{"id":17245,"date":"2026-11-24T15:06:37","date_gmt":"2026-11-24T14:06:37","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=17245"},"modified":"2026-11-25T15:08:25","modified_gmt":"2026-11-25T14:08:25","slug":"fjala-pershendetese-e-znj-gentiana-sula-kryetare-e-aidssh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/fjala-pershendetese-e-znj-gentiana-sula-kryetare-e-aidssh\/","title":{"rendered":"Fjala p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse e znj. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tryeza OSBE\u2013AIDSSH, Tiran\u00eb, 24 n\u00ebntor 2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I nderuar z. Tarran,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Sportit, t\u00eb ASCAP-it, t\u00eb institucioneve t\u00eb kujtes\u00ebs dhe t\u00eb universiteteve,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nderuar m\u00ebsues, studiues dhe miq nga shoq\u00ebria civile,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb lejoni t\u00eb nis me nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb di p\u00ebr diktatur\u00ebn nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb ulet sot n\u00eb bank\u00ebn e shkoll\u00ebs? Ai ka lindur gati dy dekada pasi diktatura ra. Kujtime nuk ka. Ka vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb i japim ne: shkolla, familja, ekrani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe n\u00ebse ne heshtim, do t\u00eb flasin t\u00eb tjer\u00ebt: me nostalgji, me gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, me dezinformim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pyetje p\u00ebr historian\u00ebt. \u00cbsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, nj\u00eb pyetje p\u00ebr arsimin. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi sot k\u00ebtu.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Nj\u00eb ide e vjet\u00ebr sa vet\u00eb historia<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb lejoni t\u00eb ndalem pak te ata q\u00eb na m\u00ebsuan si ta lexojm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. \u00c7do epok\u00eb na ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim. Dhe t\u00eb marra s\u00eb bashku, k\u00ebto m\u00ebsime na tregojn\u00eb si duhet ta m\u00ebsojm\u00eb sot historin\u00eb e diktatur\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsimi i par\u00eb vjen nga Tukididi, gjenerali athinas q\u00eb n\u00eb shekullin V para Krishtit shkroi Historin\u00eb e Luft\u00ebs s\u00eb Peloponezit. Ai nuk u besoi rr\u00ebfimeve. I ballafaqoi d\u00ebshmit\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe e shkroi vepr\u00ebn si \u201cnj\u00eb pasuri p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat\u201d. Vuri re edhe di\u00e7ka q\u00eb ne e njohim mir\u00eb: n\u00eb koh\u00eb dhune, fjal\u00ebt ndryshojn\u00eb kuptim. \/ Edhe diktatura jon\u00eb e quajti njeriun \u201carmik t\u00eb popullit\u201d dhe d\u00ebnimin \u201criedukim\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsimi i dyt\u00eb vjen nga Ciceroni, n\u00eb vepr\u00ebn De Oratore, shkruar n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitin 55 para Krishtit. Ai e quajti historin\u00eb \u201cm\u00ebsuese t\u00eb jet\u00ebs\u201d dhe i vuri asaj ligjin e par\u00eb: \/ t\u00eb mos guxosh t\u00eb thuash asgj\u00eb t\u00eb rreme, \/ dhe t\u00eb kesh guximin t\u00eb thuash gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsimi i tret\u00eb vjen nga Ibn Khalduni, n\u00eb Muqaddim\u00ebn e vitit 1377. Ai dalloi an\u00ebn e jashtme t\u00eb historis\u00eb, rr\u00ebfimin e ngjarjeve, nga ana e saj e brendshme: k\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe i shkaqeve. Dhe propozoi nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: para se t\u00eb pyes\u00ebsh kush e tha nj\u00eb lajm, pyet n\u00ebse mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur ashtu. Kur kronikat flisnin p\u00ebr ushtri me qindra mij\u00ebra luft\u00ebtar\u00eb, ai pyeste: a mund t\u00eb l\u00ebviz\u00eb e t\u00eb luftoj\u00eb nj\u00eb ushtri e till\u00eb? Dhe numrat e fryr\u00eb binin vet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ibn Khalduni i em\u00ebrtoi edhe shkaqet e gabimit: anshm\u00ebrin\u00eb, besimin e verb\u00ebr te burimi, mosnjohjen e kontekstit dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u p\u00eblqyer t\u00eb fuqishm\u00ebve. \/ Kjo list\u00eb \u00ebsht\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb lexon sot nj\u00eb dosje t\u00eb Sigurimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsimi i kat\u00ebrt vjen nga didaktika e