{"id":3605,"date":"2022-03-02T13:55:09","date_gmt":"2022-03-02T12:55:09","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/njoftim-per-publikun-mbi-ecurine-e-projektit-te-muzealizimit-te-kampit-te-tepelenes\/"},"modified":"2022-03-02T13:55:09","modified_gmt":"2022-03-02T12:55:09","slug":"njoftim-per-publikun-mbi-ecurine-e-projektit-te-muzealizimit-te-kampit-te-tepelenes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/njoftim-per-publikun-mbi-ecurine-e-projektit-te-muzealizimit-te-kampit-te-tepelenes\/","title":{"rendered":"Njoftim P\u00ebr Publikun Mbi Ecurin\u00eb E Projektit T\u00eb Muzealizimit T\u00eb Kampit T\u00eb Tepelen\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Njoftim p&euml;r publikun<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mbi ecurin&euml; e projektit t&euml; muzealizimit t&euml; Kampit t&euml; Tepelen&euml;s<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tiran&euml;, 4 prill 2018&nbsp;<\/strong>&ndash; Autoriteti p&euml;r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit, institucion shtet&euml;ror, p&euml;rgjegj&euml;s p&euml;r mb&euml;shtetjen e k&euml;rkimit shkencor gjat&euml; rishqyrtimit historik t&euml; veprimtaris&euml; s&euml; ish-Sigurimit t&euml; Shtetit, b&euml;n me dije mbi ecurin&euml; e projektit t&euml; muzealizimit t&euml; Kampit t&euml; pun&euml;s s&euml; detyruar n&euml; Tepelen&euml;.<\/p>\n<p>Autoriteti me Vendimin nr. 54, dat&euml; 10.08.2017 ka miratuar realizimin e Projektit t&euml; kujtes&euml;s&nbsp;<em>&ldquo;Memoriali Komb&euml;tar i Kampeve t&euml; Pun&euml;s t&euml; Detyruar&rdquo;<\/em>&nbsp;dhe ngritjen e grupit t&euml; pun&euml;s&nbsp;<em>&ldquo;P&euml;r k&euml;rkimin e dokumentacionit arkivor p&euml;r kampin e Tepelen&euml;s dhe krijimin e nj&euml; memoriali p&euml;r p&euml;rkujtimin e dat&euml;s 30 gusht, si Dita Nd&euml;rkomb&euml;tare e t&euml; Zhdukurve<\/em>&rdquo;, bazuar n&euml; ligjin nr. 45\/2015 dhe ligjin nr. 9154, dt. 06.11.2003 &ldquo;P&euml;r arkivat&rdquo;, mbi p&euml;rgatitjen dhe hapjen e ekspozitave dokumentare. Po ashtu, n&euml; zbatim t&euml; ligjit nr. 9802, dat&euml; 13.9.2007&nbsp;<em>&ldquo;P&euml;r Ratifikimin e Konvent&euml;s Nd&euml;rkomb&euml;tare t&euml; OKB-s&euml; &ldquo;P&euml;r mbrojtjen e t&euml; gjith&euml; personave nga zhdukjet me forc&euml;&rdquo;.<\/em><\/p>\n<p>Ky projekt p&euml;rmban rikthimin n&euml; identitet, si kamp d&euml;bimi t&euml; nj&euml; prej kapanoneve, vendosjen e stendave me d&euml;shmi (fotografi dhe d&euml;shmi arkivore) p&euml;r kampet e d&euml;bim &ndash; internimit, dizenjimin, pozicionimin si dhe&nbsp;<em>mbjelljen e disa fidan&euml;ve (qiparisa) p&euml;r p&euml;rkujtimin e f&euml;mij&euml;ve q&euml; kan&euml; humbur jet&euml;n nga kushtet e v&euml;shtira n&euml; Kampin e Tepelen&euml;s dhe jan&euml; pa nj&euml; vendvarrimi<\/em>. Nd&euml;rtimi i k&euml;tij Memoriali sh&euml;non vet&euml;m hapin e par&euml; p&euml;r transformimin e t&euml; gjith&euml; kompleksit n&euml; nj&euml; Muze t&euml; Kampeve t&euml; Pun&euml;s s&euml; Detyruar t&euml; Diktatur&euml;s Komuniste.