{"id":8258,"date":"2025-07-22T15:13:46","date_gmt":"2025-07-22T13:13:46","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/?p=8258"},"modified":"2025-07-28T10:14:39","modified_gmt":"2025-07-28T08:14:39","slug":"nje-veshtrim-i-pergjithshem-mbi-europen-lindore-komuniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/nje-veshtrim-i-pergjithshem-mbi-europen-lindore-komuniste\/","title":{"rendered":"AN OVERVIEW OF COMMUNIST EASTERN EUROPE"},"content":{"rendered":"<h5>Msc. Enxhi Beka<\/h5>\t\t\t\t\n\t\t\n<p>Ky nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se epitafi i s\u00eb ardhmes, apo si\u00e7 mund ta konsiderojm\u00eb ndryshe profecia Orwelliane e 1984-\u00ebs, e cila mbetet simbolika m\u00eb e fuqishme e kritik\u00ebs s\u00eb universit totalitar. Terma t\u00eb till\u00eb si: <em>gjuha e re, krim- mendim, V\u00ebllai i Madh, joperson, apo mendimi i dyfisht\u00eb, <\/em>i cili n\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb mendje dy mendime t\u00eb kund\u00ebrta nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe ti aprovosh t\u00eb dy<a id=\"_ftnref1\" href=\"#_ftn1\">[1]<\/a>, nuk do t\u00eb ishin gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se pjes\u00eb e fjalorit t\u00eb ri totalitar. Po \u00e7far\u00eb ishte totalitarizmi dhe pse n\u00eb sistemet totalitare, duhet t\u00eb posedoje nj\u00eb mendim t\u00eb dyfisht\u00eb? P\u00ebrse duhet t\u00eb ekzistonte i asht\u00ebquajturi V\u00ebllai i Madh? E p\u00ebrse duhet t\u00eb krijohej nj\u00eb Njeri i Ri? N\u00eb fund t\u00eb fundit, mbi cilat mekanizma ngrihet nj\u00eb shtet totalitar? Totalitarizmi konsiderohet si nj\u00eb fenomen historik me tipare t\u00eb pap\u00ebrcaktuara, dhe p\u00ebrkufizimi terminologjik, por edhe studimi shkencor i tij has n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Poliakov, \u00ebsht\u00eb i mendimit se vet\u00eb termi \u201ctotalitariz\u00ebm\u201d mbart brenda vetes nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb emocionale. Nj\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebrlikim vjen si pasoj\u00eb e karakterit q\u00eb mori totalitarizmi n\u00eb vendet q\u00eb u aplikua si sistem. Sipas, Friedrich dhe Brzezinski diktatura totalitare i ngjan formave m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb autokracis\u00eb.<a id=\"_ftnref2\" href=\"#_ftn2\">[2]<\/a> Konkretisht n\u00eb Evrop\u00eb, pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore nj\u00eb num\u00ebr i madh luft\u00ebtar\u00ebsh t\u00eb vjet\u00ebr filluan t\u2019u v\u00ebn\u00eb veshin me v\u00ebmendje doktrinave nihiliste dhe thirrjeve p\u00ebr dhun\u00eb, q\u00eb ngrinin n\u00eb qiell t\u00eb drejt\u00ebn e m\u00eb t\u00eb fortit.<a id=\"_ftnref3\" href=\"#_ftn3\">[3]<\/a> N\u00eb Rusi u nxit\u00ebn proletar\u00ebt e t\u00eb gjitha vendeve duke shfaqur k\u00ebshtu, rrezikun e nj\u00eb p\u00ebrmbysjeje revolucionare t\u00eb klasave t\u00eb privilegjuara. Rasti gjerman do t\u00eb ishte i ndrysh\u00ebm nga ai rus, p\u00ebr shkak t\u00eb disfat\u00ebs q\u00eb p\u00ebsoi tradita komb\u00ebtare m\u00eb 1918.Nazist\u00ebt e pan\u00eb me vend q\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtonin bot\u00ebn sipas kritereve biologjike apo \u201cteozoologjike\u201d, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e \u201crac\u00ebs s\u00eb tyre\u201d. Krimet e Rajhut t\u00eb III arrit\u00ebn p\u00ebrmasa t\u00eb pabesueshme, kryesisht me programin e eutanazis\u00eb, q\u00eb u konsiderua si nj\u00eb autogenocid. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb termi <em>totalitariz\u00ebm <\/em>p\u00ebrdoret nga Musolini, n\u00eb tetorin e vitit 1922. \u201cGjith\u00e7ka p\u00ebr shtetin, asgj\u00eb jasht\u00eb shtetit\u201d<a id=\"_ftnref4\" href=\"#_ftn4\">[4]<\/a> shprehej Musolini, duke deklaruar se shteti do t\u00eb ishte <em>totalitar.