{"id":4700,"date":"2025-07-02T11:51:42","date_gmt":"2025-07-02T09:51:42","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/?p=4700"},"modified":"2025-07-02T11:51:44","modified_gmt":"2025-07-02T09:51:44","slug":"perballja-me-gjuhen-e-urrejtjes-mospajtimi-me-regjimet-totalitare-dhe-propozim-per-mirekuptim-rajonal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/perballja-me-gjuhen-e-urrejtjes-mospajtimi-me-regjimet-totalitare-dhe-propozim-per-mirekuptim-rajonal\/","title":{"rendered":"Confronting hate speech: disagreement with totalitarian regimes and a proposal for regional understanding"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i vog\u00ebl i Ballkanit, q\u00eb ka vuajtur 50 vite diktatur\u00eb, si shum\u00eb nga shtetet e Evrop\u00ebs Qendrore dhe Lindore. Sistemi nj\u00eb partiak dhe aparatura gjigante e brutale e policis\u00eb politike b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb nj\u00eb grupim i vog\u00ebl t\u00eb kontrollonte mendjen, shpirtin, zgjedhjet dhe asetet e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim, objektivi i Partis\u00eb ishte drejt\u00ebsia sociale dhe progresi i shpejt\u00eb i vendit. P\u00ebrmes \u201cinxhinieris\u00eb sociale\u201d ata donin t\u2019i ndryshonin qeniet njer\u00ebzore n\u00eb m\u00eb t\u00eb \u201cmira\u201d- t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin m\u00eb pak liri dhe t\u00eb udh\u00ebhiqeshin nga ideologjia.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur q\u00eb organizuesit e k\u00ebtij takimi mor\u00ebn parasysh p\u00ebrpjekjet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me urrejtjen si mjet p\u00ebr t\u2019i kontrolluar njer\u00ebzit dhe qasjen ndaj s\u00eb sotmes.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin!<\/p>\n\n\n\n<p>Me gjith\u00eb \u00ebndrrat q\u00eb na bashkojn\u00eb, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se jo t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat besime p\u00ebr sistemin. Gjuha e urrejtjes u p\u00ebrdor gjer\u00ebsisht p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb njer\u00ebzit dhe p\u00ebr t\u00eb inkurajuar krime politike t\u00eb urrejtjes: po ashtu, dhuna shtet\u00ebrore dhe terrori, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arrihej Kontrolli Total.<\/p>\n\n\n\n<p>Sistemi rekrutoi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh oficer\u00ebsh, informator\u00ebsh, agjent\u00ebsh sekret\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb gjithsecili t\u00eb ishte n\u00eb v\u00ebzhgim, q\u00eb gjithsecili t\u00eb ndihej n\u00ebn terror, k\u00ebshtu q\u00eb ata q\u00eb nuk rezultonin t\u00eb besuar &#8211; t\u00eb p\u00ebrndiqeshin.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpeshher\u00eb, vet\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes ose miqt\u00eb e ngusht\u00eb u kthyen n\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me shtr\u00ebngim ose u detyruan t\u2019i shk\u00ebputnin lidhjet me familjet e tyre, f\u00ebmij\u00ebt ose t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb mjet shum\u00eb i fuqish\u00ebm i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes ishte propaganda: censura, si edhe izolimi total i vendit ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb makineris\u00eb -ku ishte investuar fort,- t\u00eb artit, kinemas\u00eb, shtypit, literatur\u00ebs dhe edukimit t\u00eb publikut.