{"id":15614,"date":"2026-08-31T13:26:39","date_gmt":"2026-08-31T11:26:39","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=15614"},"modified":"2026-08-31T13:29:11","modified_gmt":"2026-08-31T11:29:11","slug":"rrmaji-vend-kujtese-dhe-kerkimi-sula-shteti-u-ka-ende-borxh-familjeve-nje-pergjigje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/rrmaji-vend-kujtese-dhe-kerkimi-sula-shteti-u-ka-ende-borxh-familjeve-nje-pergjigje\/","title":{"rendered":"\u201cRrmaji \u2013 Vend Kujtese dhe K\u00ebrkimi\u201d\/Sula: Shteti u ka ende borxh familjeve nj\u00eb p\u00ebrgjigje"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">AIDSSH p\u00ebruroi n\u00eb Shkod\u00ebr ekspozit\u00ebn e p\u00ebrhershme dhe k\u00ebrkoi vijimin e hetimeve p\u00ebr gjetjen e t\u00eb zhdukurve t\u00eb komunizmit<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkod\u00ebr, 28 gusht 2026 \u2013 N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Personave t\u00eb Zhdukur, Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebruroi pran\u00eb Varrezave t\u00eb Rrmajit Ekspozit\u00ebn e P\u00ebrhershme Informuese \u201cRrmaji \u2013 Vend Kujtese dhe K\u00ebrkimi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aktiviteti u organizua n\u00eb bashk\u00ebpunim me Arqipeshkvin\u00eb Metropolitane Shkod\u00ebr\u2013Pult, Shoqat\u00ebn e Ish-t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb, Dega Shkod\u00ebr, Vendin e D\u00ebshmis\u00eb dhe Kujtes\u00ebs dhe Universitetin e Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuqi\u201d. N\u00eb ceremoni mor\u00ebn pjes\u00eb familjar\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zhdukur, ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve, studiues, pedagog\u00eb, qytetar\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit fetar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb aktivitetit ishte mesazhi i Kryetares s\u00eb AIDSSH-s\u00eb, Dr. Gentiana Sula, e cila theksoi se Rrmaji nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vend kujtese, por edhe nj\u00eb vend k\u00ebrkimi, ku historia mbetet e gjall\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebzve q\u00eb nuk u kthyen kurr\u00eb pran\u00eb familjeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShteti u ka ende borxh familjeve nj\u00eb p\u00ebrgjigje. P\u00ebr familjen q\u00eb k\u00ebrkon, e v\u00ebrteta nuk vjetrohet,\u201d theksoi Sula, duke e cil\u00ebsuar 30 Gushtin, Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Viktimave t\u00eb Zhdukjeve me Forc\u00eb, jo vet\u00ebm si nj\u00eb dit\u00eb kujtese, por si nj\u00eb thirrje p\u00ebr veprim: p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar, p\u00ebr t\u00eb ditur, p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe, kur \u00ebsht\u00eb e mundur, p\u00ebr t\u2019ua kthyer t\u00eb zhdukurit familjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetarja e AIDSSH-s\u00eb b\u00ebri t\u00eb ditur se nga verifikimi i thelluar i nisur n\u00eb vitin 2023 jan\u00eb evidentuar 372 persona t\u00eb vrar\u00eb ose t\u00eb zhdukur n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr 13 prej tyre t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura e lidhin vendvarrimin e mundsh\u00ebm me territorin pran\u00eb Rrmajit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEkspozita q\u00eb hapim sot nuk e z\u00ebvend\u00ebson k\u00ebrkimin. E b\u00ebn at\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm. Nuk e z\u00ebvend\u00ebson drejt\u00ebsin\u00eb. Na kujton se drejt\u00ebsia ende ka pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d, tha Sula.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke iu referuar goditjes s\u00eb elit\u00ebs intelektuale, klerit dhe familjeve qytetare t\u00eb Shkodr\u00ebs, ajo n\u00ebnvizoi se represioni komunist nuk i privoi vet\u00ebm familjet nga njer\u00ebzit e tyre, por i hoqi Shqip\u00ebris\u00eb dije, kultur\u00eb, ide dhe modele njer\u00ebzore q\u00eb mund t\u00eb kishin ndikuar n\u00eb zhvillimin e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mesazhin e saj Sula e mbylli me thirrjen \u201cKurr\u00eb m\u00eb\u201d, duke shprehur synimin q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb familjet t\u00eb mos vijn\u00eb m\u00eb n\u00eb Rrmaj p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb t\u00eb zhdukur, \u201cpor t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb lule. Mbi nj\u00eb em\u00ebr. Mbi nj\u00eb varr.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">z.Gjergj Marku, an\u00ebtar i Autoritetit dhe kryetar i grupit t\u00eb pun\u00ebs, u ndal te puna konkrete p\u00ebr gjurmimin e personave t\u00eb zhdukur, p\u00ebrmes d\u00ebshmive t\u00eb familjar\u00ebve, verifikimit t\u00eb dokumentacionit, identifikimit t\u00eb vendvarrimeve t\u00eb dyshuara dhe k\u00ebrkimeve n\u00eb terren me teknologji t\u00eb avancuar, n\u00eb bashk\u00ebpunim me pushtetin vendor dhe ICMP-n\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai shpjegoi se ekspozita \u00ebsht\u00eb konceptuar n\u00eb tri pjes\u00eb: Rrmaji si vend ekzekutimesh; p\u00ebrmasat e shtypjes s\u00eb disidenc\u00ebs dhe liris\u00eb; si dhe ngjarjet kryesore t\u00eb rezistenc\u00ebs antikomuniste n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7do dokument, \u00e7do d\u00ebshmi, \u00e7do em\u00ebr q\u00eb rikthehet n\u00eb kujtes\u00eb dhe \u00e7do vendvarrim i identifikuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap drejt s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, tha Marku, duke n\u00ebnvizuar se mungesa e dokumentacionit dhe gjurm\u00ebt e fshira apo t\u00eb asgj\u00ebsuara nga