Si ndërtohej figura e “armikut”?
Si funksiononte aparati i survejimit dhe pse pasojat e këtij sistemi vazhdojnë të ndikojnë edhe sot? Këto ishin pyetjet që u ngritën sot në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Aspekte të përndjekjes politike të ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Anëtarët sollën studime mbi mënyrën se si funksiononte Sigurimi i Shtetit, duke treguar si Autoriteti kaloi nga një strukturë e shpallur për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në instrumentin kryesor të represionit politik dhe kontrollit të shoqërisë. Në 1966-1970, numri inspektorëve u ul nga 2182 në 868, duke reflektuar ndryshimin e filozofisë drejt një infiltrimi më të thellë. Kishte struktura të posaçme. Veprimtaria operative e Sigurimit nuk mbështetej mbi ligje të miratuara nga shteti, por mbi platforma sekrete të brendshme, duke krijuar një sistem paralel pushteti jashtë bazës ligjore, sipas studiuesve. Drejtoritë që ishin në Ministrinë e Punëve të Brendshme funksionon në nivel inspektorësh, duke orientuar inspektorët për të mbuluar problemet që ndiqte qendra. – Agjitacion dhe propagandë, në çdo degë të Punëve të Brendshme kishte 2-3 inpektorë për spiunazh. Duke analizuar rolin e drejtuesve të degëve të Sigurimit, Gjergj Marku kërkoizbardhjen e dosjeve dhe përfshirjen e të rinjve. Duhet që këta emra duhet t’i themi, t’ua themi bijve tanë. Ne nuk duhet të heshtim asnjëherë për dokumentacionin e gjetur. Megjithatë, pjesëmarrësit në konferencë pohuan sfidën me sigurimin e dokumenteve, disa prej të cilave nuk u vihen në dispozicion. Natyrisht, në çdo vend, nuk është se arkiva të tilla janë lënë të paprekura. Në Gjermani, aksioni qytetar, që inicioi hapjen e menjëhershme të arkivës sekrete, ishte kur ata panë tymin te furrat e arkivës. A do të dekurajohemi ne nga kjo. Mendoj që jo, ka mjaftueshëm materiale që na bëjnë të vazhdojmë të punojmë. Ka shkolla mendimi që thonë se edhe mungesa e arkivës, flet. Në studimin tonë të Tiranës, ne konstatuam mungesën e fondit të kontigjencës. Kjo flet për agjendë, fshehje apo fshirje të paligjshme. Kjo kërkon hetim. Studimet që paraqitën studiuesit në konferencën dy ditorë tregojnë se modeli shqiptar zhvilloi forma veçanërisht të ashpra të kontrollit politik, të shtrira mbi të gjithë jetën shoqërore. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Videon e plotë duke klikuar këtu: