{"id":3638,"date":"2022-03-02T15:42:16","date_gmt":"2022-03-02T14:42:16","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/gjirokastra-lexon-musinene\/"},"modified":"2022-03-02T15:42:16","modified_gmt":"2022-03-02T14:42:16","slug":"gjirokastra-lexon-musinene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/gjirokastra-lexon-musinene\/","title":{"rendered":"\u201cGjirokastra lexon Musinen\u00eb\u201d \u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>P&euml;rkujtohet figura shum&euml;dimensionale e Musine Kokalarit<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tiran&euml;,&nbsp;<\/strong><strong>12 shkurt 2019&nbsp;<\/strong>&ndash; Autoriteti p&euml;r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit, n&euml; bashk&euml;punim me Muzeun &ldquo;Musine Kokalari&rdquo; dhe Wikimedians of Albanian Language UG organizoi aktivitetin &ldquo;Gjirokastra lexon Musinen&euml;&rdquo;, n&euml; Gjirokast&euml;r.<\/p>\n<p>Figura shum&euml;dimensionale e Musine Kokalarit, veprimtares politike e kulturore dhe shkrimtares&nbsp; me vizion u p&euml;rkujtua n&euml; nj&euml; simpozium t&euml; posa&ccedil;&euml;m n&euml; qytetin e saj. Paralelisht me simpoziumin, nj&euml; grup t&euml; rinjsh dhe ekspert&euml;t p&euml;rkat&euml;s punuan p&euml;r pasurimin dhe sakt&euml;simin e materialit zyrtar p&euml;r t&euml;, n&euml; pun&euml;torin&euml; edit-a-thon &ldquo;Musine Kokalari n&euml; Wikipedian shqip&rdquo;. T&euml; ftuar n&euml; takim ishin qytetar&euml;, t&euml; rinj e student&euml;, p&euml;rfaq&euml;sues t&euml; institucioneve publike dhe joqeveritare, shoqatave p&euml;r t&euml; drejtat e njeriut dhe t&euml; p&euml;rndjekurve politik&euml;, organizatave nd&euml;rkomb&euml;tare, artit, kultur&euml;s dhe medias.<\/p>\n<p>Simpoziumi u hap nga znj. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit p&euml;r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit. Me k&euml;rkes&euml; t&euml; familjes, dosja e par&euml; q&euml; Autoriteti hapi para dy vjet&euml;sh, n&euml; nisje t&euml; pun&euml;s s&euml; tij, ishte ajo e Musine Kokalarit, e d&euml;nuar, survejuar dhe p&euml;rndjekur p&euml;r vite me radh&euml;. Dy vjet pas hapjes s&euml; dosjes s&euml; par&euml;, p&euml;rvjetori i Musines&euml; i b&euml;ri t&euml; gjith&euml; bashk&euml; n&euml; Gjirokast&euml;r, p&euml;r ta trajtuar n&euml; m&euml;nyr&euml; komplekse figur&euml;n e saj e po ashtu, q&euml;ndres&euml;n dhe vlerat njer&euml;zore t&euml; p&euml;rcjella, p&euml;rtej sh&euml;nimeve t&euml; dosjes s&euml; p&euml;rndjekjes.<\/p>\n<p>Znj. Zamira Rami, Kryetare e Bashkis&euml; Gjirokast&euml;r mbajti fjal&euml;n e saj duke vler&euml;suar thell&euml;sisht figur&euml;n e Musines&euml; dhe duke e par&euml; trajtimin e saj zyrtar e p&euml;rfshirjen e t&euml; gjith&euml;ve aktor&euml;ve, si t&euml;rheqje shtes&euml; p&euml;r qytetin e Gjirokastr&euml;s. Studiuesja Fiona Todhri, vijoi me trajtimin gjer&euml;sisht e me profesionaliz&euml;m t&euml; figurave t&euml; grave t&euml; d&euml;nuara politike gjat&euml; regjimit komunist, mes t&euml; cilave, Musine Kokalari, gra q&euml; hodh&euml;n themelet dhe tentuan krijimin e nj&euml; shoq&euml;rie t&euml; lir&euml; dhe demokratike.