{"id":8269,"date":"2025-07-22T15:19:44","date_gmt":"2025-07-22T13:19:44","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.instant.al\/?p=8269"},"modified":"2025-07-25T09:17:57","modified_gmt":"2025-07-25T07:17:57","slug":"studimi-i-kuadrit-ligjor-per-menaxhimin-e-kufirit-gjate-regjimit-komunist-ne-vitet-1944-1991","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/studimi-i-kuadrit-ligjor-per-menaxhimin-e-kufirit-gjate-regjimit-komunist-ne-vitet-1944-1991\/","title":{"rendered":"Study of the legal framework for border management during the communist regime from 1944 to 1991"},"content":{"rendered":"<p><strong>Msc. Silva Behari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Specialist,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Drejtoria e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrinstitucionale n\u00eb Procesin e &nbsp;&nbsp;Idenitifikimit dhe Rikuperimit t\u00eb Personave t\u00eb Zhdukur<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Abstrakt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr tiparet e ve\u00e7anta t\u00eb regjimit totalitar t\u00eb instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte nd\u00ebshkueshm\u00ebria jo me baz\u00eb ligjore-racionale, por me baz\u00eb emocionale dhe si rrjedhoj\u00eb edhe institucionet e krijuara ishin t\u00eb paligjshme, gjykatat ishin inegzistente dhe gjyqet ndaj t\u00eb ashtuquajturve armiq t\u00eb partis\u00eb i b\u00ebnte kryesisht masa. Duke qen\u00eb se armiku m\u00eb i rreziksh\u00ebm ishte ai i ardhur nga jasht\u00eb, mbrojtja e kufirit cil\u00ebsohej si nj\u00eb nd\u00ebr objektivat kryesor\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, madje sanksionet p\u00ebr \u00e7do person q\u00eb tentonte t\u00eb shkelte kufijt\u00eb parashikoheshin edhe n\u00eb ligj.&nbsp; Duhet theksuar se masat e nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, binin totalisht ndesh me t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb demokraci dhe ishin gati gati \u00e7\u2019njer\u00ebzore, por p\u00ebrpos k\u00ebsaj, ishin t\u00eb shumt\u00eb&nbsp; personat t\u00eb cil\u00ebt tentuan t\u00eb arratisen dhe ia dol\u00ebn me sukses.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebllimi i punimit me tem\u00eb <em>\u201cStudimi i kuadrit ligjor p\u00ebr menaxhimin e kufirit gjat\u00eb regjimit komunist n\u00eb vitet 1944-1991\u201d<\/em>, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, nj\u00eb tablo t\u00eb&nbsp; qart\u00eb t\u00eb kuadrit ligjor, i cili ishte n\u00eb funksion t\u00eb menaxhimit dhe ruajtjes s\u00eb kufijve gjat\u00eb periudh\u00ebs 1944-1991. Gjat\u00eb punimit do t\u00eb ndalemi n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla si: njohja dhe paraqitja e nj\u00eb tabloje t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb kuadrit ligjor t\u00eb periudh\u00ebs 1944-1991 p\u00ebr menaxhimin dhe ruajtjen e kufijve; aplikimin e masave t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb sanksionuara n\u00eb Kodin Penal ndaj t\u00eb gjith\u00eb personave t\u00eb ndaluar n\u00eb kufi; \u00e7do lloj mase tjet\u00ebr q\u00eb merrej ndaj familjar\u00ebve t\u00eb atyre q\u00eb ja dol\u00ebn t\u00eb arratisen dhe t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb regjimit t\u00eb asaj kohe; ndryshimet q\u00eb p\u00ebsoi Kodi Penal n\u00eb vitin 1990 dhe pasojat q\u00eb shkaktoi p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Metodologjia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shtjellimin e k\u00ebtij studimi, \u00ebsht\u00eb&nbsp; metodologjia hulumtuese,&nbsp; e cila p\u00ebrq\u00ebndrohet tek analizimi i dokumentave origjinale dhe shqyrtimi i fakteve, duke nxjerr\u00eb m\u00eb pas argumente, konkluzione dhe disa sugjerime e rekomandime.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pritshm\u00ebrit\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij studimi synohet, q\u00eb t\u00eb arrihen disa objektiva: t\u00eb realizohen sa m\u00eb shum\u00eb hulumtime rreth vrasjeve n\u00eb kufi, t\u00eb zhdukurve dhe nd\u00ebshkimeve t\u00eb padrejta.