sotme. Peter Seixas e ktheu mendimin historik n\u00eb gjasht\u00eb koncepte q\u00eb m\u00ebsohen n\u00eb klas\u00eb: r\u00ebnd\u00ebsia historike, prova nga burimet, vazhdim\u00ebsia dhe ndryshimi, shkaku dhe pasoja, perspektiva historike dhe dimensioni etik. Sam Wineburg na kujton se kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menduari \u00ebsht\u00eb \u201cakt i panatyrsh\u00ebm\u201d: nuk vjen vetvetiu, duhet m\u00ebsuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr historin\u00eb e diktatur\u00ebs, koncepti i fundit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dimensioni etik nuk do t\u00eb thot\u00eb ta gjykojm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn me syt\u00eb e sot\u00ebm, as ta justifikojm\u00eb me rrethanat e koh\u00ebs. Do t\u00eb thot\u00eb ta njohim padrejt\u00ebsin\u00eb si padrejt\u00ebsi dhe t\u00eb pyesim \u00e7far\u00eb detyrimi kemi sot: \/ ndaj viktimave, ndaj kujtes\u00ebs, ndaj ndreqjes. J\u00f6rn R\u00fcsen e quan k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrgjegje historike: kur nx\u00ebn\u00ebsi nuk pyet vet\u00ebm \u201c\u00e7far\u00eb ndodhi?\u201d, \/ por edhe \u201c\u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr mua, si qytetar?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse i bashkojm\u00eb k\u00ebto m\u00ebsime, kemi nj\u00eb program t\u00eb t\u00ebr\u00eb: \/ t\u00eb verifikojm\u00eb si Tukididi, \/ t\u00eb kemi guximin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs si Ciceroni, \/ t\u00eb pyesim si Ibn Khalduni n\u00ebse di\u00e7ka mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur ashtu, \/ dhe gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb ta kthejm\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegje qytetare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sepse t\u00eb v\u00ebrtetat e historis\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb vetvetishme. Nuk dalin vet\u00eb nga dokumenti dhe nuk mbrohen vet\u00eb. Nj\u00eb dosje e Sigurimit nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. \/ \u00cbsht\u00eb z\u00ebri i atij q\u00eb p\u00ebrndiqte. E v\u00ebrteta lind kur nx\u00ebn\u00ebsi pyet: kush e shkroi, me \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi, kush mungon n\u00eb k\u00ebt\u00eb faqe dhe \u00e7far\u00eb thon\u00eb burimet e tjera?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">[Opsionale] Dhe Milan Kundera, q\u00eb diktatur\u00ebn e njihte nga brenda, na la nj\u00eb fjali q\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndronte mbi der\u00ebn e \u00e7do arkivi: \u201cLufta e njeriut kund\u00ebr pushtetit \u00ebsht\u00eb lufta e kujtes\u00ebs kund\u00ebr harres\u00ebs.\u201d<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Shkolla: nga veg\u00ebl e harres\u00ebs n\u00eb vend t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria e njeh k\u00ebt\u00eb luft\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo. Diktatura nuk burgosi vet\u00ebm njer\u00ebz. Burgosi edhe t\u00eb kaluar\u00ebn. Rishkroi tekstet, fshiu emra nga fotografit\u00eb, i ktheu f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb \u201cbiografi t\u00eb keqe\u201d dhe kujtes\u00ebn n\u00eb faj. Shkolla ishte nj\u00eb nga instrumentet e saj kryesore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky \u00ebsht\u00eb paradoksi, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht detyra jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt: shkoll\u00ebn, q\u00eb dikur u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, le ta b\u00ebjm\u00eb vendin ku e v\u00ebrteta zbulohet, pyetet dhe kuptohet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe duhet ta themi me ndershm\u00ebri: kjo histori nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur. Ka ende t\u00eb path\u00ebna. Ka dosje q\u00eb sapo po lexohen, emra q\u00eb sapo po dalin, familje q\u00eb ende nuk e din\u00eb ku prehen t\u00eb dashurit e tyre. Edhe ne, brezi q\u00eb e jetoi diktatur\u00ebn, nuk i kemi d\u00ebgjuar ende t\u00eb gjitha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj le t\u00eb mos u japim nx\u00ebn\u00ebsve nj\u00eb histori t\u00eb p\u00ebrfunduar p\u00ebr ta m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh. Le t\u2019i b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb t\u00eb zbulimit t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Le ta sjellim arkivin n\u00eb klas\u00eb<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AIDSSH ruan sot nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kujtes\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare: dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. Por nj\u00eb arkiv q\u00eb nuk lexohet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arkiv i heshtur. Dokumentet nuk edukojn\u00eb vetvetiu. Edukojn\u00eb kur nj\u00eb m\u00ebsues i sjell n\u00eb klas\u00eb, kur nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i pyet dhe kur nj\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb u jep z\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu historian\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb rol q\u00eb askush tjet\u00ebr nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb. Rishqyrtimi i historis\u00eb s\u00eb diktatur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb rishkrim sipas nevojave t\u00eb dit\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pun\u00eb e durueshme me burime: deklasifikim, ballafaqim dokumentesh, d\u00ebshmi dhe debat shkencor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historiani nuk vjen p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shkoll\u00ebs nj\u00eb version t\u00eb ri zyrtar. Vjen p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb metod\u00ebn, kontekstin dhe guximin p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \/ \u201ck\u00ebt\u00eb ende nuk e dim\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe kur dosja flet me z\u00ebrin e p\u00ebrndjek\u00ebsit, historiani \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb k\u00ebrkon z\u00ebrin q\u00eb mungon: \/ t\u00eb viktim\u00ebs, t\u00eb familjes, t\u00eb d\u00ebshmitarit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj le ta studiojm\u00eb k\u00ebt\u00eb histori s\u00eb bashku: historian\u00eb, universitete, arkiva e institucione t\u00eb kujtes\u00ebs. Dhe le t\u2019i ndajm\u00eb rezultatet me m\u00ebsuesit, sepse nj\u00eb studim q\u00eb nuk arrin n\u00eb klas\u00eb mbetet n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">[Opsionale] Prandaj misioni yn\u00eb nuk mbaron te ruajtja dhe dh\u00ebnia e dosjeve. Ai vazhdon n\u00eb klas\u00eb: me Mediatek\u00ebn, me platform\u00ebn \u201cM\u00ebsojm\u00eb nga e Kaluara\u201d, me takimet me nx\u00ebn\u00ebs e m\u00ebsues dhe me burimet q\u00eb i v\u00ebm\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb shkollave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">[Opsionale] Por e dim\u00eb mir\u00eb: asnj\u00eb institucion nuk mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb i vet\u00ebm. Ministria harton politikat. ASCAP-i nd\u00ebrton kurrikul\u00ebn. Universitetet formojn\u00eb m\u00ebsuesit. Arkivat dhe muzet\u00eb ruajn\u00eb burimet. Kurse m\u00ebsuesit jan\u00eb ura e vetme e v\u00ebrtet\u00eb drejt nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">[Opsionale] N\u00ebse k\u00ebto hallka punojn\u00eb ve\u00e7 e ve\u00e7, nx\u00ebn\u00ebsi merr cop\u00ebza. N\u00ebse punojn\u00eb s\u00eb bashku, merr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Nga diskutimi te angazhimi<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj le ta kthejm\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb nga diskutim n\u00eb angazhim. Le t\u00eb nisim me tri hapa:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E para, le t\u00eb trajnojm\u00eb s\u00eb bashku m\u00ebsuesit e historis\u00eb, me nj\u00eb program t\u00eb vazhduesh\u00ebm, jo me nj\u00eb seminar t\u00eb vet\u00ebm. Nj\u00eb program q\u00eb i ndihmon m\u00ebsuesit si ta lexojn\u00eb me sy kritik nj\u00eb dokument t\u00eb Sigurimit, si ta p\u00ebrdorin me respekt d\u00ebshmin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb mbijetuari dhe si t\u2019i menaxhojn\u00eb n\u00eb klas\u00eb pyetjet e v\u00ebshtira, emocionet dhe kujtesat e ndryshme familjare. Le t\u00eb mos e l\u00ebm\u00eb m\u00ebsuesin vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj historie. Le t\u2019i japim njohuri, materiale t\u00eb gatshme dhe nj\u00eb rrjet koleg\u00ebsh e institucionesh q\u00eb e mb\u00ebshtesin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E dyta, le t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku burime t\u00eb hapura digjitale. Jemi n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb revolucioni teknologjik. Dokumentet e dixhitalizuara, hartat interaktive, turet virtuale t\u00eb vendeve t\u00eb vuajtjes dhe inteligjenca artificiale mund ta sjellin arkivin n\u00eb \u00e7do klas\u00eb, n\u00eb \u00e7do qytet e fshat, me nj\u00eb klikim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por i nj\u00ebjti revolucion sjell edhe rreziqe: dezinformimin