<\/p>\n<p>Nj&euml; nd&euml;r kontribueset kryesore t&euml; k&euml;saj veprimtarie, znj. Arjeta Kokalari, Drejtore e Muzeut &ldquo;Musine Kokalari&rdquo; foli mbi sfidat e trajtimit t&euml; trash&euml;gimis&euml; s&euml; saj n&euml; dit&euml;t e sotme. N&euml; em&euml;r t&euml; familjes, znj. Linda Kokalari rr&euml;feu kujtimet me Musinen&euml;, pranin&euml; n&euml; familje dhe m&euml;nyr&euml;n sesi personaliteti i Musines&euml; ndikoi jet&euml;n e saj dhe t&euml; t&euml; tjer&euml;ve q&euml; pat&euml;n t&euml; b&euml;nin me t&euml;. Z. Nebil &Ccedil;ika, kryetar i Shoqat&euml;s Antikomuniste t&euml; ish-t&euml; P&euml;rndjekurve Politik&euml; dhe i af&euml;rt me familjen Kokalari, u shpreh mbi mekanizmat e p&euml;rndjekjes ndaj zonj&euml;s Kokalari dhe vlerat njer&euml;zore me t&euml; cilat ajo u p&euml;rball me struktur&euml;n shtet&euml;rore.<\/p>\n<p>Studiuesja Sonila Bo&ccedil;i e Akademis&euml; s&euml; Studimeve Albanologjike foli mbi q&euml;ndrimin politik t&euml; Musine Kokalarit, qasjen e saj ndaj pushtetit dhe rolin e s&euml; majt&euml;s shqiptare, p&euml;rtej komunizmit, gjat&euml; periudh&euml;s kur lindi, synoi t&euml; zhvillohej dhe drejtimet q&euml; mori. E majta shqiptare do t&euml; trajtohet n&euml; nj&euml; projekt t&euml; posa&ccedil;&euml;m t&euml; Autoritetit p&euml;r rivler&euml;simin e ngjarjeve dhe figurave historike.<\/p>\n<p>T&euml; pranish&euml;m n&euml; takim, qytetar&euml; t&euml; lidhur me familjen Kokalari dhe vet&euml; Musinen&euml;, fol&euml;n p&euml;r kujtimet e lidhura me t&euml; dhe ndikimin q&euml; pati ajo n&euml; jet&euml;n e gjithsecilit, q&euml; nga dashuria p&euml;r librat, q&euml;ndrueshm&euml;ria n&euml; vlerat njer&euml;zore dhe pap&euml;rkulshm&euml;ria, pavar&euml;sisht situatave t&euml; v&euml;shtira jet&euml;sore. Prej tyre u sugjerua futja e veprave t&euml; saj n&euml; let&euml;rsin&euml; shqipe, p&euml;r pasurin&euml; gjuh&euml;sore q&euml; p&euml;rcjellin, ngaq&euml; shoq&euml;ria e sotme &euml;sht&euml; borxhlie ndaj Musines&euml;, fisnik&euml;ris&euml; dhe thjesht&euml;sis&euml; s&euml; saj.<\/p>\n<p>Krijimtaria e pasur letrare e Musine Kokalarit u trajtua dhe diskutua nga t&euml; rinj, t&euml; cil&euml;t lexuan pjes&euml; t&euml; p&euml;rzgjedhura nga krijimet e saj dhe e plot&euml;suan figur&euml;n komplekse me aspektin artistik. K&euml;sisoj, simpoziumi krijoi nj&euml; kuad&euml;r t&euml; plot&euml; t&euml; figur&euml;s s&euml; Musine Kokalarit, nga vler&euml;simi i vet&euml;dijes intelektuale, integriteti dhe fryma idealiste q&euml; karakterizonte nj&euml; grua t&euml; till&euml;, te q&euml;ndrueshm&euml;ria, dinjiteti njer&euml;zor dhe p&euml;rfaq&euml;simi i lart&euml; i vetvetes, ideve e prirjeve t&euml; saj, dit&euml;t e gjykimit e m&euml; pas.<\/p>\n<p>Paralelisht zhvillimit t&euml; simpoziumit, n&euml; nj&euml; mjedis t&euml; dyt&euml; u organizua pun&euml;toria edit-a-thon &ldquo;Musine Kokalari n&euml; Wikipedian shqip&rdquo; dhe maratona e editimeve n&euml; Wikipedian n&euml; gjuh&euml;n shqipe p&euml;r Musine Kokalarin, duke synuar nj&euml; produkt konkret, serioz dhe t&euml; mir&euml;menduar p&euml;r nj&euml; nga personalitetet mbres&euml;l&euml;n&euml;se t&euml; jet&euml;s politike, kulturore, artistike e shoq&euml;rore shqiptare. Materiali p&euml;rfundimtar u nd&euml;rtua duke u bazuar edhe n&euml; dosjen e digjitalizuar t&euml; Musine Kokalarit.