<\/p>\n<p>Projekti &euml;sht&euml; miratuar me Vendimin e K&euml;shillit Bashkiak Tepelen&euml; nr. 40, dat&euml; 30.11.2017&nbsp;<em>&ldquo;P&euml;r miratimin e objekteve prioritare t&euml; investimeve p&euml;r vitin 2018<\/em>&rdquo;, konfirmuar n&euml; dat&euml; 14.12.2017 nga Prefekti i Qarkut Gjirokast&euml;r.<\/p>\n<p>Projekti i kujtes&euml;s &euml;sht&euml; p&euml;rfshir&euml; n&euml; programin qeveris&euml;s 2017-2021, n&euml; kapitullin kushtuar kultur&euml;s dhe edukimit p&euml;rmes saj, ku thuhet: &ldquo;Rrug&euml;t e Kujtes&euml;s&rdquo; jan&euml; gjithashtu nj&euml; itinerar unik i Shqip&euml;ris&euml;, q&euml; do t&euml; vijojn&euml; t&euml; nxjerrin n&euml; pah aspektin historik dhe edukativ t&euml; siteve t&euml; ish-diktatur&euml;s, si Spa&ccedil;i apo Tepelena, n&euml; vijim t&euml; projekteve tashm&euml; t&euml; njohura muzeale t&euml; Kujtes&euml;s&rdquo;.&nbsp;<a href=\"https:\/\/kryeministria.al\/files\/PROGRAMI.pdf\" aria-invalid=\"true\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/kryeministria.al\/files\/PROGRAMI.pdf<\/a><\/p>\n<p>Autoriteti ka firmosur disa marr&euml;veshje bashk&euml;punimi me partner&euml;, t&euml; cil&euml;t ndihmojn&euml; n&euml; mbledhjen e dokumenteve dhe t&euml; dh&euml;nave zyrtare si dhe n&euml; nd&euml;rgjegj&euml;simin qytetar dhe edukimin shoq&euml;ror, n&euml;p&euml;rmjet rishqyrtimit t&euml; historis&euml; dhe rivler&euml;simit t&euml; saj. P&euml;r mbledhjen e dokumenteve zyrtare q&euml; faktojn&euml; periudh&euml;n e ekzistenc&euml;s s&euml; Kampit t&euml; Tepelen&euml;s &euml;sht&euml; bashk&euml;punuar me Drejtorin&euml; e P&euml;rgjithshme t&euml; Gjendjes Civile, me Institutin e Integrimit t&euml; P&euml;rndjekurve Politik&euml;, Institutin e Studimeve t&euml; Krimeve dhe Pasojave t&euml; Komunizmit n&euml; Shqip&euml;ri. N&euml; k&euml;t&euml; kuad&euml;r, projekti &euml;sht&euml; mb&euml;shtetur nga Bashkia e Tepelen&euml;s dhe partner&euml; t&euml; AIDSSH, si PNUD (miratuar marr&euml;veshje bashk&euml;punimi me vendim t&euml; Autoritetit nr. 32, dat&euml; 01.02.2018), OSBE (miratuar marr&euml;veshje bashk&euml;punimi me vendim t&euml; Autoritetit nr. 46, dat&euml;&nbsp; 06.07.2017) e institucione t&euml; tjera, publike, akademike dhe t&euml; k&euml;rkimit shkencor. Me Muzeun Komb&euml;tar t&euml; Kampeve t&euml; Pun&euml;s n&euml; Tepelen&euml;, AIDSSH synon t&euml; krijoj&euml; nj&euml; model p&euml;r t&euml; gjitha kampet e pun&euml;s s&euml; detyruar n&euml; Shqip&euml;ri, ku e shkuara t&euml; sh&euml;rbej&euml; p&euml;r reflektim e t&euml; mos p&euml;rs&euml;ritet.&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=4Rd5FwccTMk\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=4Rd5FwccTMk<\/a><\/p>\n<p>Marr&euml;veshja me PNUD-in, p&euml;r programin ambicioz &ldquo;P&euml;rkujtojm&euml;, p&euml;r t&euml; sh&euml;ruar dhe parandaluar&rdquo;&nbsp;p&euml;rmbledh dy nd&euml;rhyrje kryesore: (i) konceptualizimin, historin&euml;, dhe praktikat e pun&euml;s s&euml; detyruar gjat&euml; regjimit komunist p&euml;rmes nj&euml; qasje historiko &ndash; juridike ndaj institucionalizimit t&euml; pun&euml;s s&euml; detyruar. Kjo do t&euml; kontribuoj&euml; n&euml; konceptimin e vendeve t&euml; kujtes&euml;s si Kampi i Tepelen&euml;s dhe (ii) fushat&euml;n e komunikimit &ldquo;Edhe muret kan&euml; vesh&euml;&rdquo; zbatuar nga Autoriteti p&euml;r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit me mb&euml;shtetjen e PNUD Shqip&euml;ri dhe Qeveris&euml; s&euml; Italis&euml;. Fushata do te shtrihet n&euml; mbar&euml; vendin, duke mbledhur d&euml;shmi t&euml; t&euml; mbijetuarve t&euml; d&euml;nuar gjat&euml; periudh&euml;s komuniste dhe d&euml;shmi t&euml; solidaritetit q&euml; qytetar&euml;t e Tepelen&euml;s treguan ndaj viktimave.<\/p>\n<p>Po ashtu, marr&euml;veshja me OSBE-n&euml;, p&euml;r projekte hulumtimi dhe pune shkencore me t&euml; rinj e k&euml;rkues t&euml; interesuar p&euml;r njohjen me t&euml; shkuar&euml;n dhe p&euml;rballjen e shoq&euml;ris&euml; me t&euml; v&euml;rtet&euml;n; marr&euml;veshja me Institutin e Studimeve t&euml; Krimeve dhe Pasojave t&euml; Komunizmit n&euml; Shqip&euml;ri, p&euml;r bashk&euml;punim n&euml; projekte komplekse q&euml; hedhin drit&euml; n&euml; Shqip&euml;rin&euml; e diktatur&euml;s (mes t&euml; cil&euml;ve puna p&euml;r kampin e Tepelen&euml;s); me Institutin e Integrimit t&euml; ish-t&euml; P&euml;rndjekurve Politik&euml;, q&euml; mund&euml;soi list&euml;n me t&euml; d&euml;nuarit me pun&euml; t&euml; detyrueshme n&euml; k&euml;t&euml; kamp, 3380 persona, nga t&euml; cil&euml;t: 973 burra t&euml; moshuar, 1254 gra dhe 1163 f&euml;mij&euml;.<\/p>\n<p>Autoriteti ka miratuar me Vendim dhe me pas ka n&euml;nshkruar marr&euml;veshje bashk&euml;punimi edhe me Institutin e Historis&euml; dhe Universitetin e Tiran&euml;s p&euml;r njohjen e thelluar t&euml; s&euml; shkuar&euml;s dhe trajtimin profesional t&euml; saj.&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/AutoritetiDosjeve\/posts\/1801152299937385\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.facebook.com\/AutoritetiDosjeve\/posts\/1801152299937385<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/en\/marreveshje-bashkepunimi-midis-aidssh-dhe-institutit-te-historise\/\">\/marreveshje-bashkepunimi-midis-aidssh-dhe-institutit-te-historise\/<\/a><\/p>\n<p>Brenda kuadrit ligjor mbi t&euml; cilin AIDSSH mb&euml;shtet pun&euml;n e vet duke pasur n&euml; themel vlerat e transparenc&euml;s, integritetit, bashk&euml;punimit, t&euml; m&euml;suarit dhe angazhimit: Nd&euml;rgjegj&euml;simin e publikut p&euml;rmes t&euml; m&euml;suarit t&euml; vazhduesh&euml;m si nj&euml; m&euml;nyr&euml; p&euml;r t&euml; inkurajuar angazhimin demokratik dhe marr&euml;veshjeve nd&euml;rinstitucionale q&euml; bashk&euml;rendojn&euml; hapat p&euml;r realizimin e objektivave t&euml; kalendarit t&euml; kujtes&euml;s 2018, me mb&euml;shtetjen e Bashkis&euml; s&euml; Tepelen&euml;s, e cila ka miratuar projektin e Memorialit Komb&euml;tar t&euml; Kampeve t&euml; Pun&euml;s s&euml; Detyruar, si objekt prioritar p&euml;r Zhvillimin e Infrastruktur&euml;s Vendore dhe Rajonale p&euml;r Artin dhe Kultur&euml;n, p&euml;r vitin 2018. Nd&euml;rkoh&euml;, projekt ideja e Memorialit