Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

đ’đ­đźđđžđ§đ­đžÌˆđ­ 𝐞 đŠđšđ„đžđ đŁđąđ­ đ­đžÌˆ đ„đŻđ«đšđ©đžÌˆđŹ đ§đžÌˆ 𝐀𝐈𝐃𝐒𝐒𝐇: đ‚Ì§đŸđšđ«đžÌˆ 𝐯𝐣𝐞𝐧 đ©đšđŹ đĄđšđ©đŁđžđŹ đŹđžÌˆ 𝐝𝐹𝐬𝐣𝐞𝐯𝐞?

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r fatin e tĂ« zhdukurve? A ka raste identifikimi? A ruhen dokumente mbi torturat dhe a vihen nĂ« dispozicion tĂ« studiuesve?

Këto pyetje shoqëruan vizitën e 37 studentëve dhe 3 pedagogëve të Kolegjit të Evropës në AIDSSH, në kuadër të studimeve Master mbi zhvillimet politike e shoqërore në Evropën Juglindore pas Luftës së Ftohtë.

Kryetarja Dr.Gentiana Sula prezantoi studimin krahasues mbi hapjen e dosjeve të policive sekrete në Evropën ish-komuniste, duke dalluar miratimin e ligjit, ngritjen e institucionit dhe aksesin real të qytetarëve.

Përmes përvojave evropiane dhe punës së Autoritetit, ajo theksoi se dokumentet kërkojnë verifikim historik dhe respekt për dinjitetin e viktimave: një akuzë në dosje nuk përbën automatikisht të vërtetën.

Sula u ndal edhe te kërkimi i të zhdukurve, ku familjarët kërkojnë përtej dokumenteve zbardhjen e fatit dhe gjetjen e eshtrave të të afërmve. Ajo nënvizoi nevojën për kërkime afatgjata, ekipe shumëdisiplinore dhe bashkëpunim me partnerët.

Pedagogia Dr. Odeta Barbullushi, duke kujtuar përvojën në Ministrinë e Punëve të Jashtme me verifikimin e figurave, pyeti për bashkëpunimin institucional. Ajo vuri në diskutim perceptimin e Autoritetit vetëm si arkiv. Sula shpjegoi sfidat kur verifikimi varet nga vullneti i institucioneve dhe jo nga një detyrim ligjor.

Dr.Ornela Arapi, drejtoresha e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar, prezantoi fondet, dosjet për objekte të rëndësisë së veçantë dhe procesin e deklasifikimit. Studentët pyetën për aksesin në burime për punimet e tyre, mes të cilave kërkime mbi planifikimin urban.

🎬 U ndoq dokumentari “Tri ditĂ«t e lirisĂ«â€, me burime arkivore, kushtuar RevoltĂ«s sĂ« Spaçit.

Në përmbyllje, drejtori i Arkivit, Anton Dukagjini, dhe ekspertët Elisabeta Griprishti e Mirvjena Imami i njohën studentët nga afër me dokumentacionin dhe punën për ruajtjen, përpunimin e vënien e tij në dispozicion.

#AIDSSH#KolegjiIEvropës#KujtesaHistorikeGentiana Sula Faqja ZyrtareGentiana Mara SulaOdeta Barbullushi @College Europe Tirana