{"id":3564,"date":"2017-02-10T14:27:48","date_gmt":"2017-02-10T13:27:48","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/autoriteti-per-informimin-mbi-dosjet-e-ish-sigurimit-te-shtetit-10-02-2017\/"},"modified":"2017-02-10T14:27:48","modified_gmt":"2017-02-10T13:27:48","slug":"autoriteti-per-informimin-mbi-dosjet-e-ish-sigurimit-te-shtetit-10-02-2017","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/autoriteti-per-informimin-mbi-dosjet-e-ish-sigurimit-te-shtetit-10-02-2017\/","title":{"rendered":"Autoriteti Per Informimin Mbi Dosjet E Ish-Sigurimit T\u00eb Shtetit 10.02.2017"},"content":{"rendered":"<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" src=\"\/wp-content\/uploads\/restored\/uploads\/mceu_33209632411646144849761.png\" width=\"930\" height=\"527\" \/><\/p>\n<p>M&euml; lejoni t&euml; ju b&euml;j me dije, se pas depozitimit t&euml; k&euml;rkes&euml;s s&euml; par&euml; zyrtare nga familjar&euml;t e Musine Kokalarit, Autoriteti, filloi k&euml;rkimet n&euml; fondet arkivore t&euml; ish-sigurimit t&euml; shtetit dhe mundi t&euml; disponoje t&euml; gjitha materialet arkivore, dosje, dokumenta, foto q&euml; adminstroheshin n&euml; k&euml;to arkiva. ky fond perben rreth 1,200 faqe material arkivor, prej te cilave 119 faqe kane qene deri sot klasifikuar si &ldquo;sekret&rdquo;<\/p>\n<p>Moment mjaft emocionues p&euml;r t&euml; gjith&euml; stafin e Autoritetit ishte mb&euml;rritja e dosjes formulare t&euml; Musine Kokalarit n&euml; zyrat tona. Emocionuese sepse nisi zyrtarisht procesi I par&euml; drejt transparences, drejt nje t&euml; shkuare t&euml; err&euml;t e cila, q&euml; me p&euml;rballjen e par&euml; ishte e dhimbshme. Emocioni dhe dhimbja vinin duke u shtuar kur nis&euml;n shfletimin e dokumentave q&euml; ndodheshin n&euml; at&euml; dosje. Q&euml; n&euml; faqe t&euml; par&euml;, n&euml; at&euml; kapak t&euml; vjet&euml;ruar, &nbsp;nj&euml; fotografi q&euml; rezatonte mir&euml;si dhe dituri do t&euml; shoq&euml;rohej me dokumenta dhe informata, dor&euml;shkrime origjinale dhe korrespodenca, akte dhe vendime &ldquo;n&euml; em&euml;r t&euml; popullit&rdquo;, &nbsp;survejime dhe deklarime, me pjes&euml;n m&euml; kulmore e shkruar me shkrim dore, sabotatore dhe armike e popullit, t&euml; d&euml;nohet me 20 vjet burg..<\/p>\n<p>Sa m&euml; shum&euml; faqe shfleton n&euml; dosjen e Musine Kokalarit aq m&euml; shum&euml; kupton vitalitetin e saj, vecanrisht n&euml; dor&euml;shkrimet e saj dhe bashkbisedimet apo vler&euml;simet e t&euml; tretve p&euml;r t&euml;.<\/p>\n<p>po citojme disa shprehje nga dor&euml;shkrimet e Musine Kokalarit..<\/p>\n<p>Nga konceptet e Social.demokracise.<\/p>\n<p>&ldquo;Popujt fituan indipendenc&euml;n kur vun&euml; p&euml;rpara cdo gj&euml;je nj&euml; ideal m&euml; t&euml; lart&euml; se zaptuesi i vet, idealin e liris&euml;. Dhe k&euml;shtjella e feudalizmit u l&euml;kund dhe u shkreh q&euml; dit&euml;n q&euml; njer&euml;zimi vuri si baz&euml; jete pun&euml;n dhe q&euml;llim ideali drejt&euml;sin&euml; dhe barazin&euml; p&euml;r t&euml; gjith&euml;. Koh&euml;t provojn&euml; se atje ku do t&euml; ket&euml; pun&euml;tor&euml; t&euml; sh&euml;ndosh&euml; t&euml; mendes dhe t&euml; krahut, respect p&euml;r ligjin, vler&euml; p&euml;r jet&euml;n e njeriut, vet&euml;m atje do t&euml; ket&euml; nj&euml; shoq&euml;ri demokratike&hellip;.