{"id":9605,"date":"2025-08-28T10:18:10","date_gmt":"2025-08-28T08:18:10","guid":{"rendered":"https:\/\/aidssh.al\/?p=9605"},"modified":"2025-09-02T12:55:35","modified_gmt":"2025-09-02T10:55:35","slug":"per-femijet-tane-kerkimi-i-te-pagjeturve-dinjiteti-yne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aidssh.al\/en\/per-femijet-tane-kerkimi-i-te-pagjeturve-dinjiteti-yne\/","title":{"rendered":"P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, k\u00ebrkimi i t\u00eb pagjeturve dinjiteti yn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>By Gentiana Sula<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><em>From archives to excavations, the path to historical accountability<\/em><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>I feel the weight of this day and experience it strongly. On the one hand, I feel very good that there is such a high presence. I see the faces of friends, well-wishers and memory activists, who have given so much for years.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb vjen mire p\u00ebr k\u00ebt\u00eb prani,&nbsp; sepse ka pasur nj\u00eb koh\u00eb kur k\u00ebto aktivitete ishin t\u00eb vogla, t\u00eb rrudhura dhe t\u00eb ndara sipas preferencave politike apo bindjeve. Ajo q\u00eb ndodh sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb simpozium \u00ebsht\u00eb se shohim gjith\u00eb spektrin politik, gjith\u00eb hierarkin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb niveleve t\u00eb larta dhe pjes\u00ebmarrjen e shoqatave t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs me aq shum\u00eb histori.<\/p>\n\n\n\n<p>Pesha e k\u00ebsaj dite m\u00eb vjen nga p\u00ebrballja me faktet. Ne, si institucion relativisht i ri, me shum\u00eb koleg\u00eb n\u00ebn 30 vje\u00e7, \u00e7do gjetje q\u00eb kemi nxjerr\u00eb nga arkivat na ka entuziazmuar n\u00eb kuptimin e k\u00ebrkimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Na ka entuziazmuar t\u00eb shohim dokumentime, fakte, p\u00ebr t\u2019ia th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb sy publikut.<\/p>\n\n\n\n<p>Por dokumentari q\u00eb shoq\u00ebroi hapjen e k\u00ebtij eventi \u2013 \u201cN\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 16 qershorit 1990, mbi demonstrat\u00ebn e par\u00eb antikomuniste n\u00eb Shkod\u00ebr\u201d \u2013 tregoi se t\u00eb v\u00ebrtetat historike i keni ditur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb nga viti \u201990 e deri m\u00eb sot, por ato nuk kan\u00eb shkuar aq larg kur vjen puna p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ne e konsiderojm\u00eb llogaridh\u00ebnie historike dhe sh\u00ebrim t\u00eb plag\u00ebve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj ndjehem kokulur si kryetare e Autoritetit, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr k\u00ebrkim dhe kthimin e trupave t\u00eb t\u00eb pagjeturve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e Shkodr\u00ebs, e cila mban numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, t\u00eb vrar\u00ebve dhe t\u00eb d\u00ebnuarve me vendime penale me vdekje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ende nuk ka nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare. Puna jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e madhe, megjithat\u00eb p\u00ebrballet me pengesa.<\/p>\n\n\n\n<p>AIDSSH ka ecur p\u00ebrpara me miratimin e protokolleve t\u00eb k\u00ebrkimit dhe g\u00ebrmimit. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb n\u00eb shtator \u00ebsht\u00eb planifikuar q\u00eb ICMP t\u00eb sjell\u00eb ekipe t\u00eb specializuara pik\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e varrezave t\u00eb Rrmaj\u00ebs, ku kemi vendosur nj\u00eb tabel\u00eb sh\u00ebnjuese p\u00ebr t\u00eb ndaluar \u00e7do tjet\u00ebrsim t\u00eb atij terreni p\u00ebr sa koh\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkimet.<\/p>\n\n\n\n<p>Autoriteti ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebrkimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pagjeturit. Deri m\u00eb tani, kemi marr\u00eb 390 aplikime nga familjar\u00eb dhe komunitete, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si baz\u00eb p\u00ebr hetimet tona. Kemi kryer hetime administrative p\u00ebr 11 vendvarrime t\u00eb dyshuara dhe kemi vendosur 6 tabela sh\u00ebnjuese n\u00eb k\u00ebto zona, p\u00ebrfshir\u00eb varrezat e Rrmaj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur terrenet nga tjet\u00ebrsimi deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e g\u00ebrmimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb forcuar k\u00ebto p\u00ebrpjekje, kemi krijuar nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb specializuar me staf t\u00eb