- Nga Kodet Penale të viteve 1952 dhe 1977 te standardet e shtetit të së drejtës: një lexim juridik i proceseve politike dhe i të drejtave themelore
Nga Liliana Çoçoli, Drejtore e Drejtorisë së Verifikimit të Figurave, AIDSSH
Hyrje
Ky shënim kërkimor synon të analizojë evoluimin e konceptit juridik të “krimeve kundër shtetit” në legjislacionin penal shqiptar gjatë periudhës 1944–1991, duke e krahasuar atë me konceptimin bashkëkohor të veprave penale kundër pavarësisë, integritetit dhe rendit kushtetues.
Analiza mbështetet në dispozitat e Kodit Penal të viteve 1952 dhe 1977, në praktikën e zbatimit të tyre institucion tonë dhe në standardet aktuale të së drejtës penale dhe të të drejtave të njeriut.
Qëllimi nuk është vlerësimi politik i periudhës, por evidentimi i mënyrës se si legjislacioni penal i kohës përcaktonte dhe zgjeronte kategorinë e krimeve kundër shtetit, duke përfshirë jo vetëm veprime që cenonin sigurinë kombëtare, por edhe sjellje që lidhen me ushtrimin e lirive themelore, si liria e shprehjes, e mendimit, e organizimit dhe e lëvizjes.
Në këtë këndvështrim, studimi shqyrton nëse sistemi juridik i kohës vepronte si garantues i parimeve të procesit të rregullt ligjor apo nëse, përmes dispozitave penale dhe praktikës gjyqësore, shërbente si instrument për ruajtjen e rendit politik dhe ideologjik të regjimit.
Përmes krahasimit me Kushtetutën aktuale, Kodin Penal në fuqi, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, synohet të evidentohet transformimi i konceptit të sigurisë së shtetit nga një nocion ideologjik në një nocion juridik të lidhur me mbrojtjen e rendit kushtetues demokratik dhe të drejtave themelore të individit.
1.Legjislacioni penal i zbatueshёm për vepra penale që konsideroheshin si krime kundër shtetit pёrgjatё periudhёs kohore prej 1944-1991.
Gjatë viteve të para pas çlirimit për vepra penale specifike janë hartuar ligje të posaçme. Të tilla ishin Ligjin nr. 21 datë 15.12.1944 “Mbi sabotatoret e Luftës dhe të pushtetit popullor”, Ligjin nr 372 datë 12.12.1946 “Mbi fajet kunder popullit dhe pushtetit”, Ligjin nr 373 date 12.12.1946 “Mbi ndjekjen e tregtisë së ndaluar, të spekullimit dhe të sabotimit ekonomik”. Ligjin nr 382 datë 24.12.1946 ”Mbi dispozitat e përgjithshme penale”, (Në Ligjin nr 382 datë 24.12.1946 ”Mbi dispozitate përgjithshme penale” janë parashikuar dënimi me vdekje, dënim me heqje lirie të përjetshëm dhe me punë të detyruar, privim lirie me punë të detyruar nga 6 muaj deri ne 20 vjet, me humbje të shtetësisë, me humbjen e të drejtave civile dhe politike, humbja ose ulja në gradë, ndalimi i ushtrimit të profesionit ose aktivitetit, gjobë,konfiskim i pasurisë dhe internim) Ligjin nr 390 “Mbi ekzekutimet e dënimeve penale”, Ligji nr 599 date 13.5.1948 “Mbi pjesën e përgjithshme të Kodit Penal”, (në Ligjin nr 599 datë 13.5.1948 “Mbi pjesën e përgjithshme të Kodit Penal” janë parashikuar dënimi me vdekje, dënimi me heqje lirie dhe punë të detyruar nga 6 muaj deri në 20 vjet dhe me privim të lirisë nga 7 ditë deri në 5 vjet, dënimi me punë korektonjëse, humbje të shtetësisë, përveç dënimeve të parashikuar në ligjin nr 382 datë 24.12.1946), si dhe ligjet për organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake, prokurorisë ushtarake, mbi organizimin gjyqësor si psh ligji datë 14.01.1945 “Mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake” në të cilin përcaktoheshin subjektet e krimeve të luftës apo sikurse u quajtën armiqtë e popullit si dhe ligji nr. 59 datë 17.05.1945 “Mbi organizimin e përkohshëm gjyqësor”.
“Me këto ligje u sanksionuan dhe u ngritën gjykatat popullore të cilat përbëheshin nga gjyqtarë profesioniste dhe jo të tillë të zgjedhur nga organet e pushtetit lokal.etj. Për këtë periudhë nuk mund të flitet për legjislacion proçedurial në kuptimin e mirëfilltë të tij. Nuk pati asnjë rregullim ligjor specifik për provat penale, mjetet e kërkimit të provave dhe procesin e të provuarit. Organet ndjekjes dhe ato të gjurmimit pa kurrfarë procedure formale e ligjore, kryenin kontrolle e sekuestrime sipas urdhrave të komandave, forcave të ndjekjes apo në mënyrë krejt sporadike sipas vlersimit tyre subjektiv. Kjo periudhë karakterizohet nga shkelje e rënda të lirive dhe të drejtave të njeriut, arbitrariteti dhe dhunës ekstreme, ushtruar nga ana e organeve shtetërore, duke u justifikuar si diktaturë e punëtorëve, popullit, proletariatit për arritjen dhe ruajtjen e fitoreve të luftës dhe të rendit ri shoqëror. “Shteti në këtë periudhë për realizimin e funksionit të tij shtërngues, që përbente funksionin kryesor, përdori ligjet penale, që karakterizoheshin nga ashpërsia e jashtzakonshme, si dhe aparatin hetimor e gjyqësor, si komponent kryesor të aparatit shtetëror, për përdorimin e dhunës”.
*Prof. Dr. Ismet Elezi “Zhvillimi historik i legjislacionit penal në Shqipëri” botim i vitit 1997 fq. 78”.
Ligji i parё material, me natyrё tё theksuar penale, në Shqipëri pas clirimit të vendit është ligji nr 372 datë 12.12.1946 “Mbi fajet kunder popullit dhe pushtetit”. Sipas ligjit, me faj penal duhej kuptuar çdo vepër që kishte për qëllim rrëzimin me forcë ose vënien në rrezik të organizmit shtetëror të sistemit qeverisës, apo çdo akt që synonte të cenonte parimet e luftës Nacionalçlirimtare.
Kodifikimi i legjislacionit penal ёshtё arritur vetёm nё vitin 1952. Nisma legjislative ёshtё paraprirё nga hyrja nё fuqi nё vitin 1948 tё ligjit “Mbi pjesёn e pёrgjithshme tё Kodit Penal”, qё normonte detyrat dhe parimet e legjislacionit penal, sistemin e dёnimeve, pёrgjegjёsinё penale etj. Normat juridike-penale tё vitit 1952, përcaktonin kuptimin e krimeve. Me krime në radhë të parë kuptohej çdo sjellje që ishte e drejtuar kundër shtetit “demokratik”, ndaj pasurisë shtetërore e shoqërore dhe, më pas, ndaj individit dhe të drejtave të tij.
Me hyrjen nё fuqi tё Kodit tё ri Penal, nё vitin 1977, u shfaqën disa elementë regresivё nё tё drejtёn penale. Parashikimi i dёnimit me vdekje u zgjerua nё shumё prej veprave penale, gjithashtu kuptimi i krimeve kundёr shtetit u zgjerua mё tej, sidomos me nenin e “agjitacion propogandёs”.
Në pjesën e posaçme të Kodit Penal të vitit 1952, nga neni 64 deri tek neni 83 ishin parashikuar krimet kundër shtetit. Ndërsa në pjesën e posaçme të Kodit Penal të vitit 1977, krimet kundër shtetit ishin parashikuar nga neni 47 deri tek neni 60.
