{"id":4667,"date":"2025-07-02T10:33:50","date_gmt":"2025-07-02T08:33:50","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/?p=4667"},"modified":"2025-07-02T10:33:52","modified_gmt":"2025-07-02T08:33:52","slug":"demokracia-dhe-paqja-duhen-mbrojtur-cdo-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/demokracia-dhe-paqja-duhen-mbrojtur-cdo-dite\/","title":{"rendered":"Democracy and peace must be protected every day"},"content":{"rendered":"<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p>\u201c<em>Kurajo \u00ebsht\u00eb virtyti m\u00eb i lart\u00eb moral, sepse pa kurajo, nuk mund t\u00eb ushtroni asnj\u00eb virtyt tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsistente. Mund t\u00eb ushtroni virtyte aty k\u00ebtu, por p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb \u00a0m\u00ebnyr\u00eb konsistente, duhet kurajo<\/em>.\u201d &#8212; Maja Angelou<\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p><strong><em>N\u00eb vend t\u00eb hyrjes<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Hapja e dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i madh n\u00eb drejtim t\u00eb zbardhjes s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste dhe promovimit t\u00eb transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb vend. Duke i b\u00ebr\u00eb publike dosjet AIDSSh kontribuon n\u00eb drejtim t\u00eb transparenc\u00ebs q\u00eb krimet e s\u00eb shkuar\u00ebs t\u00eb mos fshihen apo t\u00eb harrohen duke promovuar themelimin&nbsp;&nbsp;e nj\u00eb kulture llogaridh\u00ebnieje me q\u00ebllim parandalimin e abuzime t\u00eb ngjashme q\u00eb ndodhin n\u00eb t\u00eb ardhmen. Puna e AIDSSh-s\u00eb konsiston n\u00eb krijimin e nj\u00eb hap\u00ebsire dialogu dhe mir\u00ebkuptimi mes grupeve t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare me q\u00ebllim promovimin e ndjenj\u00ebs s\u00eb unitetit komb\u00ebtar dhe p\u00ebr ta \u00e7uar vendin drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb demokratike dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshiroj t\u2019 ju fal\u00ebnderoj thell\u00ebsisht p\u00ebr nderimin q\u00eb i b\u00ebt\u00eb pun\u00ebs s\u00eb madhe p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb papenguar n\u00eb dokumentet e ish- Sigurimit t\u00eb Shtetit, duke m\u00eb akorduar \u201c\u00c7mimin&nbsp; e mir\u00ebnjohjes UET- <em>P\u00ebr kontributin e saj n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb institucioni modern, efikas dhe kritik, n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e padrejt\u00ebsive t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb ruajtjen e kujtes\u00ebs kolektive dhe t\u00eb unitetit komb\u00ebtar, p\u00ebrmes promovimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, demokracis\u00eb, kultur\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies<\/em>\u201d. Vler\u00ebsoj komisionin q\u00eb m\u00eb p\u00ebrzgjodhi p\u00ebr ket\u00eb \u00e7mim, duke ju siguruar q\u00eb puna ime nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e vetmuar, por e nj\u00eb grupi p\u00ebrher\u00eb n\u00eb rritje e gjeneratave t\u00eb larmishme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e reflektimit shoq\u00ebror mbi diktatur\u00ebn komuniste, d\u00ebnimit t\u00eb krimeve te komunizmit dhe nderimit p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e pareshtura p\u00ebr demokraci e paqe shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Sigurimi pothuajse 5 dekada kontrolloi n\u00eb qeliz\u00eb, jet\u00ebn e \u00e7do shqiptari, brenda dhe jasht\u00eb vendit, me q\u00ebllim ruajtjen e &nbsp;pushtetit t\u00eb nj\u00eb klike, p\u00ebrmes terrorit, mbik\u00ebqyrjes dhe p\u00ebrndjekjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Gradualisht, por \u00e7do dit\u00eb po gjejn\u00eb p\u00ebrgjigje pyetjet q\u00eb mbanin pezull vet\u00ebreflektimin shoq\u00ebror, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb me t\u00eb drejta njer\u00ebzore, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb demokratike, p\u00ebr nj\u00eb mjedis shoq\u00ebror n\u00eb paqe e harmoni mes vetit.