<\/p>\n\n\n\n<p>Fjal\u00eb ky\u00e7e: kuad\u00ebr ligjor, kufi, regjim komunist, arratisje, d\u00ebnim.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Hyrje<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p>Mbrojtja e kufijve cil\u00ebsohej si nj\u00eb nd\u00ebr objektivat kryesor\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, madje sanksionet p\u00ebr \u00e7do person q\u00eb tentonte t\u00eb shkelte kufijt\u00eb parashikoheshin edhe n\u00eb ligjet e miratuara. Masat e nd\u00ebshkueshmeris\u00eb ishin t\u00eb ashpra, duke filluar q\u00eb nga d\u00ebnimet me internim e burgosje deri n\u00eb d\u00ebnimet kapitale apo me ekzekutim. Nj\u00eb nd\u00ebr karakteristikat kryesore t\u00eb regjimit totalitar Shqiptar, si\u00e7 u p\u00ebrmend edhe m\u00eb sip\u00ebr ishte nd\u00ebshkimi pa baz\u00eb ligjore dhe rrjedhimisht t\u00eb gjitha institucionet e krijuara ishin t\u00eb paligjshme dhe t\u00eb pap\u00ebrfillshme. Kjo pasi, hierarkia institucionale e parashikuar n\u00eb Kushtetut\u00eb nuk u respektua kurr\u00eb dhe e nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe me institucionet e tjera kushtetuese duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu qeverin\u00eb, gjykatat, prokurorin\u00eb etj. Drejt\u00ebsia penale kishte m\u0451 shum\u00eb karakter klasor dhe edukativ dhe synimi par\u00ebsor i saj nuk ishte zbatimi i detyruesh\u00ebm i t\u0451 drejt\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bota kishte vendosur rregulla p\u00ebr mbrojtjen e personave q\u00eb kalonin kufijt\u00eb e vendeve t\u00eb tyre jo legalisht n\u00ebp\u00ebrmjet Konvent\u00ebs s\u00eb Gjenev\u00ebs p\u00ebr Statusin e Refugjat\u00ebve<a href=\"#_ftn1\" id=\"_ftnref1\">[1]<\/a>, e cila u miratua n\u00eb 28 korrik 1951 dhe hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 22 prill 1954, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e viteve 1944-1991 vijonin ekzekutimet dhe arrestimet ndaj shtetasve t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpiqeshin t\u00eb kalonin kufijt\u00eb e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Neni 2 i Konvent\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut thekson se secili prej nesh ka t\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs dhe kjo e drejt\u00eb mbrohet me ligj<a href=\"#_ftn2\" id=\"_ftnref2\">[2]<\/a>. Partia-shtet e shkelte k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7do shtetas q\u00eb tentonte t\u00eb kalonte kufirin e ndaluar. Forcat e kufirit kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndalonin dhe t\u00eb q\u00ebllonin \u00e7do njeri q\u00eb kalonte kufirin, duke c\u00ebnuar dhe shkelur drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut t\u00eb sanksionuara n\u00eb konventa dhe akte t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe n\u00eb kontekstin e kontrollit t\u00eb kufirit, autoritetet duhet t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e nevojshm\u00ebris\u00eb dhe proporcionalitetit, duke respektuar plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb \u00e7do personi, e cila binte ndesh me praktik\u00ebn e ndjekur nga Forcat Kufitare gjat\u00eb periudh\u00ebs komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1946, u miratua Kushtetuta e Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila sh\u00ebrbeu si baz\u00eb p\u00ebr ndryshimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb penale, e m\u00eb pas n\u00eb vitin 1976 u miratua Kushtetuta e Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Kushtetut\u00eb parashikoheshin disa parime baz\u00eb mbi funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs si\u00e7 ishin<a href=\"#_ftn3\" id=\"_ftnref3\">[3]<\/a>:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>pavar\u00ebsia e gjykatave n\u00eb ushtrimin e funksioneve t\u00eb tyre <em>(edhe pse ky parim nuk u zbatua