q\u00eb p\u00ebrhapet m\u00eb shpejt se e v\u00ebrteta, imazhet e manipuluara, nostalgjin\u00eb e paketuar bukur n\u00eb rrjetet sociale dhe cenimin e dinjitetit e t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb viktimave dhe t\u00eb familjeve t\u00eb tyre. Prandaj teknologjia nuk e z\u00ebvend\u00ebson mendimin historik. \/ E b\u00ebn at\u00eb m\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm. Le t\u2019i m\u00ebsojm\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit jo vet\u00ebm t\u2019i gjejn\u00eb burimet, por t\u2019i verifikojn\u00eb. Pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb Ibn Khalduni k\u00ebrkonte shtat\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E treta, le t\u00eb hartojm\u00eb nj\u00eb kalendar t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrinstitucional p\u00ebr vitin 2027, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb qarta dhe hapa t\u00eb matsh\u00ebm. K\u00ebshtu, vitin tjet\u00ebr do t\u00eb mblidhemi jo p\u00ebr t\u00eb num\u00ebruar s\u00ebrish sfidat, por p\u00ebr t\u00eb matur arritjet.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Mir\u00ebnjohje<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fal\u00ebnderoj Prezenc\u00ebn e OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe personalisht z. Tarran, p\u00ebr partneritetin e vazhduesh\u00ebm. Fal\u00ebnderoj Rrjetin Europian Kujtes\u00eb dhe Solidaritet p\u00ebr pranin\u00eb e tij. Dhe fal\u00ebnderoj secilin prej jush, ve\u00e7an\u00ebrisht m\u00ebsuesit, q\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e bartin \u00e7do dit\u00eb n\u00eb klas\u00eb, shpesh pa mjetet dhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb meritojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Mbyllja<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Viktimat e diktatur\u00ebs nuk na k\u00ebrkojn\u00eb hakmarrje. Na k\u00ebrkojn\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: t\u00eb mos harrojm\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brezi q\u00eb nuk e p\u00ebrjetoi diktatur\u00ebn nuk mban asnj\u00eb faj p\u00ebr t\u00eb. Por ka t\u00eb drejt\u00eb ta njoh\u00eb. Le t\u2019ia m\u00ebsojm\u00eb s\u00eb bashku: \/ me fakte, me dokumente, me d\u00ebshmi \/ dhe me guximin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Le t\u00eb jet\u00eb kjo tryez\u00eb fillimi i nj\u00eb bashk\u00ebpunimi q\u00eb nuk mbaron n\u00eb or\u00ebn 13:40.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju faleminderit.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" src=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/925457859_1453448966899548_2083101582309657992_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-17225\" srcset=\"https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/925457859_1453448966899548_2083101582309657992_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/925457859_1453448966899548_2083101582309657992_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/925457859_1453448966899548_2083101582309657992_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/925457859_1453448966899548_2083101582309657992_n-18x12.jpg 18w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/925457859_1453448966899548_2083101582309657992_n-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/aidssh.al\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/925457859_1453448966899548_2083101582309657992_n.jpg 1599w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tryeza OSBE\u2013AIDSSH, Tiran\u00eb, 24 n\u00ebntor 2026 I nderuar z. Tarran, T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Sportit, t\u00eb ASCAP-it, t\u00eb institucioneve t\u00eb kujtes\u00ebs dhe t\u00eb universiteteve, T\u00eb nderuar m\u00ebsues, studiues dhe miq nga shoq\u00ebria civile, M\u00eb lejoni t\u00eb nis me nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb. \u00c7far\u00eb di p\u00ebr diktatur\u00ebn nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb ulet sot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":17201,"comment_status":"closed","ping_status":"","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[30],"tags":[],"class_list":["post-17245","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fjalimet-e-kryetares"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17245"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17245\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17247,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17245\/revisions\/17247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}