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb lejoni dhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb theksoj se edhe pse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7mim personal,&nbsp; do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb rezultat i nj\u00eb pune kolektive, q\u00eb p\u00ebrfshiu jo vet\u00ebm koleg\u00eb q\u00eb iu bashkuan institucionit, por edhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duke p\u00ebrdorur sh\u00ebrbimet e institucionit b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur rritjen e zhvillimin e tij organik n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Sfida p\u00ebr t\u00eb luftuar nj\u00eb sens t\u00eb pafuqis\u00eb ndaj tiranis\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Brezi im erdhi n\u00eb ket\u00eb bot\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kamp-burgu i Spa\u00e7it sapo ishte mbushur me \u201c<em>mish te fresk\u00ebt<\/em>\u201d dhe b\u00ebhej gati t\u00eb hapte&nbsp;dhjet\u00ebra kilometra galeri bakri e piriti, q\u00eb do mbanin m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebmbe diktatur\u00ebn, Nd\u00ebrkohe n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore, lul\u00ebzonte l\u00ebvizja p\u00ebr t\u00eb drejta civile, shp\u00ebrthente Woodstock-u, shkohej n\u00eb h\u00ebn\u00eb. Por ne nuk d\u00ebnim gj\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse puna me t\u00eb shkuar\u00ebn mori 10 vite nga karriera ime profesionale, pasojat e jet\u00ebs n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste un\u00eb nuk i m\u00ebsova gjate pun\u00ebs sime.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt un\u00eb u rrita me tregimet e kursyera mbrojt\u00ebse t\u00eb tim eti: shpron\u00ebsime, d\u00ebnime t\u00eb padrejta, vdekje t\u00eb pahetuara. Trokitje t\u00eb befta te kush\u00ebrinjt\u00eb, funerale t\u00eb vetmuar, shkollat e nx\u00ebn\u00ebseve me t\u00eb zellsh\u00ebm q\u00eb her\u00eb nuk dilnin apo mezi dilnin.<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshmova &nbsp;lot\u00ebt e dhembshuris\u00eb s\u00eb miqve e dashamir\u00ebseve t\u00eb paduksh\u00ebm, q\u00eb vizitonin nat\u00ebn nj\u00ebri tjetrin, q\u00eb ndanin nj\u00eb pjes\u00eb nga rrogat e vogla q\u00eb merrnin p\u00ebr t\u00eb ndihmuar \u201c<em>ata q\u00eb kishin ra ne burg\u201d<\/em> q\u00eb qanin si f\u00ebmije n\u00ebse rrjeta e merimang\u00ebs s\u00eb policis\u00eb politike i kishte ngat\u00ebrruar kundra nj\u00ebri tjetrit\u2026.<\/p>\n\n\n\n<p>U rrita me dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, pranimin e fatit por mbi te gjitha duke respektuar paraardh\u00ebsit e mi, dhe&nbsp;p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb e mir\u00eb se ata.<\/p>\n\n\n\n<p>Lexoja me obsesion dikur nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Archibald Cronin: \u201c<em>Tej fasad\u00ebs<\/em>\u201d. Ishte historia e dikujt q\u00eb u d\u00ebnua padrejt\u00ebsisht dhe sidomos p\u00ebrpjekjet e djalit t\u00eb tij Polit, p\u00ebr t\u00eb gjetur drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u00eb shlyer d\u00ebmin moral q\u00eb kishte p\u00ebsuar i ati. M\u00eb dhembte fakti q\u00eb edhe pasi fitoi pafaj\u00ebsin\u00eb, ishte shum\u00eb e v\u00ebshtire p\u00ebr gjith\u00eb familjen &nbsp;t\u00eb shlyheshin gjurm\u00ebt e thella t\u00eb ndarjes, vuajtjeve t\u00eb padrejta.&nbsp; Nj\u00ebjte si Poli, i druhesha fatit t\u00eb gjyshit tim. P\u00ebrsa koh\u00eb varri i gjyshit nuk gjendej, un\u00eb si f\u00ebmije prisja t\u00eb vinte n\u00eb der\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb burr\u00eb i gjate, i cili mund t\u00eb ishte d\u00ebrrmuar nga jeta e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb burg. Dhe mua m\u00eb duhej ta p\u00ebrqafoja ket\u00eb fat e t\u00eb luftoja p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj tij dhe p\u00ebr sh\u00ebrimin e plag\u00ebve\u2026 T\u00eb non\u00ebs, t\u00eb babit,<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebta paraardh\u00ebs t\u00eb mi, m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb motivin p\u00ebr t\u2019u thelluar p\u00ebr realitetin tone, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr ta ndryshuar. Sidomos p\u00ebr t\u00eb luftuar nj\u00eb sens t\u00eb pafuqis\u00eb ndaj tiranis\u00eb, q\u00eb paralizon forcat jet\u00ebsore q\u00eb nuk dua kurrsesi ta p\u00ebrjetojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi, duke b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb mbrojtur f\u00ebmij\u00ebt e mi, nga frika e t\u00eb shmangshmes.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Ringritje shpirt\u00ebrore mbi p\u00ebr\u00e7arjet, polaritetet e mashtrimet.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Krenaria ime sot &nbsp;buron edhe nga fakti se kjo qasje po vler\u00ebsohet pik\u00ebrisht nga komuniteti akademik, ku UET mban nj\u00eb pozicion nderi.