<\/em> Termi <em>totalitar <\/em>kishte kuptim nderues ndaj shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, por vet\u00ebm m\u00eb pas ky term mori nj\u00eb tjet\u00ebr kuptim.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 1965, filozofi dhe politologu Raymond Aron shkruajti mbi totalitarizmin, duke analizuar k\u00ebshtu pes\u00eb elemente kryesor\u00eb identifikues t\u00eb tij, t\u00eb cilat jan\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n\n<p><em>S\u00eb pari<\/em>, fenomeni totalitar shfaqet n\u00eb at\u00eb regjim, q\u00eb i jep nj\u00eb partie t\u00eb vetme monopolin e veprimtaris\u00eb politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, partia monopolizon pushtetin, duke mos lejuar k\u00ebshtu ekzistenc\u00ebn e asnj\u00eb force tjet\u00ebr poltike. Ka vet\u00ebm nj\u00eb parti n\u00eb pushtet dhe asnj\u00eb rivale tjet\u00ebr ekzistuese n\u00eb jet\u00ebn e saj politike.<\/p>\n\n<p>\u00a0<em>S\u00eb dyti<\/em>, partia monopoliste mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb ideologji, q\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb b\u00ebhet e v\u00ebrteta zyrtare e shtetit. Ideologjia ishte e v\u00ebrteta e padiskutueshme, q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrqafohej nga e gjith\u00eb popullsia, askush nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb ta mohonte at\u00eb.<\/p>\n\n<p><em>S\u00eb treti<\/em>, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur ideologjin\u00eb shteti merrte p\u00ebrsip\u00ebr monopolin e mjeteve t\u00eb forc\u00ebs, si dhe at\u00eb t\u00eb \u201clavazhit t\u00eb truve\u201d. T\u00ebr\u00ebsia e mjeteve t\u00eb masmedias, radioja, televizioni, shtypi drejtohen dhe komandohen nga shteti dhe nga ata q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<a id=\"_ftnref5\" href=\"#_ftn5\">[5]<\/a> E gjitha kjo n\u00ebnkuptonte se Partia kishte monopolizuar gjith\u00e7ka, madje dhe vet\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shtetasit t\u00eb tij.<\/p>\n\n<p><em>S\u00eb kat\u00ebrti<\/em>, shumica e veprimtarive ekonomike dhe profesionale i n\u00ebnshtrohen shtetit, pra n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre jan\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e tij. Kjo do t\u00eb thoshte se veprimtarit\u00eb kryesore ekonomike, dhe profesionale, merrnin ngjyrime t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs zyrtare.<\/p>\n\n<p><em>S\u00eb pesti<\/em>, q\u00eb nga \u00e7asti q\u00eb \u00e7do veprimtari \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebrore dhe i n\u00ebnshtrohet ideologjis\u00eb, nj\u00eb gabim i kryer n\u00eb nj\u00eb aktivitet ekonomik apo profesional \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb gabim ideologjik<a id=\"_ftnref6\" href=\"#_ftn6\">[6]<\/a>. Panorama, e cila ofrohej ishte ajo e policentrizmit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, n\u00ebn nj\u00eb terror policor, por edhe at\u00eb ideologjik, p\u00ebr ta mbajtur individin n\u00ebn kontroll.\u00a0 Pik\u00ebrisht, t\u00eb pest\u00eb k\u00ebto elemente t\u00eb konstatuara nga Raymond Aron, na ofrojn\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme mbi m\u00ebnyr\u00ebn sesi ishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet totalitar dhe sesi \u201coperonte\u201d q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebto elemente p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mekanizmat e funksionimit t\u00eb tij.