{"id":3627,"date":"2022-03-02T15:20:05","date_gmt":"2022-03-02T14:20:05","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/aidssh-ne-shtetet-e-bashkuara-te-amerikes-institucionalizim-i-marreveshjeve-me-zerin-e-amerikes-dhe-federaten-vatra\/"},"modified":"2022-03-02T15:20:05","modified_gmt":"2022-03-02T14:20:05","slug":"aidssh-ne-shtetet-e-bashkuara-te-amerikes-institucionalizim-i-marreveshjeve-me-zerin-e-amerikes-dhe-federaten-vatra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/aidssh-ne-shtetet-e-bashkuara-te-amerikes-institucionalizim-i-marreveshjeve-me-zerin-e-amerikes-dhe-federaten-vatra\/","title":{"rendered":"AIDSSH N\u00eb Shtetet E Bashkuara T\u00eb Amerik\u00ebs Institucionalizim I Marr\u00ebveshjeve Me Z\u00ebrin E Amerik\u00ebs Dhe Federat\u00ebn Vatra"},"content":{"rendered":"<p><strong>Tiran&euml;, 28 n&euml;ntor 2018<\/strong>&nbsp;&ndash; Autoriteti p&euml;r Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit zhvillon nj&euml; vizit&euml; pune n&euml; Shtetet e Bashkuara t&euml; Amerik&euml;s n&euml; datat 28 n&euml;ntor-3 dhjetor, i ftuar nga Federata Panshqiptare Vatra, n&euml; vijim t&euml; bashk&euml;punimeve me komunitetet brenda dhe jasht&euml; vendit. Veprimtarit&euml; jan&euml; t&euml; hapura p&euml;r publikun.<\/p>\n<p>Autoriteti ka zhvilluar aktivitete me n&euml; fokus kujtes&euml;n q&euml; n&euml; krijim t&euml; tij, duke u p&euml;rqendruar n&euml; specifikat e bashk&euml;sis&euml; ku &euml;sht&euml; organizuar veprimtaria. Ekipi q&euml; do t&euml; kryej&euml; vizit&euml;n n&euml; Amerik&euml; po bashk&euml;punon me komunitetin ton&euml; atje p&euml;r organizimin e takimeve mbi kujtes&euml;n kolektive, nisur nga hapja e dosjeve t&euml; ish-Sigurimit t&euml; Shtetit; p&euml;r v&euml;nien n&euml; jet&euml; t&euml; projekteve t&euml; p&euml;rbashk&euml;ta q&euml; do t&euml; diskutohen me shqiptar&euml;t atje; p&euml;r projektin e d&euml;shmive gojore, (q&euml; sapo finalizoi botimin e par&euml;) duke e zgjeruar ndjesh&euml;m hart&euml;n e tij me d&euml;shmi t&euml; t&euml; mbijetuarve t&euml; diktatur&euml;s q&euml; sot jetojn&euml; n&euml; SHBA.<\/p>\n<p>Vizita e AIDSSH n&euml; Nju Jork dhe Uashington, &ndash; ve&ccedil; komunikimit t&euml; drejtp&euml;rdrejt&euml; me bashk&euml;sin&euml; shqiptare n&euml; Amerik&euml; dhe ofrimit t&euml; sh&euml;rbimeve n&euml; bashk&euml;punim me Federat&euml;n Vatra, q&euml; leht&euml;son procedurat e aplikimit duke i asistuar t&euml; interesuarit, &ndash; kulmon me firmosjen e dy marr&euml;veshjeve t&euml; bashk&euml;punimit.<\/p>\n<p>Autoriteti p&euml;r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit t&euml; Republik&euml;s s&euml; Shqip&euml;ris&euml; organizohet dhe funksionon n&euml; zbatim t&euml; ligjit nr. 45\/2015&nbsp;<em>&ldquo;P&euml;r t&euml; drejt&euml;n e informimit p&euml;r dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit t&euml; Republik&euml;s Socialiste Popullore t&euml; Shqip&euml;ris&euml;&rdquo;.&nbsp;<\/em>Si organ i lart&euml; shtet&euml;ror i pavarur, n&euml; baz&euml; dhe n&euml; zbatim t&euml; dispozitave t&euml; ve&ccedil;anta t&euml; ligjit 45\/2015, AIDSSH&nbsp;e v&euml; memorien historike n&euml; themel t&euml; identitetit dhe trash&euml;gimis&euml; s&euml; individ&euml;ve e bashk&euml;sive,&nbsp;duke inkurajuar dialog shoq&euml;ror pa komplekse p&euml;r diktatur&euml;n, n&euml; em&euml;r t&euml; s&euml; v&euml;rtet&euml;s, pajtimit, liris&euml; dhe demokracis&euml;.<\/p>\n<p>N&euml; k&euml;t&euml; kuad&euml;r, AIDSSH synon t&euml; firmos&euml; marr&euml;veshje bashk&euml;punimi me Z&euml;rin e Amerik&euml;s, p&euml;r zgjerimin e projektit t&euml; d&euml;shmive gojore, duke e pasuruar ndjesh&euml;m arkivin digjital t&euml; institucionit. Intervistat gojore t&euml; d&euml;shmitar&euml;ve q&euml; u japin z&euml; viktimave ruhen sipas parametrave n&euml; Autoritet, krahas dosjeve t&euml; Sigurimit, instrumente t&euml; pushtetit komunist.