<\/p>\n<p>Ja si shprehet Musine Kokalari p&euml;r lirine shtypit dhe mendimit..<\/p>\n<p>&ldquo;Liria e shtypit &euml;sht&euml; arma e sh&euml;ndosh&euml; p&euml;r zbatimin e drejt&euml;sis&euml; q&euml; mbron barazin&euml; e t&euml; gjith&euml;ve p&euml;rball&euml; ligjit, mos grabitjen e tok&euml;s s&euml; t&euml; varf&euml;rit q&euml; sht&euml;rngohet t&euml; marr&euml; borxh p&euml;r t&euml; lar&euml; at&euml; q&euml; ka p&euml;r nj&euml; kafshat&euml; buk&euml;. Liria e shtypit lufton ryshfetin&hellip;<\/p>\n<p>Liri mendimi &euml;sht&euml; jo t&euml; mbrosh nj&euml; ide ose tez&euml; q&euml; &euml;sht&euml; kund&euml;r interesit t&euml; vendit. Liri mendimi &euml;sht&euml; t&euml; harmonizosh, t&euml; ndreq&euml;sh gabimet, t&euml; kritikosh me vend vet&euml;m at&euml;her&euml; t&euml; kesh nj&euml; ide tjet&euml;r dhe ta tregosh. Sa t&euml; kritikosh vet&euml;m dhe t&euml; mos dish se si b&euml;het ndryshe do t&euml; thot&euml; se vepron kund&euml;r interesave t&euml; t&euml; gjith&euml;ve, t&euml; mbrosh interesin personal duke p&euml;rhapur ide anarshiste.<\/p>\n<p>N&euml; nj&euml; let&euml;r q&euml; Bilal Xhaferri i shkruan nje miku t&euml; tij, ai shprehet p&euml;r Musinene..: Musines&euml; i thuaj se I k&euml;rkoj t&euml; falur q&euml; nuk e takova kur ika, por kisha shpres&euml; se do t&euml; kthehesha p&euml;rs&euml;ri po t&euml; m&euml; jepnin 15 dit&euml; leje. Musineja m&euml; ka th&euml;n&euml; se do t&euml; m&euml; shkruaj n&euml; lidhje me v&euml;rejtjet q&euml; ka p&euml;r tregimin tim Si linda_&ndash;.Po t&euml; doj I lutem shum&euml; t&euml; m&euml; shkruaj se kam mjaft nevoj&euml; p&euml;r v&euml;rejtjet dhe sugjerimet e saj. Un&euml; t&euml; kam th&euml;n&euml; se ajo jo vet&euml;m ka eksperienc&euml; por &euml;sht&euml; mjaft e mpreht&euml; p&euml;r c&euml;shtje letrare, sidomos mua m&euml; p&euml;lqen insistimi i saj p&euml;r nj&euml; diksion sa m&euml; popullor si dhe p&euml;r nj&euml; larmi gjuh&euml;sore sa m&euml; popullore n&euml; let&euml;rsi&hellip;<\/p>\n<p>Dijet, kultura, largpam&euml;sia q&euml; pasqyronte Musineja shkaktonin kaq shum&euml; tmerr tek ata, t&euml; cil&euml;t edhe n&euml; burg e mbanin t&euml; survejuar madje duke e cil&euml;suar t&euml; rrezikshme.<\/p>\n<p>Aq e rrezikshme ishte Musineja sa q&euml; diktatura nuk u ndal as me vitet n&euml; burgim p&euml;rkundrazi tmerri i saj do t&euml; vazhdonte me internimin n&euml; R&euml;shen ku vuajtjet, presionet, persekutimi do ta mundonin deri n&euml; momentin q&euml; do t&euml; shuhej e vetmuar n&euml; vitin 1983. Nje numer i madh oficeresh te sigurimit, operativesh dhe bashkepunotoresh u angazhuan qe te pergjunjin ate.