{"id":4702,"date":"2025-07-02T11:54:49","date_gmt":"2025-07-02T09:54:49","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/?p=4702"},"modified":"2025-07-02T11:54:51","modified_gmt":"2025-07-02T09:54:51","slug":"spac-historia-e-nje-revolte-si-leksion-nga-ferri-i-shekullit-xx","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/spac-historia-e-nje-revolte-si-leksion-nga-ferri-i-shekullit-xx\/","title":{"rendered":"Spa\u00e7, the story of a revolt, as a lesson from the hell of the 20th century"},"content":{"rendered":"\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u00a0\u201cN\u00ebse asnj\u00ebri prej nesh nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr liri,<\/em> <em>at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne do t\u00eb vdesim n\u00ebn tirani.\u201d<\/em><strong>  &#8212; *Timothy Snyder<\/strong><\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>I nderuar lexues,<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrballja me t\u00eb shkuar\u00ebn komuniste t\u00eb vendit, &nbsp;e cila sh\u00ebnjoi shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX, p\u00ebrb\u00ebn objektivin primar t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit q\u00eb prej krijimit dhe funksionimit t\u00eb tij n\u00eb vitin 2017. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje AIDSSH-ja e kryen p\u00ebrmes qasjes n\u00eb dokumentet arkivore t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe ballafaqimit me dokumente nga arkivat t\u00eb tjera t\u00eb vendit, d\u00ebshmi t\u00eb t\u00eb prekurve dhe t\u00eb mbijetuarve, analiz\u00ebs s\u00eb historian\u00ebve dhe akademik\u00ebve t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme me t\u00eb cilat nd\u00ebrthuren problematikat e ngjarjeve t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria u pranua si an\u00ebtare e Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb 14 dhjetor 1955, pas k\u00ebrkesave t\u00eb shumta t\u00eb saj, n\u00eb t\u00eb cilat\u00a0qeveria angazhohej se: \u00a0\u201c<em>pranonte pa asnj\u00eb rezerv\u00eb t\u00eb gjitha detyrimet q\u00eb rridhnin nga Karta e OKB dhe se ishte e gatshme ti plot\u00ebsonte ato<\/em>.\u201d[1]<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Po kush ishin k\u00ebto t\u00eb drejta dhe a i plot\u00ebsoi qeveria shqiptare ato?<\/em><\/strong><strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Konventa e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut t\u00eb OKB-s\u00eb miratuar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb m\u00eb 10 dhjetor 1948, p\u00ebrcakton t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut,&nbsp; si: e drejta p\u00ebr jet\u00ebn, lirin\u00eb, sigurin\u00eb e personit,&nbsp; p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur nga tortura dhe trajtimi i keq ose t\u00eb pabarabart\u00eb,&nbsp; p\u00ebr liri dhe siguri personale, p\u00ebr mbrojtje nga skllav\u00ebria, p\u00ebr t\u00eb mos u n\u00ebnshtruar vendimeve arbitrare, paraburgimeve dhe burgimeve t\u00eb pavlefshme, p\u00ebr liri mendimi, fjale dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik, p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb gjykim t\u00eb ndersh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb nivel t\u00eb dobish\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndetit dhe trajtim mjek\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo konvent\u00eb p\u00ebrcakton edhe t\u00eb drejtat q\u00eb lidhen me d\u00ebnimin me burg, si : e drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i\u00a0 mbrojtur nga\u00a0 keqtrajtimi fizik ose psikologjik, p\u00ebr t\u00eb kryer d\u00ebnimin n\u00eb kushte njer\u00ebzore, t\u00eb marr\u00eb informacion n\u00eb lidhje me d\u00ebnimin;\u00a0 t\u00eb komunikoj\u00eb me familjen, avokat\u00ebt dhe autoritetet konsullore, n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat dhe kufizimet e parashikuara n\u00eb ligj, p\u00ebr t\u00eb vizita nga familjar\u00ebt, miqt\u00eb dhe organizatat e drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rivler\u00ebsimin e d\u00ebnimit, p\u00ebr rehabilitim dhe riintegrim n\u00eb shoq\u00ebri.