“Për ata që na mungojnë dhe nuk i harrojmë”

Ekspozitë e Përhershme Informuese në kujtim dhe nderim të personave të persekutuar, të ekzekutuar dhe të zhdukur gjatë regjimit komunist në Qarkun e Shkodrës
Organizatori: Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)
Datat e Zhvillimit: 28.08.2026
Vendi/Hapësira: Territor i Kishës Katolike pranë Varrezave të Rrmajit, Shkodër (në krah të rrugës që të çon drejt kapelës)
Orari i vizitave: 1. Axhenda e Ceremonisë së Inaugurimit (28 Gusht 2026) 09:30 – 10:00 | Mbërritja e të ftuarve dhe regjistrimi (Vendi: Territori i Kishës Katolike pranë Varrezave të Rrmajit, Shkodër) 10:00 – 10:15 | Fjala e mirëseardhjes nga Dr. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH 10:15 – 10:30 | Fjala e Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit 10:30 – 11:00 | Fjalime mbi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe drejtësinë për të zhdukurit (Zenel Drangu, përfaqësues të shoqatave dhe familjarëve) 11:00 – 11:10 | Ceremonia zyrtare e përurimit të ekspozitës së përhershme informuese 11:10 – 11:30 | Prezantim mbi kontekstin historik të zonës së Rrmajit dhe vendndodhjeve të tjera të ekzekutimit (Pjerin Mirdita) TBC | Drekë e shtruar nga Kisha Katolike Shkodër
Partnerët: Arqipeshkvia Shkodër, Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, Shkodër. Prefektura e Qarkut Shkodër, Bashkia Shkodër, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shoqata e Ish-të Përndjekurve Politikë,

1. Qëllimi i projektit:
Projekti synon të krijojë një hapësirë publike kujtese, njohjeje, edukimi dhe reflektimi mbi persekutimin politik gjatë regjimit komunist (1944–1991). Duke vendosur ekspozitën në një nga vendet më domethënëse të dhunës dhe ekzekutimeve në Shkodër (Varrezat e Rrmajit, Zalli i Kirit/Ishulli i të Pushkatuarve, dhe zona e Kupolës), nisma ndjek modelin bashkëkohor të memorializimit në vendin-skenë krimi.
Ekspozita shërben si një urë lidhëse mes së kaluarës së dokumentuar dhe brezave të rinj, duke e paraqitur Shkodrën si qendër të disidencës, por edhe si dëshmitare e vuajtjeve sublime të njerëzve të saj…

 

1. Përmbajtja e Tri Pllakave Përkujtimore
Pllaka 1 – Konteksti historik dhe vendi i kujtesës
Mesazhi/Slogani:
“Liria nuk trashëgohet pa kujtesë.”
Përmbajtja: Pasqyron historikun e vetë Varrezave të Rrmajit dhe hapësirës përreth si vend ekzekutimesh gjatë diktaturës, ngjarjet, datat dhe të dhënat e verifikuara, duke trajtuar vendin si hapësirë dëshmie.

 

Pllaka 2 – Dëshmitë njerëzore dhe problematika e të zhdukurve
Mesazhi/Slogani:
“Këtu kujtohen ata që diktatura kërkoi t’i fshinte nga kujtesa.”
Përmbajtja: informacion i përgjighshëm kushtuar fenomenit të zhdukjes së detyruar, pasojave te familjet, si dhe dëshmive, fragmenteve, skicave dhe historive të tyre.

 

Pllaka 3 – Shkodra dhe kujtesa demokratike
Mesazhi/Slogani:
“Shkodra i falenderon për madhështinë që i dhanë dhe përkulet para emrit të tyre.”
Përmbajtja: Pasqyron Shkodrën si qendër të rezistencës antikomuniste, duke theksuar përgjegjësinë qytetare për ruajtjen e kujtesës, nderimin e viktimave nga çdo shtresë dhe përcjelljen e mesazhit të paqes e dinjitetit njerëzor.