kurr\u00eb, pasi gjykatat influencoheshin drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga partia);<\/em><\/li>\n\n\n\n<li>sigurimi i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb pandehurit <em>(edhe ky parim nuk u respektua p\u00ebr arsye se n\u00eb reformat e b\u00ebra n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb vitin 1966, u suprimua Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe funksionet e saj i kaluan Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, duke hequr m\u00eb tej edhe avokatin\u00eb, me dekretin 4277, dat\u00eb 20 qershor 1967, duke e konsideruar avokatin\u00eb si institucion i panevojsh\u00ebm, madje edhe i d\u00ebmsh\u00ebm).<\/em><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Parime t\u00eb tjera ishin edhe gjykimi publik, gjykimi me juri t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga ndihm\u00ebsgjyqtar\u00eb, zgjedhja e gjyqtar\u00ebve nga populli, si dhe e drejta e gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjykuar si gjykat\u00eb e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ose t\u00eb dyt\u00eb, por kjo kompetenc\u00eb do t\u00eb caktohej me ligj<a href=\"#_ftn4\" id=\"_ftnref4\">[4]<\/a>. Edhe k\u00ebto parime mbeteshin thjesht t\u00eb shkruara n\u00eb let\u00ebr, pasi asnj\u00eb prej tyre nuk zbatohej, kjo p\u00ebr arsye se sistemi gjyq\u00ebsor funksiononte n\u00eb baz\u00eb t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb dhe nj\u00ebanshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Analiz\u00eb e kuadrit ligjor p\u00ebr menaxhimin e kufirit gjat\u00eb regjimit komunist<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>T\u00eb shumta kan\u00eb qen\u00eb ligjet, aktet ligjore e n\u00ebnligjore, urdhrat, udh\u00ebzimet, rregulloret e dekretet q\u00eb jan\u00eb miratuar lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e ruajtjes dhe menaxhimit t\u00eb kufijve shtet\u00ebror gjat\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n\n\n\n<p>Mund t\u00eb p\u00ebrmendim Udh\u00ebzimin e Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Nr. 01-50, dat\u00eb 23.05.1985<strong>,<\/strong> n\u00eb dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb t\u00eb cilit p\u00ebrcaktohej se do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb arratisur edhe personat q\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi yn\u00eb m\u00eb para apo n\u00eb prag t\u00eb \u00e7lirimit, si ata q\u00eb jan\u00eb larguar nga atdheu s\u00eb bashku me klik\u00ebn antipopullore t\u00eb Zogut p\u00ebr shkak t\u00eb interesave t\u00eb tyre n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb popullit, por edhe ata q\u00eb jan\u00eb arratisur jasht\u00eb shtetit gjat\u00eb Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre armiq\u00ebsor ndaj saj. Pra kjo praktik\u00eb kishte parasysh edhe personat nga radh\u00ebt e atyre q\u00eb kishin ngelur jasht\u00eb shtetit para mbylljes s\u00eb kufijve shtet\u00ebror t\u00eb cil\u00ebt ishin d\u00ebnuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit ton\u00eb sekret jasht\u00eb shtetit ose q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e arratisjes nuk e kishin mbushur mosh\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale dhe vihet re se si kriter baz\u00eb p\u00ebr t\u2019u konsideruar si t\u00eb arratisur kan\u00eb sh\u00ebrbyer q\u00ebndrimet dhe q\u00ebllimet e tyre \u201carmiq\u00ebsore\u201d ndaj regjimit t\u00eb koh\u00ebs<a href=\"#_ftn5\" id=\"_ftnref5\">[5]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas k\u00ebtij udh\u00ebzimi thuhej shprehimisht se <em>\u201cdo t\u00eb quhen t\u00eb arratisur edhe ata persona q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullave t\u00eb vendosura, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr t\u2019u konsideruar t\u00eb arratisur\u201d<\/em>, pra v\u00ebm\u00eb re q\u00eb nj\u00eb person mund t\u00eb konsiderohej i arratisur sipas vendimeve dhe q\u00ebndrimeve