Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Dita e Alfabetit

#DitaAlfabetit#MithatFrashërit i njohur në letra si Lumo Skëndo, kryetar i Kongresit të Manastirit dhe zv.kryetar i komisionit për alfabetin iu mohua roli i tij për gjysëm shekulli.

Zgjedhja e tij për një alfabet modern me bazë latine e lidhi identitetin shqiptar me botën perëndimore dhe hodhi themelet për një të ardhme kombëtare më të ndritur.

Figura e tij u përbalt nga regjimi komunist. I ashtuquajturi Zbulim Politik i Sigurimit të Shtetit hapi një fashikull në ngarkim të tij, pa ndonjë përmbajtje domethënëse, ku bien në sy vetëm etiketimet ndaj tij si “tradhtar” dhe “kriminel lufte” .

( Pjesa tjeter e dokumenteve nuk ka lidhje me të por me akuza e deshmi ndaj persona të tjerë të cilët në ato vitet e para pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, denoncoheshin si “ballistë’ apo që kishin “luftuar kundër partizanëve” ).

Në arkivin e AIDSSH, Dosja fashikullore nr. 5 me dokumenta titullohet : “Mbi veprimtarinë tradhëtare të kriminelit të luftës Mit’hat Frashëri gjatë okupacionit e në arrati”. Në të gjendet ky dokument.“Dosja e Mit’hat Frashërit, i arratisur në Itali, hiqet nga përpunimi operativ për shkak se ka vdekur në tetor 1949.”

Etiketimet si “kriminel lufte” dhe “tradhtar”, të përdorura nga regjimi komunist, shërbenin për të erresuar figurat që nuk i kontrollonte dot dhe për të justifikuar përbaltjen ndaj tyre, edhe kur ata jetonin jashtë vendit. Në rastin e Mit’hat Frashërit, keto etiketa ishin pjesë e një mekanizmi politik që synonte të ulte autoritetin e tij intelektual dhe të errësonte rolin e tij historik.

Sot me kremtimin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, moment historik kur shqiptarët vendosën themelet e alfabetit të përbashkët, duke orientuar gjuhën shqipe drejt kulturës perëndimore, kujtojmë edhe rolin e padiskutueshëm të tij si një nga figurat më të rëndësishme të politikës, kulturës, qytetarisë shqiptare: kryetar i Kongresit të Manastirit, nismëtar i alfabetit të unifikuar, diplomat, studiues, bibliograf e atdhetar.

Le të reflektojmë mbi ç’ka na lanë të parët tanë, në emër të transparencës dhe ndershmërisë në rrëfimin e historisë – përmes dokumenteve. /m.d/

#DitaAlfabetit#AIDSSH

Letra anonime “armiqësore”, ndaj censurës komuniste

#Nëpragtë20shkurtit “𝑁𝑒̈ 𝑒𝑚𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑗𝑣𝑒 𝑛𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙𝑖𝑠𝑡𝑒̈, 𝑗𝑢 𝑏𝑒̈𝑗𝑚𝑒̈ 𝑡ℎ𝑖𝑟𝑟𝑗𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑛𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑦𝑠𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑟𝑢𝑓𝑒𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑛𝑑𝑖𝑡 𝑏𝑢𝑟𝑜𝑘𝑟𝑎𝑡𝑖𝑘 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑞𝑖! 𝐽𝑢 𝑘𝑒𝑛𝑖 𝑓𝑎𝑟𝑘𝑒̈𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑏𝑒𝑠𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑟𝑖𝑛𝑖𝑠𝑒̈ 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒

Lef Nosi, një tjetër themelues pa varr

“Ka qenë 25-vjetori i Pavarësisë kur dajë Lefi, për të pamundësuar çdo falsifikim a manipulim të dokumentit të Pavarësisë, e fotografoi dhe e shtypi në qindra kopje, duke ia shpërndarë