Vepra e parë penale me të cilën hapej seria e figurave të posaçme të veprave penale, të parashikuara në Kodin Penal të vitit 1952, ishte “Tradhëtia ndaj Atdheut”.
Arratisja jashtë shtetit konsiderohej si një ndër format e realizimit të figurës së krimit të “Tradhëtisë ndaj Atdheut”, pasi cenonte rëndë pavarësinë e Republikës Popullore të Shqipërisë.
Dënimet kryesore që zbatoheshin për autorin e kësaj vepre penale ishin: heqja e lirisë, me jo më pak se, dhjetë vite apo dënimi kapital. Në çdo rast, krahas dënimit kryesor, për këtë figurë krimi parashikohej edhe zbatimi i dënimit plotësues – konfiskimi i pasurisë së autorit.
Vepra të tjera të parashikuara ishin spiunazhi, veprat terroriste, sabotimi, agjitacioni e propaganda.
Figurat e veprave penale si: vepra terroriste, organizmi ose pjesëmarrja në bandat e armatosuara, ndryshe nga kodi aktual, nënkuptonin aktet kriminale të ndërrmara me qëllim cënimin e pushtetit popullor.
Me vepra terroriste kuptoheshin sjelljet kriminale të drejtuara kundër përfaqësuesve të pushtetit popullor, aktivistëve të organizatave shoqërore, ose kundër personave të tjerë për shkak të veprimtarisë së tyre shtetërore ose shoqёrore.
Organizimi ose pjesёmarrja në bandat e armatosura kishte për objekt cënimin e pushtetit popullor. Në dallim nga vepra terroriste, në fokus të kësaj vepre penale pёrfshiheshin edhe aktet kriminale, qё kishin si qëllim tё tyre cenimin e pushtetit popullor.
Dёnimi penal qё zbatohej ndaj kryerёsit tё veprës penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në bandat e armatosura ishte i njёjtё sikurse për veprat terroriste. Kёshtu, dënimi me heqje tё lirisё, jo më pak se 10 vite dhe dënimi kapital që shoqërohej çdo herë me konfiskimin e pasurisë, ishin dy llojet kryesore tё dёnimit qё jepeshin nga pushteti gjyqёsor i kohёs.
Një tjetër vepër penale karakteristike ishte diversioni. Në thelb, kjo figurë krimi nënkuptonte shkatërrimin e pasurisë shtetërore apo shoqërore, me qëllim dobësimin e pushtetit popullor. Kjo figurё krimi ishte njё mjet presioni mё shumё nё aspekt tё mbajtjes sё shoqёrisё shqiptare nёn trysninё e frikёs dhe pasigurisё nga “elementi i huaj”.
Nga ana tjetër, përhapja e sëmundjeve epidemike, helmatimet në masë, përthitheshin në këtë figurë krimi, gjithnjë kur kjo kishte në pikëpamje të anës subjektive qëllimin e posaçëm- dobësimin e pushtetit popullor.
Sabotimi ishte një tjetër figurë vepre penale që kishte për qëllim mbrojtjen e pushtetit popullor. Objekt i kësaj vepre penale ishte mbrojtja e sistemit ekonomik, transportit, bujqësisë, tregtisë dhe çdo veprimtari tjetër shtetërore që mund të dobësohej me anë të sabotimit.
Format kryesore tё kryerjes sё veprёs penale tё sabotimit ishin:
Agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit popullor ishte njё vepёr penale me natyrё tё pastёr politike, qё vinte e parashikuar nё ligjin e posaçёm. Krahas tij, agjitacioni dhe propaganda ishte e parashikuar në tё dy kodifikimet e bёra ligjit tonё penal. Mё konkretisht, ajo parashikohej nё nenin 72 tё Kodit Penal të vitit 1952, si dhe nenin 55, tё Kodit Penal tё vitit 1977.
Kjo vepër penale nënkuptonte thirrjen për të minuar apo shkatërruar pushtetin popullor. Vepra kryhej me veprime aktive si agjitacioni, propoganda, përgatitja, përhapja apo ruajtja për përhapje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, si: fetare, kundёrsocialiste, dёgjimi apo shikimi i mediave tё huaja, shprehja e pakёnaqёsive kundёr realitetit ekonomik, social, politik apo kulturor. Nё aspektin juridiko-penal, qё vepra tё quhej e kryer, nuk kishte nevojё pёr ardhjen e ndonjё pasoje tё caktuar por mjafton tё realizohej thirrja. Pёr kёtё figurё krimi, autori dënohej me burgim nga tre deri në dhjetë vite. Ndërsa, kur agjitacioni dhe propoganda ishte kryer nё kohё lufte apo kishin ardhur pasoja të rënda, dënohej me jo më pak se dhjetë vite burgim apo me dënimin me vdekje, e shoqëruar gjithnjë kjo me konfiskim të pasurisë.
Referuar ligjit penal tё vitit 1977, subjekt i kёsaj dispozite mund tё ishin edhe pjesёmarrёsit nё tё ashtёquajturat organizata tradhtare – organizma shoqёrore qё kishin pikёpamje tё ndryshme nё lidhje me sistemin e qeverisjes nё vend. Kkrijimi apo pjesёmarrja nё njё organizёm tё tillё kundёr sistemit socialist sanksionohej nga ligji penal i vitit 1977, si njё figurё e posaçme krimi. Dёnimi i parashikuar pёr autorin ishte i rёndё. Ai konsistonte nё heqje lirie, minimumi jo më pak se dhjetë vite, apo dёnim me vdekje.
Një veçori tjetër e veprave penale kundër shtetit ishte edhe fakti që, në funksion të solidaritetit ndërkombëtar të interesave do të konsiderohej vepër penale çdo sjellje apo veprim kriminal i drejtuar kundër Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe çdo shteti demokratik Popullor. Me prishjen e boshtit miqёsor sovjetik, ndryshoi dhe formulimi i normave juridiko-penale shqiptare. Kёshtu, pa specifikuar Repubikёn Sovjete, sipas legjislacionit penal tё vitit 1977, “sjelljet kriminale kundër shtetit të parashikuara nga legjislacioni ynё penal ishin tё ndёshkueshme edhe kur ato drejtoheshin ndaj shteteve të tjera socialiste, lëvizjeve revolucionare të klasës punëtore, luftës së popujve për liri e pavarësi, përparim shoqëror apo socializëm”.
Pavarësisht se në nenin 2 të Kodit Penal të vitit 1952, si edhe në nenin 19 të kushtetutës të vitit 1946 të R.P.Sh. parashikohej se “Asnjeri nuk mund të dënohet për një vepër penale që nuk ishte parashikuar shprehimisht si faj prej ligjit”, ky parim i rëndësishëm pothuajse nuk u zbatua dhe në mjaft raste u shkelën rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Parimi i mos dënimit pa ligj, sanksionohej formalisht, sepse në Kodin Penal të viti 1952, në kapitullin e krimeve kundër shtetit ishte parashikuar një nen i veçantë, (neni 77) “Veprimtaria armiqsore para çlirimit”, që parashikonte një dënim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe kurdoherë me konfiskim të pasurisë për krime të kryera para çlirimit të vendit, apo për pjesmarrje në organizatat e tjera, jashtë Lëvizjes Nacional Çlirimtare.
Normat juridike penale kishin efekte prapavepruese. Pra, ligji konsideronte si sjellje kriminale edhe veprimet e kryera përpara hyrjes në fuqi të tij.
Përfundime: Nё kёto procese gjyqësore politike, nuk mund flitet pёr respektim tё parimeve të tilla si paanshmëria, pavarësia, solemniteti i seancës gjyqësore, procesi i rregullt gjyqësor, barazia e armëve në një proces penal etj.
