Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.
Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar me Vendimet e Kuvendit, Nr. 26/2022, Nr. 19/2023 dhe Nr. 113/2023
Procedurat e rekrutimit, punësimit për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet që janë parashikuar të mbulohen nga nëpunës civil, “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse
për pozicionet e tjera. Plani i rekrutimeve të AIDSSH për vitin 2026 në të cilin janë përfshirë edhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu:
Njoftim mbi rezultatet e fazës së dytë, në procedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil për pozicionin: “Specialist, Sektori i Kërkesave te Qytetarëve dhe Shërbimeve Rehabilituese, Drejtoria e Informacionit”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
“Njoftim mbi shpalljen e një vendi vakant, në procedurën e lëvizjes paralele, pranimit në shërbimin civil për pozicionin: “Specialist, Sektori i Kërkesave te Qytetareve dhe Shërbimeve Rehabilituese, Drejtoria e Informacionit”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
Njoftim mbi shpalljen e një vendi vakant, në procedurën e lëvizjes paralele, pranimit në shërbimin civil për pozicionin: “Specialist, Sektori i Sigurisë Fizike dhe Digjitale, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurisë, AIDSSH”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
Njoftim fituesi punonjes me kontrate te perkohshme ne pozicionin “Punonjes arkivi”
Njoftim fituesi punonjes me kontrate te perkohshme ne pozicionin “Operator”
Njoftim per shpallje vende vakante per punonjes me kontrate te perkohshme: dy pozicione “punonjes arkivi” dhe nje pozicion “operator”