Fjala e Kryetares së AIDSSH me rastin e themelimit të “Klubi i Librit”, Korçë
Faleminderit që keni ardhur mes nesh!
Ne sot kemi një ngjarje të shënuar, ne e quajmë themelimi i Klubit të Librit- Mësojmë nga e Shkuara, në Korçë.
Jo rastësisht është zgjedhur dita dhe vendi, Korça është djepi i arsimit së gjuhës shqipe, shkolla e parë, e të gjithë këta mësues që na frymëzojnë edhe në kuadrin e vitit të gjuhës shqipe që shpalli qeveria, jemi të gjithë në një hap për ta lëvruar dhe për t’ju qasur letrave shqipe.
Nesër është Dita Ndërkombëtare kundra Holokaustit edhe libri që është përzgjedhur flet për këtë temë, kështu që prandaj dhe kemi zgjedhur ditën.
Po në përgjithësi Klubi i Librit çfarë bën?
Targeton ata punonjës të arsimit, pedagog, mësues, njerëz të letrave, të cilët kanë interes për historinë, i qasen përmes letërsisë, sepse është gjithmonë më e thjeshtë, por njëkohësisht kanë vështirësi ti qasen disa librave të veçantë që prekin periudhë jo të vogël të historisë së Shqipërisë, që janë 50 vjet të komunizmit.
Ne e dimë që ajo kohë ka qenë plot me histori të pa thëna, me persona të lënë jashtë shoqërisë, të mohuar nga sistemi, të cilët nuk patën mundësi as të flasin, por edhe më vonë patën vështirësitë e jetës dhe e kanë të vështirë që të afirmojnë qëndrimet e tyre, pozicionet e tyre. Kështu që ne, së pari, jemi të përqendruar te kjo kategori.
E dyta, janë historitë e jetuara që lidhen me dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Ky libër, duket një libër letrar, duket libër me histori të jetuara, po nëse ju do të keni interes që të futeni më thellë tek ngjarjet që përshkruhen aty, janë ngjarje të mëdha për të cilat nuk flet vetëm Shqipëria, por flet edhe bota . Kanë dokumente të Ish- Sigurimit të Shtetit, pak në arkivin tonë, por jam e sigurt edhe në arkiva të tjera për të cilat do të donim shumë që ju të ishit familjar dhe t’i përdorni nëse do të keni interes, nëse keni pyetje të cilat doni t’i sqaroni.
Klubi i Librit është i pari në Korçë. Falënderojmë shumë bashkinë, falënderojmë bibliotekën dhe do kemi ambicie që librat të jenë këtu në bibliotekë dhe pas jush që e lexoni librin,mundësisht të jenë kopje mjaftueshëm në bibliotekë që kushdo që do të vijë në vitet që vijnë, në kohën që vijnë do të njihet me librin të mund ta marrë.
Pas klubit të Korçës, pas këtij libri, ne kemi shpresë dhe kemi objektiv që ky klub të mblidhet në mënyrë periodike. Kemi bërë një listë të librave të përzgjedhur që i rekomandojmë ne brenda tematikës tonë dhe kemi një komision përzgjedhës që është me pjesëtarë nga Autoriteti, nga Qendra e Librit dhe Leximit dhe nga Ministria e Arsimit. Çdo gjë ndodh në kuadër të një Platforme “ Të Mësojmë nga e Shkuara”.
Synimi jonë është që këto të jenë edhe të njohura me kreditë, që mësuesit duke marrë pjesë në klubin e librit, duke marrë pjesë në aktivitetet e platformës “Mësojmë nga e Shkuara”, njëkohësisht do plotësojmë edhe një kërkesë të tyre për të bërë trajnime vazhduese, sipas ligjit të arsimit. Kështu që pas Korçës kemi shpresë dhe objektiva konkrete që të shkojmë në Berat, në Mirditë, në Konispol-Sarandë, në Shkodër e kështu me radhë, pra të jetë një aktivitet që ndodh në çdo rajon, që ndodh në mënyrë periodike duke popullarizuar temat që nuk janë të njohura akoma dhe duke i hapur rrugët një diskutimi mes tyre.
Pse them diskutimi? Më tha shumë bukur profesoreshë Sonila Boçi është historiane e periudhës. Kur i thashë për këtë ide, më tha – E keni bërë shumë mirë sepse ka libra që lexohen për argëtim, ka dhe libra që duhen të diskutohen. Ne nuk themi që ky libër është e vërteta absolute, Marçeli e ka shkruar dhe kemi këtu dhe profesor Shabanin që është historian me eksperiencë që është marrë me periudhën e hebrenjve në Shqipëri.


