{"id":3749,"date":"2023-06-05T07:50:13","date_gmt":"2023-06-05T05:50:13","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/aidssh-nis-hetimin-administrativ-per-verifikimin-e-vendvarrimeve-te-fshehta-dhe-qartesimin-e-fatit-te-44-te-zhdukurve-ne-burgun-e-spacit\/"},"modified":"2023-06-05T07:50:13","modified_gmt":"2023-06-05T05:50:13","slug":"aidssh-nis-hetimin-administrativ-per-verifikimin-e-vendvarrimeve-te-fshehta-dhe-qartesimin-e-fatit-te-44-te-zhdukurve-ne-burgun-e-spacit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/aidssh-nis-hetimin-administrativ-per-verifikimin-e-vendvarrimeve-te-fshehta-dhe-qartesimin-e-fatit-te-44-te-zhdukurve-ne-burgun-e-spacit\/","title":{"rendered":"AIDSSH nis hetimin administrativ p\u00ebr verifikimin e vendvarrimeve t\u00eb fshehta dhe qart\u00ebsimin e fatit t\u00eb 44 t\u00eb zhdukurve n\u00eb burgun e Spa\u00e7it"},"content":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb 02.06.2023-Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumente t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit vendosi sot nisjen e procedur\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr verifikimin mbi vendvarrimet e dyshuara, qart\u00ebsimin e fatit t\u00eb dyzetekat\u00ebr t\u00eb zhdukurve, bashk\u00ebpunimin me organet e pushtetit lokal p\u00ebr ruajtjen nga tjet\u00ebrsimi, si dhe bashk\u00ebpunimin me institucionet ligjzbatuese p\u00ebr rikuperimin e eshtrave t\u00eb personave t\u00eb vrar\u00eb ose t\u00eb vdekur gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, n\u00eb burgun e Spa\u00e7it.<\/p>\n<p>Grupi i specialist\u00ebve t\u00eb Autoritetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me institucionet vendore punuan p\u00ebr mbledhjen e fakteve paraprake, d\u00ebshmive dhe t\u00eb dh\u00ebnave rreth burgut t\u00eb Spa\u00e7it me q\u00ebllim hedhjen drit\u00eb mbi pasojat q\u00eb ka sjell\u00eb shfryt\u00ebzimi i pun\u00ebs dhe dhuna ndaj t\u00eb d\u00ebnuarve n\u00eb Kampin e Pun\u00ebs s\u00eb Detyruar-Spa\u00e7.<\/p>\n<p>Autoriteti mori nism\u00ebn n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 50-vjetorit t\u00eb revolt\u00ebs s\u00eb t\u00eb burgosurve n\u00eb Spa\u00e7, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs lindi si nevoj\u00eb hetimi i thelluar mbi ngjarjen, arsyet q\u00eb soll\u00ebn zhvillimin e saj dhe pasojat.<\/p>\n<p>Nisur nga analiza e dokumentacionit arkivor t\u00eb ish- Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe dokumenteve t\u00eb tjera zyrtare mbi pun\u00ebn e detyruar, impaktin e saj n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit, d\u00ebshmit\u00eb gojore autentike t\u00eb ish-t\u00eb burgosurve politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp, si dhe nga komunikimi me institucione lokale, Autoriteti nd\u00ebrtoi narativ\u00ebn mbi ngjarjen dhe historin\u00eb e burgut-kamp t\u00eb Spa\u00e7it, ku mes t\u00eb tjerash lindi nevoja e verifikimit t\u00eb dyshimeve, t\u00eb raportuara, p\u00ebr vendvarrimet e fshehta dhe qart\u00ebsimit t\u00eb fatit t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg, si rezultat i ekzekutimeve, vrasjeve apo edhe vdekjeve t\u00eb t\u00eb burgosurve gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebrkimet e b\u00ebra n\u00eb dokumentet q\u00eb gjenden n\u00eb Autoritet, apo n\u00eb institucione t\u00eb tjera, si Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve, Ministria e Brendshme, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave, jan\u00eb 44 (dyzet\u00eb e kat\u00ebr) ish t\u00eb d\u00ebnuar, q\u00eb jan\u00eb ekzekutuar, vrar\u00eb ose kan\u00eb vdekur nga mundimi dhe s\u00ebmundjet gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, aksidentet n\u00eb pun\u00eb apo n\u00eb tentativ\u00eb arratisje.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve paraprake t\u00eb grupit t\u00eb pun\u00ebs jan\u00eb siguruar fakte t\u00eb tilla si: Personat q\u00eb ekzekutoheshin, apo vdisnin gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, varroseshin nga personeli i burgut n\u00eb vende<\/p>\n<p>jasht\u00eb territorit t\u00eb burgut, duke u pamund\u00ebsuar t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre, n\u00eb \u00e7do rast q\u00eb t\u00eb marrin trupin; vendet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si vendvarrime p\u00ebr t\u00eb burgosurit q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb Spa\u00e7, dyshohet se gjenden pran\u00eb varrezave t\u00eb fshatit Shpal, n\u00eb fshatin G\u00ebziq, Kod\u00ebr Spa\u00e7, rreth 1 km n\u00eb jug-per\u00ebndim t\u00eb Burgut t\u00eb Spa\u00e7it; si dhe n\u00eb disa raste ekzekutimet jan\u00eb kryer n\u00eb vende, ku si kriter i vet\u00ebm ishte larg\u00ebsia nga zonat e banuara.<\/p>\n<p>Autoritetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb miratimit t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u201cP\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e mbrojtjes dhe ruajtjes s\u00eb vendvarrimeve t\u00eb identifikuara ose t\u00eb dyshuar \u201c. Autoritetit si nj\u00eb nga autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse po merr masat paraprake dhe do t\u00eb nd\u00ebrveproj\u00eb me pushtetin vendor, Mirdit\u00eb, duke siguruar mbrojtjen e vend varrimeve t\u00eb identifikuara apo dyshuara, duke siguruar n\u00eb \u00e7do rast ruajtjen e integritetit t\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes dhe mbetjeve mortore.<\/p>\n<p>Autoriteti siguron publikun se rezultatet e k\u00ebtij hetimi do t\u00eb b\u00ebhen transparente dhe me pun\u00ebn e tij t\u00eb t\u00eb thelluar, n\u00eb bashk\u00ebpunim me institucione p\u00ebrgjegj\u00ebse, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7 \u2018\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb plaga e pambyllur e familjeve t\u00eb cilat jan\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb qart\u00ebsimit t\u00eb fatit t\u00eb familjarit t\u00eb tyre, vrar\u00eb pa gjyq apo ekzekutuar n\u00eb kushte jo njer\u00ebzore, t\u00eb mbyllet me gjetjen e tyre dhe nderimin q\u00eb u takon, pran\u00eb familjeve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb 02.06.2023-Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumente t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit vendosi sot nisjen e procedur\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr verifikimin mbi vendvarrimet e dyshuara, qart\u00ebsimin e fatit t\u00eb dyzetekat\u00ebr t\u00eb zhdukurve, bashk\u00ebpunimin me organet e pushtetit lokal p\u00ebr ruajtjen nga tjet\u00ebrsimi, si dhe bashk\u00ebpunimin me institucionet ligjzbatuese p\u00ebr rikuperimin e eshtrave t\u00eb personave t\u00eb vrar\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-3749","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajm-kryesor"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3749","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3749"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3749\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}