Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

LEXIMI I ARKIVAVE TË SIGURIMIT PËRMES QASJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Kornizë metodologjike për hulumtimin e dokumenteve të diktaturës

Nga Dr. Gentiana Sula

Abstrakt

Ky artikull paraqet një kornizë metodologjike për studimin e arkivave të ish-Sigurimit të Shtetit. Ai synon të zhvendosë leximin e dosjeve nga paradigma e kronikës policore drejt paradigmës së të drejtave të njeriut — por me kujdesin epistemologjik të kërkuar nga literatura ndërkombëtare e studimeve arkivore. Qasja e të drejtave të njeriut nuk konceptohet këtu si metodë kërkimore që zëvendëson teknikat historike klasike (analiza e përmbajtjes, kritika burimore, kodifikimi tematik, mikrohistoria, analiza diskursive), por si kornizë normative që orienton pyetjet kërkimore drejtuar dokumentit. Artikulli integron pesë dimensione kritike: (1) epistemologjinë e arkivit si produkt i pushtetit (Stoler, Trouillot, Harris); (2) dallimin midis kornizës normative dhe teknikës hulumtuese; (3) kujdesin ndaj teleologjisë morale; (4) kritikën burimore rigoroze; dhe (5) pluralizmin metodologjik të shtatë qasjeve analitike komplementare.

1. Hyrje: Nga kronika policore te perspektiva e të drejtave të njeriut

Çdo dosje e Sigurimit të Shtetit është njëkohësisht dy gjëra krejtësisht të ndryshme: një dokument administrativ i prodhuar nga aparati represiv i shtetit komunist dhe një gjurmë e mekanizmave institucionalë të pushtetit — mekanizma që, në shumë raste, mundësuan cenimin e të drejtave themelore të njeriut.

Formulimi është i qëllimshëm dhe metodologjikisht i domosdoshëm. Jo çdo dokument i Sigurimit është gjurmë e shkeljeve — disa lidhen me administrimin e brendshëm, me buxhetin ose me aspekte operative pa lidhje të drejtpërdrejtë me represionin individual. Generalizimi i kundërt — trajtimi i çdo dosje si dëshmi automatike e shkeljeve — do të ishte gabim teleologjik: konkluzioni do të ishte vendosur para analizës.

Dinjitetit nuk internohet kurrë!

Fjala e Kryetares së Autoritet Dr. Gentiana Sula në ceremoninë e nderimit për Lekë Tasit nga Bashkia Divjake, 18 shkurt 2026 Sot nuk jemi mbledhur rastësisht. Kjo ditë ka peshë,