q\u00eb mbanin pushtetar\u00ebt e asaj kohe<em>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu n\u00eb Vendimin Nr. 53 t\u00eb Byros\u00eb Politike t\u00eb vitit 1955, n\u00eb faqen 3 t\u00eb saj citohej se: <em>\u201cDuke organizuar arratisjen e sa m\u00eb tep\u00ebr njer\u00ebzve jasht\u00eb shtetit, armiku nuk ka patur q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb krijonte vet\u00ebm mb\u00ebshtetjen e jashtme p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr vendit ton\u00eb, por ai ka pasur gjithashtu p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb familjet e tyre t\u00eb krijoj\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen e tij t\u00eb brendshme\u201d<a href=\"#_ftn6\" id=\"_ftnref6\"><strong>[6]<\/strong><\/a>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Udh\u00ebzimit t\u00eb Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Nr. 01-108, dat\u00eb 06.08.1983 <em>\u201cP\u00ebr procedur\u00ebn q\u00eb do t\u00eb ndiqet p\u00ebr personat e kapur ose t\u00eb dor\u00ebzuar si thyesa t\u00eb kufirit ton\u00eb shtet\u00ebror, tok\u00ebsor e ujor, shtetas t\u00eb huaj dhe shqiptar t\u00eb ardhur nga jasht\u00eb\u201d, <\/em>parashikohej se \u00e7do shtetas i huaj, pa shtet\u00ebsi ose me shtet\u00ebsi shqiptare q\u00eb kapej ose dor\u00ebzohej si shkel\u00ebs i kufijve shtet\u00ebror tok\u00ebsor e ujor ardhur nga jasht\u00eb shtetit, forcat kufitare duhet t\u00eb merrnin masa t\u00eb plota p\u00ebr kapjen, \u00e7\u2019armatosjen, sigurimin dhe kontrollin e holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb tyre, t\u00eb mjetit e t\u00eb vendit t\u00eb kapjes si dhe shoq\u00ebrimin dhe dor\u00ebzimin e tyre sekret s\u00eb bashku me dokumentet e nevojshme n\u00eb deg\u00ebn e pun\u00ebve t\u00eb brendshme t\u00eb rrethit, konform k\u00ebrkesave t\u00eb rregullores s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb kufirit. Gjithashtu p\u00ebrcaktohej se n\u00ebse nj\u00ebsiti kufitar, nga \u00e7asti i zbulimit t\u00eb personit, gjurm\u00ebs, sendit ose mjetit e shenj\u00ebs q\u00eb d\u00ebshmonin mbi shkeljen e kufirit, duhet t\u00eb informonte menj\u00ebher\u00eb pik\u00ebn kufitare dhe duhet t\u00eb viheshin n\u00eb ndjekje t\u00eb thyesave t\u00eb kufirit n\u00eb bashk\u00ebpunim me forcat e tjera. Vet\u00ebm n\u00eb rastet e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb lidhjes me komand\u00ebn eprore, duhet t\u00eb vepronin me iniciativ\u00eb, madje kjo e fundit ndodhte r\u00ebndom, pasi forcat kufitare vepronin menj\u00ebher\u00eb duke q\u00eblluar ndaj tyre dhe duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb vrar\u00eb<a href=\"#_ftn7\" id=\"_ftnref7\">[7]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebrcaktohej edhe ofrimi i nj\u00eb p\u00ebrkthyesi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb huajt q\u00eb shkelnin kufijt\u00eb tan\u00eb shtet\u00ebror tok\u00ebsor e ujor dhe n\u00eb pik\u00ebn 13-a) t\u00eb tij p\u00ebrcaktohej shprehimisht se <em>\u201czgjidhja dhe studimi i p\u00ebrkthyesit t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb komplikuar biografik n\u00eb kushte q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb nga lidhjet e tij deri n\u00eb kush\u00ebri t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb arratisur, emigrant ekonomik me aktivitet jasht\u00eb shtetit, t\u00eb pushkatuar, t\u00eb d\u00ebnuar e antiparti\u201d<\/em>, pra vihet re qart\u00eb distancimi q\u00eb u b\u00ebhej gjith\u00eb personave q\u00eb kishin familjar\u00eb e t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb ishin arratisur ose ishin ndaluar n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u arratisur etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Udh\u00ebzimin e Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Nr. 01-55, dat\u00eb 10.10.1990 <em>\u201cP\u00ebr ndjekjen dhe parandalimin e kalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit shtet\u00ebror\u201d, <\/em>p\u00ebrcaktohej se organet e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme kan\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ndjekjen dhe parandalimin e kalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit shtet\u00ebror dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebto organe duhet t\u00eb marrin e t\u00eb ndjekin t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat dhe deklarimet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit dhe p\u00ebr futjen forc\u00ebrisht n\u00eb ambasadat e huaja, si dhe t\u00eb marrin \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata persona q\u00eb kan\u00eb shkuar jasht\u00eb shtetit me sh\u00ebrbim ose nevoja vetjake dhe atje kan\u00eb k\u00ebrkuar statusin e refugjatit<a href=\"#_ftn8\" id=\"_ftnref8\">[8]<\/a><em>.<\/em> Nga ky paragraf vihen re mjaft qart\u00eb p\u00ebrpjekjet si dhe organizimi deri n\u00eb detaje i strukturave t\u00eb regjimit komunist p\u00ebr ruajtjen e kufijve shtet\u00ebror\u00eb dhe d\u00ebnimin e \u00e7dokujt q\u00eb tentonte t\u00eb arratisej.<\/p>\n\n\n\n<p>Me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr tu p\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb edhe Udh\u00ebzimi i Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Nr. 01-90, dat\u00eb 08.06.1983, i cili n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb tij p\u00ebrcaktonte se: <em>\u201cNuk jepet kufoma e personit q\u00eb vritet gjat\u00eb kryerjes s\u00eb nj\u00eb krimi, ose pas kryerjes s\u00eb tij, n\u00eb p\u00ebrpjekje, rezistenc\u00eb ose duke u larguar p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar kapjes nga forcat tona ose nga populli, si n\u00eb rastet e arratisjes n\u00eb kufi, bandave t\u00eb armatosura, kriminel\u00eb t\u00eb arratisur, grabitjeve, vjedhjeve t\u00eb objekteve me r\u00ebnd\u00ebsi ekonomike\u201d. <\/em>Paragrafi i dyt\u00eb i pik\u00ebs 3 sakt\u00ebson \u201cfatin\u201d e kufomave t\u00eb paidentifikuara, t\u00eb cilat mund t\u2019u jepen edhe institucioneve mjek\u00ebsore p\u00ebr nevojat e tyre<a href=\"#_ftn9\" id=\"_ftnref9\">[9]<\/a>. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 15 t\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebzimi thuhej: <em>\u201cPersonat e vdekur, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk lejohet dh\u00ebnia e kufom\u00ebs, varrosen n\u00eb vende t\u00eb caktuara posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb bashk\u00ebpunim me organet e pushtetit dhe mbahet evidenc\u00eb e rregullt sipas modelit t\u00eb miratuar dhe skem\u00eb (hart\u00eb topografike) e posa\u00e7me p\u00ebr vendin e varrimit. N\u00eb kok\u00ebn e varrit t\u00eb vendoset nj\u00eb tabel\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb shkruhet vet\u00ebm numri i regjistrit t\u00eb tij\u201d<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb paragraf p\u00ebrcaktohej edhe makabriteti me t\u00eb cilin varroseshin k\u00ebto kufoma.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Sanksionet e parashikuara n\u00eb Kodin Penal gjat\u00eb regjimit komunist<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1952 u miratua Kodi Penal, dhe n\u00eb vitin 1953 Kodi i Procedur\u00ebs Penale. N\u00eb nenin 107 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale p\u00ebrcaktohet se organet e pun\u00ebve t\u00eb brendshme kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb nj\u00eb person n\u00eb rastet kur personi ka tentuar t\u00eb arratiset ose \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb arrati e sip\u00ebr<a href=\"#_ftn10\" id=\"_ftnref10\">[10]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Kodin Penal t\u00eb vitit 1977, n\u00eb nenin 47 t\u00eb tij p\u00ebrshkruheshin edhe d\u00ebnimet p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb Tradh\u00ebtis\u00eb ndaj Atdheut dhe kjo vep\u00ebr d\u00ebnohej me heqje lirie jo m\u00eb pak se 10 vjet ose me d\u00ebnim me vdekje. Duke qen\u00eb se