<\/p>\n<p>N&euml; simpoziumin q&euml; organizohet nga Federata Vatra, ve&ccedil; prezantimit t&euml; projektit t&euml; d&euml;shmive gojore dhe pun&euml;s p&euml;r muzealizimin e kampit t&euml; Tepelen&euml;s, t&euml; konkretizuar n&euml; botimin e par&euml; t&euml; librit t&euml; d&euml;shmive dhe n&euml; mbjelljen e pem&euml;ve t&euml; Memorialit t&euml; f&euml;mij&euml;ve q&euml; humb&euml;n jet&euml;n atje, do t&euml; shfaqet filmi q&euml; e dokumenton k&euml;t&euml; rrug&euml;tim dhe do t&euml; shp&euml;rndahen publikimet p&euml;rkat&euml;se.<\/p>\n<p>Autoriteti dhe Vatra synojn&euml; ta institucionalizojn&euml; bashk&euml;punimin mes tyre me firmosjen e nj&euml; marr&euml;veshjeje t&euml; zgjeruar bashk&euml;punimi.<\/p>\n<p>N&euml; vijim prezantohet puna e AIDSSH p&euml;r hedhjen drit&euml; n&euml; t&euml; shkuar&euml;n, duke hapur dosjet e p&euml;rfaq&euml;suesve t&euml; emigracionit shqiptar, si dhe duke paraqitur sh&euml;rbimet e institucionit, fizike dhe online.<\/p>\n<p>N&euml; mbyllje, t&euml; pranishmit mund t&euml; plot&euml;sojn&euml; formular&euml;t e aplikimit dhe t&euml; marrin p&euml;rgjigje p&euml;r rastet individuale.<\/p>\n<p>Nd&euml;rkoh&euml;, bashk&euml;punimet e AIDSSH me komunitetin shqiptar n&euml; SHBA dhe arkivat n&euml; k&euml;t&euml; vend do t&euml; vijojn&euml;, me fokus krijimin e kuadrit t&euml; plot&euml; historik, social e politik t&euml; periudh&euml;s s&euml; komunizmit t&euml; Shqip&euml;ri, duke thelluar k&euml;rkimin shkencor dhe zgjeruar mund&euml;sit&euml; e studimit n&euml; arkivat p&euml;rkat&euml;se t&euml; k&euml;saj periudhe, brenda dhe jasht&euml; vendit.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Autoriteti e mb&euml;shtet pun&euml;n e vet dhe vijim&euml;sin&euml; e projekteve t&euml; nd&euml;rmarra n&euml; parimet e r&euml;nd&euml;sishme t&euml; kujtes&euml;s, q&euml; e v&euml;n&euml; memorien historike n&euml; themel t&euml; identitetit dhe trash&euml;gimis&euml; s&euml; individ&euml;ve e bashk&euml;sive, si paraqitja e k&euml;ndv&euml;shtrimeve t&euml; ndryshme; evitimi i shprehjeve deterministe: shmangia e p&euml;rgjith&euml;simeve; trajtimi i figurave historike si individ&euml;; sigurimi i nj&euml; baze gjenuine historike; p&euml;rdorimi i njohurive t&euml; nivelit akademik si burime, ku &ccedil;do p&euml;rmbajtje duhet t&euml; ballafaqohet e t&euml; diskutohet me akademik&euml; t&euml; njohur dhe certifikuar p&euml;r njohurit&euml; specifike e t&euml; duhura p&euml;r k&euml;t&euml; pun&euml;.<\/p>\n<p>Mb&euml;shtetur n&euml; k&euml;to parime, n&euml; k&euml;rkimin shkencor dhe p&euml;rballjen profesionale t&euml; fakteve, Autoriteti vijon t&euml; nd&euml;rmarr&euml; projekte ambicioze e komplekse, q&euml; kan&euml; n&euml; fokus rishqyrtimin e historis&euml;, rivler&euml;simin e saj, rehabilitimin e viktimave, rezistenc&euml;n n&euml; personalitete e komunitete dhe inkurajojn&euml; dialogun social, n&euml; em&euml;r t&euml; transparenc&euml;s dhe konsolidimit t&euml; demokracis&euml;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran&euml;, 28 n&euml;ntor 2018&nbsp;&ndash; Autoriteti p&euml;r Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit zhvillon nj&euml; vizit&euml; pune n&euml; Shtetet e Bashkuara t&euml; Amerik&euml;s n&euml; datat 28 n&euml;ntor-3 dhjetor, i ftuar nga Federata Panshqiptare Vatra, n&euml; vijim t&euml; bashk&euml;punimeve me komunitetet brenda dhe jasht&euml; vendit. Veprimtarit&euml; jan&euml; t&euml; hapura p&euml;r publikun. Autoriteti ka zhvilluar aktivitete me [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":3628,"comment_status":"","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-3627","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajm-kryesor"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3627","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3627"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3627\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}