Por, natyrisht që për çdo ngjarje mund të ketë diskutime të ndryshme dhe kujtesa është pluraliste, secili ka këndvështrimet e veta duke i diskutuar, duke hapur derën e arkivës, duke sjellë burime shkencore, bibliografike, etj. Ne mendojmë që ky është forumi që ka një nivel intelektual të mjaftueshëm që asnjë term që është e vështirë për t’u trajtuar në klasë, të mos mbetet i pa trajtuar. Shpesh herë, mësuesit e historisë sidomos, na thonë që është pak vështirë ta trajtojmë këtë temë që ka ndodhur sepse akoma po mohohet, për shembull, Kampi i Tepelenës, akoma për Spaçin nuk ka një konsensus, nuk kanë shkruar.
Përmes këtyre forumeve dhe shumë aktiviteteve të tjera që po planifikojmë ne shpresojmë që mësuesit të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme, prandaj quhet platforma “Burime të Hapura Arsimore, 1944-1991”, të ketë burime arkivore të identifikuara, ti ketë bibliografi të identifikuara, të përzgjedhura me komisione fituese me specialistë të fushës dhe njëkohësisht të ketë video, dëshmi dhe libër letrar. Në këtë mënyrë mësuesi për ngjarje të caktuara që shoqëria akoma nuk është e bashkuar, të ketë burime dhe pse jo shpesh herë e vërteta mund të jetë e largët, ama kërkimi i së vërtetës është detyrë mësuesve dhe çdo nxënësi, sidomos e gjimnazistëve, studentëve dhe nuk mundemi më t’i themi: – Prit se kjo histori nuk duhet trajtuar.
Unë personalisht i uroj rrugë të mbarë Klubit të Librit në Korçë edhe jemi të gjithë këtu bashkë që t’ju mbështesim në çdo gjë që kemi mundësi, që ky klub të ketë një rrugë të gjatë edhe të vazhdojë gjithnjë e më shumë duke u shtuar dhe duke pasuruar listën e librave që do të trajtojmë.
Ju faleminderit!
Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit
𝐺𝑗𝑒𝑡𝑜 ℎ𝑦𝑟𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑜𝑑𝑒̈. 𝑇𝑒̈ 𝑑𝑦 𝑑𝑗𝑒𝑚𝑡𝑒̈ 𝑘𝑡ℎ𝑦𝑒𝑛 𝑘𝑜𝑘𝑒̈𝑛 𝑡𝑎 𝑠ℎ𝑖𝑘𝑜𝑛𝑖𝑛 𝑎𝑡𝑒̈. 𝑆ℎ𝑙𝑜𝑚𝑜 𝑝𝑜 𝑑𝑟𝑖𝑑ℎ𝑒𝑗 𝑠𝑖 𝑝𝑢𝑟𝑡𝑒𝑘𝑎. 𝐸 𝑑𝑒̈𝑔𝑗𝑜𝑖 𝑠𝑒 𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑜𝑛𝑖𝑛, 𝑠𝑒 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 ℎ𝑢𝑟 𝑡𝑎 𝑘𝑎𝑝𝑛𝑖𝑛. 𝑁𝑢𝑘 𝑓𝑜𝑙𝑖. 𝑁𝑢𝑘 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑠𝑒 𝑐̧𝑓𝑎𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑡ℎ𝑜𝑠ℎ𝑡𝑒. 𝑃𝑜 𝑖𝑢 𝑚𝑒𝑟𝑟𝑒𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑚𝑒𝑛𝑑𝑡𝑒̈. 𝑈 𝑚𝑏𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡 𝑡𝑒𝑘 𝑝𝑎𝑟𝑣𝑎𝑧𝑖 𝑖 𝑑𝑟𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒𝑠. 𝐶𝑢𝑙𝑖 𝑏𝑒̈𝑟𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ ℎ𝑎𝑝 𝑝𝑎𝑟𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑡𝑖𝑡. 𝐷𝑒𝑠ℎ𝑖 𝑡𝑎 𝑝𝑦𝑒𝑠𝑡𝑒 𝑠𝑒 𝑐̧𝑓𝑎𝑟𝑒̈ 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑛𝑡𝑒 𝑎𝑖. 𝐺𝑗𝑒𝑡𝑜 𝑖 𝑓𝑜𝑙𝑖 𝐶𝑢𝑙𝑖𝑡 𝑒 𝑖 𝑡ℎ𝑎:
𝐷𝑖𝑙 𝑡𝑖!