Kalimi i paligjsh\u00ebm i kufijve shtet\u00ebror konsiderohej tradh\u00ebti ndaj atdheut, d\u00ebnimi p\u00ebr \u00e7do person q\u00eb tentonte t\u00eb kalonte kufirin jepej sipas nenit 47 t\u00eb Kodit Penal dhe n\u00eb \u00e7do rast, krahas d\u00ebnimit kryesor, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb krimi parashikohej edhe zbatimi i d\u00ebnimit plot\u00ebsues \u2013 konfiskimi i pasuris\u00eb s\u00eb autorit. Nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit dhe familjar\u00ebt e personave t\u00eb arratisur ose t\u00eb ndaluar i internonin dhe i d\u00ebbonin, d\u00ebnime t\u00eb cilat parashikoheshin edhe n\u00eb Kodin Penal<a href=\"#_ftn11\" id=\"_ftnref11\">[11]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht, q\u00eb, ligji penal gjat\u00eb regjimit komunist d\u00ebnonte edhe p\u00ebrkrahjen e autorit t\u00eb k\u00ebsaj vepre penale <em>(kalimi i paligjsh\u00ebm i kufijve t\u00eb shtetit)<\/em>, e cila kur realizohej nga funksionari publik me an\u00eb t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs d\u00ebnohej nga 3 \u2013 10 vite burgim.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Ndryshimet q\u00eb p\u00ebsoi Kodi Penal n\u00eb vitin 1990 dhe pasojat q\u00eb shkaktoi p\u00ebr shqiptar\u00ebt<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Sipas ligjit Nr. 7380, dat\u00eb 08.05.1990 <em>\u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb kodin penal t\u00eb republik\u00ebs popullore socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, <\/em>nd\u00ebr t\u00eb tjera mund t\u00eb p\u00ebrmendim edhe ndryshimin q\u00eb i referohej mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar n\u00eb nenin 127 <em>\u201cKalimi i paligjsh\u00ebm i kufijve t\u00eb shtetit\u201d, <\/em>e cili sipas ndryshimeve t\u00eb ligjit nuk do t\u00eb konsiderohej m\u00eb tradh\u00ebti ndaj atdheut dhe do t\u00eb d\u00ebnohej me riedukim n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs ose me heqje t\u00eb liris\u00eb gjer n\u00eb 5 vjet, edhe pse kjo mas\u00eb d\u00ebnimi nuk u zbatua, pasi personat q\u00eb ndaloheshin n\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr tu arratisur, i akuzonin edhe p\u00ebr vepra t\u00eb tjera penale si agjitacion e propagand\u00eb etj., p\u00ebr t\u2019i shtuar mas\u00ebn e d\u00ebnimit<a href=\"#_ftn12\" id=\"_ftnref12\">[12]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu me Dekretin dat\u00eb 08.05.1990,t\u00eb miratuar nga kryetari i Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor Ramiz Alia, parashikohej qart\u00eb se ndaj t\u00eb gjith\u00eb personave q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb arratisen, forcat e kufirit nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdorin arm\u00eb p\u00ebr t\u2019i q\u00eblluar<a href=\"#_ftn13\" id=\"_ftnref13\">[13]<\/a>. Nga kjo deklarat\u00eb e tij, t\u00eb shumt\u00eb ishin shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt ju drejtuan kufirit, p\u00ebr tu arratisur e p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, mir\u00ebpo u zun\u00eb n\u00eb befasi nga forcat e kufirit q\u00eb jo vet\u00ebm gjuajt\u00ebn ndaj tyre, por edhe i lan\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebto vrasje u justifikuan me arsyen se kufitar\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm detyr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Konkluzionet e studimit:<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Legjislacioni penal q\u0451 \u0451sht\u0451 zbatuar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pasluft\u00ebs s\u0451 dyt\u00eb bot\u00ebrore u hartua duke u bazuar n\u00eb modelet e kodeve penale t\u0451 sistemeve ligjore socialiste, dhe jo sipas standardeve dhe ligjeve penale bashk\u00ebkohore t\u0451 vendeve t\u0451 zhvilluara;<\/li>\n\n\n\n<li>Politizimi i ligjit \u2013 ligjet gjat\u00eb regjimit komunist ishin thell\u00ebsisht t\u00eb politizuara, duke sh\u00ebrbyer si nj\u00eb mjet p\u00ebr