Në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, Autoriteti do të organizojë një aktivitet përkujtimor dhe edukues në ish-kampin e internimit të Savrës. Programi do të përfshijë ceremoni përkujtimore, dëshmi të ish-të internuarve dhe familjarëve të tyre, ekspozitë dokumentare e fotografike, elemente artistike dhe pjesëmarrjen e institucioneve, studiuesve, të rinjve dhe komunitetit lokal, me synim promovimin e Savrës si vend kujtese aktive dhe edukimi qytetar.