Fjala e kryetares së AIDSSH-së, Gentiana Sula, në 82-vjetorin e vrasjeve pa gjyq në Tiranë, 16 nëntor 2026 Më 16 nëntor 2026, Shoqata “Tirana” organizoi një aktivitet përkujtimor në nderim
Nga Dr. Gentiana Sula
Çfarë duhet të bëjë një demokraci me arkivat sekrete që trashëgon nga një diktaturë? Kur mund të themi se dosjet janë hapur vërtet: kur miratohet ligji, kur krijohet institucioni përgjegjës, apo kur qytetarët arrijnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të ditur?
Këto ishin disa nga pyetjet që ndava me studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Evropës gjatë vizitës së tyre në AIDSSH.
Në prezantimin që po ndaj, kam përmbledhur standardet ndërkombëtare mbi të drejtën për të vërtetën, përvojat e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe kronologjinë e hapjes së dosjeve, duke u ndalur te përvoja shqiptare dhe ligji nr. 45/2015.
Arkivat e policive sekrete nuk janë arkiva të zakonshme. Dokumentet e tyre janë prodhuar nga institucione survejimi dhe represioni, ndaj kërkojnë lexim kritik, verifikim dhe respektim të të drejtave të individit.
Nuk duhet të lejojmë që zëri i përndjekësit, i ruajtur në dokumentin zyrtar, të mbetet zëri i vetëm i historisë. Perspektiva e viktimës duhet të kërkohet dhe të dëgjohet, duke respektuar dinjitetin dhe privatësinë e saj.
Hapja e dosjeve nuk është thjesht një proces arkivor. Ajo lidhet me të drejtën për të ditur, edukimin qytetar dhe forcimin e besimit demokratik.
Ky është prezantimi për studentët e Kolegjit të Evropës, i Kryetares së AIDSSH-së mabjtur në datën 17 nëntor 2026.











Referenca
• Gjermani – Bundesarchiv, baza ligjore dhe aksesi
• Çeki – Security Services Archive, historiku dhe aksesi
• Hungari – Historical Archives of the Hungarian State Security
• Poloni – Institute of National Remembrance
• Rumani – kuadri ligjor i rishikuar në 2008
• Sllovaki – Nation’s Memory Institute
• Bullgari – Komisioni i Dosjeve, historiku
Fjala e kryetares së AIDSSH-së, Gentiana Sula, në 82-vjetorin e vrasjeve pa gjyq në Tiranë, 16 nëntor 2026 Më 16 nëntor 2026, Shoqata “Tirana” organizoi një aktivitet përkujtimor në nderim
Shkëlqesi, kolegë të nderuar, të dashur përfaqësues të familjeve, Ju falënderoj për mundësinë për të kontribuar në këtë diskutim. Më lejoni ta nis me diçka më të hershme se vetë
Kufiri që ndau shtete, familje dhe fate njerëzore
Fjalë hyrëse e Dr. Gentiana Sula në konferencën shkencore ndërkombëtare “Kalimi i kufirit Shqipëri–Kosovë (Jugosllavi) gjatë viteve 1944–1991” Tiranë, 15 shtator 2026 Të nderuar kolegë, studiues, dëshmitarë dhe familjarë, Kufijtë
“Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi”, Shkodër, 28 gusht 2026
Të nderuar familjarë të personave të zhdukur, I nderuar Imzot Giovanni Peragine, Të nderuar përfaqësues të institucioneve, studiues, qytetarë dhe miq, Ka një qetësi të veçantë në një varrezë. Është
KUJTESA, DREJTËSIA DHE QËNDRESA E AVOKATIT
Fjalë për aktivitetin kushtuar avokatëve të përndjekurDr. Gentiana Sula Të nderuar të pranishëm,Dua ta filloj jo nga një institucion, jo nga një ligj dhe as nga një dokument me vulë
Nga Dr. Gentiana Mara Sula Konferenca shkencore e organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përmbyllet sot me një ndjenjë të qartë arritjeje, por edhe me