Nga politikat arsimore te mësimdhënia e historisë së diktaturës komuniste (1944–1991):Arritjet, sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ndërinstitucional

Përshkrimi i aktivitetit

KONTEKSTI
Arsimi dhe kujtesa historike luajnë një rol thelbësor në mënyrën se si shoqëria njeh, kupton dhe përballet me të kaluarën e saj, veçanërisht me trashëgiminë e regjimeve diktatoriale. Njohja e historisë së diktaturës komuniste në Shqipëri, e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe e pasojave të saj mbi individët dhe shoqërinë, përbën një element të rëndësishëm të edukimit të brezave të rinj me vlerat demokratike, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe parandalimin e përsëritjes së shkeljeve të së kaluarës.
Sistemi arsimor ka përgjegjësi të veçantë në këtë drejtim, përmes integrimit të historisë së regjimit komunist në kurrikulë dhe zhvillimit të metodave të mësimdhënies që nxisin mendimin kritik, reflektimin dhe një kuptim të bazuar në fakte të së kaluarës. Megjithatë, trajtimi i kësaj periudhe vijon të përballet me sfida që lidhen me përmbajtjen dhe qasjen në materialet mësimore, pajisjen e mësuesve me njohuri në këtë fushë, aksesin në burime historike e dokumentacion arkivor, si dhe lidhjen ndërmjet edukimit formal dhe institucioneve që merren me studimin dhe dokumentimin e së kaluarës.
Në këtë kontekst, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore, institucioneve të kujtesës dhe kërkimit historik, universiteteve, mësuesve dhe shoqërisë civile është i rëndësishëm për të siguruar një trajtim sa më të plotë, të saktë dhe të përgjegjshëm të historisë së diktaturës. Arkivat, dokumentet historike, dëshmitë e të mbijetuarve dhe burimet e tjera dokumentuese ofrojnë mundësi të rëndësishme për pasurimin e procesit mësimor dhe për ta bërë historinë më të prekshme dhe kuptimplotë për nxënësit.
Në këtë drejtim, është e nevojshme të shqyrtohen arritjet dhe sfidat aktuale në përfshirjen e kësaj periudhe historike në edukimin shkollor, të identifikohen nevojat e sistemit arsimor dhe të diskutohen mundësitë për një bashkëpunim më të strukturuar ndërinstitucional.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) organizojnë këtë tryezë teknike ndërinstitucionale me synim krijimin e një hapësire për shkëmbimin e përvojave dhe pikëpamjeve ndërmjet institucioneve përgjegjëse për arsimin, historinë dhe kujtesën. Pjesëmarrësit do të ftohen të diskutojnë mbi sfidat dhe nevojat prioritare, të ndajnë praktika dhe përvoja konkrete, si dhe të propozojnë rekomandime dhe hapa të mëtejshëm për forcimin e edukimit historik dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë fushë.
Pjesëmarrësit: Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), strukturave rajonale të arsimit, Institutit të Historisë, Arkivit Qendror Shtetëror, Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, universiteteve publike, si dhe mësues historie, autorë dhe ekspertë të teksteve shkollore dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjuha: Shqip.
Orari: 09:30–13:40, pasuar nga dreka.
Vendndodhja: Hotel Rogner, Tiranë, Salla “Antigonea”

Program

09:30–10:00
Participant registration
10:00–10:15
FJALA PËRSHËNDETËSE • Z. Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri • Znj. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) Moderatore: Znj. Erjola Likaj, Këshilltare Ligjore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
10:15–11:10
SESIONI I – POLITIKAT ARSIMORE NË FUSHËN E KUJTESËS HISTORIKE • Çfarë strategjie përdoret për edukimin historik për të formuar qytetarë të denjë? (Titull orientues) – Z. Shkëlqim Allkaj, Drejtor, i Zhvillimit të Politikave dhe Programeve të Arsimit Parauniversitar (TBC) • Zhvillimi dhe zbatimi i kompetencave personale dhe qytetare, në ndërveprim me kompetenca të tjera, për forcimin e qytetarëve aktivë dhe të përgjegjshëm. (Titull orientues) – Z. Gerti Janaqi, Drejtor i Pwrgjithshwm, ASCAP (TBC) • Edukimi përmes kujtesës historike: roli i AIDSSH-së në formimin e qytetarisë demokratike dhe ndërgjegjësimin e brezave të rinj – Dr. Ornela Arapi, Drejtore e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar, AIDSSH • Sfidat në përgatitjen e mësuesve dhe zhvillimin e kompetencave për edukim demokratik – Prof. Elvira Fetahu, Rektore, Universiteti i Elbasanit (TBC)
11:10–11:25
PUSHIM KAFEJE
11:25–12:30
SESIONI II – ARKIVI, DËSHMIA, KURRIKULA DHE MJEDISET DIGJITALE • Risitë në kurrikulën e arsimit parauniversitar. (Titull orientues) – Ines Todhe, Eksperte e Zhvillimit tw Kurrikulave, ASCAP (TBC) • Burimet historike dhe dokumentare si mjete edukimi: kontributi i AIDSSH-së në pasurimin e procesit mësimor – Dr. Brunilda Çërraga, Pwrgjegjwse e Edukimit Qytetar, AIDSSH • Trajtimi i historisë së periudhës komuniste në programet universitare dhe përgatitja e mësuesve të ardhshëm. (Titull orientues) – Prof. Dr. Pandelejmoni, Fakulteti I Historisw, Tiranw (TBC) • Shkencat humane digjitale dhe edukimi historik: harta interaktive të vendeve të vuajtjes, kronologji digjitale, histori gojore të dokumentuara nga nxënësit, ture virtuale dhe edukim mediatik kundër dezinformimit. (Folësi/ja TBC)
12:30–13:25
SESIONI III – DISKUTIM I HAPUR Nga kujtesa historike te edukimi: sfidat, nevojat dhe perspektivat e bashkëpunimit ndërinstitucional. Tema për diskutim: • Si mund të forcohet integrimi i historisë së diktaturës komuniste në procesin mësimor dhe në edukimin për qytetari demokratike? • Cilat janë nevojat e mësuesve për burime historike, materiale edukative dhe formim profesional në trajtimin e kësaj periudhe? • Si mund të shfrytëzohen më mirë dokumentet arkivore, dëshmitë gojore dhe burimet e institucioneve të kujtesës në edukimin shkollor? • Cilat janë mundësitë për bashkëpunim konkret ndërmjet institucioneve për vitin 2027? Nisma të propozuara për diskutim: • Program i përbashkët trajnimi për mësuesit mbi mësimdhënien e historisë së diktaturës komuniste. • Zhvillimi dhe përdorimi i burimeve të hapura e mjeteve digjitale edukative, përfshirë hartat interaktive dhe turet virtuale. • Zgjerimi i veprimtarive edukative me shkollat: vizita, klube filmi e libri, dëshmi të gjalla • Hartimi i një kalendari të përbashkët ndërinstitucional për vitin 2027, me përgjegjësi dhe hapa të matshëm.
13:25–13:40
PËRFUNDIME DHE MBYLLJA E DISKUTIMIT Përmbledhje e diskutimeve, përcaktimi i prioriteteve dhe dakordësimi mbi hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional për vitin 2027.
13:40
DREKË

Fjalimet e të ftuarve