{"id":3622,"date":"2022-03-02T15:10:03","date_gmt":"2022-03-02T14:10:03","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/vizite-e-delegacionit-te-bundestagut-gjerman-ne-autoritetin-per-informim-mbi-dokumentet-e-ish-sigurimit-te-shtetit\/"},"modified":"2022-03-02T15:10:03","modified_gmt":"2022-03-02T14:10:03","slug":"vizite-e-delegacionit-te-bundestagut-gjerman-ne-autoritetin-per-informim-mbi-dokumentet-e-ish-sigurimit-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/vizite-e-delegacionit-te-bundestagut-gjerman-ne-autoritetin-per-informim-mbi-dokumentet-e-ish-sigurimit-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Vizit\u00eb E Delegacionit T\u00eb Bundestagut Gjerman N\u00eb Autoritetin P\u00ebr Informim Mbi Dokumentet E Ish-Sigurimit T\u00eb Shtetit"},"content":{"rendered":"<p>Tiran&euml;, 31 tetor 2018 &ndash; Nj&euml; delegacion i Bundestagut gjerman vizitoi sot Autoritetin p&euml;r Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit, p&euml;r t&rsquo;u njohur me pun&euml;n, misionin e objektivat e tij, me q&euml;llim nd&euml;rtimin e marr&euml;dh&euml;nieve t&euml; bashk&euml;punimit me institucionet gjermane t&euml; kujtes&euml;s.<br \/>Delegacioni i p&euml;rb&euml;r&euml; nga Dr. Kerstin Schultheib, Carsten Muller, Dr. Jurgen Martens, Stephan Brandner dhe znj. Suzanne Schutz e Ambasad&euml;s Gjermane n&euml; Tiran&euml;, u takua me p&euml;rfaq&euml;suesit m&euml; t&euml; lart&euml; t&euml; Autoritetit. Kryetarja, znj. Gentiana Sula dhe an&euml;tari, z. Simon Mirakaj, i njoh&euml;n t&euml; ftuarit me pun&euml;n e institucionit, p&euml;r hapjen e dosjeve, transparenc&euml;n n&euml; komunikimin me publikun dhe aktivitetet e shumta n&euml; funksion t&euml; p&euml;rballjes me t&euml; shkuar&euml;n, me q&euml;llim unitetin komb&euml;tar dhe edukimin qytetar.<br \/>N&euml; takim u trajtuan tema t&euml; ndryshme, q&euml; nga krijimi i institucionit p&euml;r hapjen e dosjeve, pas miratimit t&euml; ligjit 45\/2015, t&euml; vonuar me dekada p&euml;r hapjen e dokumenteve t&euml; ish&ndash;Sigurimit t&euml; Shtetit; te perceptimi i AIDSSH-s&euml; n&euml; publik, p&euml;rjetimi i persekutimit n&euml; kategori t&euml; ndryshme shoq&euml;rore dhe trajtimi i thelluar dhe profesional i s&euml; shkuar&euml;s; ngjashm&euml;rit&euml; e ligjit shqiptar, i cili &euml;sht&euml; nd&euml;rtuar sipas modelit gjerman; po ashtu, k&euml;rkesat e shoq&euml;ris&euml; civile e m&euml; gjer&euml; p&euml;r ligj m&euml; t&euml; ashp&euml;r, me p&euml;rfshirjen e lustracionit.<br \/>Shoq&euml;ria shqiptare t&euml; diktatur&euml;, ve&ccedil; p&euml;rndjekjes dhe platform&euml;s politike e ideologjike, &euml;sht&euml; p&euml;rballur me rezistenc&euml;n e qytetar&euml;ve, e cila gjithnj&euml; e m&euml; shum&euml; shfaqet n&euml; dosjet e Sigurimit t&euml; Shtetit apo raportet q&euml; kan&euml; ardhur deri n&euml; dit&euml;t e sotme. N&euml; nj&euml; v&euml;shtrim t&euml; p&euml;rgjithsh&euml;m, ve&ccedil; arsyeve rast pas rasti, ajo q&euml; e forcoi k&euml;t&euml; rezistenc&euml; kishte t&euml; b&euml;nte me besimin n&euml; Zot, heroizmin e grave shqiptare dhe origjin&euml;n e familjeve t&euml; p&euml;rndjekura.<br \/>Pavar&euml;sisht qasjeve t&euml; ndryshme t&euml; politik&euml;s s&euml; djeshme e t&euml; sotme drejt Lindjes apo Per&euml;ndimit, u b&euml; e qart&euml; p&euml;rkat&euml;sia jon&euml; n&euml; Europ&euml;, si q&euml;ndrim i shoq&euml;ris&euml;, p&euml;rball&euml; ideologjis&euml; apo politik&euml;s.