Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Nëse kërkoj dokumente nga arkivi, a më kushton gjë? Dhe çfarë ndodh nëse nuk gjendet asnjë dokument për mua? A ruhen të dhënat e mia?

Jo, konsultimi i dokumenteve në ambientet e Autoritetit është falas.
Vetëm nëse kërkoni kopje të printuara ose digjitale, ka një tarifë shumë simbolike prej 10 lekësh për faqe, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 93, datë 27.02.2019.
Nëse gjatë kërkimit nuk gjendet asnjë dokument, ju merrni një shkresë zyrtare që vërteton mungesën e informacionit në arkivat tona. Kjo letër mund të përdoret nga ju edhe në institucione të tjera që mund ta kërkojnë këtë provë.
Sa i përket privatësisë, ajo garantohet plotësisht.
Autoriteti zbaton ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe dokumentet anonimizohen kur ka informacione sensitive, për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe të çdo personi tjetër që përmendet aty.
📄 Formularin për kërkesën tuaj mund ta shkarkoni këtu:
👉 Formular për informim të individëve
📧 Për çdo pyetje tjetër: info@autoritetidosjeve.gov.al
🌐 Më shumë informacion në: www.aidssh.al