regjimi e b\u00ebjn\u00eb qart\u00ebsimin e fatit t\u00eb t\u00eb zhdukurve nj\u00eb mision t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por thell\u00ebsisht human ndaj familjeve q\u00eb ende presin p\u00ebrgjigje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshk\u00ebv Metropolit i Shkod\u00ebr\u2013Pultit, i cili vler\u00ebsoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kujtes\u00ebs, dinjitetin e viktimave dhe t\u00eb drejt\u00ebn e familjeve p\u00ebr t\u00eb ditur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSot jemi k\u00ebtu jo p\u00ebr t\u00eb ushqyer urrejtjen dhe as p\u00ebr t\u00eb hapur plag\u00ebt e s\u00eb kaluar\u00ebs, por p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb ato t\u00eb mbulohen nga harresa. Kujtesa e v\u00ebrtet\u00eb nuk k\u00ebrkon hakmarrje; ajo k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb dhe pajtimin\u201d, u shpreh Imzot Peragine.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rrmajin nj\u00eb vend d\u00ebshmie, dhimbjeje dhe kujtese p\u00ebr shum\u00eb burra e gra q\u00eb vuajt\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve, fes\u00eb dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, mes tyre meshtar\u00eb, intelektual\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs. Kjo ekspozit\u00eb wshtw nj\u00eb sh\u00ebrbim ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe brezave q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Testimonies<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00eb dhe d\u00ebshmi soll\u00ebn gjithashtu p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb familjeve dhe t\u00eb shoqatave t\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkuan vijimin e k\u00ebrkimeve dhe nd\u00ebrhyrjen konkrete t\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndoc Ashta: \u201cFamilja ime ka 12 t\u00eb pushkatuar; tre prej tyre ende pa varr\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndoc Ashta solli historin\u00eb e xhaxhait t\u00eb tij, Gjelosh Lulashit, sot martir i Kish\u00ebs Katolike, i pushkatuar m\u00eb 4 mars 1946 pran\u00eb Rrmajit, s\u00eb bashku me At\u00eb Gjon Shllakun, At\u00eb Daniel Dajanin, At\u00eb Giovanni Faustin, Mark \u00c7unin dhe Qerim Sadikun.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cGjyshja vendosi nj\u00eb shenj\u00eb hekuri n\u00eb murin e varrezave dhe shkonte aty p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb qiri. M\u00eb pas, mbi at\u00eb territor u ngrit\u00ebn nd\u00ebrtime dhe gjurm\u00ebt e varreve u zhduk\u00ebn\u201d, d\u00ebshmoi Ashta. Ai u b\u00ebri thirrje historian\u00ebve, shkrimtar\u00ebve dhe gazetar\u00ebve t\u00eb dokumentojn\u00eb t\u00eb plot\u00eb represionin komunist dhe fatin e familjeve q\u00eb ende k\u00ebrkojn\u00eb eshtrat e t\u00eb af\u00ebrmve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjergj Neli: \u201cPrek Cali ende nuk ka nj\u00eb varr\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjergj Neli, familjar i Prek Calit, solli shqet\u00ebsimin se prij\u00ebsi i Kelmendit, i njohur p\u00ebr angazhimin<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">n\u00eb mbrojtjen e Vermoshit dhe t\u00eb kufirit verior t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ende nuk ka nj\u00eb varr ku t\u00eb nderohet. Prek Cali u pushkatua m\u00eb 25 mars 1945 pran\u00eb Rrmajit, por trupi nuk iu kthye familjes dhe vendvarrimi mbetet i panjohur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neli kujtoi se sot nuk ekziston m\u00eb as kulla e Prek Calit, nd\u00ebrsa familja dhe pasardh\u00ebsit e tij u p\u00ebrndoq\u00ebn, u internuan dhe u d\u00ebnuan me vdekje nga regjimi komunist. Ai u b\u00ebri thirrje historian\u00ebve, shkrimtar\u00ebve dhe gazetar\u00ebve t\u00eb hulumtojn\u00eb e ta paraqesin m\u00eb gjer\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb figur\u00eb, me t\u00eb gjith\u00eb rolin dhe pesh\u00ebn e saj n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Laz\u00ebr Thepi: \u201cK\u00ebrkimi duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe historia e tyre duhet t\u00eb shkruhet\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Laz\u00ebr Thepi, familjar i Ndue Laz\u00ebr Palit, k\u00ebrkoi vijimin e k\u00ebrkimeve p\u00ebr gjetjen e eshtrave dhe dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb viktimave. Ndue Laz\u00ebr Pali u ekzekutua m\u00eb 14 korrik 1945 dhe dyshohet se eshtrat e tij ndodhen pran\u00eb Varrezave t\u00eb Rrmajit, nd\u00ebrsa vendvarrimi i sakt\u00eb mbetet i panjohur. Pas ekzekutimit t\u00eb tij, familja dhe i gjith\u00eb trungu familjar u p\u00ebrndoq\u00ebn p\u00ebr vite nga regjimi komunist.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cBashk\u00eb me k\u00ebrkimin e eshtrave duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe shkrimi i historis\u00eb s\u00eb tyre\u201d, ishte mesazhi i Laz\u00ebr Thepit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Exhibitions<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ekspozita p\u00ebrb\u00ebhet nga tri struktura informuese, t\u00eb cilat paraqesin Rrmajin si vend kujtese dhe k\u00ebrkimi, t\u00eb drejt\u00ebn e familjeve p\u00ebr t\u00eb ditur dhe historin\u00eb e represionit komunist n\u00eb Shkod\u00ebr. N\u00ebp\u00ebrmjet dokumenteve, d\u00ebshmive dhe materialeve digjitale t\u00eb aksesueshme me kode QR, vizitor\u00ebt mund t\u00eb njihen me ngjarjet, mekanizmin e shtypjes dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr gjetjen e personave t\u00eb zhdukur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr qarkun e Shkodr\u00ebs, AIDSSH ka vendosur edhe dy tabela shenjuese n\u00eb vendvarrime t\u00eb dyshuara. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb vendosur pas murit t\u00eb Varrezave t\u00eb Rrmajit, ku, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Hamza Kazazit dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb administruara, dyshohet se mund t\u00eb jen\u00eb varrosur eshtrat e t\u00eb atit, Jup Kazazi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tabela tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Gruemir\u00eb, n\u00eb fshatin Vorf\u00eb, n\u00eb territorin ku dyshohet se mund t\u00eb jet\u00eb varrosur Jaho Sali Gjonaj, ishte partizan n\u00eb batalionin \u201cPerlat Rexhepi\u201d dhe dyshohet se u ekzekutua nga bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt n\u00eb muajt e fundit t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 9 maj 2026, AIDSSH u p\u00ebrcolli Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, prokurorive p\u00ebrkat\u00ebse, Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, bashkive dhe institucioneve t\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse dokumentacionin p\u00ebr pes\u00eb vendvarrime t\u00eb dyshuara n\u00eb vend. Autoriteti k\u00ebrkoi shqyrtimin juridik t\u00eb rasteve, autorizimin e g\u00ebrmimeve dhe zhvarrimeve t\u00eb kontrolluara, si dhe koordinimin nd\u00ebrinstitucional p\u00ebr k\u00ebrkimin, rikuperimin dhe identifikimin e mbetjeve mortore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetarja Sula u b\u00ebri thirrje institucioneve q\u00eb procesi t\u00eb mos mbetet n\u00eb dokumente, por t\u00eb vijoj\u00eb me veprime konkrete n\u00eb terren.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe nuk mund ta kthejm\u00eb koh\u00ebn pas, por mund t\u00eb mos lejojm\u00eb q\u00eb zhdukja fizike t\u00eb pasohet nga zhdukja prej kujtes\u00ebs. K\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs do t\u00eb vazhdoj\u00eb, sepse emrat e tyre jan\u00eb pjes\u00eb e kujtes\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, fati i tyre \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa gjetja e tyre \u00ebsht\u00eb detyrim i shtetit dhe i nd\u00ebrgjegjes son\u00eb shoq\u00ebrore\u201d, p\u00ebrfundoi Sula. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">@followers Gentiana Sula Faqja Zyrtare Gentiana Mara Sula Gjergj Marku @Nertila Seitaj Bukurie Sokoli Luan Ismaili @Arqipeshkwvia Shkodwr Pult @Besnik Bucaj @Anila Zajmi @ Jonel Hibo @Ornela Besho @ Dorian Zanaliu @Liljana \u00c7o\u00e7oli @Eglantina Daulle<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15631\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-1-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15631\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-1-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-1-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-1-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-1-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-1.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15630\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/789926483_1372212271689885_897442837019952281_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15630\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/789926483_1372212271689885_897442837019952281_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/789926483_1372212271689885_897442837019952281_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/789926483_1372212271689885_897442837019952281_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/789926483_1372212271689885_897442837019952281_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/789926483_1372212271689885_897442837019952281_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/789926483_1372212271689885_897442837019952281_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15629\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788689648_1372173901693722_2929549245464094603_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15629\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788689648_1372173901693722_2929549245464094603_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788689648_1372173901693722_2929549245464094603_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788689648_1372173901693722_2929549245464094603_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788689648_1372173901693722_2929549245464094603_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788689648_1372173901693722_2929549245464094603_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788689648_1372173901693722_2929549245464094603_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15628\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788550500_1372173805027065_4590484030012375467_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15628\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788550500_1372173805027065_4590484030012375467_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788550500_1372173805027065_4590484030012375467_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788550500_1372173805027065_4590484030012375467_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788550500_1372173805027065_4590484030012375467_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788550500_1372173805027065_4590484030012375467_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788550500_1372173805027065_4590484030012375467_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15626\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15626\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788017444_1372172495027196_5842406655303511634_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"683\" height=\"1024\" data-id=\"15627\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788208714_1372174008360378_8443199814824381175_n-683x1024.