&nbsp; E megjithat&euml;, ne jemi sot k&euml;tu, n&euml; 100 vjetorin e lindjes s&euml; Musine Kokalarit, p&euml;r t&euml; kujtuar trash&euml;gimin&euml; e saj, kontributin e cmuar t&euml; nj&euml; personaliteti q&euml; diktatura nuk mundi ta mposht&euml;. Dhe kjo, jo pa arsye&hellip; Musine Kokalari b&euml;n pjes&euml; n&euml; at&euml; radh&euml; intelektual&euml;sh, me t&euml; cil&euml;t populli shqiptar krenohet pamas&euml; dhe emrin e s&euml; cil&euml;s do t&euml; mbaj&euml; nga sot e tutje edhe kjo bibliotek&euml;.<\/p>\n<p>Musine Kokalari, edhe pse e d&euml;nuar nga vet&euml; bashk&euml;kombasit e saj, nuk ushqeu kurr&euml; urrejtje p&euml;r ta, madje u kushtoi nj&euml; pjes&euml; t&euml; r&euml;nd&euml;sishme t&euml; shkrimeve aq t&euml; vyera, ku shpalosi idet&euml; p&euml;r nj&euml; Shqip&euml;ri m&euml; t&euml; mir&euml;, m&euml; demokratike. Musine Kokalari ishte nj&euml; bij&euml; e denj&euml; e kombit, kujtimin e s&euml; cil&euml;s do ta nderojm&euml; sot e n&euml; vijim, me shpres&euml;n se Shqip&euml;ria nes&euml;r do t&euml; jet&euml; ashtu sic ajo e &euml;nd&euml;rronte.<\/p>\n<p>Autoriteti vendosi sot unanimisht te publikoje nje doreshkrim te Musinese ku shpaloset vizioni i saj per nje shoqeri moderne dhe demokraike, i cili ndodhet te linku&nbsp;bashkegjitur.<\/p>\n<p>Ky publikim i pare do te pasohet nga themelimi i fondit te dixhitalizuar &nbsp;ish-Sigurimi Online. Se pari do te publikojme bibliografine e plote te materialeve te ish-Sigurimit, i cili do te pasurohet hap pas hapi me materialet e dixhitalizuara.<\/p>\n<p>M&euml; lejoni t&euml; ju b&euml;j me dije, se pas depozitimit t&euml; k&euml;rkes&euml;s s&euml; par&euml; zyrtare nga familjar&euml;t e Musine Kokalarit, Autoriteti, filloi k&euml;rkimet n&euml; fondet arkivore t&euml; ish-sigurimit t&euml; shtetit dhe mundi t&euml; disponoje t&euml; gjitha materialet arkivore, dosje, dokumenta, foto q&euml; adminstroheshin n&euml; k&euml;to arkiva. ky fond perben rreth 1,200 faqe material arkivor, prej te cilave 119 faqe kane qene deri sot klasifikuar si &ldquo;sekret&rdquo;<\/p>\n<p>Moment mjaft emocionues p&euml;r t&euml; gjith&euml; stafin e Autoritetit ishte mb&euml;rritja e dosjes formulare t&euml; Musine Kokalarit n&euml; zyrat tona. Emocionuese sepse nisi zyrtarisht procesi I par&euml; drejt transparences, drejt nje t&euml; shkuare t&euml; err&euml;t e cila, q&euml; me p&euml;rballjen e par&euml; ishte e dhimbshme. Emocioni dhe dhimbja vinin duke u shtuar kur nis&euml;n shfletimin e dokumentave q&euml; ndodheshin n&euml; at&euml; dosje. Q&euml; n&euml; faqe t&euml; par&euml;, n&euml; at&euml; kapak t&euml; vjet&euml;ruar, &nbsp;nj&euml; fotografi q&euml; rezatonte mir&euml;si dhe dituri do t&euml; shoq&euml;rohej me dokumenta dhe informata, dor&euml;shkrime origjinale dhe korrespodenca, akte dhe vendime &ldquo;n&euml; em&euml;r t&euml; popullit&rdquo;, &nbsp;survejime dhe deklarime, me pjes&euml;n m&euml; kulmore e shkruar me shkrim dore, sabotatore dhe armike e popullit, t&euml; d&euml;nohet me 20 vjet burg..