<\/p>\n\n<p>Hapi i par\u00eb n\u00eb vendosjen e totalitarizmit komunist ishte sanksionimi i rolit t\u00eb vet\u00ebm udh\u00ebheq\u00ebs dhe drejtues i Partis\u00eb Bolshevike n\u00eb qeverisje. Si \u00e7\u00ebshtje jetike Lenini nuk shihte marrjen e pushtetit, por mbajtjen e tij n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Duke likuiduar partit\u00eb e tjera politike, rrjedhimisht u realizua ekzistenca e nj\u00eb partie dhe sundimi nj\u00ebpartiak \u00e7ka b\u00ebn q\u00eb partia t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb parti-shtet.<\/p>\n\n<p>Hapi i radh\u00ebs n\u00eb konsolidimin e komunizmit ishte insitucionalizmi i terrorit t\u00eb kuq. Policia sekrete \u00c7EKA, u formua m\u00eb 1927 dhe ishte n\u00ebn drejtimin e drejp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb partis\u00eb. Kjo polici sekrete, konsistonte n\u00eb likuidimin e \u201carmiqve t\u00eb revolucionit\u201d.Armiq konsideroheshin t\u00eb gjith\u00eb ata persona q\u00eb shfaqnin edhe dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr regjimin komunist. Konkretisht, terrori u zbatua ndaj borgjezis\u00eb, \u00e7ifligar\u00ebve, intelektual\u00ebve \u201ct\u00eb vjet\u00ebr\u201d, pra persekutimi nuk kryhej mbi baz\u00ebn e gjykimit juridik individual, por mbi baz\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb klasore.<\/p>\n\n<p>\u00c7EKA, ekzekutonte nj\u00ebmij\u00eb veta n\u00eb muaj<a id=\"_ftnref7\" href=\"#_ftn7\">[7]<\/a> dhe vuri n\u00eb funksion edhe kampin e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrimit.\u00a0 Krahas sundimit nj\u00ebpartiak dhe fillimit t\u00eb terrorit del n\u00eb pah realizimi i kultit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit dhe pse kjo e fundit realizohet plot\u00ebsisht me Stalinin. Stalini e realizoi kultin e individit n\u00eb saj\u00eb t\u00eb eleminimeve politike dhe fizike t\u00eb rival\u00ebve p\u00ebr pushtet, dhe mb\u00ebshtetjes n\u00eb policin\u00eb sekrete. S\u00eb fundmi, ndihmes\u00eb n\u00eb realizimin e kultit t\u00eb individit ishte besnik\u00ebria e padiskutueshme q\u00eb shfaqin mb\u00ebshtet\u00ebsit ndaj Udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb postet drejtuese n\u00eb parti e n\u00eb shtet.<\/p>\n\n<p>Vozhdi e p\u00ebrdori me mjesht\u00ebri ideologjin\u00eb marksiste-leniniste, si nj\u00eb ideologji e \u201ct\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb pagabueshme\u201d. U paraqit si vazhduesi besnik i m\u00ebsimeve leniniste, duke p\u00ebrdorur k\u00ebshtu aft\u00ebsit\u00eb e tij n\u00eb sajimin e \u201carmiqve\u201d, \u00a0ndaj atyre q\u00eb nuk shfaqnin q\u00ebndrime t\u00eb n\u00ebnshtruara, t\u00eb p\u00ebrulura dhe servile, t\u00eb cil\u00ebt akuzoheshin si \u201cdeviator\u00eb\u201d.<\/p>\n\n<p>Kolektivizimi i bujq\u00ebsis\u00eb ishte masa e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore q\u00eb tregoi se si shteti, iu kund\u00ebrvu shtetasve t\u00eb vet, provokoi r\u00ebnien e prodhimit, urin\u00eb dhe realizoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive eleminimin e nj\u00eb numri mjaft t\u00eb madh shtetasish<a id=\"_ftnref8\" href=\"#_ftn8\">[8]<\/a>. M\u00eb 1930 Stalini realizoi at\u00eb q\u00eb njihet n\u00eb histori si \u201cSpastrimi i Madh\u201d. Terrori u shoq\u00ebrua me organizimin e gjyqeve \u201cshow\u201d, ku t\u00eb akuzuarit pranonin \u201cfaje\u201d t\u00eb sajuara dhe \u00e7do gjyq mbaronte me ekzekutime. Rezultati i terrorit ishte krijimi i frik\u00ebsimit masiv<a id=\"_ftnref9\" href=\"#_ftn9\">[9]<\/a>. Me frik\u00ebsim masiv n\u00ebnkuptohej frika nga organet e partis\u00eb, t\u00eb qeveris\u00eb e t\u00eb sigurimit, rrjedhimisht kjo \u00e7onte n\u00eb shfaqjen e servilizmit. Frika nga nj\u00ebri-tjetri, arrinte deri aty sa p\u00ebr njeriun q\u00eb kishe p\u00ebrball\u00eb vetes ngrije \u00e7do dyshim n\u00ebse ky ishte apo jo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb sigurimit. Pra, njer\u00ebzit u shmangeshin bisedave t\u00eb lira, duke i privuar k\u00ebshtu nga nj\u00eb komunikim thjesht i p\u00ebrditsh\u00ebm e p\u00ebr pasoj\u00eb e gjith\u00eb kjo shfaqje kontribuonte n\u00eb fenomenin e asocializimit.