dedikuar, si dhe kemi hartuar nj\u00eb instrument n\u00ebnligjor q\u00eb p\u00ebrcakton rolet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e institucioneve dhe ekspert\u00ebve p\u00ebr g\u00ebrmime, identifikimin e eshtrave p\u00ebrmes ADN-s\u00eb dhe kthimin e tyre te familjar\u00ebt pas kaq dekadash. K\u00ebto arritje pasqyrojn\u00eb p\u00ebrkushtimin ton\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar me k\u00ebmb\u00ebngulje. Por ky instrument nenligjor duhet te miratohet nga Qeveria Shqiptare duke i hapur rruge me ne fund procesit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por do t\u00eb ndiheshim t\u00eb qet\u00eb, t\u00eb ngrinim kok\u00ebn para jush, t\u2019ju shihnim n\u00eb sy me kurajo, kur t\u00eb nisnim sondazhet dhe sidomos g\u00ebrmimet e para.<\/p>\n\n\n\n<p>E dim\u00eb q\u00eb g\u00ebrmimet e k\u00ebtyre varreve, t\u00eb pagjetura prej vitesh, nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb thjeshta. Nuk jan\u00eb varre t\u00eb harruara diku, por t\u00eb fshehura me q\u00ebllim nga shteti i asaj kohe. Kemi gjetur dokumentacion t\u00eb plot\u00eb t\u00eb urdhrave, udh\u00ebzimeve dhe shkresave p\u00ebr t\u2019i fshehur, p\u00ebr t\u00eb mos i gjetur familjet, p\u00ebr t\u00eb mos i par\u00eb publiku, p\u00ebr t\u00eb mos kryer pelegrinazhe, p\u00ebr t\u00eb mos u dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr familjeve. E dim\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb shtat\u00eb her\u00eb e t\u00eb gjejm\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Puna jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi lokale, por nj\u00eb mision komb\u00ebtar dhe nj\u00eb angazhim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nderon t\u00eb kaluar\u00ebn dhe nd\u00ebrton nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. K\u00ebrkimi p\u00ebr t\u00eb pagjeturit dhe llogaridh\u00ebnia historike na afron me standardet evropiane t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, si\u00e7 p\u00ebrcaktohet nga Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zhdukjet me Forc\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria e ka ratifikuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne po krijojm\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash dixhitale me dokumente dhe d\u00ebshmi gojore, t\u00eb aksesueshme p\u00ebr studiues dhe publikun, p\u00ebr t\u00eb siguruar transparenc\u00eb dhe dokumentim n\u00eb \u00e7do hap. Duke bashk\u00ebpunuar me institucionet vendore dhe me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb si ICMP, synojm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb model q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb plag\u00ebt e Shkodr\u00ebs, por edhe t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb rajonin p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn me dinjitet dhe shpres\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot kemi pran\u00eb nesh p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga BE, OSBE dhe Kuvendi, \u00e7ka forcon mb\u00ebshtetjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Shpresojm\u00eb q\u00eb her\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb dalim para jush me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbushura n\u00eb aspektin institucional.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb edhe e karakterit njer\u00ebzor. Un\u00eb vet\u00eb vij nga nj\u00eb familje q\u00eb ka nj\u00eb gjysh t\u00eb pagjetur, ndon\u00ebse i kam dedikuar jo pak koh\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Por kam nj\u00eb mesazh q\u00eb besoj shum\u00eb prej jush do ta ndjejn\u00eb. Im at\u00eb, kur i thash\u00eb se po i kushtohem gjetjes s\u00eb t\u00eb zhdukurve, m\u00eb tha: \u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por kam nj\u00eb porosi \u2013 b\u00ebje p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tu.\u201d Dhe k\u00ebt\u00eb dua t\u00eb p\u00ebrcjell: le ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ambasador Gonzato, ne besojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Autoritet q\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb gjen bijt\u00eb e vet, ose t\u00eb pakt\u00ebn i k\u00ebrkon me k\u00ebmb\u00ebngulje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb pran\u00eb Europ\u00ebs. Ndaj k\u00ebrkojm\u00eb mb\u00ebshtetjen tuaj t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe ndaj institucioneve lokale kam nj\u00eb mesazh. Bashkia, Prefektura, K\u00ebshilli i Qarkut kan\u00eb nj\u00eb rol p\u00ebr t\u00eb luajtur. Ne kemi p\u00ebrgatitur udh\u00ebzues p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me pushtetin vendor dhe kemi