<\/p>\n<p>Sa m&euml; shum&euml; faqe shfleton n&euml; dosjen e Musine Kokalarit aq m&euml; shum&euml; kupton vitalitetin e saj, vecanrisht n&euml; dor&euml;shkrimet e saj dhe bashkbisedimet apo vler&euml;simet e t&euml; tretve p&euml;r t&euml;.<\/p>\n<p>po citojme disa shprehje nga dor&euml;shkrimet e Musine Kokalarit..<\/p>\n<p>Nga konceptet e Social.demokracise.<\/p>\n<p>&ldquo;Popujt fituan indipendenc&euml;n kur vun&euml; p&euml;rpara cdo gj&euml;je nj&euml; ideal m&euml; t&euml; lart&euml; se zaptuesi i vet, idealin e liris&euml;. Dhe k&euml;shtjella e feudalizmit u l&euml;kund dhe u shkreh q&euml; dit&euml;n q&euml; njer&euml;zimi vuri si baz&euml; jete pun&euml;n dhe q&euml;llim ideali drejt&euml;sin&euml; dhe barazin&euml; p&euml;r t&euml; gjith&euml;. Koh&euml;t provojn&euml; se atje ku do t&euml; ket&euml; pun&euml;tor&euml; t&euml; sh&euml;ndosh&euml; t&euml; mendes dhe t&euml; krahut, respect p&euml;r ligjin, vler&euml; p&euml;r jet&euml;n e njeriut, vet&euml;m atje do t&euml; ket&euml; nj&euml; shoq&euml;ri demokratike&hellip;.<\/p>\n<p>Ja si shprehet Musine Kokalari p&euml;r lirine shtypit dhe mendimit..<\/p>\n<p>&ldquo;Liria e shtypit &euml;sht&euml; arma e sh&euml;ndosh&euml; p&euml;r zbatimin e drejt&euml;sis&euml; q&euml; mbron barazin&euml; e t&euml; gjith&euml;ve p&euml;rball&euml; ligjit, mos grabitjen e tok&euml;s s&euml; t&euml; varf&euml;rit q&euml; sht&euml;rngohet t&euml; marr&euml; borxh p&euml;r t&euml; lar&euml; at&euml; q&euml; ka p&euml;r nj&euml; kafshat&euml; buk&euml;. Liria e shtypit lufton ryshfetin&hellip;<\/p>\n<p>Liri mendimi &euml;sht&euml; jo t&euml; mbrosh nj&euml; ide ose tez&euml; q&euml; &euml;sht&euml; kund&euml;r interesit t&euml; vendit. Liri mendimi &euml;sht&euml; t&euml; harmonizosh, t&euml; ndreq&euml;sh gabimet, t&euml; kritikosh me vend vet&euml;m at&euml;her&euml; t&euml; kesh nj&euml; ide tjet&euml;r dhe ta tregosh. Sa t&euml; kritikosh vet&euml;m dhe t&euml; mos dish se si b&euml;het ndryshe do t&euml; thot&euml; se vepron kund&euml;r interesave t&euml; t&euml; gjith&euml;ve, t&euml; mbrosh interesin personal duke p&euml;rhapur ide anarshiste.<\/p>\n<p>N&euml; nj&euml; let&euml;r q&euml; Bilal Xhaferri i shkruan nje miku t&euml; tij, ai shprehet p&euml;r Musinene..: Musines&euml; i thuaj se I k&euml;rkoj t&euml; falur q&euml; nuk e takova kur ika, por kisha shpres&euml; se do t&euml; kthehesha p&euml;rs&euml;ri po t&euml; m&euml; jepnin 15 dit&euml; leje. Musineja m&euml; ka th&euml;n&euml; se do t&euml; m&euml; shkruaj n&euml; lidhje me v&euml;rejtjet q&euml; ka p&euml;r tregimin tim Si linda_&ndash;.Po t&euml; doj I lutem shum&euml; t&euml; m&euml; shkruaj se kam mjaft nevoj&euml; p&euml;r v&euml;rejtjet dhe sugjerimet e saj. Un&euml; t&euml; kam th&euml;n&euml; se ajo jo vet&euml;m ka eksperienc&euml; por &euml;sht&euml; mjaft e mpreht&euml; p&euml;r c&euml;shtje letrare, sidomos mua m&euml; p&euml;lqen insistimi i saj p&euml;r nj&euml; diksion sa m&euml; popullor si dhe p&euml;r nj&euml; larmi gjuh&euml;sore sa m&euml; popullore n&euml; let&euml;rsi&hellip;<\/p>\n<p>Dijet, kultura, largpam&euml;sia q&euml; pasqyronte Musineja shkaktonin kaq shum&euml; tmerr tek ata, t&euml; cil&euml;t edhe n&euml; burg e mbanin t&euml; survejuar madje duke e cil&euml;suar t&euml; rrezikshme.<\/p>\n<p>Aq e rrezikshme ishte Musineja sa q&euml; diktatura nuk u ndal as me vitet n&euml; burgim p&euml;rkundrazi tmerri i saj do t&euml; vazhdonte me internimin n&euml; R&euml;shen ku vuajtjet, presionet, persekutimi do ta mundonin deri n&euml; momentin q&euml; do t&euml; shuhej e vetmuar n&euml; vitin 1983. Nje numer i madh oficeresh te sigurimit, operativesh dhe bashkepunotoresh u angazhuan qe te pergjunjin ate.&nbsp; E megjithat&euml;, ne jemi sot k&euml;tu, n&euml; 100 vjetorin e lindjes s&euml; Musine Kokalarit, p&euml;r t&euml; kujtuar trash&euml;gimin&euml; e saj, kontributin e cmuar t&euml; nj&euml; personaliteti q&euml; diktatura nuk mundi ta mposht&euml;. Dhe kjo, jo pa arsye&hellip; Musine Kokalari b&euml;n pjes&euml; n&euml; at&euml; radh&euml; intelektual&euml;sh, me t&euml; cil&euml;t populli shqiptar krenohet pamas&euml; dhe emrin e s&euml; cil&euml;s do t&euml; mbaj&euml; nga sot e tutje edhe kjo bibliotek&euml;.<\/p>\n<p>Musine Kokalari, edhe pse e d&euml;nuar nga vet&euml; bashk&euml;kombasit e saj, nuk ushqeu kurr&euml; urrejtje p&euml;r ta, madje u kushtoi nj&euml; pjes&euml; t&euml; r&euml;nd&euml;sishme t&euml; shkrimeve aq t&euml; vyera, ku shpalosi idet&euml; p&euml;r nj&euml; Shqip&euml;ri m&euml; t&euml; mir&euml;, m&euml; demokratike. Musine Kokalari ishte nj&euml; bij&euml; e denj&euml; e kombit, kujtimin e s&euml; cil&euml;s do ta nderojm&euml; sot e n&euml; vijim, me shpres&euml;n se Shqip&euml;ria nes&euml;r do t&euml; jet&euml; ashtu sic ajo e &euml;nd&euml;rronte.<\/p>\n<p>Autoriteti vendosi sot unanimisht te publikoje nje doreshkrim te Musinese ku shpaloset vizioni i saj per nje shoqeri moderne dhe demokraike, i cili ndodhet te linku&nbsp;bashkegjitur.<\/p>\n<p>Ky publikim i pare do te pasohet nga themelimi i fondit te dixhitalizuar &nbsp;ish-Sigurimi Online. Se pari do te publikojme bibliografine e plote te materialeve te ish-Sigurimit, i cili do te pasurohet hap pas hapi me materialet e dixhitalizuara.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M&euml; lejoni t&euml; ju b&euml;j me dije, se pas depozitimit t&euml; k&euml;rkes&euml;s s&euml; par&euml; zyrtare nga familjar&euml;t e Musine Kokalarit, Autoriteti, filloi k&euml;rkimet n&euml; fondet arkivore t&euml; ish-sigurimit t&euml; shtetit dhe mundi t&euml; disponoje t&euml; gjitha materialet arkivore, dosje, dokumenta, foto q&euml; adminstroheshin n&euml; k&euml;to arkiva. ky fond perben rreth 1,200 faqe material arkivor, prej [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":3565,"comment_status":"","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-3564","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajm-kryesor"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3564"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3564\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3565"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}