2. Shkeljet e kryera në proceset penale politike të periudhës komuniste: Parimet, vlera ligjore e provave në process dhe cështja e lirive dhe të drejtave.
2.1.-PARIMET E GJYKIMIT TË DREJTË Parimet më të rëndësishme në një proces penal të drejtë janë:
⚖️ PARIMET E GJYKIMIT TË DREJTË
| Parimi Themelor | Garancia Juridike |
| 🛡️ E drejta për mbrojtje | Avokat i zgjedhur ose i caktuar, me rol real që nga faza e hetimit |
| ⚖️ Prezumimi i pafajësisë | Çdo person konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë |
| 👥 Gjykimi publik | Seancat zhvillohen në mënyrë transparente dhe të hapura për publikun |
| 🏛️ Gjykata e pavarur dhe e paanshme | Gjykata vendos vetëm mbi bazën e ligjit dhe provave, pa ndikim politik |
| 📄 Njohja me akuzën dhe provat | I pandehuri informohet për akuzat dhe ka kohë të mjaftueshme për mbrojtje |
| 🔄 E drejta për apelim | Vendimi mund të ankimohet në një gjykatë më të lartë |
| 📌 Dënimi i bazuar në prova | Fajësia provohet përmes provave të ligjshme dhe një procesi të drejtë |
Mesazhi kryesor
Këto parime përbëjnë themelin e procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës për një gjykim të drejtë sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Cilat parime u shkelën në proceset penale politike?
Parimi i prezumimit të pafajësisë
- Të pandehurit konsideroheshin fajtorë që në fillim, shpeshherë para hetimeve dhe gjyqit.
- Proceset ishin të ndikuara nga propaganda politike që i etiketonte si “armiq të popullit”, “agjentë”, apo “sabotatorë”.
E drejta për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm
- Gjyqet ishin të kontrolluara nga partia në pushtet.
- Vendimet e gjykatës shpesh ishin të paracaktuara nga instancat politike.
- Nuk ekzistonte pavarësia e gjyqësorit.
E drejta për mbrojtje dhe përfaqësim ligjor efektiv
- Avokatët shpesh ishin formalë, ishin të emëruar nga shteti dhe nuk kishin rol real
- Të pandehurit nuk kishin mundësi reale për të mbrojtur veten ose për të kundërshtuar akuzat e nuk mund të thërrisnin dëshmitarë.
Parimi i ligjshmërisë
- Shpeshherë dënimet jepeshin për akuza të paqarta ose të paqena, si “agjitacion dhe propagandë”, “diversion”, apo “sabotim”, që ishin të interpretuara në mënyrë arbitrare.
- Akuzat ishin ideologjike dhe jo konkrete
- Ligjet aplikoheshin në mënyrë retroaktive.
Parimi i mosdënimit pa prova të mjaftueshme
- Dënimet shpesh bazoheshin në dëshmi të fabrikuara, rrëfime të nxjerra nën torturë, apo thjesht në akuza të pabazuara.
- Nuk kishte proces verifikimi real të provave.
E drejta për të mos u torturuar ose trajtuar në mënyrë çnjerëzore
- Të arrestuarit shpesh torturoheshin fizikisht dhe psikologjikisht gjatë hetimeve për të rrëfyer faje që nuk i kishin kryer.
- Kushtet në paraburgim dhe në burgje ishin të rënda dhe degraduese.
E drejta për transparencë të procesit
- Shumë gjyqe zhvilloheshin me dyer të mbyllura.
- Në rastet kur bëheshin publike, ishin për të trembur popullsinë.
- Në sistemet juridike moderne, për të pasur vlefshmëri ligjore, prova duhet të përmbushë disa kërkesa bazë:
- Ligjshmëria: Provat e mbledhura duhet të jetë në përputhje me normat dhe procedurat ligjore të vendit, duke respektuar të drejtat e njeriut.
- Besueshmëria dhe autenticiteti: Prova duhet të jetë e besueshme, autentike dhe e verifikueshme në mënyrë të pavarur.
- Relevanca: Provat duhet të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me faktin apo çështjen që gjykohet.
- Kontestueshmëria: I akuzuari ka të drejtë të kundërshtojë provën, të kërkojë hetim të mëtejshëm dhe të paraqesë prova mbrojtëse.
- Pavarësia dhe paanshmëria e gjykatës: Gjykata duhet të jetë organ i pavarur që vlerëson lirshëm provat në bazë të fakteve dhe ligjit.
- Shkeljet kryesore lidhur me provat në proceset politike
Proceset politike në Shqipëri para vitit 1990 shkelën në mënyrë flagrante këto parime:
- Provat u mblodhën jashtë kornizës ligjore: Organet e Hetimit dhe Sigurimit përdornin metoda si tortura fizike, kërcënime ndaj familjarëve dhe izolim psikologjik për të marrë “rrëfime” të cilat nuk janë të ligjshme sipas ligjit penal.
- Përpjekje për manipulim dhe fabrikim të provave: Deklaratat e dëshmitarëve shpesh ishin të detyruara, përpiloheshin nga hetuesit dhe nuk pasqyronin realitetin.
- Mungesa e provave materiale të besueshme: Nuk ekzistonin prova konkrete që të vërtetonin akuzat, si dokumente autentike, dëshmi të pavarura apo materiale të tjera që do të mund të vlerësoheshin objektivisht.
- Përdorimi i torturës: Shumë “pranime faji” merreshin me torturë fizike dhe kërcënim për familjarët, pra janë të pavlefshme ligjërisht.
- Nuk ekzistonte e drejta për mbrojtje të efektshme: I akuzuari nuk mund të thërriste dëshmitarë, nuk kishte avokat të pavarur dhe nuk mund të kundërshtonte provat me argumente juridike.
- Gjykata nuk ishte organ i pavarur: Vendimet gjyqësore ishin të parapërgatitura, bazoheshin kryesisht në dëshmitë e marra nën presion, i referoheshin akuzave ideologjike, duke shkelur kështu parimin e gjykimit të drejtë.
- Pasojat ligjore dhe juridike të këtyre shkeljeve
- Pavlefshmëria e plotë e provave: Sipas standardeve ligjore ndërkombëtare, prova e marrë me dhunë ose nën presion është absolutisht e pavlefshme dhe nuk duhet të përdoret në gjykim.
- Shkelje e të drejtave të njeriut: Proceset politike përbëjnë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të pavarur, të drejtën për mbrojtje, dhe ndalimin e torturës.
- Mosrespektimi i parimit të prezumimit të pafajësisë: Në këto procese, të akuzuarit trajtoheshin si fajtorë para se të dëshmohej ndryshe, duke e injoruar këtë parim themelor të së drejtës penale.
- Përgjegjësia e organeve të drejtësisë: Për shkak të kontrollit politik, organet e drejtësisë u përdorën si instrumente të aparatit shtetëror për të realizuar përndjekje politike, duke humbur funksionin e tyre si garantues të drejtësisë.
- Standardet ndërkombëtare krahasim
- Tortura dhe trajtimi çnjerëzor:
Neni 3 i Konventës Kundër Torturës parashikon ndalimin e përdorimit të çdo provë të marrë nën torturë ose trajtim çnjerëzor.
Në proceset politike, deklaratat u morën nën torturë fizike dhe psikologjike, duke shkelur këtë normë absolute. - Mungesa e avokatit dhe e të drejtës për mbrojtje:
Neni 6 i KEDNJ-së kërkon që i akuzuari të ketë mbrojtje ligjore efektive që garanton të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Në proceset politike kjo nuk u respektua, duke dëmtuar rëndë legjitimitetin e provave. - Përfitimi nga prova e marrë në mënyrë të paligjshme:
Kodi Penal dhe i Procedurës Penale shqiptarë, si dhe Konventa Evropiane, ndalojnë shfrytëzimin e provave të marra jashtë ligjit (neni 170 i Kodit të Procedurës Penale) dhe ndëshkimin bazuar në prova të paligjshme Megjithatë, në proceset politike, organet e drejtësisë përdorën provat e tilla për të dënuar individët.