[2]<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht sistemit politik, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka r\u00ebn\u00eb dakord se t\u00eb drejtat e njeriut jan\u00eb universale dhe duhet t\u00eb respektohen nga t\u00eb gjitha vendet, por t\u00eb drejtat e&nbsp; njeriut dhe t\u00eb disident\u00ebve, (individ\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb regjimin), n\u00eb vende totalitare, si Shqip\u00ebri e n\u00eb vende me sistem t\u00eb&nbsp; ngjash\u00ebm poliktik, ku i diktua censura, presioni dhe p\u00ebrndjekja u shkel\u00ebn..<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe organizata tjera t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e disident\u00ebve dhe t\u00eb ndikojn\u00eb qeverit\u00eb totalitare p\u00ebr t\u00eb ndryshuar praktikat e tyre. Megjithat\u00eb, shtetet totalitare, ashtu si dhe Shqip\u00ebria nuk i kan\u00eb marr\u00eb parasysh ato dhe kan\u00eb p\u00ebrdorur forc\u00eb dhe dhun\u00eb p\u00ebr t\u00eb eleminuar disidenc\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I nderuar lexues,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023, me urdh\u00ebr t\u00eb Autoritetit, u ngrit grupi i &nbsp;pun\u00ebs me q\u00ebllim p\u00ebrkujtimin e nj\u00eb prej ngjarjeve &nbsp;m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rebelimit ndaj regjimit diktatorial, &nbsp;50-vjetorit t\u00eb revolt\u00ebs t\u00eb par\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb &nbsp;burgun t\u00eb Spa\u00e7it,&nbsp; m\u00eb 21 maj 1973.&nbsp; Ajo ishte nj\u00eb kryengritje dyditore e t\u00eb burgosurve,&nbsp; e cila shkaktoi nj\u00eb tronditje t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr institucionet e siguris\u00eb dhe alarmoi udh\u00ebheqjen &nbsp;komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tortur\u00eb, dhun\u00eb, pun\u00eb e detyruar dhe e papaguar,&nbsp; kushte t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb pun\u00ebs, shfryt\u00ebzim skllav\u00ebrues, keqtrajtim, kequshqyerje, nd\u00ebshkime n\u00eb biruc\u00eb n\u00ebn temperaturat -15 grad\u00eb Celsius,&nbsp; vdekje nga shembja e galerive, vet\u00ebvrasje nga d\u00ebshp\u00ebrimi dhe m\u00eb pas rid\u00ebnimet e padrejta me 25 vjet burg,&nbsp; pushkatime me akuz\u00ebn e kryerjes s\u00eb t\u00eb ashtuquajturave akteve terroriste, t\u00eb gjitha k\u00ebto&nbsp; jan\u00eb fjal\u00ebt ky\u00e7e t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Spa\u00e7it.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb narrativ\u00ebn e k\u00ebsaj revolte u shfletuan e studiuan mij\u00ebra faqe dokumente arkivore q\u00eb i siguruan grupit t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr revolt\u00ebn, protagonist\u00ebt e saj, rezistenc\u00ebn ndaj dhun\u00ebs policore, rrethimit nga forca t\u00eb shumta ushtarake, tanke e helikopter\u00eb e m\u00eb pas shtypjen e revolt\u00ebs, arrestimin, pushkatimin e kat\u00ebr t\u00eb burgosurve t\u00eb cil\u00ebsuar si m\u00eb aktiv\u00eb dhe rid\u00ebnimin e 66 t\u00eb burgosurve t\u00eb tjer\u00eb. [3]<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr krijimi i k\u00ebtij koleksionit arkivor grupi i pun\u00ebs nuk u ndal vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebrkimet e brendshme. Dokumente arkivore t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit iu shtuan edhe dokumente t\u00eb tjera, zyrtare, t\u00eb siguruara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit institucional, nga t\u00eb cilat m\u00ebsuam edhe m\u00eb shum\u00eb mbi natyr\u00ebn e k\u00ebtij kampi t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Thirrjes s\u00eb ADSSH p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar mizorit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg politik dhe kamp t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar, iu p\u00ebrgjigj\u00ebn me d\u00ebshmit\u00eb dhe ekspertiz\u00ebn e tyre profesor\u00ebt e inxhinier\u00ebt e minierave, &nbsp;Dr.Viktor Doda, ish-minist\u00ebr i Energjetik\u00ebs dhe Minierave, ish-inxhinier n\u00eb k\u00ebt\u00eb minier\u00eb, prof. dr. Kimet<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fetau, pedagog n\u00eb Gjeologji-Miniera, eksperti i ekonomis\u00eb Fran Gjergji nga \u201cAlbak\u00ebr\u201d dhe &nbsp;dr. Femi Sufaj, n\u00ebndrejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i burgjeve t\u00eb cil\u00ebt na njoh\u00ebn me pun\u00ebn n\u00eb nxjerrjen e bakrit dhe t\u00eb piritit, kushtet \u00e7njer\u00ebzore, norm\u00ebn