ecur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb burokratike. E dim\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb teknikisht shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe k\u00ebrkon burime, por le t\u00eb mos heqim dor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr familjar\u00ebt: ju lutem, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb detyr\u00ebn e mos humbjes s\u00eb shpres\u00ebs. N\u00ebse e humbasim shpres\u00ebn, ne q\u00eb jemi t\u00eb interesuarit direkt; n\u00ebse familjar\u00ebt e humbasin shpres\u00ebn; n\u00ebse kleri e humbet shpres\u00ebn p\u00ebr martir\u00ebt e Kish\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u2013 at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb arrijm\u00eb asgj\u00eb. Prandaj le t\u00eb mos e humbasim durimin, shpres\u00ebn dhe \u00e7do dit\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nga nj\u00eb hap, sado t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb kemi sjell\u00eb si Autoritet&nbsp; n\u00eb k\u00ebt\u00eb simpozium? Nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb frytsh\u00ebm me Akademin\u00eb dhe Universitetin e Shkodr\u00ebs. Kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion arkivat; p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi sjell\u00eb dokumente nga arkivat e Deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Shkod\u00ebr, dokumentacion p\u00ebr institucionet e koh\u00ebs, p\u00ebr kalimet e kufirit, p\u00ebr figurat historike t\u00eb zon\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb klerin. Jam e sigurt q\u00eb k\u00ebrkimi shkencor do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb prurje edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb dokumenteve q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi sjell\u00eb gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb d\u00ebshmi&nbsp; audio-vizuale t\u00eb rasteve t\u00eb kalimit t\u00eb kufirit n\u00eb zon\u00ebn e Shkodr\u00ebs, t\u00eb mbledhura n\u00eb terren nga stafi yn\u00eb i specializuar sipas standardeve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb d\u00ebshmive gojore. \u00c7do studiues i ka n\u00eb dispozicion, sepse sot njer\u00ebzit jetojn\u00eb, nes\u00ebr jo. Prandaj \u00e7do d\u00ebshmi e mbledhur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt. Kush ka d\u00ebshmi, sidomos familjar\u00ebt e t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb pagjetur, jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur. E dim\u00eb q\u00eb ju keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkime prej koh\u00ebsh dhe dini shum\u00eb gj\u00ebra, ndaj ju lutem, na i sillni k\u00ebto d\u00ebshmi sepse na ndihmojn\u00eb t\u00eb qart\u00ebsojm\u00eb fatin, t\u00eb ngushtojm\u00eb k\u00ebrkimin dhe t\u00eb ecim m\u00eb p\u00ebrpara me pun\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky simpozium sjell pun\u00ebn shkencore t\u00eb 13 studiuesve me punime konkrete dhe t\u00eb ndjeshme: drama e t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb kufi dhe dhimbja e familjeve; mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr viktimat dhe r\u00ebnd\u00ebsia e rikthimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike; q\u00ebndresa e grave mal\u00ebsore p\u00ebrball\u00eb terrorit shtet\u00ebror; mekanizmat e kontrollit dhe dhun\u00ebs shtet\u00ebrore, t\u00eb dokumentuara p\u00ebrmes historis\u00eb s\u00eb institucioneve t\u00eb Sigurimit n\u00eb Shkod\u00ebr; rastet e arratisjeve t\u00eb figurave politike dhe intelektuale me shkaqet dhe pasojat p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare; strategjit\u00eb e shtypjes dhe rezistenca e klerit katolik, t\u00eb mb\u00ebshtetura me d\u00ebshmi dhe statistika; arratisjet nga burgjet dhe kampet si shenj\u00eb e refuzimit t\u00eb izolimit komunist; pasojat nd\u00ebrbreznore t\u00eb traum\u00ebs; largimi i organizuar i intelektual\u00ebve n\u00eb vitin 1944, si fillimi i humbjes s\u00eb madhe p\u00ebr elit\u00ebn shqiptare \u2013 jan\u00eb temat kryesore.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, k\u00ebt\u00eb vit kemi nj\u00eb sesion shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ka qen\u00eb propozim i deputetes Greta Bradeli, e cila ka nj\u00eb familjar t\u00eb zhdukur dhe pati iden\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb projekt p\u00ebrkujtimor t\u00eb quajtur \u201cMuri i Gjakut\u201d. Kemi diskutuar me pushtetin vendor, me kryetarin e bashkis\u00eb, me shoqat\u00ebn, me drejtuesin e muzeut lokal dhe kemi p\u00ebrgatitur p\u00ebrmes artistes vizuale Anila Zajmi Katanolli nj\u00eb projekt-ide t\u00eb hapur p\u00ebr komente.