Proceset penale politike janë në kundërshtim të hapur me këto konventa, çka konfirmon pavlefshmërinë e tyre ligjore.
⚖️ VLERËSIMI I PROVAVE SIPAS STANDARDEVE AKTUALE
| Praktika në proceset politike | Vlerësimi sipas standardeve aktuale |
| Pranimi i fajit nën torturë ose presion | ❌ Absolutisht i pavlefshëm dhe i ndaluar me ligj |
| Dëshmi të marra pa mbrojtje ligjore efektive | ❌ Cenojnë të drejtën e mbrojtjes dhe mund të shpallen të pavlefshme |
| Akuza të pambështetura në prova materiale | ❌ Nuk mund të mbështesin një vendim fajësie |
| Proces gjyqësor pa mbrojtje reale | ❌ Shkelje e rëndë e procesit të rregullt ligjor |
| Hetim dhe gjykim nën ndikim politik | ❌ Në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimin e pavarësisë së gjyqësorit |
| Përdorimi i provave të marra jashtë ligjit | ❌ I papranueshëm sipas Kodit të Procedurës Penale |
| Mungesa e mundësisë për të kundërshtuar provat | ❌ Shkelje e parimit të barazisë së armëve |
| Vendim i bazuar në akuza ideologjike | ❌ Në kundërshtim me standardet e gjykimit të drejtë |
Përfundim
Në kushtet e legjislacionit aktual, një pjesë e konsiderueshme e provave të përdorura në proceset politike do të shpalleshin të pavlefshme dhe nuk do të mund të mbështesnin një vendim penal.
🛡️ TË DREJTAT DHE LIRITË E CENUARA SIPAS KEDNJ-së
| Vepra penale e periudhës komuniste | Të drejtat dhe liritë potencialisht të cenuara |
| Tradhtia ndaj Atdheut | ⚖️ E drejta për jetën • Gjykimi i drejtë • Liria personale • Parimi i legalitetit |
| Agjitacioni dhe Propaganda | 🗣️ Liria e shprehjes • Liria e mendimit • Liria e ndërgjegjes • Mosdiskriminimi |
| Diversioni | 📰 Liria e informacionit • Liria e shprehjes • E drejta e privatësisë |
| Sabotimi Ekonomik | ⚖️ Siguria juridike • Liria profesionale • Gjykimi i drejtë • Dinjiteti njerëzor |
| Arratisja jashtë shtetit | 🌍 Liria e lëvizjes • E drejta për azil • Ndalimi i ndëshkimit kolektiv |
| Organizatat kundërrevolucionare | 🤝 Liria e organizimit • Liria e asociimit • Pluralizmi politik |
| Agjentura e huaj / Spiunazhi (kur interpretohej politikisht) | ⚖️ Gjykimi i drejtë • Prezumimi i pafajësisë • Mbrojtja efektive |
Konkluzion
Shumë prej figurave penale të periudhës komuniste nuk prekën vetëm sigurinë e shtetit, por edhe ushtrimin e lirive dhe të drejtave themelore, të cilat sot mbrohen nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
3- Përmbledhje – Krimet kundër Shtetit sipas Kodit Penal 1952, 1977 Pjesa e Posacme dhe sipas Kreu V Kodi penal 2017.
Përmbledhje tabelare
| Vepra Penale (sipas kodit 1952) neni përkatës | Vepra Penale (sipas kodit 1977) | Vepra Penale (sipas kodit 2017) |
| Tradhtia ndaj atdheut neni 64- cdo vepër që kryhet kundër pavarësisë së Republikës, sigurimit të jashtëm, fuqisë ushtarake si: spiunazh;kryerja e detyrave të tjera të agjenturës së huaj; dorëzimi me dashje i sekretit ushtarak ose sekreti shtetëror;ndihma active shtetve të huaja që ndodhen në gjendje lufte me Rep. Shqipëris;kalimi në anën e armikut;arratisja jashtë shtetit;refuzimi i zyrtarit për tu kthyer në atdhe Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie. | Tradhtia ndaj atdheut neni 47- çdo vepër e kryer për të përmbysur shtetin e diktaturës së proletariatit, si dhe çdo vepër të drejtuar kundër pavarësisë kombëtare, fuqisë mbrojtëse dhe sigurimit të jashtëm të RPSSH si a) organizimi ose pjesëmarrja në kryengritje të armatosur për të përmbysur shtetin socialist dhe Partinë e Punës si forcë e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë; b) ushtrimi në emër të RPSSH, i sovranitetit të popullit dhe i çdo atributi të tij në kundërshtim me Kushtetutën; c) Nënshkrimi ose pranimi në emër të RPSSH i kapitullumit ose i pushtimit të vendit; ç) veprimtaria që synon në tjetërsimin e territorit të RPSSH ose prekjen e kufijve të saj; d) pranimi për vendosjen e bazave dhe të forcave ushtarake të huaja brenda territorit të RPSS; dh) krijimi i shoqërive dhe i institucioneve të tjera ekonomike e financiare të huaja ose të përbashkëta me monopolet dhe me shtetet kapitaliste, borgjeze e revizioniste, si edhe marrja e kredive prej tyre; e) shkelja e betimit ushtarak, si organizimi ose pjesëmarrja në një komplot ose puç ushtarak, dorëzimi i forcave ushtarake dhe i mjeteve të luftimit armikut, shkatërrimi ose vënia e tyre jashtë përdorimit për ta ndihmuar atë; ë) bashkëpunimi me armikun në kohë lufte në zonat e pushtuara përkohësisht prej tij; f) vënia në shërbim të shteteve të huaja për veprimtari armiqësore kundër RPSSH; g) spiunazhi, kryerja e porosive të tjera të agjenturës së huaj, si edhe dorëzimi shteteve të huaja i sekretit ushtarak ose i ndonjë sekreti tjetër; gj) arratisja jashtë shtetit, si edhe refuzimi për t’u kthyer në Atdhe i personit që është dërguar me shërbim ose është lejuar përkohësisht të shkojë jashtë shtetit. Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje | |
| Spiunazhi neni 65 Dorëzimi, vjedhja, ose mbledhja me qëllim dorëzimin e informatave ushtarake, politike, ekonomike ose të tjera që përbëjnë secret shtetëror, shteteve të huaja ose agjenturave të tyre. Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie. | Spiunazhi neni 48 Mbledhja, vjedhja, ruajtja me qëllim dorëzimi ose dorëzimi i informatave politike, ushtarake dhe ekonomike shteteve të huaja ose agjentëve të tyre, e kryer nga shtetas të huaj ose persona pa shtetësi. Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje. | Dhënia e informatave secrete neni 213 (Spiunazhi) Dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër një fuqie të huaj për të cenuar pavarësinë e vendit. Dënimi me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Sigurimi i informatave Neni 214 Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit Dënimi burgim tre gjer në dhjetë vjet |
| Provokimi i luftës ose i prerjes së marrëdhënieve diplomatike me RPSSh neni 66 Përgatitja ose përdorimi i dokumenteve false, tregimi i informatave të rreme ose veprime të tjera të këtij lloji për të provokuar luftë ose prerje të marrëdhënieve diplomatike me RPSSH Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie. | Provokimi i luftës ose i prerjes së marrëdhënieve diplomatike me RPSSh neni 49 Përgatitja ose përdorimi i dokumenteve false, tregimi i informatave të rreme ose veprime të tjera të këtij lloji për të provokuar luftë ose prerje të marrëdhënieve diplomatike me RPSSH Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje. | |