<\/p>\n\n<p>Pasoj\u00eb tjet\u00ebr ishte dyzimi i personalitetit, \u00e7ka n\u00ebnkuptonte se mendimi nga e shprehura ishin n\u00eb p\u00ebrpjestim t\u00eb zhdrejt\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Shpifjet ishin pjes\u00eb e jetes\u00ebs n\u00ebn totalitariz\u00ebm,dhe ku p\u00ebr t\u00eb treguar besnik\u00ebrin\u00eb e tyre, njer\u00ebzit nuk b\u00ebnin gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se kall\u00ebzonin nj\u00ebri-tjetrin. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb gjitha k\u00ebto mekanizma nuk b\u00ebnin gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se fabrikonin nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr model sistemi totalitar ishte dhe fashizmi. Fashizmi u pozicionua kund\u00ebr komunizmit, n\u00eb aspektin q\u00eb ky i fundit synonte krijimin e \u201cshoq\u00ebris\u00eb s\u00eb re komuniste\u201d, por huazuan element\u00eb t\u00eb tij. Ata huazuan manipulimin politik dhe social t\u00eb popullsis\u00eb. Kauza e fashizmit u lidh me krijimin e partis\u00eb fashiste si nj\u00eb parti e tipit t\u00eb ri. Madh\u00ebshtia e kombit-shtet ishte ajo q\u00eb spikaste. Kombi, shteti dhe populli ishin mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. N\u00eb themel t\u00eb fashizmit shteti ishte absolut, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb njohur moton e tij: \u201c\u00c7do gj\u00eb p\u00ebr shtetin asgj\u00eb kund\u00ebr shtetit, asgj\u00eb jasht\u00eb shtetit\u201d.<\/p>\n\n<p>Ndryshe nga fashist\u00ebt n\u00eb Itali, nazist\u00ebt n\u00eb Gjermani synuan q\u00eb t\u00eb vendosnin n\u00ebn kontrollin e tyre total t\u00eb gjitha institucionet e pavarura dhe \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs. U ndalua q\u00eb kleri t\u00eb trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidheshin me shtetin, nazist\u00ebt nxit\u00ebn l\u00ebvizjen pagane me adhurimin e per\u00ebndive t\u00eb vjetra teutone<a id=\"_ftnref10\" href=\"#_ftn10\">[10]<\/a>. Viti 1935, sh\u00ebnoi fillimin e terrorit dhe frik\u00ebsimit masiv. Shkollat kishin si detyrim indoktrinimin e t\u00eb rinjve me nacionalizmin ekstrem, militarizmin, antiliberalizmin dhe antisemitizmin. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre masave, iu dha fund autonomis\u00eb dhe liris\u00eb akademike t\u00eb universiteteve. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj politikb\u00ebrje t\u00eb re ishte edhe propaganda, e realizuar me an\u00eb t\u00eb organizimit t\u00eb ceremonive madh\u00ebshtore, p\u00ebrmes s\u00eb cilave synohej t\u00eb p\u00ebrcillej ndjesia e sakrific\u00ebs deri n\u00eb vet\u00ebmohim p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin. Shteti totalitar nazist, ndryshe nga shteti komunist dhe ai fashist u krijua, pa \u201cp\u00ebrmbysur\u201d jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb gjermane.<a id=\"_ftnref11\" href=\"#_ftn11\">[11]<\/a><\/p>\n\n<p>E megjithat\u00eb, em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt i sistemeve totalitare mbetet padiskutim, kontrolli i plot\u00eb i jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve, por edhe t\u00eb gjitha derivatet q\u00eb lindin nga ky kontroll t\u00eb tilla si: dhuna, terrori, propaganda q\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb do t\u00eb krijonin nj\u00eb klim\u00eb psikoze, dyshuese dhe t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr.<\/p>\n\n<p>Pik\u00ebrisht, dhuna dhe terrori do t\u00eb dyzonin personalitetin dhe mendimet e individit. \u00c7do aspekt i jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme ishte n\u00ebn kontrollin e udh\u00ebheq\u00ebsit, apo sikund\u00ebr e cil\u00ebson Orwelli t\u00eb \u201cV\u00ebllait t\u00eb Madh\u201d, ai ishte \u201csyri\u201d q\u00eb v\u00ebzhgonte gjith\u00e7ka. Autor\u00ebt, Friedrich dhe Brzezinski analizojn\u00eb se regjimet totalitare jan\u00eb historikisht t\u00eb reja, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb qeveri si diktaturat totalitare nuk kan\u00eb ekzistuar asnj\u00ebher\u00eb, edhe pse kan\u00eb nj\u00eb ngjashm\u00ebri me autokracin\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs.<a id=\"_ftnref12\" href=\"#_ftn12\">[12]<\/a><\/p>\n\n<p>E r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr tu n\u00ebnvizuar mbetet fakti q\u00eb sistemet fashiste, por edhe ato komuniste vijn\u00eb si p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb serie krizash, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ato jan\u00eb forma t\u00eb qeverive t\u00eb kriz\u00ebs. Diktaturat totalitare shfaqen si nj\u00eb sistem rregullash p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet e tyre totale n\u00ebn politika moderne dhe kushteve teknike si nj\u00eb tip i nj\u00eb autokracie t\u00eb re<a id=\"_ftnref13\" href=\"#_ftn13\">[13]<\/a>.<\/p>\n\n<p>N\u00eb thelb t\u00eb sistemeve totalitare mbetet krijimi i \u201cNjeriut t\u00eb ri\u201d. Teoria ideologjike ose antropologjike e totalitarizmit konsistonte n\u00eb p\u00ebrpjekjen q\u00eb b\u00ebnte regjimi p\u00ebr t\u00eb transformuar dhe rimodeluar q\u00ebniet njer\u00ebzore, n\u00ebn kontrollin dhe ideologjin\u00eb e tij. Pik\u00ebrisht, krijimi i \u201cNjeriut t\u00eb Ri\u201d, vinte si pasoj\u00eb e nj\u00eb mekanizmi shum\u00eb t\u00eb sofistikuar, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit synohej krijimi i nj\u00eb shoq\u00ebrie uniforme. Kjo shoq\u00ebri do t\u00eb ishte n\u00ebn optik\u00ebn v\u00ebzhguese t\u00eb nj\u00eb qeverie totalitare, n\u00ebn optik\u00ebn e nj\u00eb V\u00ebllai t\u00eb Madh, ku me an\u00eb t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb saj praktikonte pik\u00ebrisht \u201cshp\u00eblarjen e trurit\u201d, e si pasoj\u00eb kultivoi at\u00eb q\u00eb Orwell e quan n\u00eb librin e tij <em>1984<\/em>, mendimi i dyfisht\u00eb. Njeriu u krijua q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb fillim dhe ky fillim garantohet nga \u00e7do lindje e re<a id=\"_ftnref14\" href=\"#_ftn14\">[14]<\/a>. Pik\u00ebrisht instalimi i sistemeve totalitare u pa nga lider\u00ebt e tyre respektiv\u00eb si nj\u00eb lindje e re.<\/p>\n\n<p>Konkretisht, satiriku disident Zinovjev fliste p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb njeriu t\u00eb ri sovjetik. Ky njeri i rie ndiente veten mir\u00eb n\u00eb at\u00eb sistem. Ai sistem i garantonte jetes\u00ebn dhe sigurimet shoq\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb nj\u00eb nivel modest real, nj\u00eb shoq\u00ebri barazitare nga ana sociale dhe ekonomike<a id=\"_ftnref15\" href=\"#_ftn15\">[15]<\/a>. Propaganda shihej si pjes\u00eb e pandar\u00eb e \u201cluft\u00ebs psikologjike\u201d, nd\u00ebrsa terrori p\u00ebrdorej nga regjimet totalitare edhe kur synimet e tij psikologjike ishin arritur. Propaganda me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ishte nj\u00eb instrument dhe ndoshta m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi i totalitarizmit, ishte vet\u00eb thelbi i form\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb qeverisjes.<a id=\"_ftnref16\" href=\"#_ftn16\">[16]<\/a><\/p>\n\n<p>Q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar i totalitarizmit ishte paranoja. K\u00ebt\u00eb epok\u00eb, disidenti dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht Ish- Presidenti i Republik\u00ebs \u00c7eke Vaclav Havel e konsideronte si epok\u00ebn e \u00e7rr\u00ebnjosjes s\u00eb njeriut nga humbja e kuptimit t\u00eb bot\u00ebs. Kjo ideologji sipas tij ushtronte medoemos nj\u00eb ndikim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb hipnotizues. Ja shembulli konkret sesi mund t\u00eb kuptohej kjo ideologji. Supozojm\u00eb se njeriut endacak regjimi\u00a0 i ofronte nj\u00eb \u201csht\u00ebpi\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai paguante nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb, \u00e7mimi ishte heqja dor\u00eb nga arsyeja, nga nd\u00ebrgjegja e p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij dhe delegimi i tyre n\u00eb duart e superior\u00ebve.<a id=\"_ftnref17\" href=\"#_ftn17\">[17]<\/a> Proverbi i vjet\u00ebr se t\u00eb varf\u00ebrit dhe t\u00eb shtypurit nuk kan\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 prangave t\u00eb tyre, nuk zbatohej m\u00eb p\u00ebr njeriun e mas\u00ebs, sepse ata humbin shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se zinxhir\u00ebt e varf\u00ebris\u00eb, kur ata humbin interesin p\u00ebr mir\u00ebqenien e tyre.<a id=\"_ftnref18\" href=\"#_ftn18\">[18]<\/a><\/p>\n\n<p>Kur analizon sistemin totalitar, autorja H. Arendt n\u00eb librin e saj <em>Origjinat e Totalitarizmit<\/em><em>,<\/em> v\u00eb n\u00eb dukje se m\u00ebnyra e dominimit t\u00eb totalitarizmit \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet terrorizmit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore nga brenda, duke mos lejuar ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb personaliteti. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb pakuptueshme, dhuna, terrori, por edhe pagabueshm\u00ebria e liderit i vishte k\u00ebtyre sistemeve totalitare petkun fetar. Sistemi kishte nevoj\u00eb p\u00ebr besimtar\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm, dhe p\u00ebr ithtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb saj. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt sistemi aplikonte vdekjen dhe jo bindjen.<\/p>\n\n<p>Gaetano Mosca, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga themeluesit e shkenc\u00ebs politike, e sheh ideologjin\u00eb totalitare si nj\u00eb ideologji fetare, sakrale dhe pik\u00ebrisht kjo ideologji do t\u00eb ishte nj\u00eb metod\u00eb, apo si\u00e7 shprehet konkretisht Mosca, nj\u00eb marifet i past\u00ebr q\u00eb do t\u00eb prodhonte nj\u00eb send\u00ebrgjim mitesh, simbolesh dhe ritesh e zbatuar me vet\u00ebdije p\u00ebr arsye propagandistike. T\u00eb gjitha k\u00ebto elemente, nuk na orientojn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb terminologji tjet\u00ebr ve\u00e7se n\u00eb at\u00eb t\u00eb nj\u00eb sekti fetar.<\/p>\n\n<p>Sektet fetare dhe partit\u00eb politike veprojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, dhe me kusht q\u00eb ndjek\u00ebsit e tyre t\u00eb jen\u00eb besnik\u00eb ndaj flamurit, t\u00eb mbulojn\u00eb e justifikojn\u00eb mbrapshtit\u00eb me t\u00eb k\u00ebqija, befas p\u00ebr ta tjet\u00ebrsohet kushdo q\u00eb mban nj\u00eb rrob\u00ebveshur.