.isContentHidden\" data-wp-class--show=\"state.isContentVisible\" data-wp-init=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\" data-wp-on-async--load=\"callbacks.setButtonStyles\" data-wp-on-async-window--resize=\"callbacks.setButtonStyles\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/X2A0607-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14743\" style=\"width:575px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/X2A0607-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/X2A0607-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/X2A0607-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/X2A0607-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/X2A0607-2048x1365.jpg 2048w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/X2A0607-18x12.jpg 18w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><button\n\t\t\tclass=\"lightbox-trigger\"\n\t\t\ttype=\"button\"\n\t\t\taria-haspopup=\"dialog\"\n\t\t\taria-label=\"Enlarge\"\n\t\t\tdata-wp-init=\"callbacks.initTriggerButton\"\n\t\t\tdata-wp-on-async--click=\"actions.showLightbox\"\n\t\t\tdata-wp-style--right=\"state.imageButtonRight\"\n\t\t\tdata-wp-style--top=\"state.imageButtonTop\"\n\t\t>\n\t\t\t<svg xmlns=\"http:\/\/www.w3.org\/2000\/svg\" width=\"12\" height=\"12\" fill=\"none\" viewbox=\"0 0 12 12\">\n\t\t\t\t<path fill=\"#fff\" d=\"M2 0a2 2 0 0 0-2 2v2h1.5V2a.5.5 0 0 1 .5-.5h2V0H2Zm2 10.5H2a.5.5 0 0 1-.5-.5V8H0v2a2 2 0 0 0 2 2h2v-1.5ZM8 12v-1.5h2a.5.5 0 0 0 .5-.5V8H12v2a2 2 0 0 1-2 2H8Zm2-12a2 2 0 0 1 2 2v2h-1.5V2a.5.5 0 0 0-.5-.5H8V0h2Z\" \/>\n\t\t\t<\/svg>\n\t\t<\/button><\/figure>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211;Prezantimi i mbajtur nga Adela Toporja, p\u00ebrgjegj\u00ebse e Arkiv\u00ebs n\u00eb Autoritetin p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit (AIDSSH) P\u00ebrpara se t\u00eb ndalemi te dokumentet e ekspozuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktivitetit &#8220;Mbrojtja n\u00ebn pranga&#8221;, d\u00ebshiroj t&#8217;ju prezantoj shkurtimisht fondin arkivor nga i cili jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur dokumentet q\u00eb do t\u00eb prezantohen sot. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":14317,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[221],"tags":[],"class_list":["post-14742","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-artikuj"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14742","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14742"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14742\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14746,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14742\/revisions\/14746"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}