Diskutim mbi librin: “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”

Në kuadër të përkujtimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit (27 janar), Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ju fton në aktivitetin kushtuar kësaj dite për të nxitur kujtesën historike dhe për të paralajmëruar mbi pasojat e sistemeve totalitare, që lindin nga urrejtja, heshtja dhe mohimi i së vërtetës. 

📚 Aktiviteti është pjesë e programit të Klubit të Librit, ku përmes diskutimit mbi veprën e autorit Marcel Hila, “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”, dhe në bashkëpunim me Muzeun “Besa” dhe Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Historisë – profili “Mësues në Histori”), vijojmë punën e nisur në funksion të Platformës me burime të hapura “Mësojmë nga e kaluara 1944–1991”.

📅 Data: 26 janar 2026

⏰ Ora: 15:30

📍 Vendi: Zyrat e AIDSSH-së

🔹 Moderatore: Dr. Monika Stafa

🔹 I pranishëm: Autori Marcel Hila

🔹 Pjesëmarrës: Studentë të programit Master “Mësues në Histori”

🔹 Të ftuar institucionalë: përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Muzeut “Besa” dhe institucioneve partnere 

Gjatë aktivitetit parashikohen deklarata për mediat, si dhe mundësi për intervista me autorin dhe organizatorët. Mediat janë të mirëpritura për pasqyrim dhe raportim të aktivitetit. 

Për konfirmim pjesëmarrjeje ose informacion shtesë, ju lutemi  kontaktoni. 

Për Klubin e Librit Brunilda.Çërraga@autoritetidosjeve.gov.al.

Per mediat: Migena Demirxhiu@autoritetidosjeve.gov.al