<a id=\"_ftnref19\" href=\"#_ftn19\">[19]<\/a> T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb interpretimi paraqiste dhe Guglielmo Ferro m\u00eb 1942, duke e analizuar sakrilizmin e politik\u00ebs si nj\u00eb form\u00eb legjetimimi t\u00eb pushtetit, e cila ishte e mb\u00ebshtjell\u00eb sipas tij m\u00eb nj\u00eb zell gati fetar, q\u00eb e lart\u00ebsonte at\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis historik, masat e pan\u00eb padiskutim t\u00eb nevojshme t\u00eb besonin n\u00eb nj\u00eb fe t\u00eb re, n\u00eb nj\u00eb fe ku propagandohej vazhdimisht p\u00ebr barazi dhe p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Pra, si\u00e7 e kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje, terreni i k\u00ebtyre sistemeve ishte instalimi i tyre n\u00eb koh\u00eb krizash dhe p\u00ebrpara masave ato shfaqeshin si shp\u00ebtimtar\u00ebt, apo Mesia e epok\u00ebs moderne, edhe pse barazia apo nd\u00ebrtimi i nj\u00eb bote m\u00eb t\u00eb mir\u00eb do mbetej thjesht utopike. Sistemet totalitare, k\u00ebrkonin t\u00eb shkat\u00ebrronin at\u00eb q\u00eb njeriu kishte m\u00eb fisniken, instiktin e liris\u00eb. Ata e d\u00ebnonin njeriun me fatin e skllavit.<a id=\"_ftnref20\" href=\"#_ftn20\">[20]<\/a><\/p>\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr studiuesi dhe militani socialist Henri De Man, fen\u00eb e re kolektive ia atribuonte \u201cnevoj\u00ebs psikologjike\u201d t\u00eb masave p\u00ebr fe. \u00a0Lindi n\u00eb k\u00ebt\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb miti i rip\u00ebrt\u00ebritjes me an\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, miti i \u201cnjeriut t\u00eb ri\u201d, miti i popullit t\u00eb p\u00ebrzgjedhur krijues institucionesh t\u00eb reja, q\u00eb do ti sillnin bot\u00ebs shp\u00ebtimin.<a id=\"_ftnref21\" href=\"#_ftn21\">[21]<\/a> Totalitarizmi nd\u00ebrtonte kampe p\u00ebrqendrimi, si laboratore speciale p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar deri n\u00eb fund eksperimentin e tij n\u00eb dominimin total.<a id=\"_ftnref22\" href=\"#_ftn22\">[22]<\/a><\/p>\n\n<p>Profesori i Drejt\u00ebsis\u00eb Joseph Delos, m\u00eb 1939 e shihte sistemin totalitar si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim me tipare esenciale t\u00eb sakralitetit, si nj\u00eb fuqi t\u00eb madh\u00ebrishme, magjeps\u00ebse, por edhe t\u00eb tmerrshme. Nd\u00ebr t\u00eb tjera Prof. Delos thekson madh\u00ebshtin\u00eb e k\u00ebtij revolucioni t\u00eb drejtuar me dor\u00eb t\u00eb hekurt, p\u00ebr ta transformuar shoq\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr ta rind\u00ebrtuar sipas nj\u00eb modeli t\u00eb ri, i cili sa madh\u00ebshtor, ishte edhe aq tmerrues.<a id=\"_ftnref23\" href=\"#_ftn23\">[23]<\/a><\/p>\n\n<p>Do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohej historia e feve t\u00eb politik\u00ebs duke injoruar rolin, politik e mitik, q\u00eb kan\u00eb luajtur lider\u00ebt karizmatik\u00eb, duke ngjallur rreth vetes entuziaz\u00ebm, pasion, t\u00eb besuarit e p\u00ebrkushtim, dometh\u00ebn\u00eb q\u00ebndrime tipike t\u00eb l\u00ebvizjeve fetare.<a id=\"_ftnref24\" href=\"#_ftn24\">[24]<\/a> P\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb mir\u00eb figur\u00ebn e liderit n\u00eb sistemet totalitare, duhet patjet\u00ebr t\u00eb njihemi me m\u00ebnyr\u00ebn sesi kjo figur\u00eb ishte projektuar, duhet patjet\u00ebr t\u00eb njihemi me rolin q\u00eb zot\u00ebronte V\u00ebllai i Madh.<\/p>\n<hr \/>\n<p><a id=\"_ftn1\" href=\"#_ftnref1\">[1]<\/a> <em>Po aty, <\/em>18.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn2\" href=\"#_ftnref2\">[2]<\/a> Carl Friedrich &amp; Zbignie\u00eb Brezezinski, <em>Totalitaria<\/em><em>n<\/em><em> Dictatorship and Autocracy,<\/em> (Harvard University Press, 1965), 19.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn3\" href=\"#_ftnref3\">[3]<\/a> Leon Poliakov, <em>Totalitarizmat e shekullit XX, <\/em>(Tiran\u00eb: P\u00ebrpjekja, 2010), 9.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn4\" href=\"#_ftnref4\">[4]<\/a> <a>Poliakov, <em>Totalitarizmat e shekullit XX<\/em><\/a><em>, <\/em>20.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn5\" href=\"#_ftnref5\">[5]<\/a> <em>Po aty, <\/em>7.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn6\" href=\"#_ftnref6\">[6]<\/a> <em>Po aty, <\/em>8.