Peizazhe të Izolimit – Kampet e Lushnjës

PEIZAZHE TË INTERNIMIT

Një udhëtim në vendet e kujtesës së internimit gjatë regjimit komunist

“Peizazhe të Internimit” është një nismë e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), e cila synon të rikthejë në vëmendjen publike historinë e vendeve të internimit dhe dëbimit gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Përmes këtij projekti, hapësirat ku mijëra familje u detyruan të jetonin, të ndara nga jeta e tyre, nga vendlindja dhe nga liria, trajtohen si pjesë e rëndësishme e kujtesës historike dhe shoqërore të vendit.

Projekti mbështetet në ndërthurjen e dokumentit arkivor, vendit të kujtesës dhe dëshmisë njerëzore, duke synuar që historia e internimit të mos mbetet vetëm në fondet arkivore apo në kujtesën personale të të mbijetuarve, por të bëhet e njohshme dhe e aksesueshme në vetë hapësirat ku kjo histori është zhvilluar.

Nëpërmjet tureve shenjuese përkujtimore, hartave virtuale, dokumenteve, fotografive, dëshmive dhe mjeteve digjitale, “Peizazhe të Internimit” synon të krijojë një itinerar të ri të kujtesës, ku vizita në terren shoqërohet me mundësinë për të eksploruar burime historike dhe arkivore. Kështu, një vend i dikurshëm internimi nuk mbetet thjesht një pikë gjeografike, por shndërrohet në një hapësirë të të nxënit, të reflektimit dhe të përkujtimit.

Faza e parë e kësaj nisme zhvillohet në zonën e Lushnjës, një territor me rëndësi të veçantë në historinë e sistemit të internimit në Shqipëri. Më 24 gusht 2026, në kuadër të përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare, do të zhvillohet turi i parë shenjues përkujtimor, duke përfshirë pesë vende të identifikuara: Savrën, Plugun, Shkollën 9-vjeçare “Lek Pervizi” në Plug, Burgun e Grave në Kosovë dhe Gjazën.

“Peizazhe të Internimit” është, mbi të gjitha, një përpjekje për të ruajtur kujtesën përmes dokumentimit, shenjimit dhe transmetimit. Duke i bërë këto vende të njohura, të vizitueshme dhe të aksesueshme për brezat e rinj, projekti synon të krijojë një lidhje të qëndrueshme mes së shkuarës dhe së tashmes, duke e kthyer kujtesën historike në një burim për edukimin, kërkimin dhe ndërgjegjësimin qytetar.

PEIZAZHE TË INTERNIMIT

Tur Shenjues Përkujtimor

Një itinerar i kujtesës në vendet e internimit gjatë regjimit komunist

“Peizazhe të Internimit” është një nismë e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), e konceptuar për të identifikuar, dokumentuar, shenjuar dhe promovuar vendet që lidhen me sistemin e internimit dhe dëbimit gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Projekti synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes dokumentit arkivor, vendit të kujtesës dhe dëshmisë njerëzore, duke i kthyer hapësirat ku kanë jetuar dhe vuajtur mijëra të internuar në pika të aksesueshme të kujtesës historike, kërkimit dhe edukimit.

Në qendër të projektit është krijimi i tureve shenjuese përkujtimore, të organizuara si itinerare historike në terren dhe të mbështetura nga mjete digjitale, përmes hartave virtuale, dokumenteve arkivore, dëshmive, fotografive dhe QR Code-ve.

Nisma pilote: Lushnjë

Faza e parë e projektit “Peizazhe të Internimit” zhvillohet në zonën e Lushnjës, një prej hapësirave të rëndësishme të sistemit të internimit gjatë regjimit komunist, ku familje të shumta të internuara u vendosën në mënyrë të detyruar në fshatra dhe zona të përcaktuara nga autoritetet e kohës.

Në këtë fazë, projekti synon identifikimin, dokumentimin dhe shenjimin gradual të të gjitha vendeve të internimit dhe lokaliteteve të lidhura me këtë sistem në zonën e Lushnjës, duke i trajtuar ato si pjesë të një peizazhi të përbashkët të kujtesës.

Në kuadër të 23 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, më 24 gusht 2026, do të zhvillohet aktiviteti i parë në terren, “Turi Shenjues Përkujtimor – Peizazhe të Internimit”. Itinerari i këtij aktiviteti do të përshkojë pesë prej vendeve të identifikuara, të përzgjedhura si ndalesa të këtij turi:

  1. Savër
  2. Plug
  3. Shkolla 9-vjeçare “Lek Pervizi”, Plug
  4. Burgu i Grave, Kosovë
  5. Gjaza

Në secilën prej këtyre ndalesave, pjesëmarrësit do të njihen me historinë e vendit përmes dokumentacionit arkivor, dëshmive të ish-të internuarve dhe familjarëve të tyre, si dhe materialeve të tjera historike.

Aktiviteti i 24 gushtit përbën pikën e nisjes së projektit dhe nuk kufizon shtrirjen e tij vetëm në pesë ndalesat e itinerarit. Në vijim, projekti do të vijojë me identifikimin, dokumentimin dhe përgatitjen për shenjimin e vendeve të tjera të internimit në zonën e Lushnjës, me synim krijimin gradual të një rrjeti të plotë të vendeve të kujtesës, të lidhura përmes një harte virtuale dhe të aksesueshme për publikun përmes informacionit digjital dhe QR Code-ve.