e pun\u00ebs dhe t\u00eb pages\u00ebs qesharake,&nbsp; n\u00eb kontrast t\u00eb thell\u00eb dhe milionat q\u00eb shteti fitonte nga &nbsp;shfryt\u00ebzimi i pun\u00ebs t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ky bashk\u00ebpunim AIDSSH siguroi gjetje q\u00eb nuk ishin b\u00ebr\u00eb publike m\u00eb par\u00eb, si: t\u00eb burgosurit politik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp ishin \u00a0nj\u00eb makineri pune q\u00eb keqtrajtoheshin, kequshqeheshin, keqpaguheshin. Vet\u00ebm pasi realizonin \u00a0mbinorm\u00ebn 100% e pun\u00ebs p\u00ebrfitonin vet\u00ebm 10 p\u00ebr qind t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb nj\u00eb minatori n\u00eb kushte t\u00eb lira pune. Nga puna e t\u00eb burgosurve siguroheshin t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme q\u00eb p\u00ebrdoreshin nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe nga Ministria e Financave p\u00ebr investime. T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb dol\u00ebn nga arkivat treguan se n\u00eb vitin 1969 sistemi i minierave nxirrte vet\u00ebm 50 mij\u00eb ton\u00eb bak\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb viti 1981 prodhimi u rrit me rreth 200 mij\u00eb ton\u00eb n\u00eb vit. Nga kryq\u00ebzimi i dokumenteve arkivore, grupi i pun\u00ebs n\u00eb Autoritet doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se p\u00ebrgjat\u00eb 23 viteve Spa\u00e7i u kthye n\u00eb nj\u00eb kamp t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar kur 2000 t\u00eb burgosur politik\u00eb kan\u00eb prodhuar 2.82 milion\u00eb ton\u00eb bak\u00ebr dhe 1.3 milion\u00eb ton\u00eb pirit, nga t\u00eb cilat p\u00ebrftohen 2500 kg ar.[4]<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Analiza e dokumentacionit arkivor t\u00eb ish-Sigurimit dhe dokumenteve t\u00eb tjera zyrtare, d\u00ebshmit\u00eb gojore autentike t\u00eb ish-t\u00eb burgosurve politik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp, si dhe nga komunikimi me institucione lokale, e vendos\u00ebn AIDSSH-n\u00eb p\u00ebrpara disa fakteve t\u00eb reja&nbsp; t\u00eb ekzistenc\u00ebs t\u00eb trupave t\u00eb zhdukur&nbsp; t\u00eb personave t\u00eb vrar\u00eb ose t\u00eb vdekur gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, n\u00eb burgun e Spa\u00e7it.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebrkimet e b\u00ebra n\u00eb dokumentet &nbsp;e institucioneve, si Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve, Ministria e Brendshme, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave, v\u00ebrtetuan faktin se nj\u00eb pjes\u00eb e ish- t\u00eb d\u00ebnuarve, t\u00eb ekzekutuar, t\u00eb vrar\u00eb ose t\u00eb vdekur nga mundimi dhe s\u00ebmundjet gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, aksidentet n\u00eb pun\u00eb apo n\u00eb tentativ\u00eb arratisje ende nuk kan\u00eb nj\u00eb varr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nisur nga kjo, Autoriteti vendosi nisjen e procedur\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr verifikimin e vendvarrimeve t\u00eb dyshuara dhe qart\u00ebsimin e fatit t\u00eb dyzetekat\u00ebr t\u00eb zhdukurve, bashk\u00ebpunimin me organet e pushtetit lokal p\u00ebr ruajtjen nga tjet\u00ebrsimi, si dhe bashk\u00ebpunimin me institucionet ligjzbatuese p\u00ebr rikuperimin e eshtrave t\u00eb personave t\u00eb vrar\u00eb ose t\u00eb vdekur gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, n\u00eb burgun e Spa\u00e7it.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zhdukjet e varreve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re, kan\u00eb pasur dy q\u00ebllime: jo vet\u00ebm t\u2019u mbyllin goj\u00ebn kund\u00ebrshtar\u00ebve dhe kritik\u00ebve, por gjithashtu t\u00eb krijonin pasiguri dhe frik\u00eb tek t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr t\u2019i detyruar t\u00eb&nbsp; heshtnin dhe t\u00eb mos kund\u00ebrshtonin autoritetet.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zhdukjet e varreve jan\u00eb shkelje e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut t\u00eb deklaruara n\u00eb Deklarat\u00ebn Universale t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (UDHR).