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn7\" href=\"#_ftnref7\">[7]<\/a> Grup Autor\u00ebsh, <em>Historia Bashk<\/em><em>\u00eb<\/em><em>kohore, <\/em>(Tiran\u00eb: Albatros, 2009), 67.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn8\" href=\"#_ftnref8\">[8]<\/a> \u00a0<em>Po aty, <\/em>78.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn9\" href=\"#_ftnref9\">[9]<\/a> <em>Po aty, <\/em>84.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn10\" href=\"#_ftnref10\">[10]<\/a> <em>Po aty, <\/em>113.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn11\" href=\"#_ftnref11\">[11]<\/a> <em>Po aty, <\/em>115.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn12\" href=\"#_ftnref12\">[12]<\/a> Friedrich &amp;\u00a0 Brzezinski, T<em>otalitarian Dictatorship and Autocracy<\/em>, 23.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn13\" href=\"#_ftnref13\">[13]<\/a> <em>Po aty<\/em>, 17.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn14\" href=\"#_ftnref14\">[14]<\/a> Hannah Arendt, <em>Origjinat e Totalitarizmit<\/em>, (Prishtin\u00eb: Dija, 2002), 609.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn15\" href=\"#_ftnref15\">[15]<\/a> Eric Hobsba\u00ebm, <em>Epoka e Ekstremeve. I rr\u00ebmbyeri i shekull i nj\u00ebzet 1914-1991<\/em>, ( \u00c7abej, UET Press, 1997), 397.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn16\" href=\"#_ftnref16\">[16]<\/a> Arendt, <em>Origjinat e Totalitarizmit<\/em>, 444.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn17\" href=\"#_ftnref17\">[17]<\/a> Vaclav Havel, <em>Pushteti i t\u00eb Papushtetshm\u00ebve<\/em>, (Tiran\u00eb: Helga\u2019s Secrets, 2015), 12.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn18\" href=\"#_ftnref18\">[18]<\/a> Arendt, <em>Origjinat e Totalitarizmit<\/em><em>, <\/em>409.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn19\" href=\"#_ftnref19\">[19]<\/a> Emilio Gentile, <em>Fet\u00eb e Politik\u00ebs. Mes demokracive dhe totalitarizmave, <\/em>(Tiran\u00eb: Pika pa Sip\u00ebrfaqe, 2017), 44.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn20\" href=\"#_ftnref20\">[20]<\/a> Francois Furet, <em>E shkuara e nj\u00eb Iluzoni<\/em>, <em>esse mbi iden\u00eb komuniste n\u00eb shekullin XX<\/em>, (Pej\u00eb: Sht\u00ebpia botuese Dukagjin, 2003), 471.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn21\" href=\"#_ftnref21\">[21]<\/a> Gentile, <em>Fet\u00eb e Politik\u00ebs<\/em>, 85.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn22\" href=\"#_ftnref22\">[22]<\/a> <a>Arendt, <em>Origjinat e Totalitarizmit, <\/em>500<\/a>.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn23\" href=\"#_ftnref23\">[23]<\/a> Gentile, <em>Fet\u00eb e Politik\u00ebs<\/em>, 164.<\/p>\n\n<p><a id=\"_ftn24\" href=\"#_ftnref24\">[24]<\/a> <em>Po aty<\/em>, 268.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Msc. Enxhi Beka Ky nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se epitafi i s\u00eb ardhmes, apo si\u00e7 mund ta konsiderojm\u00eb ndryshe profecia Orwelliane e 1984-\u00ebs, e cila mbetet simbolika m\u00eb e fuqishme e kritik\u00ebs s\u00eb universit totalitar. Terma t\u00eb till\u00eb si: gjuha e re, krim- mendim, V\u00ebllai i Madh, joperson, apo mendimi i dyfisht\u00eb, i cili n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":8486,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[80],"tags":[],"class_list":["post-8258","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-artikuj"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8258"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8258\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8486"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}