<br \/>Kryetarja Sula b&euml;ri nj&euml; paraqitje t&euml; pun&euml;s s&euml; Autoritetit dhe nismave t&euml; nd&euml;rmarra prej tij, q&euml; nga ekspozitat dokumentare n&euml; qytete t&euml; vendit, sipas specifik&euml;s s&euml; komunitetit dhe ngjarjeve t&euml; ndodhura, deri te projektet komplekse t&euml;: d&euml;shmive gojore, publikimet cil&euml;sore dhe profesionale, t&euml; gjitha online, bashk&euml;punimet me grupe t&euml; ndryshme shoq&euml;rore dhe artist&euml;, universitete, k&euml;rkues shkencor&euml; dhe t&euml; rinj. Aktualisht, Autoriteti po organizon konferenc&euml;n nd&euml;rkomb&euml;tare shkencore me tem&euml;: &ldquo;T&euml; mohuar nga regjimi: burgjet, sistemi i internim-d&euml;bimeve dhe puna e detyruar n&euml; Shqip&euml;ri 1945-1990&rdquo;, e para e llojit t&euml; vet. Perspektiv&euml;s studimore t&euml; profesor&euml;ve dhe akademik&euml;ve vendas e t&euml; Kosov&euml;s u &euml;sht&euml; shtuar kontributi i ndjesh&euml;m i studiuesve t&euml; huaj dhe pjes&euml;marrja aktive e Rrjetit Europian t&euml; Kujtes&euml;s (ENRS) dhe BsTu, Autoritetit gjerman t&euml; Hapjes s&euml; Dosjeve.<br \/>N&euml; mbyllje t&euml; takimit, an&euml;tar&euml;t e delegacionit t&euml; Bundestagut gjerman i p&euml;rg&euml;zuan t&euml; pranishmit p&euml;r kuraj&euml;n dhe k&euml;mb&euml;nguljen, n&euml; nj&euml; koh&euml; kur jan&euml; t&euml; qarta v&euml;shtir&euml;sit&euml; e pun&euml;s s&euml; nj&euml; institucioni t&euml; till&euml;.<br \/>Authority<br \/>Autoriteti e mb&euml;shtet pun&euml;n e vet dhe vijim&euml;sin&euml; e projekteve t&euml; nd&euml;rmarra n&euml; parimet e r&euml;nd&euml;sishme t&euml; kujtes&euml;s, q&euml; e v&euml;n&euml; memorien historike n&euml; themel t&euml; identitetit dhe trash&euml;gimis&euml; s&euml; individ&euml;ve e bashk&euml;sive, si paraqitja e k&euml;ndv&euml;shtrimeve t&euml; ndryshme; evitimi i shprehjeve deterministe: shmangia e p&euml;rgjith&euml;simeve; trajtimi i figurave historike si individ&euml;; sigurimi i nj&euml; baze gjenuine historike; p&euml;rdorimi i njohurive t&euml; nivelit akademik si burime, ku &ccedil;do p&euml;rmbajtje duhet t&euml; ballafaqohet e t&euml; diskutohet me akademik&euml; t&euml; njohur dhe certifikuar p&euml;r njohurit&euml; specifike e t&euml; duhura p&euml;r k&euml;t&euml; pun&euml;.<\/p>\n<p>Mb&euml;shtetur n&euml; k&euml;to parime, n&euml; k&euml;rkimin shkencor dhe p&euml;rballjen profesionale t&euml; fakteve, Autoriteti vijon t&euml; nd&euml;rmarr&euml; projekte ambicioze e komplekse, q&euml; kan&euml; n&euml; fokus rishqyrtimin e historis&euml;, rivler&euml;simin e saj, rehabilitimin e viktimave, rezistenc&euml;n n&euml; personalitete e komunitete dhe inkurajojn&euml; dialogun social, n&euml; em&euml;r t&euml; transparenc&euml;s dhe konsolidimit t&euml; demokracis&euml;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran&euml;, 31 tetor 2018 &ndash; Nj&euml; delegacion i Bundestagut gjerman vizitoi sot Autoritetin p&euml;r Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit, p&euml;r t&rsquo;u njohur me pun&euml;n, misionin e objektivat e tij, me q&euml;llim nd&euml;rtimin e marr&euml;dh&euml;nieve t&euml; bashk&euml;punimit me institucionet gjermane t&euml; kujtes&euml;s.Delegacioni i p&euml;rb&euml;r&euml; nga Dr. Kerstin Schultheib, Carsten Muller, Dr. Jurgen Martens, Stephan [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-3622","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajm-kryesor"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3622\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}