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata i projektuan t\u00eb gjitha d\u00ebshtimet te kund\u00ebrshtar\u00ebt. I b\u00ebn\u00eb fajtor\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e ushqimit, munges\u00ebn e gj\u00ebrave baz\u00eb, paaft\u00ebsin\u00eb, d\u00ebshtimet&#8230; Ose k\u00ebrkuan \u201cjustifikime\u201d p\u00ebr terrorin e ushtruar pas \u00e7do episodi t\u00eb paranoj\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs mbi humbjen e pushtetit dhe t\u00eb kontrollit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dua t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje episodet e gjyqeve publike t\u00eb t\u00eb ashtuquajturve \u201csabotator\u00eb\u201d n\u00eb ekonomi, ose opozit\u00ebs s\u00eb par\u00eb parlamentare. Qindra letra nga publiku, t\u00eb ushqyera me gjuh\u00ebn e urrejtjes s\u00eb diktatorit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, iu d\u00ebrguan gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar d\u00ebnimet e tyre me vdekje.<\/p>\n\n\n\n<p>Turma e zem\u00ebruar ndiqte nga jasht\u00eb gjyqin publik ndaj drejtueses s\u00eb grupit socialdemokrat, Musine Kokalari\u2026 N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profetike, ajo i tha gjykat\u00ebsit: \u201cE nj\u00ebjta turm\u00eb do t\u00eb zgjohet dhe do t\u00eb kthehet kund\u00ebr jush\u201d. Tashm\u00eb ajo konsiderohet heroin\u00eb e demokracis\u00eb dhe simbol i vlerave per\u00ebndimore, nd\u00ebrsa persekutor\u00ebt jan\u00eb harruar\u2026<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb ricikluar n\u00eb demokraci gjuha e urrejtjes?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sot vend demokratik, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb me trash\u00ebgimin\u00eb e diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>Ende sot, 1 n\u00eb 3 shqiptar\u00eb pretendon se i p\u00ebrket nj\u00eb familjeje q\u00eb kishte probleme me regjimin. Disa e ndiejn\u00eb ende veten peng t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs. Gjith\u00e7ka q\u00eb duan, jan\u00eb politikat q\u00eb do t\u2019iu kompensonin f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e humbur dhe do t\u2019iu rikthenin dinjitetin atyre dhe familjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Narrativat e s\u00eb shkuar\u00ebs nuk rakordojn\u00eb sot. Shum\u00eb prej sterotipeve t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs ndaj grupimeve t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve gjallojn\u00eb ende, p\u00ebrfshir\u00eb brezat e rinj.<\/p>\n\n\n\n<p>Kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar falje. Nuk mund t\u00eb krenohemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, me krenari mund t\u00eb themi se nuk ka pasur episode t\u00eb krimeve t\u00eb urrejtjes nga personat e prekur, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Por gjuh\u00ebn e urrejtjes e gjejm\u00eb t\u00eb rip\u00ebrdorur n\u00eb narrativ\u00ebn e s\u00eb shkuar\u00ebs, n\u00eb media, jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, edhe n\u00eb Kuvend madje.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb besoj fort se p\u00ebrballja me gjuh\u00ebn e urrejtjes shkon krah p\u00ebr krah me zgjidhjen e padrejt\u00ebsis\u00eb historike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Roli i Autoritetit p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri paq\u00ebsore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dosjet e Sigurimit ishin t\u00eb klasifikuara deri n\u00eb 2016, kur Kuvendi miratoi qasjen n\u00eb to, p\u00ebrmes nj\u00eb procesi demokratik, duke promovuar mbrojtjen e personalitetit dhe unitetit komb\u00ebtar. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, miliona dokumente filluan t\u00eb deklasifikohen dhe t\u00eb b\u00ebhen publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Besoj q\u00eb kjo katalizoi debat publik sistematik mbi t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Trysnia p\u00ebr sh\u00ebrbimin e dosjeve t\u00eb figurave t\u00eb larta zyrtare \u00ebsht\u00eb e madhe. Institucionet publike k\u00ebrkojn\u00eb informacion p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e kandidat\u00ebve n\u00eb pozicione t\u00eb larta, akte survejimi, gjyqe politike, dhe persekutor\u00ebve iu ndalohet ngritja n\u00eb detyr\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me zbatimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Individ\u00ebt dhe familjet e tyre mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjith\u00e7ka mbi prapaskenat e p\u00ebrndjekjes. K\u00ebsisoj ata po informohen p\u00ebr makinerin\u00eb fabrikuese t\u00eb stigm\u00ebs, flamujve fals\u00eb, ose provave t\u00eb sajuara, gjyqeve fasad\u00eb. Viktimat dhe familjet qart\u00ebsojn\u00eb fatin e tyre dhe mund t\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb drejtat legjitime, si d\u00ebmshp\u00ebrblim financiar, pensione, k\u00ebrkimin e t\u00eb zhdukurve, po ashtu, t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb b\u00ebrjen e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrdorimi i sterotipeve t\u00eb Sigurimit nuk kalon pa debat t\u00eb fort\u00eb. Riciklimi i gjuh\u00ebs s\u00eb Sigurimit p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn nga viktimat e Sigurimit (Martin Camaj) gjeneroi 56 artikuj kund\u00ebrshtues.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjesa jo e prekur e shoq\u00ebris\u00eb po nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet p\u00ebr informacionet e stisura dhe indoktrinimin e p\u00ebsuar, duke ndier empati p\u00ebr viktimat.<\/p>\n\n\n\n<p>Persekutor\u00ebt kan\u00eb filluar t\u00eb japin shpjegime p\u00ebr veprimet e tyre, edhe publikisht. Shpresojm\u00eb q\u00eb ata ta ndiejn\u00eb koston njer\u00ebzore t\u00eb veprave t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Krijimi i Autoritetit t\u00eb Dosjeve nxiti krijimin e disa nismave publike, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb familjeve t\u00eb prekura: Kujto.al, Memo, Edhe Muret kan\u00eb vesh\u00eb. Mbledhja e d\u00ebshmive gojore, vendet e kujtes\u00ebs jan\u00eb objekt i pun\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Historian\u00ebt, p\u00ebrmes fakteve t\u00eb reja t\u00eb paraqitura, po hedhin drit\u00eb mbi 50 vite t\u00eb err\u00ebta. Censura dhe propaganda e s\u00eb shkuar\u00ebs nuk merren m\u00eb si referenca t\u00eb vlefshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Narrativ\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs po i vjen fundi. Po ashtu, narrativat e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe p\u00ebrpara saj, po rishikohen dhe po pastrohen nga lentet e ideologjis\u00eb dhe burimet e censuruara.<\/p>\n\n\n\n<p>Partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb i njohin \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb mbetura peng nga diktatura dhe po k\u00ebrkojn\u00eb ballafaqimin me t\u00eb shkuar\u00ebn, q\u00eb n\u00eb fakt ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zhvillimin, progresin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe reformat integruese.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpesh, ende sot njer\u00ebzit ndahen sa i p\u00ebrket t\u00eb shkuar\u00ebs komuniste. Por nj\u00eb gj\u00eb po b\u00ebhet e qart\u00eb p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd: mungesa e toleranc\u00ebs, dhuna dhe urrejtja nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb forca p\u00ebr ndryshim pozitiv.<\/p>\n\n\n\n<p>Por duke miratuar politika q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shuarjen e k\u00ebtyre diferencave dhe padrejt\u00ebsive t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, njer\u00ebzit afrohen, ballafaqohen me t\u00eb dhe l\u00ebvizin p\u00ebrpara p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie pa dhun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani, le t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb. Ne ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn histori bashk\u00ebkohore.