n&euml; kampin e d&euml;bim-internimit t&euml; Tepelen&euml;s &euml;sht&euml; ende n&euml; zhvillim. Autoriteti &euml;sht&euml; i hapur p&euml;r bashk&euml;punim me t&euml; gjith&euml; aktor&euml;t e faktor&euml;t, n&euml; m&euml;nyr&euml; q&euml; kampi i Tepelen&euml;s, si d&euml;shmi e kampeve t&euml; pun&euml;s s&euml; detyruar n&euml; diktatur&euml;, t&euml; p&euml;rfaq&euml;soj&euml; nj&euml; vend reflektimi p&euml;r t&euml; rinjt&euml;, student&euml;t, qytetar&euml;t dhe t&euml; nderoj&euml; sakrific&euml;n e dinjitetin njer&euml;zor t&euml; mij&euml;ra vetave, burra, gra e f&euml;mij&euml;, q&euml; u keqtrajtuan n&euml; kampet e pun&euml;s s&euml; detyruar n&euml; t&euml; gjith&euml; vendin.&nbsp;<a href=\"http:\/\/www.gsh.al\/2017\/09\/01\/tepelene-leter-femijeve-qe-nuk-u-rriten-kurre\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/www.gsh.al\/2017\/09\/01\/tepelene-leter-femijeve-qe-nuk-u-rriten-kurre\/<\/a><\/p>\n<p>Shqiptar&euml;t kan&euml; nevoj&euml; p&euml;r vende t&euml; tilla t&euml; kujtes&euml;s p&euml;r t&euml; d&euml;nuarit e nd&euml;rgjegjes, si institucionet e burgimit apo internimit, q&euml; e kaluara t&euml; mos harrohet, t&euml; sh&euml;rbej&euml; p&euml;r t&euml; kuptuar t&euml; tashmen e p&euml;r t&euml; nd&euml;rtuar t&euml; ardhmen n&euml; baza m&euml; solide. Sa i takon sistemit t&euml; d&euml;bim-internimeve, kampi i Tepelen&euml;s spikat p&euml;r disa arsye:<\/p>\n<p>&ndash; Ky kamp mbart qindra histori t&euml; dhimbshme njer&euml;zore. P&euml;r shkak t&euml; situat&euml;s ekstreme t&euml; jet&euml;s, ai &euml;sht&euml; p&euml;rmendur n&euml; m&euml;nyr&euml; t&euml; posa&ccedil;me nga qeveria amerikane n&euml; vitin 1955, si pjes&euml; e ankes&euml;s s&euml; saj n&euml; Kombet e Bashkuara p&euml;r shkeljen e t&euml; drejtave t&euml; njeriut n&euml; Shqip&euml;ri dhe p&euml;r p&euml;rdorimin e pun&euml;s s&euml; detyruar si nd&euml;shkim.<\/p>\n<p>&ndash; Ai pasqyron m&euml; s&euml; miri tipologjin&euml; e kampeve t&euml; rrethuara me tela me gjemba, t&euml; cilat nuk kan&euml; qen&euml; fenomen i p&euml;rhapur n&euml; Lindjen Komuniste dhe mund t&euml; krahasohen vet&euml;m me gulag&euml;t sovjetik&euml;.<\/p>\n<p>&ndash; Nd&euml;rsa p&euml;r kampe t&euml; tjera t&euml; tilla, si ai i Beratit, Kruj&euml;s, Valiasit, C&euml;rrikut, Shijakut, Porto&ndash;Palermos, Ku&ccedil;ov&euml;s, Ku&ccedil;it t&euml; Vlor&euml;s, etj., nuk kan&euml; mbetur objekte kujtese, p&euml;r Kampin e Tepelen&euml;s k&euml;to ekzistojn&euml;. Disa nga kazermat e kampit t&euml; Tepelen&euml;s ruhen ende. P&euml;r m&euml; tep&euml;r, skicat e Lek&euml; Pervizit, i mbijetuar, japin d&euml;shmi p&euml;r t&rsquo;i rind&euml;rtuar kabinat ku strehoheshin t&euml; internuarit.