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb kemi jan\u00eb tejet t\u00eb fuqishme dhe prek\u00ebse, por un\u00eb kam zgjedhur t\u00eb ve\u00e7oj nj\u00eb: historin\u00eb e Sami Repishtit, nj\u00eb shqiptar i madh, i cili nuk jeton m\u00eb. Ai u arratis nga \u201ckrahu lindor i lumit Buna\u201d n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1959, tre vjet pas lirimit nga nj\u00eb d\u00ebnim i gjat\u00eb 10-vje\u00e7ar n\u00eb kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyruar. Ai theksonte: aq e fort\u00eb ishte shtypja dhe dhuna, sa njer\u00ebzit ishin gati t\u00eb vinin edhe kok\u00ebn n\u00eb rrezik. N\u00eb kujtimet e tij \u201cN\u00ebn Hije e Rozaf\u00ebs\u201d, ai rr\u00ebfen se arratisja ndodhte \u201cn\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb irracionale\u201d, nd\u00ebrsa viktimat e kapura ose t\u00eb vrara t\u00ebrhiqeshin zvarr\u00eb dhe shfaqeshin n\u00eb qytet si pjes\u00eb e nj\u00eb taktike terrori t\u00eb Sigurimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas fjal\u00ebve t\u00eb tij dua t\u00eb kujtojm\u00eb ata q\u00eb s\u2019jan\u00eb m\u00eb: Elez Kraja, 29 vje\u00e7, dhe Dhurata Sokoli, 24 vje\u00e7e, t\u00eb vrar\u00eb m\u00eb 21 prill 1990 n\u00eb Rrushkull; Vat Beci, 25 vje\u00e7, dhe nj\u00eb tjet\u00ebr i ri 23 vje\u00e7, t\u00eb q\u00eblluar p\u00ebr vdekje n\u00eb Velipoj\u00eb m\u00eb 19 maj 1990; Nini Hoti, 25 vje\u00e7, i r\u00ebn\u00eb n\u00eb Post\u00ebn Kufitare t\u00eb Zogajve m\u00eb 12 qershor 1990; P\u00ebllumb Pellumbi, vet\u00ebm 17 vje\u00e7, i pushkatuar n\u00eb Hanin e Hotit m\u00eb 14 qershor 1990; Osman Xhakolli, 23 vje\u00e7, i vrar\u00eb m\u00eb 18 korrik 1990 n\u00eb kufirin e Pon\u00e7ar\u00ebs; dhe mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb kujtim q\u00eb r\u00ebndon nd\u00ebrgjegjen: Anisa Gruda, vet\u00ebm 5 vje\u00e7e, e brar\u00eb m\u00eb 11 shtator 1990 gjat\u00eb kalimit n\u00eb Shirok\u00ebn, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb turistike.<\/p>\n\n\n\n<p>Koha ka ndryshuar; t\u00eb shpresojm\u00eb se histori t\u00eb tilla nuk do t\u00eb rikthehen m\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr llogaridh\u00ebnie historike. P\u00ebr t\u00eb vdekurit kjo \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb atyre paqe: t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb, t\u2019ua themi familjar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk mund t\u00eb themi se \u201cpo u kthejm\u00eb dinjitetin\u201d, sepse ata e kishin dinjitetin. Ata ishin njer\u00ebzit m\u00eb dinjitoz\u00eb; p\u00ebr dinjitetin e tyre ata rrezikuan dhe u vran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebher\u00eb, le ta shpallim publikisht: \u00c7far\u00eb dinjiteti t\u00eb lart\u00eb kishin ata!<\/p>\n\n\n\n<p>Thank you!<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-embed is-type-video is-provider-youtube wp-block-embed-youtube wp-embed-aspect-16-9 wp-has-aspect-ratio\"><div class=\"wp-block-embed__wrapper\">\n<iframe title=\"Autoriteti i Dosjeve organizoi n\u00eb Shkod\u00ebr simpoziumin \u201cKufiri i Shpres\u00ebs dhe i Vdekjes, 1944\u20131991\u201d.\" width=\"800\" height=\"450\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/yorlG0RYGWU?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe>\n<\/div><\/figure>\n\n\n\n<p><em>*Fjala e Kryetares s\u00eb Autoritetit n\u00eb Simpoziumin \u201cKufiri i Shpres\u00ebs dhe i Vdekjes, 1944\u20131991. Shkodra p\u00ebrball\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs.\u201d Mbajtur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dit\u00ebs Nd<em>\u00eb<\/em>rkomwbtare t<em>\u00eb<\/em> t\u00eb zhdukur\u00ebve.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gentiana Sula E ndiej pesh\u00ebn e k\u00ebsaj dite dhe e p\u00ebrjetoj fort. Nga nj\u00eb an\u00eb ndjehem shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb prezenc\u00eb kaq t\u00eb lart\u00eb. Shikoj fytyra miqsh, dashamir\u00ebsish e veprimtar\u00ebsh t\u00eb kujtes\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt prej vitesh kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb. M\u00eb vjen mire p\u00ebr k\u00ebt\u00eb prani,&nbsp; sepse ka pasur nj\u00eb koh\u00eb kur k\u00ebto aktivitete [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":9600,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[30],"tags":[],"class_list":["post-9605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fjalimet-e-kryetares"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9605"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9605\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9600"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/aidssh.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}