Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Konferenca e Vjetore e Rrjetit Evropian të Autoriteteve Përgjegjëse për Dosjet e Policisë Sekrete (3-5 tetor, Tiranë).

Konferenca e Vjetore e Rrjetit Evropian të Autoriteteve  Përgjegjëse për Dosjet e Policisë Sekrete (3-5 tetor, Tiranë)

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)  mirëpret në datën 4-5 tetor 2024 Konferencën e 16-të Vjetore të Rrjetit Evropian të Autoriteteve  Përgjegjëse për Dosjet e Policisë Sekrete. Konferenca nisi në datën 4 tetor ora 9.00, në sallën e konferencave të Hotelit Mak Albania, në Tiranë,
Përfaqësuesit nga Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Sllovakia, Gjermania, Hungaria, Polonia dhe Rumania do të ndajnë arritjet e tyre në menaxhimin e dokumenteve të ish-policisë sekrete dhe do të diskutojnë për strategjitë e bashkëpunimit brenda rrjetit, përfshirë rolin e dokumenteve në edukimin e brezave të rinj.
Konferenca, e cila për herë të parë organizohet në Shqipëri, zhvillohet me temën “Vizion i përbashkët – veprime sinergjike” dhe përfshin fjalime nga znj. Gentiana Sula, Kryetare e Bordit të Autoritetit, z. Karl Bergner, Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, si dhe përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë. Në fokus të diskutimeve është krijimi i arkivës së dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri, si dhe arritjet  në fushën e digitalizimit të këtij dokumentacioni.
Në përfundim të konferencës, në 5 tetor, në ambientet e AIDSSH-së do të përcaktohen hapat e ardhshëm të bashkëpunim ndërkombëtar drejt një platforme të përbashkët digjitale të anëtarëve të rrjetit.
Rrjeti Evropian i Autoriteteve për Dosjet e Policisë Sekrete është themeluar pas rënies së regjimeve komuniste në vendet e Evropës Lindore për të forcuar bashkëpunimin dhe aksesin në dokumentet arkivore, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe edukimit historik. Rrjeti synon të jetë një forum për shkëmbimin e informacionit dhe të kontribuojë në përballjen me të kaluarën në një kontekst pan-europian.
Për çdo të interesuar konferenca do të transmetohet live në kanalin YouTube të AIDSSH: Autoriteti i Dosjeve

𝐀𝐈𝐃𝐒𝐒𝐇 𝐝𝐡𝐞 𝐔𝐏𝐓 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐨𝐫, 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐯𝐚𝐫𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫𝐚

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Universiteti Politeknik i Tiranës firmosën sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e kërkimit