𝑈𝑛𝑒̈? – 𝑝𝑦𝑒𝑡𝑖 𝑚𝑒 𝑡𝑚𝑒𝑟𝑟 𝑖 𝑏𝑖𝑟𝑖.
𝑃𝑜, 𝑡𝑖!
𝑈𝑛𝑒̈? – 𝑒𝑟𝑑ℎ𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑠𝑒̈𝑟𝑖 𝑟𝑒𝑎𝑔𝑖𝑚𝑖 𝑝𝑙𝑜𝑡 𝑓𝑟𝑖𝑘𝑒̈ 𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑖𝑟𝑖𝑡.
𝑁𝑢𝑘 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑎 𝑘𝑜𝑟𝑖𝑠 𝑣𝑒𝑑𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑜𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑗 𝑚𝑖𝑘𝑢𝑛! 𝑀𝑒̈ 𝑘𝑎 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑎 𝑏𝑒𝑠𝑒̈ 𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑎 𝑝𝑟𝑒𝑠! 𝑀𝑜𝑠 𝑛𝑑𝑜𝑑ℎ𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑗𝑜 𝑠ℎ𝑝𝑖 𝑡’𝑘𝑢𝑗𝑡𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑚𝑎𝑙𝑒 𝑠𝑖 𝑎𝑗𝑜 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑓𝑟𝑖𝑘𝑒̈𝑠 𝑒 𝑐̧𝑜𝑖 𝑚𝑖𝑘𝑢𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑒𝑘𝑒̈! 𝑁𝑒𝑝𝑖, 𝑠ℎ𝑝𝑒𝑗𝑡, 𝑝𝑜 𝑝𝑟𝑒𝑠𝑖𝑛. 𝑀𝑜𝑠 𝑣𝑜𝑛𝑜!
𝐶𝑢𝑙𝑖 𝑢 𝑑𝑟𝑖𝑑ℎ 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ℎ𝑒𝑟𝑒̈. 𝑁𝑗𝑒̈ 𝑘𝑜𝑟𝑟𝑒𝑛𝑡 𝑖 𝑓𝑜𝑟𝑡𝑒̈ 𝑖 𝑠ℎ𝑘𝑜𝑖 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑓𝑖𝑙𝑙𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑜𝑘𝑒̈𝑠 𝑒 𝑑𝑒𝑟𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑚𝑏𝑒̈𝑣𝑒. 𝐼 𝑒𝑟𝑑ℎ𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑟𝑒̈𝑧𝑜ℎ𝑒𝑗, 𝑝𝑜𝑟 𝑒 𝑚𝑏𝑎𝑗𝑡𝑖 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑛. 𝐺𝑗𝑢𝑛𝑗𝑒̈𝑡 𝑖𝑢 𝑝𝑟𝑒𝑛𝑒̈.
𝐺𝑗𝑒𝑡𝑜, 𝑐̧𝑘𝑎 𝑎𝑠ℎ𝑡 𝑘𝑗𝑜 𝑝𝑢𝑛𝑒̈? – 𝑒 𝑝𝑦𝑒𝑡𝑖 𝑒 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑗𝑎, 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑒̈𝑔𝑗𝑜𝑖 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑐̧𝑘𝑎, 𝑠𝑒𝑝𝑠𝑒 𝑎𝑗𝑜 𝑔𝑗𝑒𝑛𝑑𝑒𝑗 𝑎𝑡𝑦 𝑛𝑒̈ 𝑜𝑑𝑒̈. 𝐴𝑖 𝑛𝑢𝑘 𝑖 𝑑ℎ𝑎 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒 𝑎𝑠𝑎𝑗.
