Ekspozita Fizike 2022

Ekspozitë e përhershme informuese në ish-kampin e internimit në Tepelenë, më 14 shkurt 2022
Ekspozitë e përhershme informuese mbi ish-kampin e punës në Maliq mbajtur më 17 shkurt 2022.

Organizuar nga AIDSSH dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Maliqit, në mbyllje të projektit ICMP-AIDSSH, “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe të pajtimit: Të zhdukurit në komunizëm”, të mbështetur nga BE dhe Ambasada Zvicerane. Ekspozita u përgatit mbi hulumtimin e të dhënave arkivore mbi të dënuarit në kampin e punës të Orman-Pojanit, Vloçishtit.

Ekspozita virtuale “Sigurimi me fjalët e veta”.

AIDSHH prezantoi librin me dëshmi për të zhdukurit dhe ekspozitën virtuale “Sigurimi në fjalët e veta”, në mjediset e reja, pranë garnizonit Skënderbej, 24 shkurt 2022.

Ekspozita “Udha e Kujtesës” / Remembrance path” mbajtur më 26 Maj 2022 në Lushnjë.

Ekspozita u zhvillua në kuadër të projektit “Profilet e së shkuarës: Lufta për liri dhe demokraci gjatë regjimit të Hoxhës”, i realizuar nga Universiteti i Tiranës, Universiteti La Sapienza i Romës, Fondazione di Storia Onlus, Shoqata “Zëri Qytetar” dhe ISEM.