Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion i pavarur, financohet nga buxheti i shtetit, është krijuar dhe zhvillon aktivtetin e tij në bazë të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.
Struktura, organika dhe klasfikimi i pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr.95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar me Vendimet e Kuvendit, Nr. 26/2022, Nr. 19/2023 dhe Nr. 113/2023
Procedurat e rekrutimit, punësimit për plotësimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) bazohen në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse për pozicionet që janë parashikuar të mbulohen nga nëpunës civil, “Kodi i Punës” dhe akteve nënligjore përkatëse
për pozicionet e tjera. Plani i rekrutimeve të AIDSSH për vitin 2026 në të cilin janë përfshirë edhe pozicionet e mbetura vakante nga vitet e mëparshme, për arsye të mungesës së kandidatëve apo të largimit të punonjësve ekzistues, nëpërmjet dorëheqjes, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë eshte këtu:
“Njoftim mbi rezultatet e fazës së dytë të procedurës së lëvizjes paralele në shërbimin civil për pozicionin: “Drejtor, Drejtoria e Informacionit”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
“Njoftim mbi shpalljen e 1 (një) vendi vakant, në procedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në detyre në pozicionin: “Drejtor, Drejtoria e Informacionit”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
Njoftim fituesi për procedurën e përzgjedhjes për pozicionin, ” Ekspertit të jashtëm ligjor për rishikimin e ligji nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar”, Autoriteti per Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit (AIDSSH),
Njoftim fituesi në procedurën e ngritjes në detyrë nga jashtë shërbimit civil për pozicionin: “Drejtor, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Digjitalizimit dhe Sigurisë”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
“Njoftim fituesi në procedurën e lëvizjes paralele për pozicionin: “Drejtori, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës”, AIDSSH, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
“Njoftim mbi verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në konkurrimin të hapur për pozicionin: “Ekspert i jashtëm ligjor për rishikimin e ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar”, pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).