Lista e Fituesve – Fytyra e “Armikut të Popullit”

  • Tiranë, 22 Mars 2019 – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, organizoi më datë 22 mars 2019, takimin e rradhës të komisionit shkencor të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri (1944-1990)”, në përfundim të të cilit u përzgjodhën abstraktet fituese për pjesëmarrje në konferencë. Në këtë fazë të parë u paraqitën 40 abstrakte nga studiues të ndryshëm, nga të cilat u përzgjohën aplikantët dhe temat si më poshtë:

    1. Anjeza Xhaferaj – Revolucioni permanent në letërsi: Lufta kundër ‘Armikut të klasës’.

    2. Gjon Boriçi – “Kleri katolik shqiptar si imazhi simbol i perceptimit tё armikut tё popullit nga diktatura komuniste nё Shqipëri”.

    3. Lorenc Agalliu – “Armiku i djeshëm”, “kundërshtar i sotëm”. Metodat e përndjekjes ndaj klerit dhe çrrenjosja e fesë në Shqipëri gjatë viteve 1945-1967.

    4. Adriana Duka – Kleri si “armik i popullit” në letërsinë shqipe.

    5. Ilir Ademaj – Pakicat e Padëshiruara: ‘Çamët e pabesë’ si kundërshtarë politikë të regjimit komunist. Rasti i disidentit Bilal Xhaferri.

    6. Gjergj Sinani – Projektimi i “armikut të popullit” dhe ideologjia e tjetërsimit të individit.

    7. Thoma Shkira – Tipologjia e “armikut të popullit” dhe sjelljes së regjimit ndaj klerit ortodoks në Shqipëri (1944-1990).

    8. Leke Tasi – ‘Armiku i popullit’.

    9. Erjon Papagjoni – Kleri shqiptar, ‘Armiku i popullit’ formë e mprehtë e disidencës antikomuniste.

    10. Arjan Shahini – Edukimi i armatës së Sigurimit me imazhin e armikut.

    11. Vasfi Baruti – ‘Fytyra e armikes së popullit’ Ramize Gjebrea.

    12. Hamit Kaba – “Imperializmi amerikan-armik i përhershëm i regjimit komunist në Shqipëri”.

    13. Celo Hoxha – Armiku i vërtetë i popullit.

    14. Afrim Krasniqi – Koncepti i “armikut” në aktet politike në fundin e vitit 1990 dhe fillimet e vitit 1991.

    15. Brunilda Prifti – Përjashtimi nga historia e letërsisë, si dënim për shkrimtarët “armiq”.

    16. Enis Sulstarova – “Armiku në romanet e novelat me agjenturë të realizmit socialist”.

    17. Jonila Godole dhe Valbona Bezati – Politika kufitare gjatë regjimit komunist shqiptar.

    18. Etleva Smaci – Metamorfoza e “armikut të klasës” në radhët e Ushtrisë Popullore. Nga “oficeri i deklasuar” tek “oficeri puçist dhe oficeri poliagjent” (1954 – 1983).

    19. Julian Bejko – Imazhe, armiq dhe vese në shoqërinë komuniste.

    20. Suzana Kuka – Kur artisti shpallej “Armik i Popullit”.

    21. Sheldiana Jano – Lufta e klasave dhe ndryshimet në konceptin e saj përgjatë regjimit.

    22. Edona Jahiu – Konceptet: disidencë, disident në kuadër më të gjerë teorik.

    23. Florin Zyberaj – Disidenca shqiptare midis mitit dhe realitetit, rasti i Havzi Nelës.

    24. Luljeta Progni – Si e njoha unë “armikun e popullit”.

    25. Ana Lalaj – Disidenca në Shqipëri.

    26. Leonora Laçi – Dy “armiq të popullit” përmes dokumenteve të manipuluara, mons.Frano Gjini dhe mons. Zef Oroshi.

    27. Alma Mile – Fati i revistave kulturore “reaksionare” pas vendosjes së diktaturës në Shqipëri. Çfarë i bënte “armiqësore” revistat kulturore të viteve ’30-’40, ku shkruan Fishta, Koliqi, Merxhani, Poradeci, Migjeni, etj.

    28. Altin Hazizaj – Beyond Criminalisation: How Albania is changing its brutal communist past towards acceptance and respect for the LGBTI community.

    29. Jozef Radi – “Armiku i Popullit” në gjenetikën e diktaturës.