&nbsp;<a href=\"http:\/\/www.gsh.al\/2017\/08\/17\/muzeu-ne-kampin-e-tepelenes-leke-pervizi-besnikeria-e-vizatimeve-te-mia-i-kalon-caqet-e-aparateve-fotografike\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/www.gsh.al\/2017\/08\/17\/muzeu-ne-kampin-e-tepelenes-leke-pervizi-besnikeria-e-vizatimeve-te-mia-i-kalon-caqet-e-aparateve-fotografike\/<\/a><\/p>\n<p>Projekti i kujtes&euml;s&nbsp;<em>&ldquo;Memoriali Komb&euml;tar i Kampeve t&euml; Pun&euml;s t&euml; Detyruar&rdquo;&nbsp;<\/em>&euml;sht&euml; prezantuar publikisht n&euml; Tepelen&euml; nga arkitekti Gjon Radovani, me pjes&euml;marrjen e p&euml;rfaq&euml;suesve t&euml; Autoritetit, kryetarit t&euml; Bashkis&euml; Tepelen&euml;, z. T&euml;rmet Pe&ccedil;i, ambasadorit t&euml; Kombeve t&euml; Bashkuara n&euml; Tiran&euml;, z. Brian Williams dhe zv. \/ambasadorit t&euml; Prezenc&euml;s s&euml; OSBE, z. Robert Wilton, n&euml; prani t&euml; t&euml; mbijetuarve dhe trash&euml;gimtar&euml;ve t&euml; tyre, qytetar&euml;ve t&euml; Tepelen&euml;s, historian&euml;ve e student&euml;ve, p&euml;rfaq&euml;suesve t&euml; institucioneve publike dhe joqeveritare, organizatave komb&euml;tare e nd&euml;rkomb&euml;tare dhe medias.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/tempelena-camp-victims\/4007162.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/tempelena-camp-victims\/4007162.html<\/a><\/p>\n<p>M&euml; 30 gusht 2017 &euml;sht&euml; hedhur hapi i par&euml; p&euml;r fillimin e pun&euml;s p&euml;r Memorialin, me mbjelljen e qiparis&euml;ve t&euml; par&euml; q&euml; p&euml;rkujtojn&euml; t&euml; miturit e zhdukur. Projekti p&euml;rfshin rind&euml;rtimin e nj&euml;r&euml;s prej barakave si&ccedil; ka qen&euml; n&euml; koh&euml;n kur funksiononte si kamp d&euml;bimi; mbjelljen e disa fidan&euml;ve p&euml;r p&euml;rkujtimin e f&euml;mij&euml;ve q&euml; humb&euml;n jet&euml;n nga kushtet e v&euml;shtira n&euml; Kampin e Tepelen&euml;s e jan&euml; pa varr, si dhe vendosjen e stendave me d&euml;shmi (fotografi e d&euml;shmi arkivore) p&euml;r kampet e d&euml;bim-internimit.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.gsh.al\/2017\/09\/01\/gjon-radovani-si-do-behet-muzeu-i-kampit-te-tepelenes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/www.gsh.al\/2017\/09\/01\/gjon-radovani-si-do-behet-muzeu-i-kampit-te-tepelenes\/<\/a><\/p>\n<p>Autoriteti e mb&euml;shtet vijim&euml;sin&euml; e pun&euml;s s&euml; vet n&euml; parimet e r&euml;nd&euml;sishme, q&euml; e v&euml;n&euml; memorien historike n&euml; themel t&euml; identitetit dhe trash&euml;gimis&euml; s&euml; individ&euml;ve e bashk&euml;sive, si p.sh: paraqitja e k&euml;ndv&euml;shtrimeve t&euml; ndryshme; evitimi i shprehjeve deterministe: evitimi i p&euml;rgjith&euml;simeve; trajtimi i figurat historike si individ&euml;; sigurimi i nj&euml; baze gjenuine historike; p&euml;rdorimi i njohurive t&euml; nivelit akademik si burime, ku gjat&euml; pun&euml;s, &ccedil;do p&euml;rmbajtje duhet t&euml; ballafaqohet e t&euml; diskutohet me akademik&euml; t&euml; njohur dhe certifikuar p&euml;r njohurit&euml; specifike dhe njohurit&euml; e duhura p&euml;r k&euml;t&euml; pun&euml;.