| Veprat terroriste neni 67+68 Vepra terroriste kundër përfaqësuesve të pushtetit popullor ose aktivistëve të organizatave shoqërore ose kundër personave të tjerë për shkak të veprimtarisë së tyre shtetërore ose shoqërore. kundër përfaqësueve të shteteve të huaja – 68 Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie. | Veprat terroriste neni 50 Vepra terroriste kundër përfaqësuesve të shtetit dhe të Partisë ose kundër personave të tjerë për shkak të veprimtarisë së tyre shtetërore ose shoqërore: dhe kundër përfaqësueve të shteteve të huaja, Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje | Vepra me qëllime terroriste 230 Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizat ndërkombëtare përfshijnë: a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë; b) rrëmbimin e avionëve, të anijeve, të mjeteve të tjera të transportit apo të platformave fikse ose ushtrimin e paligjshëm të kontrollit mbi to, me dhunë ose nëpërmjet kanosjes për përdorimin e dhunës apo me anë të çdo forme tjetër kanosjeje; c) kryerjen e akteve të dhunës kundër një personi në bordin e një avioni në fluturim, në bordin e një anijeje ose në bordin e një platforme fikse, kur këto akte mund të rrezikojnë sigurinë e avionit, të mjetit të lundrimit ose të platformës fikse; ç) shkatërrimin e një avioni në funksionim, të një anijeje apo të një platforme fikse ose shkaktimin e dëmeve të tilla avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse, që e bëjnë të pamundur ose rrezikojnë a mund të rrezikojnë sigurinë e fluturimit, të lundrimit ose të platformës fikse; d) vendosjen, me çdo mjet, në një avion në shërbim, në një anije ose në një platformë fikse, të një pajisjeje a substance që mund të shkatërrojë avionin, anijen a platformën fikse ose që mund t’i shkaktojë dëme avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse dhe që rrezikon a mund të rrezikojë sigurinë e fluturimit, lundrimit të anijes ose të platformës fikse; dh) shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve të fluturimit apo të pajisjeve të lundrimit detar ose ndërhyrjen në funksionimin e tyre, kur nga një akt i tillë mund të rrezikohet siguria e avionit apo e anijes; e) përhapjen e informacioneve që dihet se janë të pavërteta, duke rrezikuar sigurinë e një avioni në fluturim apo të anijes në lundrim; ë) vrasjen ose rrëmbimin e një personi të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi, ose çdo sulm tjetër ndaj tij ose lirisë së tij; f) sulmin e dhunshëm ndaj zyrës, banesës private ose mjetit të transportit të personit të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi, kur prej këtij sulmi rrezikohet personi ose liria e tij; g) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit dhe kanosjen për të vrarë, për të plagosur ose për të vazhduar mbajtjen e tij peng; gj) marrjen në dorëzim, posedimin, përdorimin, transferimin,tjetërsimin, disponimin ose përhapjen e materialit bërthamor, me dashje dhe pa qenë i autorizuar ligjërisht, kur i shkaktohet ose mund t’i shkaktohet vdekja ose dëmtime të rënda çdo personi ose dëmtohet rëndë prona; h) vjedhjen, përvetësimin ose përfitimin nëpërmjet mashtrimit të materialeve bërthamore; i) kërkimin e materialeve bërthamore, duke përdorur shtrëngimin, dhunën ose çdo formë tjetër kanosjeje; j) prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin apo tregtimin e lëndëve plasëse, të armëve të zjarrit, biologjike, kimike apo bërthamore, si dhe kërkimin shkencor për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë; k) kryerjen e akteve të dhunës, duke përdorur çdo pajisje, substance ose armë, kundër një personi në një aeroport të aviacionit civil ndërkombëtar, kur këto akte shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëmtime të rënda ose vdekjen e personave; l) shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të mjediseve apo të pajisjeve në një aeroport të aviacionit civil ndërkombëtar ose në një avion të vendosur në këtë aeroport që nuk është në fluturim ose ndërprerjen e shërbimeve të aeroportit, duke përdorur çdo pajisje ose armë, kur nga ky akt rrezikohet a mund të rrezikohet siguria e aeroportit; ll) përhapjen, vendosjen, shkarkimin ose shpërthimin e lëndëve plasëse ose të pajisjeve të tjera vdekjeprurëse, në mjedise publike, në zyrat e një shteti ose qeverie, sistemin e transportit publik ose në infrastrukturën publike, si dhe shpërndarjen në mjedis të substancave të rrezikshme, shkaktimin e zjarreve, të përmbytjeve, shpërthimeve, me qëllim shkaktimin e vdekjes ose dëmtimeve të rënda trupore ose me qëllim shkaktimin e shkatërrimeve masive të vendeve, mjediseve ose sistemeve të lartpërmendura, kur ky shkatërrim sjell a mund të sjellë humbje të mëdha ekonomike; m) shkatërrimin e rëndë dhe në përmasa të mëdha të pronës publike, të infrastrukturës publike, të sistemit të transportit, të sistemit të informacionit e të pronës private, duke rrezikuar jetën e personave; n) shkaktimin e ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji elektrike ose çdo burim tjetër të rëndësishëm; apo çdo vepër tjetër që synon të shkaktojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të civilëve ose të çdo personi tjetër që nuk merr pjesë active në veprimet luftarake në një situatë konflikti të armatosur, e kryer për qëllimet e përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni. Dënimi burgim jo më pak se 15- vjet ose me burgim të përjetshëm. |
| Organizimi ose pjesëmarrja në bandat e armatosura neni 69 Organizimi ose pjesëmarrja në banda të armatosura, që hyjnë në RPSh nga jashtë ose që formohen në tokën e RPSH për të minuar pushtetitn popullor me anë sulmi kundër institutive shtetërore dhe shoqërore ose kundër përfaqësuesve të pushtetit popullor, punonjësve shoqëror ë ose kundër qytetarëve të tjerë, ose më anë shkattërimi ose dëmtimi të ndërmarrjeve, ndërtimeve dhe pasurisë shtetërore shoqërore/qytetare. Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie. | Organizimi i bandave të armatosura ose pjesëmarrja në to, neni 51 Organizimi i bandave të armatosura ose pjesëmarrja në këto banda, që hyjnë në RPSSH nga jashtë ose që formohen brenda vendit për të kryer krime kundër shtetit Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje | |
| Diversioni neni 70 Shkatërrimi ose dëmtimi me anë plasjeje, zjarri ose me mënyra të tjera të fabrikave, uzinave, centralve elektrike, minierave, rrugëve të komunikacionit, mjeteve të ndërlidhjes, depove shtetërore ose shoqërore, maqinave ose të një tjetër pasurie shtetërore ose shoqërore, helmatimet në masë, përhapja e sëmundjeve epidemike, ose epizootike për të dobësuar pushtetin popullor Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie | Diversioni neni 52 Shkatërrimi ose dëmtimi me anë plasjeje, zjarri ose me mënyra të tjera i pasurisë socialiste, helmatimet, përhapja e sëmundjeve epidemike, epizotike për të dobësuar ose minuar pushtetin popullor Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje | |
| Sabotimi neni 71 Veprimi ose mosveprimi që synon minimin e industrisë, ekonomisë bujqësore, transportit, tregtisë, kooperativat, sistemit monetar dhe të kreditit ose degëve të tjera të ekonomisë popullore dhe të veprtimtarisë shtetërore për të dobësuar pushtetin popullor. Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie | Sabotimi neni 53 Veprimi ose mosveprimi për të dobësuar ose minuar veprimtarinë shtetërore dhe të partisë së Punës të Shqipërisë, ekonominë socialiste, organizimin dhe drejtimin shtetëror e shoqëror Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje | |
| Nuk parashikohet si vepër penale | Gjenocidi neni 54 Veprat e kryera me qëllim për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik dhe racial, si: a) vrasja e anëtarëve të grupit; b) dëmtimi i rëndë trupor ose mendor i anëtarëve të grupit; c) vënia me qëllim e grupit të plotë ose të pjesshëm; ç) masat që kanë për qëllim të ndalojnë lindjet në gjirin e grupit dhe d) transferimi me forcë i fëmijëve të grupit një grupi tjetër. Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje | |
| Agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit pop. Neni 72 -Agjitacioni e propaganda që përmbajnë thirje për të minuar ose dobësuar pushtetin popullor si edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e shkrimeve me përmbajtje të tillë Dënimi burgimtre gjer në dhjetë vjet dhe me ose pa konfiskim pasurie – Kur janë kryer në kohë lufte ose kanë shkaktuar pasoja të rënda Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie | Agjitacioni e propaganda kundër shtetit neni 55 -Agjitacioni e propaganda fashiste, antidemokratike, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e literaturës me përmbajtje të tillë për të dobësuar ose minuar shtetin e diktaturës së proletariatit Dënimi heqje të lirisë tre gjer në dhjetë vjet -Kur janë kryer në kohë lufte ose kanë shkaktuar pasoja veçanërisht të rënda Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje | |
| Nxitja e urrejtjes ose grindjeve midis kombësive racave ose feve– 73 Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve racioale nacionale ose fetare në popull si edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë Dënimi burgimtre gjer në dhjetë vjet – Kur janë kryer në kohë lufte ose kanë shkaktuar pasoja të rënda Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie | Nxitja e urrejtjes ose grindjeve midis kombësive e racave neni 56 Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve racioale ose nacionale, si edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë Dënimi heqje të lirisë tre gjer në dhjetë vjet | |
| Propaganda e luftës neni 74 Propaganda e luftës në cdo formë që të bëhet Dënimi me burgim gjer në njëzet vjet me ose pa konfiskim pasurie | Shfuqizuar | |
| Pjesmarrja në një organizatë kundër pushtetit popullor – 75 Pjesmarrja në një organizat kriminale e cila ka për qëllim kryerjen e krimeve kundër shtetit parashikuar nga neni 64 deri 74 dhe 83 të këtij kodi Dënimi si krim i kryer në bazë të nenit që parashikon krimin | Krijimi i një organizate kundër-revoluc ose pjesëmarrja në të – 57 Krijimi i një organizate me karakter fashist, antidemokratik dhe antisocialist ose pjesëmarrja në të për të kryer krime kundër shtetit Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje | |
| Përhapja e sekretit shtetëror – 76 Përhapja e informatave që përbëjnë secret shtetëror nga persona të cilëve u janë besuar këto informata ose që për shkak të pozitës së tyre zyrtare kanë mundur ti marrin këto informata kur kjo vepër nuk formon krimin e tradhtisë ndaj atdheut ose të spiunazhit Dënimi burgimtre gjer në dhjetë vjet Quhen secrete shtetërore informata e treguara në një listë të vecantë të aprovuara nga qeveria dhe të shpallura botërisht | Shfuqizuar | |
| Neni 77 Përhapja nga ushtarakët efektive e informatave me karakter ushtarak të cilat përbëjnë secret shtetëror kur kjo vepër nuk formon krimin e tradhtisë ndaj atdheut ose të spiunazhit Dënimi burgimpesë gjer në njëzet vjet me ose pa konfiskim pasurie | Shfuqizuar | |
| Neni 78 Përhapja nga persona privatë e informatave që përbëjnë secret shtetëror kur kjo vepër nuk formon krimin e tradhtisë ndaj atdheut ose të spiunazhit Dënimi burgimgjer në tetë vjet | Shfuqizuar | |
| Neni 79 Humbja nga persona zyrtarë e dokumenteve, botimeve ose materialeve të tjera që përmbajnë informata të cilat përbëjnë secret shtetëror kur kjo vepër nuk formon një krim tjetër më të rëndë Dënimi burgimgjer në pesë vjet Kur janë shkaktuar pasoja të rënda Dënimi burgimtre gjer në dhjetë vjet | Shfuqizuar | |
| Neni 80 Humbja nga ushtarakët efektive e dokumenteve, që përmbajnë informata të cilat përbëjnë secret shtetëror kur kjo vepër nuk formon një krim tjetër më të rëndë Dënimi burgimtregjer në dhjetë vjet Kur janë shkaktuar pasoja të rënda Dënimi burgimpesë gjer në dhjetë vjet | Shfuqizuar | |
| Shpallja e shpikjeve secrete jashtë shtetit- Neni 81 Shpallja ose dhënia jashtë shtetit e shpikjeve zbulimeve dhe perfeksionimeve teknike që përbëjnë secret shtetëror, të cilat janë bërë në shqipëri ose jashtë shtetit nga qytetarë shqiptarë të dërguar atje me shërbim kur këto vepra nuk formojnë krimin e tradhtisë ndaj atdheut ose të spiunazhit Dënimi burgimpesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet | Shfuqizuar | |
| Veprimtaria armiqësore para Çlirimit neni 82 Veprimtaria aktive ose lufta active kundër klasës puntore ose lëvizjes revolucionare, e zhvilluar gjatë ose para okupacionit nazifashist nga persona të ndodhur në vende me përgjegjësi në shtet ose në shërbime të fshehta ose në organizata tradhtare Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie Kur nuk ka rethana lehtësonjëse Dënimi burgimtregjer në dhjetë vjet | Veprimtaria armiqësore para Çlirimit neni 58 Veprimtaria aktive kundër lëvizjes revolucionare, e zhvilluar gjatë ose para pushtimit nazifashist nga persona të ndodhur në vende me përgjegjësi në shtet ose nga persona të ndodhur me shërbime të fshehta ose në organizata tradhtare Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje | |
| Nuk parashikohet vepra | Përkrahja pas kryerjes së krimit 59 Fshehja e personit që kryen një krim kundër shtetit, fshehja e gjurmëve ose e sendeve të rrjedhura nga ky krim Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se pesë vjet dhe në rrethana veçanërisht të rënda me vdekje. | |
| Neni 83 Për solidarësi ndërkombëtare të interesave të të gjithë punonjësve, krimet kundër shtetit dënohen edhe kur drejtohen kundër BRSS dhe të cdo shteti demokratik popullor. | Veprimtaria kundër lëvizjes revolucionare të klasës punëtore 60 Në bazë të parimit të internacionalizmit proletar, krimet kundër shtetit, të parashikuara nga legjislacioni penal i RPSSh, edhe kur drejtohen kundër shteteve të tjera socialiste, lëvizjes revolucioanre të klasës punëtore, luftës së popujve për liri e pavarësi, përaprim shoqëror e socializëm, dënohen si krime të kryera kundër RPSSh. |
Ndryshimet e Veprës penale Spiunazhi sipas tre kodeve penale.