𝐾𝑢𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑏𝑒̈𝑟𝑟𝑖𝑠ℎ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑟𝑜𝑛𝑖 𝑖 𝑡ℎ𝑎𝑡𝑒̈ 𝑖 𝑃𝑦𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑡’𝐵𝑢𝑑𝑖𝑠ℎ𝑒̈𝑠, 𝑡𝑒 𝑞𝑎𝑓𝑎 𝑒 𝐵𝑎𝑑𝑖𝑔𝑜𝑟𝑒̈𝑠, 𝑛𝑒̈ 𝑏𝑢𝑧𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑟𝑒𝑚𝑖𝑛𝑒̈𝑠, ℎ𝑖𝑑ℎ𝑢 𝑠ℎ𝑝𝑒𝑗𝑡, 𝑠𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑒 𝑑𝑖𝑗𝑛𝑒̈ 𝑎𝑡𝑎 𝑟𝑟𝑢𝑔𝑒̈𝑛 𝑒 𝑇ℎ𝑒𝑟𝑐̧𝑖𝑡. 𝐹𝑢𝑡𝑗𝑎 𝑣𝑟𝑎𝑝 𝑒 𝑑𝑒𝑙 𝑡𝑒 𝑝𝑦𝑙𝑙𝑖 𝑚𝑒 𝑝𝑖𝑠ℎ𝑎 𝑒 ℎ𝑢𝑝 𝑛’𝑡𝑒̈.
𝑙𝑎 𝑡ℎ𝑜𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑓𝑗𝑎𝑙𝑒̈, 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠𝑎 𝑝𝑜 𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑐𝑖𝑙𝑙𝑡𝑒 𝑘𝑜𝑟𝑟𝑖𝑑𝑜𝑟𝑖𝑡. 𝐶𝑢𝑙𝑖 𝑝𝑎𝑟𝑎, 𝑎𝑖 𝑝𝑎𝑠. 𝐺𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑒̈𝑡, 𝑡𝑒 𝑑𝑒𝑟𝑎 𝑒 𝑘𝑢𝑙𝑙𝑒̈𝑠, 𝑒 𝑝𝑎𝑛𝑒̈ 𝑠𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑑𝑗𝑎𝑙𝑒̈ 𝑖 𝑟𝑖 𝑝𝑜 𝑣𝑖𝑛𝑡𝑒 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡 𝑡𝑦𝑟𝑒, 𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑐𝑗𝑒𝑙𝑙𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑚𝑎𝑙𝑒̈𝑠𝑜𝑟𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑜𝑠ℎ𝑒̈. 𝐶𝑢𝑙𝑖 𝑚𝑜𝑟𝑖 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑒̈ 𝑘𝑢𝑟 𝑑𝑒̈𝑔𝑗𝑜𝑖 𝑓𝑗𝑎𝑙𝑒̈𝑡 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑡𝑖𝑡. 𝐼 ℎ𝑖𝑑ℎ𝑡𝑒 ℎ𝑎𝑝𝑎𝑡 𝑚𝑒 𝑓𝑟𝑖𝑘𝑒̈ 𝑒 𝑎𝑛𝑘𝑡ℎ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎𝑑ℎ. 𝑃𝑜 𝑠ℎ𝑘𝑜𝑛𝑡𝑒 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡 𝑣𝑑𝑒𝑘𝑗𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑠𝑖𝑔𝑢𝑟𝑡, 𝑝𝑜𝑟 𝑘𝑒̈𝑡𝑎 𝑓𝑗𝑎𝑙𝑒̈ 𝑖 𝑒𝑟𝑑ℎ𝑒̈𝑛 𝑠𝑖 𝑛𝑔𝑢𝑠ℎ𝑒̈𝑙𝑙𝑖𝑚.
𝑁𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑏𝑎 ℎ𝑎𝑙𝑎 𝑣𝑎𝑘𝑖 𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑚𝑎𝑙𝑒 𝑡𝑜𝑛𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑜𝑟𝑒̈𝑧𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑚𝑖𝑘𝑢. 𝑀𝑜𝑠 𝑏𝑎𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑠ℎ𝑝𝑖𝑗𝑎 𝑒 𝑗𝑜𝑛𝑒̈ 𝑡’𝑗𝑒𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑝𝑎𝑟𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑢𝑟𝑝𝑛𝑜ℎ𝑒𝑡! 𝐾𝑢𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑢𝑡𝑒𝑠ℎ 𝑡𝑒 𝑝𝑦𝑙𝑙𝑖, 𝑠’𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒𝑛𝑒̈ 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖 𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑢𝑎𝑗𝑡𝑒̈, 𝑠𝑒 𝑡𝑖 𝑘𝑒 𝑖𝑘𝑒̈ 𝑑𝑒𝑟𝑖 𝑎𝑡𝑒̈ℎ𝑒𝑟𝑒̈!”


