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15627\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788208714_1372174008360378_8443199814824381175_n-683x1024.jpg 683w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788208714_1372174008360378_8443199814824381175_n-200x300.jpg 200w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788208714_1372174008360378_8443199814824381175_n-768x1152.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788208714_1372174008360378_8443199814824381175_n-1024x1536.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788208714_1372174008360378_8443199814824381175_n-8x12.jpg 8w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/788208714_1372174008360378_8443199814824381175_n.jpg 1066w\" sizes=\"(max-width: 683px) 100vw, 683px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15625\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787958662_1372174191693693_8100212747371978943_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15625\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787958662_1372174191693693_8100212747371978943_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787958662_1372174191693693_8100212747371978943_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787958662_1372174191693693_8100212747371978943_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787958662_1372174191693693_8100212747371978943_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787958662_1372174191693693_8100212747371978943_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787958662_1372174191693693_8100212747371978943_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15624\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787744520_1372174125027033_4024154120044692870_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15624\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787744520_1372174125027033_4024154120044692870_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787744520_1372174125027033_4024154120044692870_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787744520_1372174125027033_4024154120044692870_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787744520_1372174125027033_4024154120044692870_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787744520_1372174125027033_4024154120044692870_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/787744520_1372174125027033_4024154120044692870_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15623\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786828198_1372174621693650_8476943490328742053_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15623\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786828198_1372174621693650_8476943490328742053_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786828198_1372174621693650_8476943490328742053_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786828198_1372174621693650_8476943490328742053_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786828198_1372174621693650_8476943490328742053_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786828198_1372174621693650_8476943490328742053_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786828198_1372174621693650_8476943490328742053_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15622\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786702476_1372174505026995_1650267225072764305_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15622\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786702476_1372174505026995_1650267225072764305_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786702476_1372174505026995_1650267225072764305_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786702476_1372174505026995_1650267225072764305_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786702476_1372174505026995_1650267225072764305_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786702476_1372174505026995_1650267225072764305_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786702476_1372174505026995_1650267225072764305_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15621\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786339819_1372172608360518_444399487305235242_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15621\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786339819_1372172608360518_444399487305235242_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786339819_1372172608360518_444399487305235242_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786339819_1372172608360518_444399487305235242_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786339819_1372172608360518_444399487305235242_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786339819_1372172608360518_444399487305235242_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786339819_1372172608360518_444399487305235242_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15620\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786282584_1372173648360414_7930631809044124156_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15620\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786282584_1372173648360414_7930631809044124156_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786282584_1372173648360414_7930631809044124156_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786282584_1372173648360414_7930631809044124156_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