Kodi 1952 Kodi 1977 Kodi 2017
| Spiunazhi neni 65 Dorëzimi, vjedhja, ose mbledhja me qëllim dorëzimin e informatave ushtarake, politike, ekonomike ose të tjera që përbëjnë secret shtetëror, shteteve të huaja ose agjenturave të tyre. Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie. | Spiunazhi neni 48 Mbledhja, vjedhja, ruajtja me qëllim dorëzimi ose dorëzimi i informatave politike, ushtarake dhe ekonomike shteteve të huaja ose agjentëve të tyre, e kryer nga shtetas të huaj ose persona pa shtetësi. Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje. | Dhënia e informatave secrete neni 213 (Spiunazhi) Dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër një fuqie të huaj për të cënuar pavarësinë e vendit. Dënimi me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Sigurimi i informatave Neni 214 Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cënuar pavarësinë e vendit Dënimi burgim tre gjer në dhjetë vjet |
Ndryshimet e Veprës penale Terrorizmi/Veprat terroriste sipas tre kodeve penale.
| Veprat terroriste neni 67+68 Vepra terroriste kundër përfaqësuesve të pushtetit popullor ose aktivistëve të organizatave shoqërore ose kundër personave të tjerë për shkak të veprimtarisë së tyre shtetërore ose shoqërore. kundër përfaqësueve të shteteve të huaja – 68 Dënimi me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe me konfiskim pasurie. | Veprat terroriste neni 50 Vepra terroriste kundër përfaqësuesve të shtetit dhe të Partisë ose kundër personave të tjerë për shkak të veprimtarisë së tyre shtetërore ose shoqërore: dhe kundër përfaqësueve të shteteve të huaja, Dënimi me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje | Vepra me qëllime terroriste 230 Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizat ndërkombëtare përfshijnë: a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë; b) rrëmbimin e avionëve, të anijeve, të mjeteve të tjera të transportit apo të platformave fikse ose ushtrimin e paligjshëm të kontrollit mbi to, me dhunë ose nëpërmjet kanosjes për përdorimin e dhunës apo me anë të çdo forme tjetër kanosjeje; c) kryerjen e akteve të dhunës kundër një personi në bordin e një avioni në fluturim, në bordin e një anijeje ose në bordin e një platforme fikse, kur këto akte mund të rrezikojnë sigurinë e avionit, të mjetit të lundrimit ose të platformës fikse; ç) shkatërrimin e një avioni në funksionim, të një anijeje apo të një platforme fikse ose shkaktimin e dëmeve të tilla avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse, që e bëjnë të pamundur ose rrezikojnë a mund të rrezikojnë sigurinë e fluturimit, të lundrimit ose të platformës fikse; d) vendosjen, me çdo mjet, në një avion në shërbim, në një anije ose në një platformë fikse, të një pajisjeje a substance që mund të shkatërrojë avionin, anijen a platformën fikse ose që mund t’i shkaktojë dëme avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse dhe që rrezikon a mund të rrezikojë sigurinë e fluturimit, lundrimit të anijes ose të platformës fikse; dh) shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve të fluturimit apo të pajisjeve të lundrimit detar ose ndërhyrjen në funksionimin e tyre, kur nga një akt i tillë mund të rrezikohet siguria e avionit apo e anijes; e) përhapjen e informacioneve që dihet se janë të pavërteta, duke rrezikuar sigurinë e një avioni në fluturim apo të anijes në lundrim; ë) vrasjen ose rrëmbimin e një personi të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi, ose çdo sulm tjetër ndaj tij ose lirisë së tij; f) sulmin e dhunshëm ndaj zyrës, banesës private ose mjetit të transportit të personit të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi, kur prej këtij sulmi rrezikohet personi ose liria e tij; g) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit dhe kanosjen për të vrarë, për të plagosur ose për të vazhduar mbajtjen e tij peng; gj) marrjen në dorëzim, posedimin, përdorimin, transferimi, tjetërsimin, disponimin ose përhapjen e materialit bërthamor, me dashje dhe pa qenë i autorizuar ligjërisht, kur i shkaktohet ose mund t’i shkaktohet vdekja ose dëmtime të rënda çdo personi ose dëmtohet rëndë prona; h) vjedhjen, përvetësimin ose përfitimin nëpërmjet mashtrimit të materialeve bërthamore; i) kërkimin e materialeve bërthamore, duke përdorur shtrëngimin, dhunën ose çdo formë tjetër kanosjeje; j) prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin apo tregtimin e lëndëve plasëse, të armëve të zjarrit, biologjike, kimike apo bërthamore, si dhe kërkimin shkencor për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë; k) kryerjen e akteve të dhunës, duke përdorur çdo pajisje, substance ose armë, kundër një personi në një aeroport të aviacionit civil ndërkombëtar, kur këto akte shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëmtime të rënda ose vdekjen e personave; l) shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të mjediseve apo të pajisjeve në një aeroport të aviacionit civil ndërkombëtar ose në një avion të vendosur në këtë aeroport që nuk është në fluturim ose ndërprerjen e shërbimeve të aeroportit, duke përdorur çdo pajisje ose armë, kur nga ky akt rrezikohet a mund të rrezikohet siguria e aeroportit; ll) përhapjen, vendosjen, shkarkimin ose shpërthimin e lëndëve plasëse ose të pajisjeve të tjera vdekjeprurëse, në mjedise publike, në zyrat e një shteti ose qeverie, sistemin e transportit publik ose në infrastrukturën publike, si dhe shpërndarjen në mjedis të substancave të rrezikshme, shkaktimin e zjarreve, të përmbytjeve, shpërthimeve, me qëllim shkaktimin e vdekjes ose dëmtimeve të rënda trupore ose me qëllim shkaktimin e shkatërrimeve masive të vendeve, mjediseve ose sistemeve të lartpërmendura, kur ky shkatërrim sjell a mund të sjellë humbje të mëdha ekonomike; m) shkatërrimin e rëndë dhe në përmasa të mëdha të pronës publike, të infrastrukturës publike, të sistemit të transportit, të sistemit të informacionit e të pronës private, duke rrezikuar jetën e personave; n) shkaktimin e ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji elektrike ose çdo burim tjetër të rëndësishëm; apo çdo vepër tjetër që synon të shkaktojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të civilëve ose të çdo personi tjetër që nuk merr pjesë active në veprimet luftarake në një situatë konflikti të armatosur, e kryer për qëllimet e përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni. Dënimi burgim jo më pak se 15- vjet ose me burgim të përjetshëm. |
Sipas Kodit penal 2017 Vepra penale politike quhen ato të cilat kryhen kundër pavarësisë dhe integritetit të shtetit, kundër rendit kushtetues ose për motive të tjera politike, të cilat parashikohen në kreun V, të Kodit Penal. Objekti mbrojtës i kreut V, mbrohen elementë të domosdoshëm të nocionit të shtetit si “integriteti territorial”, “pavarësia dhe pozicioni i shtetit në arenën ndërkombëtare”, “rendi kushtetues”, “rendi dhe siguria publike”.
Kreu V
KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE RENDIT KUSHTETUES – ka dy seksione
- kundër pavarësisë dhe integritetit nenet 208 deri 218. Këto vepra lidhen me spiunim, bashkëpunim me forcë të huaj, organizim të armatosur për të minuar sovranitetin, veprime të tjera të ngjashme konkretisht:
Dorëzimi i territorit -208
Dorëzimi i forcave të armatosura- 209
Marrëveshja për dorëzim territori- 210
Provokimi i luftës-211
Marrëveshja për ndërhyrje të armatosur-212
Dhënia e informatave secrete-213- Spiunazhi
Sigurimi i informative-214- Spiunazhi
Dëmtimi i objekteve mbrojtëse- 215
Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake-216
Marrja e shpërblimeve-217
Vënia në shërbim të shteteve të huaja-218
- kundër rendit kushtetues 219-225 veprat penale përfshijnë përpjekje për përmbysjen e rendit kushtetues, grusht shteti, dhe organizime institucionale jashtë kornizës kushtetuese.
Atentati-219
Komploti -220
Kryengritja -221
Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës- 222
Thirrjet publike për veprime të dhunshme-223
Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese-224
Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese-225
Ndërsa Kreu VII VEPRA ME QËLLIME TERRORISTE nenet 230 – 234/b që përfshin:
Vepra me qëllime terroriste neni -230
Financimi i terrorizmit neni -230/a
Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin- 230/b
Dhënia e informacioneve nga persona që ushtrojnë funksione publike ose në ushtrim të detyrës a profesionit- 2320/c
Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur- 230/ç
Grumbullimi i fondeve për financimin e terrorizmit- 230/d
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të
financimit të terrorizmit -231
Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste -232
Nxitja, thirrja publike e propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste-232a
Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste-232/b
Krijimi i turmave të armatosura-233
Prodhimi i armëve luftarake-234
Organizata terroriste-234/a
Banda e armatosur-234/b
Edhe pse nuk është i përfshirë formalisht në të njëjtin kapitull me krimet kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues në Kodin Penal, TERRORIZMI është një krim që në thelb e cënon rendin kushtetues, qëllimi i kryerjes dhe pasojat e tij lidhen ngushtë me rendin kushtetues. Në analizë juridike kjo vepër ka karakter politik, shoqëror dhe institucional, dhe synon përmbysjen e rendit aktual, prandaj lidhet fort me krimet kundër rendit kushtetues.