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Musine_Kokalari\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Musine_Kokalari<\/a><\/p>\n<p>N&euml; fund t&euml; takimit, t&euml; pranishmit zhvilluan nj&euml; vizit&euml; n&euml; sht&euml;pin&euml; e Musine Kokalarit dhe n&euml; burgun e Gjirokastr&euml;s.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Autoriteti p&euml;r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit &euml;sht&euml; p&euml;rgjegj&euml;s p&euml;r zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administrimin, p&euml;rpunimin, p&euml;rdorimin e dokumenteve t&euml; ish-Sigurimit t&euml; Shtetit dhe informimin n&euml; lidhje me to, bazuar n&euml; ligjin nr. 45\/2015 &ldquo;P&euml;r t&euml; Drejt&euml;n e Informimit p&euml;r Dokumentet e Ish-Sigurimit t&euml; Shtetit t&euml; Republik&euml;s Popullore Socialiste t&euml; Shqip&euml;ris&euml;&rdquo;.<\/p>\n<p>Autoriteti e mb&euml;shtet pun&euml;n e vet dhe vijim&euml;sin&euml; e projekteve t&euml; nd&euml;rmarra n&euml; parimet e r&euml;nd&euml;sishme t&euml; kujtes&euml;s, q&euml; e v&euml;n&euml; memorien historike n&euml; themel t&euml; identitetit dhe trash&euml;gimis&euml; s&euml; individ&euml;ve e bashk&euml;sive, si paraqitja e k&euml;ndv&euml;shtrimeve t&euml; ndryshme; evitimi i shprehjeve deterministe: shmangia e p&euml;rgjith&euml;simeve; trajtimi i figurave historike si individ&euml;; sigurimi i nj&euml; baze gjenuine historike; p&euml;rdorimi i njohurive t&euml; nivelit akademik si burime, ku &ccedil;do p&euml;rmbajtje duhet t&euml; ballafaqohet e t&euml; diskutohet me akademik&euml; t&euml; njohur dhe certifikuar p&euml;r njohurit&euml; specifike e t&euml; duhura.<\/p>\n<p>Mb&euml;shtetur n&euml; k&euml;to parime, n&euml; k&euml;rkimin shkencor dhe p&euml;rballjen profesionale t&euml; fakteve, Autoriteti vijon t&euml; nd&euml;rmarr&euml; projekte ambicioze e komplekse, q&euml; kan&euml; n&euml; fokus rishqyrtimin e historis&euml;, rivler&euml;simin e saj, rehabilitimin e viktimave, rezistenc&euml;n n&euml; personalitete e komunitete dhe inkurajojn&euml; dialogun social, n&euml; em&euml;r t&euml; transparenc&euml;s dhe konsolidimit t&euml; demokracis&euml;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P&euml;rkujtohet figura shum&euml;dimensionale e Musine Kokalarit Tiran&euml;,&nbsp;12 shkurt 2019&nbsp;&ndash; Autoriteti p&euml;r Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t&euml; Shtetit, n&euml; bashk&euml;punim me Muzeun &ldquo;Musine Kokalari&rdquo; dhe Wikimedians of Albanian Language UG organizoi aktivitetin &ldquo;Gjirokastra lexon Musinen&euml;&rdquo;, n&euml; Gjirokast&euml;r. Figura shum&euml;dimensionale e Musine Kokalarit, veprimtares politike e kulturore dhe shkrimtares&nbsp; me vizion u p&euml;rkujtua n&euml; nj&euml; simpozium [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-3638","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajm-kryesor"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3638\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}