&nbsp; P\u00ebr personin e zhdukur, k\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr sigurin\u00eb personale dhe trajtimin njer\u00ebzor (p\u00ebrfshir\u00eb lirin\u00eb nga tortura), t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb, p\u00ebr avokat ligjor dhe p\u00ebr mbrojtje t\u00eb barabart\u00eb sipas ligjit dhe t\u00eb drejt\u00ebn e prezumimit&nbsp; t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb.&nbsp; Viktima jan\u00eb edhe familjet e tyre, t\u00eb cilat e kalojn\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs duke k\u00ebrkuar informacione p\u00ebr t\u00eb zhdukurit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kuadrin e plot\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Spa\u00e7it e plot\u00ebsuam me marrjen e mbi 50 d\u00ebshmive audio-vizuale t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb mbijetuar nga d\u00ebnimi n\u00eb Spa\u00e7 dhe familjar\u00ebve t\u00eb atyre q\u00eb u pushkatuan, por dhe atyre q\u00eb vuajt\u00ebn n\u00eb t\u00eb. P\u00ebr Spa\u00e7in \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb nd\u00ebr vite, p\u00ebr t\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi njer\u00ebz t\u00eb njohur t\u00eb koh\u00ebs, si Visar Zhiti, poet, ish-minist\u00ebr, Fatos Lubonja, publicist e aktiv n\u00eb media,&nbsp; piktori Maks Velo p\u00ebrmes veprave t\u00eb tij, por AIDSSH-ja u thellua m\u00eb tej duke zgjeruar rrethin e d\u00ebshmitar\u00ebve. Z\u00ebrat e tyre deri dje t\u00eb heshtura tani jan\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebshmive, p\u00ebrmes fatit t\u00eb familjes dokumentuam&nbsp; luft\u00ebn e klasave. D\u00ebshmit\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb t\u00eb ish-t\u00eb burgosurve n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp pune tregojn\u00eb \u00ebndrrat p\u00ebr arsim t\u00eb prera n\u00eb mes, frik\u00ebn e internimeve t\u00eb mundshme dhe p\u00ebrballjen me stigm\u00ebn e \u201cf\u00ebmij\u00ebs s\u00eb armikut t\u00eb popullit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Leonard Dervish Bejko, i biri i ish-burgosurit Dervish Bejko protagonist i revolt\u00ebs, i d\u00ebnuar me pushkatim, &nbsp;n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb&nbsp; e tij tregon p\u00ebr p\u00ebrjetimet e forta, traumatike, t\u00eb fatit tragjik t\u00eb rritjes pa baba, me krenarin\u00eb e ligjshme p\u00ebr vlerat q\u00eb figura e tij p\u00ebr\u00e7on, por edhe me shpres\u00ebn kuptimplot\u00eb&nbsp; q\u00eb eshtrat e tij do t\u00eb kthehen nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb familje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">D\u00ebshmit\u00eb&nbsp; e tyre do t\u00eb administrohen me kujdes dhe do t\u2019i vihen n\u00eb dispozicion \u00e7do studiuesi, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, sipas rregullave t\u00eb arkivave n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb na kan\u00eb besuar rr\u00ebfimet, p\u00ebrmes marr\u00ebveshjes s\u00eb n\u00ebnshkruar me intervistuesin. AIDSSH-ja merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb administroj\u00eb dhe t\u00eb ruaj\u00eb k\u00ebto regjistrime me standardin e nj\u00eb arkivi t\u00eb vyer historik.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt kujtese, AIDSSH-ja u kujdes t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave artistike t\u00eb vendit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Sporteve p\u00ebrmes zhvillimit t\u00eb nj\u00eb konkursi komb\u00ebtar, p\u00ebr krijimin e nj\u00eb logoje kushtuar 50-vjetorit t\u00eb Revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it, me q\u00ebllim final edukimin e brezit t\u00eb ri rreth padrejt\u00ebsive t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe nevoj\u00ebs n\u00eb rritje p\u00ebr respekt ndaj viktimave. Logoja fituese u p\u00ebrdor p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2023 n\u00eb komunikimin shkresor zyrtar t\u00eb Autoritetit dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij botimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>I nderuar lexues,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Metodologjia e zhvilluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit <strong>\u201c50 vjet nga Revolta n\u00eb burgun e Spa\u00e7it\u201d, <\/strong>&nbsp;zbatuar nga AIDSSH-ja, me qasjen n\u00eb dokumentet arkivore, me analiz\u00ebn e burimeve t\u00eb brendshme, t\u00eb specializuara t\u00eb Autoritetit, me