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga perspektiva rajonale dhe luft\u00ebrat e p\u00ebrgjakshme pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e shohim se secili vend ka narrativ\u00eb antagoniste p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur, dhe stereotipe t\u00eb papranueshme sa i takon p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb besoj fort q\u00eb dh\u00ebnia fund ngjarjeve t\u00eb dhunshme dhe atyre q\u00eb ndodh\u00ebn para e pas, duhet t\u00eb merret shum\u00eb seriozisht n\u00eb nivel rajonal, nga nj\u00eb Projekt Rajonal i P\u00ebrkujtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Le t\u00eb sigurohemi q\u00eb dosjet e policis\u00eb sekrete t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb t\u00eb hapen p\u00ebr publikun, sidomos tani q\u00eb Jugosllavia nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb. Kjo vet\u00ebm do t\u00eb katalizoj\u00eb debatin publik rajonal mbi arsyet e ndarjes dhe urrejtjes mes nesh dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb narrativat historike t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme t\u00eb Ballkanit t\u00eb afrohen. Gjithashtu, do t\u00eb informoj\u00eb politikat e drejt\u00ebsis\u00eb tranzitore, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb efektive dhe forc\u00eb p\u00ebr paqe pozitive.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPaqja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm destinacioni, por dhe rruga\u201d (Gandi). * Fjala e Kryetares s\u00eb AIDSSH-s\u00eb n\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Paqes, 20 shtator 2020 n\u00eb webinarin &#8220;<strong>Toward Positive Peace: Countering Hate Speech<\/strong>&#8220;, <strong><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/Udhetimilire77?__cft__%5b0%5d=AZVBGvi_-wF9A8hOZXNDBV84tD96eVtMVOUa20mYUEx3MKqHDBnKb0qts89DrJ3UchZQ7ybl6_gr6Jc0YWDmfGDD1JjAwNxhkWiilHQMHyhg4zrdhunyXCz5mxEQ07Ayh_k3EFPsnvnulKL1ILTuZTLFHS7nT44XmEaM7y0N3B9yN-DeMtcaPEHQRyOzfFAdmK4ptBxWcqamzN5NF08H4_VSoivhf76fDYQvDBioUBMoFaN6qsA7-iH-Q4t_NCCJ8Q0&amp;__tn__=-UC%2CP-y-R\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Udhetimi Lire<\/a> <\/strong>n\u00eb \u00a0bashk\u00ebpunim me <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/YouthForPeaceBiH?__cft__%5b0%5d=AZVBGvi_-wF9A8hOZXNDBV84tD96eVtMVOUa20mYUEx3MKqHDBnKb0qts89DrJ3UchZQ7ybl6_gr6Jc0YWDmfGDD1JjAwNxhkWiilHQMHyhg4zrdhunyXCz5mxEQ07Ayh_k3EFPsnvnulKL1ILTuZTLFHS7nT44XmEaM7y0N3B9yN-DeMtcaPEHQRyOzfFAdmK4ptBxWcqamzN5NF08H4_VSoivhf76fDYQvDBioUBMoFaN6qsA7-iH-Q4t_NCCJ8Q0&amp;__tn__=-%5dK-y-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Youth for Peace<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/SECsombor?__cft__%5b0%5d=AZVBGvi_-wF9A8hOZXNDBV84tD96eVtMVOUa20mYUEx3MKqHDBnKb0qts89DrJ3UchZQ7ybl6_gr6Jc0YWDmfGDD1JjAwNxhkWiilHQMHyhg4zrdhunyXCz5mxEQ07Ayh_k3EFPsnvnulKL1ILTuZTLFHS7nT44XmEaM7y0N3B9yN-DeMtcaPEHQRyOzfFAdmK4ptBxWcqamzN5NF08H4_VSoivhf76fDYQvDBioUBMoFaN6qsA7-iH-Q4t_NCCJ8Q0&amp;__tn__=-%5dK-y-R\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Somborski edukativni centar &#8211; SEC<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i vog\u00ebl i Ballkanit, q\u00eb ka vuajtur 50 vite diktatur\u00eb, si shum\u00eb nga shtetet e Evrop\u00ebs Qendrore dhe Lindore. Sistemi nj\u00eb partiak dhe aparatura gjigante e brutale e policis\u00eb politike b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb nj\u00eb grupim i vog\u00ebl t\u00eb kontrollonte mendjen, shpirtin, zgjedhjet dhe asetet e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. N\u00eb fillim, objektivi [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[30],"tags":[],"class_list":["post-4700","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-fjalimet-e-kryetares"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4700"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4700\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12345,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4700\/revisions\/12345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}