Terrorizmi ka për synim:
1.Godet institucionet e shtetit
- Dëmtojë apo paralizojë institucionet shtetërore (parlamentin, qeverinë, drejtësinë);
- Pengojë funksionimin normal të organeve të rendit apo të drejtësisë.
2. Nxit destabilitet politik dhe social
- Krijon kaos, frikë dhe mosbesim te shteti.
- Ndihmon në rrënimin e autoritetit shtetëror, që është thelbësor për rendin kushtetues.
3. Synon ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues
- Terroristët, sidomos ata të organizuar, shpesh kanë qëllim për të përmbysur rendin aktual politik/juridik dhe për të imponuar një ideologji tjetër (p.sh. fetare, ekstremiste, separatiste, etj).
- Përgjithësisht veprat me qëllime terroriste konsiderohen si krime politike, sepse:
- Ndërlidhen me interesa politike dhe pushtetin shtetëror.
- Synojnë ndryshimin ose mbrojtjen e regjimit politik ose sigurinë e shtetit.
- Janë të trajtuara në mënyrë të veçantë nga ligjet penale, shpesh me masa më të rrepta.
- Çfarë ndikimi kanë pasur ndryshimet e bëra në kodin aktual?
- Veprat kundër rendit kushtetues dhe pavarësisë janë trajtuar me më shumë seriozitet në Kodin Penal të përditësuar, pasi kufizojnë ose heqin mundësinë e përdorimit të gjykimit të shkurtuar për veprat më të rënda, përfshirë ato që kanë dënim të përjetshëm ose afat të gjatë. Kjo do të ndikojë edhe në veprat që cenojnë pavarësinë/rendin kushtetuesduke pamundur përdorimin e disa procedurave lehtësuese për krimet më të rënda.
- Veprat kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues sipas nenëve 208‑225 janë përfshirë në kategorinë jo të amnistueshme pra aq seriaoze sa për të mos përfituar amnisti.
- këto ndryshime ndikojnë në parimet e përgjegjësisë dhe ndëshkimit pasi me ndalimin e gjykimit të shkurtuar për veprat më të rënda, individët nuk mund të përfitojnë nga procedura që zvogëlon kohën ose kompleksitetin e procesit gjyqësor kur akuzohen për krime shumë serioze (p.sh. grusht shteti, tradhti, etj).
- Kufizim i mundësisë së lirimit me kusht për ata që kryejnë veprat që parashikojnë burgim të përjetshëm
4. Përkufizime që lidhen me nenin 28 të ligjit nr. 45/2015 i ndryshuar në zbatim dhe sipas dispozitave të kodit penal 2017
Spiunazhi
Dhënia, dhe sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj për të cënuar pavarësinë e vendit.
Sipas Revistës Ushtarake të Akademia e Forcave të Armatosura- Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak revistë teoriko-shkencore mars 2024, “Doktrinat kryesore që NATO 4 (AJP 2) NATO doctrine for intelligence, counterintelligence and security). publikon dhe që normojnë punën e shërbimeve inteligjente të aleancës e përcaktojnë spiunazhin si “veprimtari që kryhet nga një shtet, fuqi armike, agjenci e zbulimit të tij, në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme, duke përdorur dhunë, shtrëngim, blerje ose rekrutim të personave që e posedojnë; që synon të shtien në dorë informacion të klasifikuar “sekret shtetëror””. Pikërisht, kundërshtimin e spiunazhit të huaj e ka detyrë kundërzbulimi ose kundërspiunazhi, të cilat shumë herë janë e njëjta gjë.
Terrorizmi
Përhapja e panikutnë popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose tëhuaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për tëshkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësorepolitike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare sipas përcaktimeve konkrete të kodit penal.
Kundërspiunazhi
Nuk parashikohet si vepër penale në kode penale pasi lidhet me veprimtarinë institucionale që kryen institucioni i ngarkuar nga ligji, konkretisht SHISH në zbatim të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar” (Ndryshuar me ligjin nr.8479, datë 29.4.1999 dhe me ligjin nr.9400, datë 12.5.2005).
Kundërshtimin e spiunazhit të huaj e ka detyrë kundërzbulimi ose kundërspiunazhi Kundërzbulim ose kundërspiunazh janë masat që ndërmerren për të zbuluar spiunët e armikut ose sulmet fizike kundër vendit apo vendeve dhe shërbimeve mike, për të parandaluar dëmin, rrjedhjen e informacionit, dhe aty ku është mundësia për të kthyer veprimtarinë e kundërshtarit në dobi të shërbimit që përballet me të.
Kundërzbulimi (i njohur shpesh si kundërspiunazhi*7) *7. “Kundërspiunazhi bashkë me kundërsabotazhin, kundërsubversionin dhe kundërterrorizmin janë disiplinat përbërëse të kundërzbulimit.
Dezertorët Anatoliy Golitsyn dhe Yuri Nosenko (*10), si dhe mbështetësit e tyre në CIA, hodhën dritë për penetrimet ruse brenda institucioneve të sigurisë amerikane dhe jo FBI si organi më i lartë i kundërzbulimit amerikan. *10 Oficerë të KGB-së ruse të cilët dezertuan në maj 1964 te CIA dhe MI6.
Përfundime
Analiza e legjislacionit penal të periudhës 1944–1991 tregon se koncepti i “krimeve kundër shtetit” ka pësuar ndryshime thelbësore në raport me kuptimin që ai ka në një shtet demokratik dhe në standardet bashkëkohore të së drejtës penale. Ndërsa në legjislacionin e kohës mbrojtja e shtetit identifikohej ngushtë me mbrojtjen e rendit politik dhe ideologjik socialist, legjislacioni aktual e lidh këtë mbrojtje me ruajtjen e pavarësisë, integritetit territorial, rendit kushtetues dhe sigurisë publike.
Studimi i dispozitave penale, i praktikës gjyqësore dhe i mënyrës së administrimit të provave evidenton se një pjesë e proceseve penale politike nuk përmbushnin standardet e gjykimit të drejtë të njohura sot nga e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare. Parime themelore si prezumimi i pafajësisë, e drejta për mbrojtje efektive, pavarësia e gjykatës, ndalimi i torturës dhe vlerësimi i lirë i provave rezultojnë të jenë cenuar në mënyrë të përsëritur.
Krahasimi me legjislacionin aktual nxjerr në pah transformimin e konceptit të sigurisë së shtetit dhe të rolit të drejtësisë penale në një shoqëri demokratike. Ky ndryshim pasqyron kalimin nga një sistem ku ligji përdorej kryesisht për mbrojtjen e rendit politik ekzistues, drejt një sistemi ku ligji synon të garantojë njëkohësisht sigurinë e shtetit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individit.
Në këtë kuptim, studimi i krimeve kundër shtetit gjatë periudhës komuniste nuk paraqet vetëm interes historik dhe juridik, por shërben edhe si një mundësi për të kuptuar marrëdhënien midis ligjit, pushtetit dhe të drejtave të njeriut, si dhe rëndësinë e ruajtjes së garancive kushtetuese dhe të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në një shtet demokratik.
Tiranë, shtator 2025