p\u00ebrvet\u00ebsimin e njohurive akademike t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb kontraktuar, me realizimin e mbi 50 d\u00ebshmive t\u00eb t\u00eb mbijetuarve e familjar\u00ebve t\u00eb tyre, me hetimin administrativ p\u00ebr zhdukjet m\u00eb forc\u00eb, analiz\u00ebn e fakteve juridike &nbsp;mbi d\u00ebnimet e padrejta dhe rid\u00ebnimet e ashpra q\u00eb shkel\u00ebn edhe ligjet e koh\u00ebs, me d\u00ebshmit\u00eb mbi keqtrajtimin dhe&nbsp; dehumanizimin, me p\u00ebrfshirjen e t\u00eb rinjve n\u00eb procesin e kujtes\u00ebs p\u00ebrmes krijimit t\u00eb logos, na solli sot te ky lib\u00ebr kushtuar kujtimit t\u00eb viktimave t\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb s\u2019duhet t\u00eb vij\u00eb m\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb do t\u00eb lexoni p\u00ebr procesin gjyq\u00ebsor, d\u00ebnimet politike; rind\u00ebnimet, pun\u00ebn e papaguar, t\u00eb pagjeturit, d\u00ebshmit\u00eb e t\u00eb mbijetuarve dhe p\u00ebrjetimet e familjar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ata ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vdisnin p\u00ebr lirin\u00eb. Luftuan kund\u00ebr tiranis\u00eb nga llogoret e krijuara prej saj dhe vdiq\u00ebn p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb leksionin: B\u00ebhu trim, q\u00ebndro ndaj tiranis\u00eb! sepse si\u00e7 thot\u00eb <strong>Timothy Snyder<\/strong> \u201c<em>N\u00ebse asnj\u00ebri prej nesh nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr liri, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne do t\u00eb vdesim n\u00ebn tirani.\u201d<strong>[5]<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>\u00c7far\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga e kaluara, \u00e7far\u00eb duam t\u00eb lem\u00eb pas ?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb vjen nga historia e djeshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e sotme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kompensimi i ish-t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb vazhdon t\u00eb shoq\u00ebrohet me problematikat e veta, autoritetet n\u00eb fuqi p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave i kan\u00eb kushtuar pak v\u00ebmendje rehabilitimit psikologjik t\u00eb ishte d\u00ebnuarve, zbulimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ndjes\u00ebs publike dhe kujtes\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. N\u00ebse k\u00ebto p\u00ebrmir\u00ebsohen, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb po hedhim hapa q\u00eb garantojn\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr AIDSSH-n\u00eb mbetet gjithnj\u00eb sfida e p\u00ebrcjelljes s\u00eb mesazheve p\u00ebr grup-mosha t\u00eb caktuara, sidomos ato parauniversitare. Pavar\u00ebsisht projekteve t\u00eb shumta me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb historis\u00eb n\u00eb shkolla, ende nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb nxitet i menduari kritik, empatia historike dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimet e shum\u00ebfishta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kurrikula zyrtare e historis\u00eb, sipas analiz\u00ebs s\u00eb ekspertes s\u00eb kontraktuar nga AIDSSH, \u00a0p\u00ebrgjith\u00ebsisht shmang diskutimin e shkeljeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb kryera ndaj grupeve t\u00eb tjera, apo edhe t\u00eb temave t\u00eb tjera sensitive, ndaj Autoriteti ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb vij\u00eb me botime t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr revolt\u00ebn e Spa\u00e7it me tekste p\u00ebr k\u00ebto grup-mosha shkruar nga shkrimtar\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb asistohen nga ekspertiza akademike e historian\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj periudhe.[6]<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Libri p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe nj\u00eb film i p\u00ebrshtatur rreth ngjarjes dhe historis\u00eb jan\u00eb planifikuar t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e platform\u00ebs arsimore<strong> \u201cT\u00eb m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn- burime arsimore t\u00eb hapura 1944-1991<\/strong>\u201d, e cila synon t\u2019u vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb m\u00ebsuesve t\u00eb historis\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebrcjelljen e ngjarjes tek nx\u00ebn\u00ebsit e sistemit parauniversitar.