<\/p>\n<p>K&euml;sisoj, n&euml; muajt n&euml; vijim, si&ccedil; &euml;sht&euml; p&euml;rmendur edhe m&euml; lart, do t&euml; p&euml;rgatitet nj&euml; kuad&euml;r k&euml;rkimor mbi konceptualizimin, historin&euml;, dhe praktikat e pun&euml;s s&euml; detyruar gjat&euml; regjimit komunist, q&euml; do t&euml; g&euml;rshetoj&euml; nj&euml; qasje historiko &ndash; juridike ndaj institucionalizimit t&euml; pun&euml;s s&euml; detyruar. Kjo baz&euml; teorike do t&euml; sh&euml;rbej&euml; p&euml;r nisjen e k&euml;rkimeve shkencore dhe studimeve n&euml; k&euml;t&euml; fush&euml;. N&euml; k&euml;t&euml; kontekst, do t&euml; zhvillohen dit&euml; t&euml; hapura n&euml; universitete t&euml; ndryshme n&euml; vend, p&euml;r t&euml; informuar dhe diskutuar me student&euml;, k&euml;rkues shkencor&euml; dhe profesor&euml; mbi pun&euml;n e detyruar, si dhe do t&euml; organizohet nj&euml; seminar nd&euml;rkomb&euml;tar i hapur p&euml;r &ccedil;do studiues, vendas apo i huaj p&euml;r k&euml;t&euml; tem&euml;.<\/p>\n<p>Bazuar n&euml; ligjin nr. 45\/2015 &ldquo;<em>P&euml;r t&euml; Drejt&euml;n e Informimit p&euml;r Dokumentet e Ish-Sigurimit t&euml; Shtetit t&euml; Republik&euml;s Popullore Socialiste t&euml; Shqip&euml;ris&euml;&rdquo;&nbsp;<\/em>Autoriteti p&euml;r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit &euml;sht&euml; p&euml;rgjegj&euml;s p&euml;r zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administrimin, p&euml;rpunimin, p&euml;rdorimin e dokumenteve t&euml; ish-Sigurimit t&euml; Shtetit dhe informimin n&euml; lidhje me to, si dhe nj&euml;koh&euml;sisht &euml;sht&euml; p&euml;rgjegj&euml;s p&euml;r mb&euml;shtetjen e k&euml;rkimit shkencor gjat&euml; rishqyrtimit historik t&euml; veprimtaris&euml; s&euml; ish-Sigurimit t&euml; Shtetit, n&euml;p&euml;rmjet garantimit t&euml; mund&euml;sis&euml; p&euml;r shqyrtimin e dokumenteve dhe dor&euml;zimin e dublikatave t&euml; dokumenteve.<\/p>\n<p>P&euml;r t&euml; ndjekur veprimtarin&euml; e Autoritetit, ndiqni faqen ton&euml;&nbsp;<a href=\"http:\/\/www.autoritetidosjeve.gov.al\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">www.autoritetidosjeve.gov.al<\/a>&nbsp;ose n&euml; Facebook, Autoriteti p&euml;r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit 1944-1991, AIDSSH, ku mund t&euml; merret informacion p&euml;r veprimtarit&euml; e zhvilluara dhe ato t&euml; pritshme.<\/p>\n<p>AIDSSH mbetet i hapur p&euml;r propozime dhe bashk&euml;punime, me q&euml;llim fuqizimin e dialogut dhe edukimin qytetar<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoftim p&euml;r publikun Mbi ecurin&euml; e projektit t&euml; muzealizimit t&euml; Kampit t&euml; Tepelen&euml;s Tiran&euml;, 4 prill 2018&nbsp;&ndash; Autoriteti p&euml;r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit, institucion shtet&euml;ror, p&euml;rgjegj&euml;s p&euml;r mb&euml;shtetjen e k&euml;rkimit shkencor gjat&euml; rishqyrtimit historik t&euml; veprimtaris&euml; s&euml; ish-Sigurimit t&euml; Shtetit, b&euml;n me dije mbi ecurin&euml; e projektit t&euml; muzealizimit t&euml; Kampit t&euml; [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":3606,"comment_status":"","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-3605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajm-kryesor"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3605"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3605\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}