konsolidimin e pushtetit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs;<\/li>\n\n\n\n<li>Shkelja e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut \u2013 ligjet e periudh\u00ebs komuniste p\u00ebrmbanin dispozita q\u00eb kufizonin t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut si lirin\u00eb e fjal\u00ebs, besimit, pron\u00ebs private etj;<\/li>\n\n\n\n<li>Centralizimi i pushtetit gjyq\u00ebsor \u2013 sistemi gjyq\u00ebsor gjat\u00eb regjimit komunist ishte n\u00ebn kontrollin e plot\u00eb t\u00eb partis\u00eb-shtet;<\/li>\n\n\n\n<li>Ligji si mjet shtypjeje dhe reprezaljeje.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Sugjerime dhe Rekomandime:<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Rehabilitimi i t\u00eb persekutuarve dhe familjar\u00ebve t\u00eb viktimave n\u00ebp\u00ebrmjet dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimeve si dhe zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me konfiskimin e pronave;<\/li>\n\n\n\n<li>Edukimi dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i brezave mbi t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste dhe ndikimet e saj n\u00eb sistemin ligjor;<\/li>\n\n\n\n<li>Kryerja e studimeve t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr hulumtimin e aspekteve t\u00eb tjera t\u00eb kuadrit ligjor komunist;<\/li>\n\n\n\n<li>Kryerja e nj\u00eb studimi krahasimor p\u00ebr t\u00eb analizuar p\u00ebrvojat e vendeve t\u00eb tjera me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb kaluar me vendin ton\u00eb;<\/li>\n\n\n\n<li>Hapja e arkivave dhe vijimi i procesit t\u00eb deklasifikimit;<\/li>\n\n\n\n<li>Krijimi i politikave mb\u00ebshtet\u00ebse sociale dhe psikologjike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata persona t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb prekur nga abuzimet gjat\u00eb regjimit komunist.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>\u00c7\u00ebshtje ligjore dhe etike<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Artikulli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb artikull autentik, duke respektuar ligjin mbi t\u00eb drejt\u00ebn e autorit si dhe parimet e konfidencialitetit dhe privat\u00ebsis\u00eb, nuk ka pjes\u00eb t\u00eb kopjuara, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e cituar dhe synon t\u00eb ruaj\u00eb integritetin e AIDSSH-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Referencat:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Kushtetuta e Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (v. 1946);<\/li>\n\n\n\n<li>Kushtetuta e Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (v. 1976);<\/li>\n\n\n\n<li>Deklarata Universale e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut;<\/li>\n\n\n\n<li>Konventa e Gjenev\u00ebs p\u00ebr Statusin e Refugjat\u00ebve;<\/li>\n\n\n\n<li>Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut;<\/li>\n\n\n\n<li>Ligji Nr. 7380, dat\u00eb 08.05.1990 <em>\u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb kodin penal t\u00eb republik\u00ebs popullore socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/em>;<\/li>\n\n\n\n<li>Kodi i Procedur\u00ebs Penale (v. 1953);<\/li>\n\n\n\n<li>Kodi Penal (v. 1952), kapitulli mbi arratisjet;<\/li>\n\n\n\n<li>Kodi Penal (v. 1977), kapitulli mbi arratisjet;<\/li>\n\n\n\n<li>Arkivi AIDSSH &#8211; Udh\u00ebzimi Nr. 01-50, dat\u00eb 23.05.1985;<\/li>\n\n\n\n<li>Arkivi AIDSSH &#8211; Udh\u00ebzimi Nr. 01-108, dat\u00eb 06.08.1983;<\/li>\n\n\n\n<li>Arkivi AIDSSH &#8211; Udh\u00ebzim Nr. 01-55, dat\u00eb 10.10.1990;<\/li>\n\n\n\n<li>Arkivi AIDSSH &#8211; Udh\u00ebzim Nr. 01-90, dat\u00eb 08.06.1983;<\/li>\n\n\n\n<li>Arkivi AIDSSH &#8211; Urdh\u00ebri Nr. 1-596 dat\u00eb 05.03.1971 <em>\u201cMbi kriteret e p\u00ebrcktimit t\u00eb personave t\u00eb arratisur jasht\u00eb shtetit\u201d<\/em>;<\/li>\n\n\n\n<li>Arkivi AIDSSH &#8211; Vendimi Nr. 53 i Byros\u00eb Politike (v.1955);<\/li>\n\n\n\n<li>Rregullore