Për vetë konsultimin në sallën e studimit nuk ka tarifë. Por nëse kërkohet dublikatë fizike ose digjitale e dokumenteve, zbatohen tarifat standarde për printim ose skanim, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave për shërbimet arkivore, informacione të cilat e gjeni ne faqe web të Autoritetit www.autoritetidosjeve.gov.al
Çfarë lloj dokumentacionesh mund të gjenden në arkivat e AIDSSH?
Në fondin arkivor të Autoritetit ruhen dosje hetimore, operative, të ndjekjes, bashkëpunëtorëve të sigurimit, raporte survejimi, sinjalizime, relacione politike, si dhe korrespondencë e brendshme dhe me institucione të tjera të