Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

AIDSSH dhe MAS vijojnë punën në funksion të mësimit të historisë së regjimit totalitar

Tiranë 16 prill 2024-Në vijim të rezultateve dhe propozimeve të Seminarit ndërkombëtar, për mësimin e historisë së regjimit totalitar, u mbajt një takim pune mes kryetares së Autoritetit, Dr Gentiana Sula dhe Zv.Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Nina Guga.

Biseda u përqendruar në forcimin e bashkëpunimit midis AIDSSH dhe MAS, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët ndërinstitucionale, nënshkruar më datë 18.03.2021, e cila ka si synim që në të ardhmen të përfshihet në kurrikulat shkollore ngjarje që lidhen me ditët e kujtesës e figura historike në lidhje me to, mbi realitetin e viteve ‘44-’91

AIDSSH prezantoi “Planin e Veprimit të Strategjisë së AIDSSH për Përfshirjen në Kurrikulat Arsimore Parauniversitare të Veprimtarisë të Ish-Sigurimit Shtetërore, Ditët Përkujtimore dhe Memorialet lidhur me to” (2023-2028) si dhe Platformën digjitale “Mësojmë nga e kaluara, burime arsimore të hapura ‘44-‘91”, në shërbim të mësuesve të arsimin parauniversitar.

Në funksion të kësaj platforme digjitale AIDSSH po realizon partneritet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Radio Televizionin Shqiptar, ISKK, Akademinë e Shkencave, Qendër Kombëtare të Librit dhe Leximit, me qëllim sigurimin e burimeve autentike dhe tekste të kaluara në filtrin shkencor.

Hapat për realizmin e platformës si : aktivitetet e Klubit të Librit- “Mësojmë nga e kaluara”, leksionet e hapura nga akademikë e studiues shkencorë, vizitat e nxënësve në arkiv, konkurset me nxënësit e shkollave, publikimi i librave ngjarje të së kaluarës për nxënësit e sistemit parauniversitar, si dhe mundësia e pajisjes së institucionit me një licencë për trajnimin e mësuesve me temat historike ishin të tjera pika ku vijoi bised

Në fund të dhjetorit të vitit 2023 në bashkëpunim me Departamentin e Arsimit të Këshillit të Evropës, AIDSSH dhe Ministria e Arsimit mbajtën seminarin ndërkombëtar: “Përdorimi i dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit për mësimin e historisë së regjimit totalitar si një aspekt shumë i rëndësishëm në edukimin për demokraci në shkollë.“

𝐀𝐈𝐃𝐒𝐒𝐇 𝐝𝐡𝐞 𝐔𝐏𝐓 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐨𝐫, 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐯𝐚𝐫𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫𝐚

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Universiteti Politeknik i Tiranës firmosën sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e kërkimit