Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare

Përshkrimi i aktivitetit

Në vigjilje të Turit Shenjues Përkujtimor “Peizazhe të Internimit”, që do të zhvillohet më 24 gusht, Autoriteti ishte në Lushnjë për të përgatitur nga afër itinerarin dhe, mbi të gjitha, për të dëgjuar njerëzit që mbajnë kujtesën e internimit.

Informacionin e plotë rreth aktivitetit do e gjeni këtu .

Programi

09:30
MEMORIALI I PËRNDJEKJES POLITIKE, LUSHNJË - Takimi i pjesëmarrësve që vijnë nga Tirana dhe atyre që i bashkohen turit drejtpërdrejt në Lushnjë. - Vendosje lulesh në nderim të viktimave dhe të gjithë atyre që përjetuan përndjekjen politike gjatë diktaturës komuniste.
10:30- 11:30 SAVËR
- Fjalë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë - Fjalë e Kryetares së Autoritetit - Fjalë e Kryetares së Bashkisë Lushnjë - Fjalë nga Shoqata të të Përndjekurve Politikë - Fjalë nga ish të internuar të zonës Moderatore: Znj. Elona Baçi
11:40 – PLUG
Komuniteti i internimit dhe jeta e përditshme Ndalesë për të sjellë historinë e Plugut si një nga hapësirat ku u vendosën dhe jetuan familje të internuara, duke lidhur territorin e sotëm me përvojat dhe kujtesën e njerëzve që kaluan këtu një pjesë të madhe të jetës së tyre. Relator: Z. Gjergj Marku
12:00 – SHKOLLA 9-VJEÇARE “LEK PERVIZI”, PLUG
Ndalesë për të sjellë historinë e Plugut si një nga hapësirat ku u vendosën dhe jetuan familje të internuara, duke lidhur territorin e sotëm me përvojat dhe kujtesën e njerëzve që kaluan këtu një pjesë të madhe të jetës së tyre. Relator: Z. Gjergj Marku
12:45-13:00 –ISH-BURGU I GRAVE, KOSOVË – LUSHNJË
Gratë përballë burgimit politik Vizitë në një nga vendet e vuajtjes së grave të dënuara gjatë diktaturës komuniste. Përmes dokumenteve dhe historive individuale, ndalesa synon të sjellë përvojën specifike të grave në sistemin e burgimit: dënimin, kushtet e jetesës, punën, ndarjen nga familja dhe mënyrat e mbijetesës e të ruajtjes së dinjitetit. Relatore: Znj. Elona Baçi
12:45-13:00 –ISH-BURGU I GRAVE, KOSOVË – LUSHNJË
Gratë përballë burgimit politik Vizitë në një nga vendet e vuajtjes së grave të dënuara gjatë diktaturës komuniste. Përmes dokumenteve dhe historive individuale, ndalesa synon të sjellë përvojën specifike të grave në sistemin e burgimit: dënimin, kushtet e jetesës, punën, ndarjen nga familja dhe mënyrat e mbijetesës e të ruajtjes së dinjitetit. Relatore: Znj. Elona Baçi
13:20- 13 :30 – GJAZË
Gjurmët e internimit në territor Ndalesa e fundit e turit në terren e zgjeron hartën e kujtesës përtej vendeve më të njohura, duke sjellë historinë e familjeve të internuara dhe marrëdhënien e tyre me punën, territorin dhe komunitetin. Fjala - Z. Saimir Korreshi, Deputet
14:30 – LUSHNJË
Drekë dhe përmbyllja e Turit Pjesëmarrësit që udhëtojnë me automjetet e tyre mund t’i bashkohen turit drejtpërdrejt në secilën ndalesë, sipas orareve të përcaktuara në agjende.

Fjalimet e të ftuarve

Galeria