786282584_1372173648360414_7930631809044124156_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786282584_1372173648360414_7930631809044124156_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/786282584_1372173648360414_7930631809044124156_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15619\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785858315_1372210308356748_9015579495806526176_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15619\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785858315_1372210308356748_9015579495806526176_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785858315_1372210308356748_9015579495806526176_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785858315_1372210308356748_9015579495806526176_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785858315_1372210308356748_9015579495806526176_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785858315_1372210308356748_9015579495806526176_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785858315_1372210308356748_9015579495806526176_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15618\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785605741_1372212265023219_5927305833395133485_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15618\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785605741_1372212265023219_5927305833395133485_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785605741_1372212265023219_5927305833395133485_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785605741_1372212265023219_5927305833395133485_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785605741_1372212265023219_5927305833395133485_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785605741_1372212265023219_5927305833395133485_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785605741_1372212265023219_5927305833395133485_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"683\" height=\"1024\" data-id=\"15617\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785287177_1372173501693762_4721881795857032367_n-683x1024.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15617\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785287177_1372173501693762_4721881795857032367_n-683x1024.jpg 683w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785287177_1372173501693762_4721881795857032367_n-200x300.jpg 200w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785287177_1372173501693762_4721881795857032367_n-768x1152.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785287177_1372173501693762_4721881795857032367_n-1024x1536.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785287177_1372173501693762_4721881795857032367_n-8x12.jpg 8w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/785287177_1372173501693762_4721881795857032367_n.jpg 1066w\" sizes=\"(max-width: 683px) 100vw, 683px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15616\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173588360420_7197364687888000116_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15616\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173588360420_7197364687888000116_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173588360420_7197364687888000116_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173588360420_7197364687888000116_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173588360420_7197364687888000116_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173588360420_7197364687888000116_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173588360420_7197364687888000116_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" data-id=\"15615\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173205027125_6257345683168561839_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15615\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173205027125_6257345683168561839_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173205027125_6257345683168561839_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173205027125_6257345683168561839_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173205027125_6257345683168561839_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173205027125_6257345683168561839_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/784982003_1372173205027125_6257345683168561839_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n<\/figure>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AIDSSH p\u00ebruroi n\u00eb Shkod\u00ebr ekspozit\u00ebn e p\u00ebrhershme dhe k\u00ebrkoi vijimin e hetimeve p\u00ebr gjetjen e t\u00eb zhdukurve t\u00eb komunizmit Shkod\u00ebr, 28 gusht 2026 \u2013 N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Personave t\u00eb Zhdukur, Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebruroi pran\u00eb Varrezave t\u00eb Rrmajit Ekspozit\u00ebn e P\u00ebrhershme Informuese \u201cRrmaji \u2013 Vend Kujtese [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":15631,"comment_status":"closed","ping_status":"","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[7,60,234],"tags":[107,101,102],"class_list":["post-15614","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajm-kryesor","category-lajme-slider","category-njoftimi-fundit","tag-aidssh","tag-autoriteti-i-dosjeve","tag-gentiana-sula"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15614"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15614\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15633,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15614\/revisions\/15633"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}