Gentiana Sula

Kryetare

Anëtarët

Media

Shërbimet Tona

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ofron shërbime për qytetarët, institucionet publike, studiuesit dhe median, me qëllim garantimin e të drejtës për të ditur dhe ruajtjen e kujtesës historike. Çdo qytetar mund të njihet me dokumentet nëse ka qenë objekt ndjekjeje nga ish-Sigurimi i Shtetit. Familjarët e të përndjekurve politikë mund të kërkojnë informacion mbi fatin e të afërmve të tyre të vdekur ose vrarë gjatë diktaturës. Verifikon për përfshirjen e individëve në strukturat e ish-Sigurimit, me kërkesë nga institucionet përkatëse. Mundëson kërkime në arkiv për qëllime shkencore, mediatike dhe edukative dhe nxit ndërgjegjësimin mbi të kaluarën e forcon reflektimin shoqëror.

EVENTE

PYETJET ME TË SHPESHTA

Ky seksion ofron përgjigje të shkurtra dhe të qarta mbi mënyrën se si qytetarët, studiuesit dhe gazetarët mund të kërkojnë dhe të marrin dokumente nga arkivi i ish-Sigurimit të Shtetit.
Do të gjeni informacion mbi mënyrën e aplikimit, dokumentet e nevojshme, afatet dhe procedurat, si edhe rregullat për shqyrtimin dhe marrjen e dublikatave. Qëllimi është të garantohet transparencë, informim i saktë dhe respektimi i të drejtës për të njohur të kaluarën. Për ndihmë ose pyetje, mund të na kontaktoni në: info@autoritetidosjeve.gov.al

Aksesi bëhet përmes një kërkese zyrtare në përputhje me ligjin nr. 45/2015 dhe udhëzimin përkatës të miratuar nga Autoriteti. Kërkuesi duhet të plotësojë formularin përkatës për kërkues dhe media që gjendet në faqen web të Autoritetit www.autorutetitdosjeve.gov.al dhe të bashkëngjisë dokumentacionin që provon cilësinë e tij si studiues, gazetar apo përfaqësues media. Pas verifikimeve, dhe miratimit të kërkesës dokumentet kërkohen në arkiv dhe vihet në dispozicion materiali në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtave të palëve të prekura.
Për të plotësuar sa me sakte kërkesën ju lutem informohuni rreth “Udhëzuesit për Studiues dhe Gazetar.” në faqen tonë zyrtare. Në se doni të kontaktoni drejtpërdrejtë me sektorin ju luten e-mailet dhe numrat e kontaktit i gjeni ne faqe web.

Kohëzgjatja varet nga disa faktorë: kompletimi i dokumentacionit, kompleksiteti i kërkesës, gjendja e dokumenteve, verifikimi me palët e prekura dhe përpunimi teknik. Zakonisht procesi kalon në disa faza: legjitimim i kërkesës, kërkim arkivor, përpunim dhe vendimmarrje për vënie në dispozicion. Në raste me prioritet (p.sh. kërkime akademike urgjente apo projekte mediatike me afate), Autoriteti mund të përshpejtojë procedurat.

Po. Nëse dokumentet përmbajnë të dhëna personale sensitive që cenojnë privatësinë e palëve të treta, Autoriteti mund të kërkojë miratim nga pala e prekur ose familjarët. Në mungesë të këtij miratimi, mund të jepet vetëm përmbajtja e anonimizuar ose pjesë e kufizuar e dosjes.

Deklasifikimi i dokumenteve nënkupton heqjen e statusit të “sekretit shtetëror” nga dokumentet që ruhen nga Autoriteti. Ky proces lejon që dokumentet e mëparshme të klasifikuara të bëhen të aksesueshme për publikun, sipas parashikimeve të ligjit dhe në përputhje me parimet e transparencës, respektit për të drejtat e individëve dhe të dhënat personale.

Për vetë konsultimin në sallën e studimit nuk ka tarifë. Por nëse kërkohet dublikatë fizike ose digjitale e dokumenteve, zbatohen tarifat standarde për printim ose skanim, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave për shërbimet arkivore, informacione të cilat e gjeni ne faqe web të Autoritetit www.autoritetidosjeve.gov.al

Në fondin arkivor të Autoritetit ruhen dosje hetimore, operative, të ndjekjes, bashkëpunëtorëve të sigurimit, raporte survejimi, sinjalizime, relacione politike, si dhe korrespondencë e brendshme dhe me institucione të tjera të kohës. Përmbajtja e dokumenteve varet nga lloji i dosjes dhe funksioni i subjektit të ndjekur.