<\/p>\n\n\n\n<p>Tek UET kemi gjetur nj\u00eb komunitet lektoresh dhe student\u00ebsh shum\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb studiuar pa komplekse. Kemi d\u00ebshmuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjall\u00eb aktive intelektuale dhe filozofike t\u00eb paprecedente, q\u00eb na jep shpres\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb pulson mendim modern dhe t\u00eb vlefsh\u00ebm. Besoj se UET demonstron kurajo intelektuale, destinuar p\u00ebr \u201cvepra te m\u00ebdha\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe moto e k\u00ebtij universiteti.<\/p>\n\n\n\n<p>UET ishte i pari q\u00eb botoi&nbsp; nj\u00eb dosje. At\u00eb t\u00eb paredaktuar\u00ebn dosjen e Sigurimit &nbsp;t\u00eb t\u00eb madhit Maks Velo. Nj\u00eb akt shum\u00eb kurajoz ky, duke ditur se jeta private s\u2019kishte asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr Sigurimin e Shtetit dhe p\u00ebrballjet n\u00eb opinion publik nuk do t\u00eb mungonin.&nbsp; Maksi dhe UET e p\u00ebrballuan k\u00ebt\u00eb debat publik me kurajo.<\/p>\n\n\n\n<p>Por si\u00e7 thot\u00eb Maja Angelou: \u201c<em>Kurajo \u00ebsht\u00eb virtyti m\u00eb i lart\u00eb moral, sepse pa kurajo, nuk mund t\u00eb ushtroni asnj\u00eb virtyt tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsistente. Mund t\u00eb ushtroni virtyte aty k\u00ebtu, por p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb &nbsp;m\u00ebnyr\u00eb konsistente, duhet kurajo<\/em>.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>E nj\u00ebjta kurajo d\u00ebshmohet sot p\u00ebrmes dokumenteve arkivore krijuar p\u00ebr rebel\u00eb, disident\u00eb apo martir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtoj me emocion dosjen e par\u00eb q\u00eb shfletova n\u00eb 2016. Q\u00ebndres\u00eb dhe qart\u00ebsi. Kurajo dhe konsistenc\u00eb morale.&nbsp;Nj\u00eb foto e arrestimit t\u00eb Musine Kokalarit p\u00ebrdoret rregullisht p\u00ebr bibliotek\u00ebn \u201cMusine Kokalari\u201d n\u00eb AIDSSH. Nj\u00eb foto madh\u00ebshtore tjet\u00ebr e saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjyq, ku organizon nj\u00eb mbrojtje q\u00eb na vlen ne sot si traktat politik p\u00ebr nj\u00eb axhend\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbushur t\u00eb \u201c<em>patriotizmit demokratik<\/em>\u201d si\u00e7 e quan ajo, t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie evropiane. &nbsp;E sa e sa t\u00eb tjer\u00eb gjejm\u00eb si ajo.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb debatuar mjaft p\u00ebr faktin se veprat e tyre t\u00eb vogla, ndon\u00ebse u b\u00ebn\u00eb me dashuri t\u00eb m\u00ebdha e sakrifica sublime, nuk pat\u00ebn efekt n\u00eb terrin komunist. Pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs, ata u pan\u00eb m\u00eb shum\u00eb si viktima t\u00eb pushtetit&nbsp; q\u00eb duheshin kompensuar p\u00ebr vuajtjen.&nbsp; Por sot p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po qart\u00ebsohemi p\u00ebr vlerat e atyre, q\u00eb&nbsp;zgjuan m\u00eb her\u00ebt se t\u00eb tjeret, duke na frym\u00ebzuar dhe sot n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr demokraci per\u00ebndimore, paqe e pajtim. Duke na dhuruar forc\u00eb e busull morale p\u00ebr vendimet q\u00eb marrim, qoft\u00eb n\u00eb jet\u00ebn personale, qoft\u00eb n\u00eb bot\u00ebn profesionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke krijuar terrenin p\u00ebr nj\u00eb ringritje shpirt\u00ebrore, q\u00eb ngrihet mbi p\u00ebr\u00e7arjet, polaritetet, mashtrimet.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb forcon besimin te njeriu dhe lirit\u00eb e tij p\u00ebr vet\u00ebrealizim.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb forcon besimin tek nj\u00eb e ardhme m\u00eb e mir\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>*<em>Fjala e kryetares s\u00eb Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit t\u00eb Shtetit,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dr. Gentiana Sula me rastin e marrjes s\u00eb \u201c<\/em><em>\u00c7mimi i mir\u00ebnjohjes UET\u201d<\/em><strong><em>, <\/em><\/strong>15.11.2023<em><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKurajo \u00ebsht\u00eb virtyti m\u00eb i lart\u00eb moral, sepse pa kurajo, nuk mund t\u00eb ushtroni asnj\u00eb virtyt tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsistente. Mund t\u00eb ushtroni virtyte aty k\u00ebtu, por p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb \u00a0m\u00ebnyr\u00eb konsistente, duhet kurajo.\u201d &#8212; Maja Angelou N\u00eb vend t\u00eb hyrjes Hapja e dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i madh n\u00eb drejtim [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[30],"tags":[],"class_list":["post-4667","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-fjalimet-e-kryetares"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4667\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}