Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Njoftimin për Konsultim Publik të PBA-së 2027-2029

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, më datë 20.04.2026, do të zhvillojë pranë ambienteve të institucionit një takim konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, në lidhje me dokumentin e PBA-së 2027-2029, faza e parë. Do të vlerësonim pjesëmarrjen dhe kontributin e përfaqësuesve të shoqërisë civile në përgatitjen e dokumentit të PBA-së së Autoritetit, për të siguruar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës në planifikimin buxhetor, i cili do të ndikojë në përmirësimin dhe rritjen e efektivitetit të buxhetit të institucionit.