Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Si mund të kërkoj dokumente nga Autoriteti për një person të afërt apo për veten, nëse nuk di nga t’ia filloj dhe nuk kam informacion të saktë?

Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë dokumente nga arkivi i ish-Sigurimit të Shtetit, për veten ose për persona të tjerë (nëse është trashëgimtar, përfaqësues ligjor apo kërkon për qëllime të lejuara si trashëgimi, kërkime familjare apo hulumtim historik).
Duhet të plotësoni një formular zyrtar, që ndahet në katër pjesë:
Të dhënat tuaja personale
Të dhëna që ndihmojnë në kërkim (si emri i personit, viti, vendi, ngjarja)
Dokumentet që bashkëngjitni (si karta ID, certifikatë familjare, etj.)
Firmosni deklaratën e përgjegjësisë.
Shumë e rëndësishme është që të shkruani arsyen pse po kërkoni informacionin – kjo quhet “interes i argumentuar”.
Gjithashtu, nëse dini ndonjë detaj për dokumentin që po kërkoni, si vitin, vendin, emra të tjerë të përfshirë, ndihmon që kërkimi të jetë më i saktë.
Kërkesa shqyrtohet zakonisht brenda 30 ditësh kalendarike.
Nëse kërkesa juaj është e paqartë ose dokumentet mungojnë, Autoriteti mund të kërkojë sqarime apo të lëshojë një përgjigje zyrtare për mungesë dokumentacioni.
📩 Për më shumë informacion:
🔗 Lexoni udhëzuesin këtu
📝 Shkarkoni formularin këtu
📧 Pyetje të tjera? Na shkruani te: info@autoritetidosjeve.gov.al