Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe Institutin e Historisë “Ali Hadri”, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Kalimi i kufirit Shqipëri–Kosovë/Jugosllavi gjatë viteve 1944–1990: Një analizë dypalëshe e dimensionit politik dhe njerëzor.”
Konferenca synon të hedhë dritë mbi një nga kapitujt më pak të studiuar të historisë së periudhës së Luftës së Ftohtë: përpjekjet për kalimin e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës/Jugosllavisë, motivet politike, shoqërore dhe njerëzore që i nxitën ato, si dhe pasojat që lanë në jetën e individëve dhe në kujtesën kolektive.
Studiues, historianë dhe kërkues nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera ftohen të kontribuojnë me kumtesa që trajtojnë dimensionet historike, politike, juridike dhe kulturore të këtij fenomeni.
📍 Vendi: Tiranë
📅 Data e konferencës: 15 shtator 2026
⏳ Afati për dërgimin e abstrakteve: 20 prill 2026
📧 Abstraktet dërgohen në: info@autoritetidosjeve.gov.al