Nga dokumenti te vendi i kujtesës

“Peizazhe të Internimit” mbështetet në një qasje që bashkon tri dimensione themelore:

Dokumenti

Dokumentacioni i administruar nga AIDSSH shërben si bazë për identifikimin dhe dokumentimin e historisë së kampeve, fshatrave të internimit dhe personave të prekur nga sistemi i internimit.

Vendi

Territori ku kanë ekzistuar kampet dhe zonat e internimit trajtohet si pjesë e trashëgimisë së kujtesës. Vizita në vend krijon mundësinë për të kuptuar historinë në hapësirën konkrete ku ajo është zhvilluar.

Dëshmia

Rrëfimet e ish-të internuarve, familjarëve dhe dëshmitarëve plotësojnë dokumentin arkivor me përvojën njerëzore dhe dimensionin personal të historisë.

Dokumenti, vendi dhe dëshmia krijojnë së bashku një peizazh të plotë të kujtesës.

Harta virtuale e kujtesës

Një komponent i rëndësishëm i projektit është krijimi i një harte virtuale të vendeve të internimit e cila do të mundësojë identifikimin dhe eksplorimin e itinerarit dhe të pikave të kujtesës.

Çdo vend i përfshirë në itinerar do të shoqërohet me informacionin përkatës historik dhe arkivor.

Nëpërmjet QR Code-ve, informacioni do të jetë i aksesueshëm drejtpërdrejt nga vendi i vizitës, duke krijuar një përvojë të ndërthurur mes vizitës fizike dhe burimeve digjitale.

Për secilën pikë të itinerarit synohet të ofrohen, sipas materialeve të disponueshme:

  • të dhëna historike;
  • dokumente arkivore;
  • fotografi;
  • dëshmi të ish-të internuarve;
  • materiale audio-vizuale;
  • harta dhe të dhëna mbi vendndodhjen;
  • burime për kërkim të mëtejshëm.

Shenjuesit përkujtimorë

Një nga objektivat afatgjata të projektit është shenjimi fizik i vendeve të internimit, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe komunitetet lokale.

Shenjuesit përkujtimorë do të ofrojnë informacionin bazë mbi historinë e vendit dhe do të lidhen, përmes QR Code-ve, me materialet e plota të publikuara në platformën digjitale të AIDSSH.

Në këtë mënyrë, një tabelë shenjuese në terren nuk do të jetë vetëm një element përkujtimor, por edhe një portë hyrëse drejt dokumentacionit dhe burimeve historike.

Në planin afatmesëm dhe afatgjatë, në kuadër të dialogut me pushtetin vendor, synohet identifikimi i objekteve dhe hapësirave me rëndësi të veçantë për kujtesën, me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre, në mënyrë që të mos preken nga zhvillimet e ardhshme territoriale dhe të mund të bëhen të vizitueshme.

Dimension edukativ

“Peizazhe të Internimit” nuk synon vetëm ruajtjen e kujtesës, por edhe përdorimin e saj si burim për edukimin historik dhe qytetar.

Vendet e internimit mund të shërbejnë si hapësira të të nxënit jashtë klasës, ku nxënësit, studentët, mësuesit dhe studiuesit mund të njihen drejtpërdrejt me dokumentet, historitë dhe gjurmët e së kaluarës.

Në këtë kuptim, projekti krijon një urë ndërmjet:

arkivit → vendit të kujtesës → kërkimit → edukimit → komunitetit.

Materialet e mbledhura dhe të përpunuara në kuadër të projektit mund të integrohen edhe në burimet edukative të AIDSSH dhe në nisma të tjera të edukimit historik.

Partneriteti

Realizimi i “Peizazheve të Internimit” mbështetet në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe komunitar.

Në këtë proces AIDSSH bashkëpunon me:

  • pushtetin vendor;
  • institucionet akademike dhe kërkimore;
  • Institutin për Integrimin e të Përndjekurve Politikë;
  • shoqatat e ish-të përndjekurve politikë;
  • studiues dhe historianë;
  • komunitetet lokale;
  • familjarë dhe dëshmitarë;
  • organizata dhe partnerë të tjerë që kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës.

Bashkëpunimi synon të sigurojë që historia e këtyre vendeve të dokumentohet me burime të verifikueshme, të pasurohet me dëshmi dhe të përcillet në një formë të aksesueshme për publikun.

Objektivat e projektit

“Peizazhe të Internimit” synon:

  • të identifikojë dhe dokumentojë vendet e internimit;
  • të sjellë dokumentet arkivore pranë publikut;
  • të mbledhë dhe ruajë dëshmitë e ish-të internuarve dhe familjarëve;
  • të shenjojë fizikisht vendet me rëndësi për kujtesën;
  • të promovojë vizitat dhe itineraret e kujtesës;
  • të krijojë burime të reja për edukimin historik;
  • të përfshijë komunitetet lokale në ruajtjen e kujtesës;
  • të nxisë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe akademik;
  • të kontribuojë në mbrojtjen dhe ruajtjen afatgjatë të vendeve të kujtesës.

Një udhëtim në kujtesë

“Peizazhe të Internimit” është një ftesë për të udhëtuar në vende ku historia nuk gjendet vetëm në dokumente, por edhe në hapësirë, në gjurmët e mbetura dhe në kujtesën e njerëzve.

Përmes këtij projekti, AIDSSH synon që vendet e internimit të mos mbeten vetëm emra në dokumente apo pika në hartë, por të bëhen vende të njohura, të shenjuara, të vizitueshme dhe të transmetueshme te brezat e ardhshëm.

Kujtesa ruhet kur dokumentohet, shenjohet dhe përcillet.

  • Materiale për mësues
  • Sugjerime për vizita studimore
  • Foto
  • Video
  • Dokumentar