10-vjetori i AIDSSH dhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Aktivitet institucional me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Autoritetit dhe Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Programi do të përfshijë prezantimin e dokumentarit institucional “10 vite AIDSSH – Nga sekreti në transparencë”, ekspozimin e arritjeve të institucionit gjatë një dekade, reflektim mbi të drejtën për të vërtetën dhe kujtesën historike, si dhe vlerësimin e kontributit të Autoritetit në deklasifikimin e dokumenteve, kërkimin shkencor, identifikimin e personave të zhdukur, edukimin qytetar dhe forcimin e kulturës demokratike në Shqipëri.