mbi administrimin e burgjeve dhe kampeve (v. 1965);<\/li>\n\n\n\n<li>Rregullore Nr. 01-33, dat\u00eb 24.10.1977 <em>\u201cMbi sigurimin dhe riedukimin e t\u00eb d\u00ebnuarve n\u00eb repartet e riedukimit dhe n\u00eb burgje\u201d<\/em>;<\/li>\n\n\n\n<li>Rregullore Nr. 01-1 dat\u00eb 3.1.1981;<\/li>\n\n\n\n<li>Dekreti i Kryetarit t\u00eb Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor dat\u00eb 08.05.1990;<\/li>\n\n\n\n<li>Dekreti nr. 5139, dat\u00eb 30.01.1974, <em>\u201cMbi unifikimin e hetuesis\u00eb\u201d<\/em>;<\/li>\n\n\n\n<li>\u00c7. Hoxha \u2013 <em>\u201cKonstruksioni Ligjor i regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em>\u201d;<\/li>\n\n\n\n<li>K. Dervishi \u2013 <em>\u201cVrasjet n\u00eb Kufi n\u00eb vitin 1990 \u2013 p\u00ebrmbledhje dokumentesh\u201d<\/em>;<\/li>\n\n\n\n<li>AIDSSH \u2013 <em>\u201cUdh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr t\u00eb drejtat e familjar\u00ebve t\u00eb personave t\u00eb zhdukur gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit\u201d.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref1\" id=\"_ftn1\">[1]<\/a> Konventa e Gjenev\u00ebs p\u00ebr Statusin e Refugjat\u00ebve<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref2\" id=\"_ftn2\">[2]<\/a> Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref3\" id=\"_ftn3\">[3]<\/a> Kushtetuta e Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (v. 1946)<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref4\" id=\"_ftn4\">[4]<\/a> Kushtetuta e Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (v. 1976)<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref5\" id=\"_ftn5\">[5]<\/a> Udh\u00ebzimi Nr. 01-50, dat\u00eb 23.05.1985<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref6\" id=\"_ftn6\">[6]<\/a> Vendimi Nr. 53 i Byros\u00eb Politike (v.1955)<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref7\" id=\"_ftn7\">[7]<\/a> Udh\u00ebzimi Nr. 01-108, dat\u00eb 06.08.1983<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref8\" id=\"_ftn8\">[8]<\/a> Udh\u00ebzim Nr. 01-55, dat\u00eb 10.10.1990<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref9\" id=\"_ftn9\">[9]<\/a> Udh\u00ebzim Nr. 01-90, dat\u00eb 08.06.1983<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref10\" id=\"_ftn10\">[10]<\/a> Kodi i Procedur\u00ebs Penale (v. 1953)<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref11\" id=\"_ftn11\">[11]<\/a> Kodi Penal (v. 1977)<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref12\" id=\"_ftn12\">[12]<\/a> Ligji Nr. 7380, dat\u00eb 08.05.1990 <em>\u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb kodin penal t\u00eb republik\u00ebs popullore socialiste t\u00eb &nbsp;&nbsp;Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref13\" id=\"_ftn13\">[13]<\/a> Dekret dat\u00eb 08.05.1990<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Msc. Silva Behari &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Specialist, Drejtoria e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrinstitucionale n\u00eb Procesin e &nbsp;&nbsp;Idenitifikimit dhe Rikuperimit t\u00eb Personave t\u00eb Zhdukur Abstrakt Nj\u00eb nd\u00ebr tiparet e ve\u00e7anta t\u00eb regjimit totalitar t\u00eb instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte nd\u00ebshkueshm\u00ebria jo me baz\u00eb ligjore-racionale, por me baz\u00eb emocionale dhe si rrjedhoj\u00eb edhe institucionet e krijuara ishin t\u00eb paligjshme, gjykatat ishin inegzistente [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":8287,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[80],"tags":[],"class_list":["post-8269","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-artikuj"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8269","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8269"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8269\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8287"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}