Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

𝐀𝐈𝐃𝐒𝐒𝐇 𝐝𝐡𝐞 𝐔𝐏𝐓 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐨𝐫, 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐯𝐚𝐫𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫𝐚

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Universiteti Politeknik i Tiranës firmosën sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e kërkimit shkencor dhe teknik, në funksion të identifikimit të vendvarrimeve të dyshuara të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetarja e AIDSSH-së, Dr. Gentiana Sula dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Akli Fundo.

Në fjalën e saj, Dr. Gentiana Sula theksoi se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të një qasjeje ndërdisiplinore dhe të bazuar në metoda shkencore në procesin e kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.

Ajo vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të kujtesës dhe universiteteve, duke nënvizuar se kombinimi i dokumentacionit arkivor me teknologjitë bashkëkohore të investigimit në terren dhe inteligjencën artificiale krijon mundësi të reja për zbardhjen e së kaluarës dhe avancimin e proceseve kërkimore.

Dr. Sula u ndal edhe te rëndësia e përdorimit të metodave shkencore joinvazive, të cilat lejojnë identifikimin paraprak të anomalive nëntokësore pa ndërhyrje fizike në territor, duke minimizuar dëmtimin e provave materiale apo mbetjeve mortore dhe duke garantuar standarde bashkëkohore humanitare dhe forensike.

Rektori i UPT-së, Prof. Dr. Akli Fundo, u shpreh se universiteti do të vendosë në dispozicion ekspertizën akademike, laboratorët dhe stafin kërkimor për projekte me ndikim shkencor dhe shoqëror, duke e konsideruar këtë marrëveshje një urë bashkëpunimi mes dijes, teknologjisë dhe kujtesës historike.

Një fokus i veçantë i bashkëpunimit do të jetë angazhimi i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, i cili do të ofrojë ekspertizë në aplikimin e metodave gjeofizike joinvazive, përdorimin e teknologjive të avancuara si GPR, dronët dhe mikro-topografia, si dhe realizimin e kërkimeve në terren dhe analizës së të dhënave gjeofizike për identifikimin e anomalive nëntokësore.

Marrëveshja parashikon zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, analizave laboratorike dhe kërkimeve në terren, si dhe përfshirjen aktive të stafit akademik dhe studentëve në projekte me ndikim të gjerë shkencor dhe shoqëror. Ajo synon gjithashtu bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së informacionit për analizën dhe strukturimin e dokumenteve arkivore, zhvillimin e moduleve të trajnimit dhe platformave “e-learning”, si edhe nxitjen e përfshirjes së të rinjve në projekte kërkimore dhe edukative.

Gentiana Mara SulaUniversiteti Politeknik Tiranë

#MarrëveshjeBashkëpunimi

Njoftimin për Konsultim Publik të PBA-së 2027-2029

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, më datë 20.04.2026, do të zhvillojë pranë ambienteve të institucionit një takim konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të