&nbsp; Koleksioni arkivor, d\u00ebshmit\u00eb, analiza juridike, tregimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb edhe t\u00eb faqes ueb q\u00eb p\u00ebrkujton revolt\u00ebn e Spa\u00e7in.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij ansambli prodhimesh mediatike, m\u00ebsimore dhe edukuese ne duam t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb se si t\u00eb burgosurit politik\u00eb n\u00eb burgun fam\u00ebkeq t\u00eb Spa\u00e7it luftuan kund\u00ebr d\u00ebnimeve t\u00eb padrejta, kund\u00ebr tortur\u00ebs, dhun\u00ebs, tiranis\u00eb &nbsp;dhe t\u2019i b\u00ebjm\u00eb jehon\u00eb nj\u00eb ngjarje historike, viktimat e s\u00eb cil\u00ebs ende presin t\u00eb trajtohen me drejt\u00ebsi dhe dinjitet. &nbsp;Nga shoq\u00ebria priten akte reflektimi t\u00eb m\u00ebtejshme si n\u00eb drejtim t\u00eb rehabilitimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ish-t\u00eb d\u00ebnuarve, ashtu edhe kthimit t\u00eb kampit-burg t\u00eb Spa\u00e7it n\u00eb muze t\u00eb kujtes\u00ebs kolektive p\u00ebr t\u00eb kujtuar se aty jan\u00eb kryer krime kund\u00ebr jet\u00ebs dhe dinjitetit njer\u00ebzor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dr.Gentiana Sula<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetare e Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">[1] <a href=\"https:\/\/punetejashtme.gov.al\/pranimi-i-shqiperise-ne-organizaten-e-kombeve-te-bashkuara-14-dhjetor-1955\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/punetejashtme.gov.al\/pranimi-i-shqiperise-ne-organizaten-e-kombeve-te-bashkuara-14-dhjetor-1955\/<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">[2]https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/K%C3%ABshilli_i_Kombeve_t%C3%AB_Bashkuara_p%C3%ABr_t%C3%AB_Drejtat_e_Njeriut<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">[3] <strong>Arkivi i AIDSSH<\/strong>,Dosja \u201dObjekt i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Spa\u00e7, Reparti i riedukimit nr. 303\u201d; \u00a0dosja nr. 335, viti 1973, \u201cDisa konkluzione mbi nj\u00eb ngjarje te jasht\u00ebzakonshme n\u00eb repartin e riedukimit t\u00eb armiqve t\u00eb popullit n\u00eb Spa\u00e7\u201d; Dosje hetimore &#8211; gjyq\u00ebsore p\u00ebr pes\u00eb grupet e t\u00eb burgosurve q\u00eb u rid\u00ebnuan p\u00ebr revolt\u00ebn, mes tyre dhe t\u00eb d\u00ebnuarit me vdekje.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">[4] <strong>Sistemi i nd\u00ebshkimeve n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb regjimit komunist,<\/strong> autor Femi Sufaj (1945-1990)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">[5] <strong>Timothy Snyder,<\/strong> Autor i \u201cNj\u00ebzet leksionet e shekullit XX\u201d historian amerikan i specializuar n\u00eb historin\u00eb e Evrop\u00ebs Qendrore dhe Lindore, Bashkimit Sovjetik dhe Holokaustit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">[6] <strong>Mbi p\u00ebrfshirjen n\u00eb kurrikulat shkollore t\u00eb arsimit parauniveristar t\u00eb njohurive mbi krimet e komunizmit\u201d<\/strong>, nga Prof. Dr. Aljula Jubani, studim AIDSSH, 2023<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0\u201cN\u00ebse asnj\u00ebri prej nesh nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr liri, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne do t\u00eb vdesim n\u00ebn tirani.\u201d &#8212; *Timothy Snyder I nderuar lexues, P\u00ebrballja me t\u00eb shkuar\u00ebn komuniste t\u00eb vendit, &nbsp;e cila sh\u00ebnjoi shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX, p\u00ebrb\u00ebn objektivin primar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[30],"tags":[],"class_list":["post-4702","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-fjalimet-e-kryetares"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4702","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4702"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4702\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4702"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4702"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4702"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}