Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

AIDSSH : Të dhënat e personave të zhdukur në regjimin komunist në platformën ndërkombëtare iDMS

Kliko online për të plotësuar e kërkuar informacion për personat e zhdukur

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ka vënë në funksion një instrument të ri për familjarët e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist: platformën online të kërkimit (Online Inquiry Center – OIC), të zhvilluar në bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).
Për herë të parë, familjarët mund të raportojnë raste të reja, të kërkojnë nëse një person rezulton në sistem, të dërgojnë dokumente shtesë dhe të sinjalizojnë vendndodhje të mundshme të varreve, të gjitha këto përmes një mjeti të sigurt dhe lehtësisht të përdorueshëm.
Kjo platformë është pjesë e reformimit të gjerë institucional që AIDSSH ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit, ku përfshihet edhe integrimi në sistemin e avancuar të menaxhimit të të dhënave (iDMS). Sistemi u finalizua në mars 2026, pas përfundimit të integrimit të databazës kombëtare për personat e zhdukur, të ndërtuar mbi të dhënat e mbledhura nga vitet 2017–2025.
Bashkëpunimi me ICMP, i mbështetur në marrëveshjen e ratifikuar me ligjin nr. 83/2018 dhe i formalizuar së fundmi me Marrëveshjen e Përdoruesit Fundor (EULA), ka forcuar sigurinë dhe standardizimin e informacionit mbi rastet e personave të zhdukur.
Ky zhvillim shënon një hap domethënës për qasjen e familjarëve në informacion dhe për përpjekjet institucionale drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Platforma OIC është e aksesueshme në: